E verteta te ben te Lire

Të vërtetat e mëdha fshihen pas hollësirave

CVAJG

Sa i jam vjedhur kësaj teme për përgjegjësinë e madhe të objektivizmit, por edhe për emocionet e revoltës, që më lëndojnë përherë njëlloj, se nuk jemi përpara një ikjeje natyrale që mund të të shoqërojë ndoshta edhe përherë me dhimbje nostalgjike, por jemi përpara krimit historik më madhor shqiptar. Krim madhor ky si fakt në vetvete dhe për pasojat që do të sillte për Shqipërinë e historinë e saj, pavarësisht interesave të ndryshme, deri dhe dëshirave për t’i bërë kriminelët heronj. Të shkretët nuk e kanë këtë mundësi, se s’mund të mburret kush publikisht që bëri një krim, aq më tepër që vrau E. Hoxhën. Gjithsesi, të interesuarit në këtë lëmë i kanë marrë “dekoratat” e janë të siguruar për të gjithë jetën, pavarësisht se me çfarë forme të jashtme të jetës ju duhet të mbulohen si autorë të krimit. Hollësirat zyrtare i ka thënë Nexhmija, ku natyrisht të dhënat e jashtme çka mund t’i shihja edhe unë, janë po ato, madje i njoh më pak në kohë, vetëm prej vizitave të përditshme

224

që i bëja babait, sidomos pasi e lidhën në karrigen me rrota. Ndaj, fjala është për të brendshmet, për ato që nuk shihen, por që në një mënyrë apo në një tjetër zbërthehen nga sjellja e vetë kriminelëve ndaj objektit të krimit, në vendin e krimit, pavarësisht shvendosjes së kohës së krimit, që siç ndodh zakonisht është në disfavor të tyre. Ndaj do të përqëndrohem rreth muajit të fundit, kur jo vetëm kujtesa mobilizohet më radikalisht, por edhe shënimet janë me informacione të lëvizshme, krahasuar me të gjithë muajt e dergjies së E. Hoxhës. Paraprakisht, më duhet të theksoj se nga bisedat me babanë, dy momente kanë qenë decizive për të kuptuar situatën e atij vetë, dhe më pak të rëndësishme në raport me mua dhe Sokolin, për çka ai preokupohej, madje të flasë troç si kurrë ndonjëherë dhe për tema që në vetvete do konsideroheshin të rrezikut të lartë shtetëror e personal. Theksoj të rrezikut të lartë së pari në lidhje me atë vetë. Por, unë i mbetem linjës investigative dhe komentet t’i bëjë lexuesi (dhe kritikët), sepse është detyrë e lexuesit të kuptojë për çka unë s’mund të shprehem në mënyrë më eksplicite se kaq, për çdo fenomen që trajtoj, gjithmonë nëpërmjet të jashtmes së saj, por që megjithatë nuk e kanë thënë. Përpara se të hynte në etapën e fundit të jetës, pra të lidhej me karrigen me rrota, duhet të ketë qenë mesviti 1984. Babai ishte tek unë dhe po rrinim vetëm. Nuk e mbaj mend se ku ishte Toli. Megjithatë ajo që më bën të vuaj më shumë është se kuptova që ai donte ta ruante të birin e të fliste vetëm me mua, pra kishte ardhur qëllimisht. Pas dialogut rrethanor, duke më parë ngultazi, i sigurtë që do ta kuptoja, befas tha pa asnjë lidhje (si mund të kishte lidhje me

225

mënyrën si jetonim, me mënyrën e tij prej asketi që nuk e njihte fare lekun, veç kur e ka aprovuar në emetimet e monedhave e kartmonedhave të reja): “- Mblidhni lekë Lilianë, se s’i dihet jetës!” Pas kësaj u ngrit e iku kokëvarur. Jam menduar tërë natën çdo të thotë kjo për vetë E. Hoxhën. Si ishte situata në të vërtetë për të, përderisa na paralajmëron që të ecim me këmbët tona, domethënë pa Enverin. Ndërsa për veten tonë, duke e ditur të dy me Tolin, që si u mblidhkan lekët kur burimi i të ardhurave ishin vetëm rrogat tona, pra na mbetej vetëm të kursenim diçka që si zgjidhje më shumë na prishte qetësinë se sa na qetësonte. Kuptuam që na priste një periudhë e vështirë, por ç’mund të bënim konkretisht?! Për vetëmbrojtje psiqike, përderisa zgjidhja e problemit ishte sa e panjohur aq edhe e pamundur pasi nuk ishte në dorën tonë, nuk u ndalëm ta mendojmë më thellë se do të vuanim në boshllëk. I kthehemi muajit të fundit kur në karrigen me rrota E.Hoxha s’mund të lëvizte më, veç me Nexhmijen që se la kurrë ta shtynte dikush tjetër, qoftë edhe djemtë e saj. Lidhur me djemtë, më kujtohet një tregues shumë interesant. Vitet e fundit që ishte rënduar më shumë, para se të ngrihej nga kolltuku në dhomën e bukës thërriste vetëm e vetëm: “- Sokol!” Ndonëse, pas darke ishim të gjithë aty. Toli do ta kapte nga sqetullat e do ta ngrinte me: “- Një, dy, tre, hopa!” – dhe e çonte në këmbë të atin. Çudia impresionuese më e madhe ishte se në mungesë të Tolit, në prani të të gjithëve do të thoshte: “- Hajde Shpati, ngrije gjyshin!”. Shpati 6-vjeçar do të shkonte me vrap e mundohej të bënte si Toli. Pas tij sigurisht që duhet të shkonte Iliri, por

226

zakonisht Klementi. Babai, edhe duke e ditur këtë, përsëri thoshte për t’i bërë qejfin jo vetëm Shpatit por dhe vetes: “- Jo, jo, do më ngrerë Shpati!”. Kurrë nuk kërkoi me gojë njeri tjetër për ta ngritur (së paku kur ne ishim atje), as Nexhmijen, as Ilirin, Klemin e Pranverën. Sa për të vegjlit e tjerë nuk bëhej fjalë. E theksoj: po të mos ishte aty Sokoli (që praktikisht do të ishte medoemos edhe për këtë arsye) do të ishte Shpati, kurse forca reale pas Shpatit për Enverin ishte sinjifikative. Kjo më bënte tejet përshtypje. Përmbi krenarinë time, ishte shqetësim. Pse? Në atë kohë nuk desha t’i thoshja vetes që ishte besim te ne dhe diferencim ndaj të tjerëve. Gjë që ishte evidente, por kisha frikë pikërisht për vetë babanë që ta pranoja. Kështu me Nexhmijen te dorezat e karrocës, nuk mund ta gjeje kurrsesi më vetëm. Por dhe ai vetë nuk mund të ndodhej më vetëm për t’i rënë ndonjë telefoni të brendshëm, si më i thjeshti me një buton, për shembull tonin, apo ku ta dish kush do ishte nevoja e emergjencës së tij. Nuk besoj të jetë sakrilegj çka them, që ai s’pati mundësi në muajt e fundit të jetës në karrocën me rrota, të thërrasë dikë për ndihmë në qoftë se do t’i duhej të transmetonte diçka. Nuk i them kot këto, sepse do flasë vetë situata. Në këto kushte, përfitoj nga një ceremoni për djalin e tretë të Ilirit një muajsh, për ta dokumentuar në foto me gjyshin. E.Hoxha ishte i drobitur çka dukej në fytyrë. I pamundur të gëzojë nipin e fundit, aq më tepër mes morisë së filmimit e bliceve. Pikërisht nga kjo pamje e dhimbshme futem unë, siç isha me rroba shtëpie dhe e pakrehur, sidomos pse e pashë që pas karriges me rrota nuk ishte “roja”. E përqafoj babanë me

227

dhimbsuri të pafund. Ishte aq i lodhur, sa mendoja që as do ta kuptonte kush isha. Por, ishte ai çast që dëgjova të padëgjuarën. Që jetova të pajetuarën. Që kuptova të pakuptuarën. Që E.Hoxha i madh ishte rob i “rojes” mendjevogël të karriges me rrota. Çka dëgjova ishte e befasishme dhe pse normalisht ai nuk fliste në sytë tanë për etikë prej paralizës faciale. Çka dëgjova në vesh kur po e puthja ishte: “Ruaju!”. Ngriva dhe u largova kallkan. Teksa E.Hoxhën e rrotullonin, si t’u vinin fotot më të mira. (Pas akuzave tona është emetuar në media prej Nexhmijes një filmim ku Enveri është edhe më i drobitur, i gjendur në oborr i përkëdhel dorën Nexhmijes, që i shtynte karrocën). E pra, merreni si të doni, por kjo përkëdhelje në momentet kur dihej që po filmohej, më ngjeth mishin. (Nuk ka si të ndodhë ndryshe se është ajo e suksesori që kanë emetuar filmimin që fakton se si e përdornin E. Hoxhën kur ishte në karrigen me rrota, për ta çuar në pleniume për vendimmarrjet e tyre personale e antikombëtare edhe në momentet që ai ka qenë në gjendje kolapsi). Unë reagoj ashpër kundër këtij akti ndaj E. Hoxhës jo të ndërgjegjshëm për momentin, me domethënien katastrofike ndaj tij që, është ky “monstra” që vë “veton” për gjithçka. Sekuenca filmore u zhduk, ndërsa kundrejt akuzës si është trajtuar ai nga e shoqja gjatë paralizës, Fevziu na jep sekuencën e filmit të emetuar nga Nexhmija që burri i madh i Shqipërisë, në prag të vdekjes i përkëdhel dorën në “mirënjohje”, kësaj gruaje të madhe të Shqipërisë. Ndërkaq, vetë E. Hoxha, i ka konfiduar Tolit në netët që kanë kaluar së bashku gjatë vitit ‘84, që i duhet të tërhiqet

228

edhe nga aktivitetet më të ngushta partiake e shtetërore, duke i folur për rastin e fundit sipas tij kur pati diskordanca sporadike mentale që u çfaqën në plenium. Ishte rasti me Vito Kapon që e kemi parë të gjithë. Imagjinoni që shumë shpejt u paralizua. Nexhmija, R. Alia e S. Gradeci ishin shpura që e shoqëronin, pra e detyronin duke shtyrë karrocën kur E. Hoxha nuk ishte në gjendje normale me alibinë që ishte diktati i tij për ta çuar e këta “s’kishin ç’t’i bënin”. Jo vetëm e çuan, por edhe e filmuan. Jo vetëm e filmuan, por edhe e emetuan këtë fakt që duhej të mbetej top sekret. Ndërkaq, teksa të gjithë po festonin me babanë e pamundur në mes tyre, mendoja për çfarë më kish thënë në kushte hermetizmi të plotë. Dhe nuk ishte hera e parë. Pikërisht për këtë gjë kish folur në princip me Tolin dy-tri vite më parë në netët kur flinte me të atin për të zëvendësuar Nexhmijen. Nga se duhet të ruhesha? Sigurisht nga R.Alia, Iliri dhe e shoqja, gjë që e kisha kuptuar vetë. Por siç mendoja, pikërisht këtë s’kishte nga ta dinte babai. Pra, ai i referohej një burimi shumë më të afërt, të cilin e kish pikasur apo edhe pësuar personalisht, duke qenë krejtësisht i izoluar dhe krejtësisht i pamundur edhe për veten e tij, në duart e këtij burimi. E tmerruar, s’desha të mendoja më. U fokusova për çka kisha kuptuar vetë dhe paralajmërimin e babait e mora si dëshmi kujdesi të theksuar nga meraku për natyrën time. Madje madje, sistemi im mbrojtës më çonte të mendoja se mund të më kishin bërë veshët, se Nexhmija deklaronte vend e pavend se ai nuk flet dot. Por, i kish shpëtuar që ishte çështje etike mospronocimi i tij para nesh. Këtë

229

kundërshti të qëndrimeve të saj do ta vërtetonte pa e kuptuar vetë Nexhmija. Vetëm 9 ditë para vdekjes, po rrinim me Tolin në studion e babait, karshi tij, si gjithmonë ai në karrigen me rrota. Në tryezën në mes kolltukëve Nexhmija mbante biskota sidomos për të vegjlit. Babai më kishte ngulur sytë. Unë ulja kokën nga timiditeti e pastaj e shihja prapë e shqetësuar. Ai s’m’i kishte shqitur sytë dhe dukej akoma më shumë i shqetësuar. Ndjeva që kish nevojë për diçka, por s’mundej. Nexhmija shumë e vëmendshme për këto rrethana më afroi biskotat. I refuzova si gjithmonë, si gjëja më normale e natyrës time që ajo e dinte mirë, aq më tepër anoreksike ato kohë nga vuajtja për babanë. Më befas se të gjitha befasitë e saj së bashku, Nexhmija ulëriti. Po, po, ulëriti, siç nuk e njihnim as ne e as Enveri, para të cilit s’do të kish guxuar kurrë. – Mere! – ulërinte ajo. – Mere, se na ke bërë merak Enverin. Enveri mbrëmë më tha që mbeti e dobët Liliana! Më e beftë se befasia e saj ishte ngritja ime dhe puthja e babait në flokët e bardhë. Përpiqesha për ta qetësuar: – Për mua bëhesh merak! Po unë jam si askush tjetër! Nuk e dini që mua më kanë zili të gjithë? Gjithçka që thoshja më dilte vetiu, ndonëse s’qenë reale, ndërkaq që babait i rridhnin lotët. Për lotët e tij u bëra aq keq sa s’dija ç’të bëja më dhe shihja në sy Nexhmijen në mënyrë kuptimplotë që “ça je duke bërë!” Pas ulërimës dhe lotëve të Enverit Nexhmija kish mbetur statujë në këmbë me pjatën e biskotave në dorë, duke kuptuar fare mirë se megjithëse e forta tashmë ishte ajo, fituesit ishim ne: Zeusi në ikje dhe unë e mbetura vetëm. Pse sipas fjalëve të saj për dialogun e tyre një

230

natë më parë, meraku i tij për mua, teksa të tjerët ishin të sajtë, e kishte tërbuar keq atë. (Mendoj që babai nuk e dinte që ajo nuk e kishte të sajin as Sokolin). Ndërkaq në ditët që vinin qaja vazhdimisht, nuk kisha oreks e mjeku Judë në atë kohë “miku ynë”, urdhëruesi i shëndetit të E.Hoxhës siç e ka quajtur veten në media pas viteve ‘90, për të më lehtësuar gjoja si mik besnik më pat thënë: “ – Mos vuaj kaq shumë, kur të jemi afër momentit do të të them!”.
TRILLER! Kështu erdhi data 8 prill. Ishte një mbasdite jashtëzakonisht e bukur me diell dhe studioja poshtë ndriçohej mrekullisht. Nexhmija e kish zbritur Enverin në këtë studio e ne ishim pranë tij. Dy çiftet e tjera kishin ditë që ishin në Vlorë. Ndaj, si të pandashëm me babanë vumë re një shkëlqim të qeshur në sytë e tij. Dukej vërtet më mirë dhe e shprehte në fytyrë kënaqësinë për këtë gjë. E mbaj mend jo vetëm si një nga mbasditet më të bukura që prej muajve që babai ishte ngjitur në karrigen me rrota, por se realisht ishte hera e fundit që e pamë. Në këtë situatë krejt të kënaqshme, Nexhmija na propozon në sy të Enverit: – Sonte vjen Iliri e Pranvera nga Vlora, ndaj mund të shkëputeni ju se janë ata me babanë. – Jo!- iu përgjigjëm ne. – Nuk mund të largohemi. – Po ju e shihni vetë se sa mirë është Enveri. Ikni nesër qoftë edhe vetëm për një ditë shkëputjeje, të qetësoheni se Enveri nuk do të mbetet vetëm. Na u duk me vend pasi biseduam edhe me Judën që na garantoi që për momentin babai ishte në periudhë vendimtarisht të qetë. Kështu pa frikë mund të largoheshim siç i thamë njeri

231

tjetrit vetëm një ditë. Këtu fillon giallo flagrante për ne në lidhje me babanë. Se e padukshmja kish filluar që pas vdekjes së M.Shehut, sepse s’kishte kush t’i kontrollonte më Ramizin dhe Nexhmijen, për shkuarjet fillikat të Judës në Paris, për të marrë dorazi mjekimin e E. Hoxhës, “për ta mbrojtur nga Perëndimi”. Fjetëm normalisht në datën 8 duke u gdhirë 9 prill e nisemi qetësisht me vonesat e rastit, se unë i kisha të vështira udhëtimet në mëngjesin e parë, thënë ndryshe rreth orës 7. Ndaj u nisëm pas orës 9, sidomos pasi pyetëm Nexhmijen se si ishte babai. Nexhmija përgjigjet krejtësisht e qetë: -Shkoni pushoni një ditë, se babai është shumë mirë siç e patë dje. Shkojmë në Vlorë. Vjen darka e shkojmë të flemë. Na lajmërojnë në telefon nga Tirana rreth orës 7 në mëngjes që duhet të ktheheshim se babai nuk ishte mirë. Erdhëm urgjentisht. Gjithçka në dhomën e gjumit, studio dhe ambientet rrethuese ishte kthyer në spital. Duke qarë dhe në gjendje të fikti i them mjekut Judë: – Pse më le të iki? A më the që ishte mirë? Ai u përgjigj që gjithçka ndodhi befas gjatë natës 9 duke u gdhirë 10 prill. Nuk qante njeri. Sikur gjithçka të ishte pritur e rregulluar me kohë, ndonëse konsiderohej që E. Hoxha ishte ende gjallë në sajë të aparaturave. Nexhmija ishte sfinks. Iliri, Pranvera e të tjerët sfinks. Personeli sfinks. Vetëm unë e Toli si të munguarit në vakinë historike, zhurmonim nga të qarat nga të pyeturat më kot rreth e rrotull tek dënesnim, dënesnim përqafuar me njëri-tjetrin. Sfinksi i madh e të tjerët, madje sikur bezdiseshin nga vuajtja jonë “pasi kishim bërë qejf në Vlorë”. Qetësia funebre ishte e padurushme. Në dhomën e gjumit krejtësisht spitalore ku ndodhej trupi artificialisht në jetë i E. Hoxhës, mjeku Judë pinte çaj.

232

Afër mesnatës, duke shkuar 11 prill Nexhmija tha: – Shkoni të gjithë në apartamentet tuaja. – Po pse? – thashë unë. – Mund të rrimë këtu! Në hollet e ambientet dytësore kalimtare ishin vendosur karrige apo kolltuqe të vegjël ku mund të rrije, siç thotë populli, për të ruajtur njeriun që po ikën. Të gjithë ikën, madje edhe Toli. Unë s’mundja. Mora ç’munda, një mbulesë për këmbët e u mbështeta në ato ambiente duke qarë. Nexhmija që shkonte e vinte gjithmonë në menaxhim të diçkaje që unë s’mund ta dija, kur më pa më ulëriti për çka nuk do befasohesha më: “- Ik që këtu, shko lart!”. Ajo s’donte njeri nëpër këmbë, domethënë dëshmitarë, përveç “skllevërve”. Natyrisht që ika, por s’mund të shtrihesha në krevat, ndaj u mbështeta në divanin tim pranë oxhakut në errësirë. Duhet përmendur dhe diçka specifike si urdhër i Nexhmijes: – Fëmijëve nuk do t’iu themi gjë! – Pse? – i thashë unë. – Po të mos vuajnë. Valbona ishte 10 vjeç, Shpati 7. Të mëdhej nuk ishin por dhe të vegjël nuk ishin. – Unë do t’ju them. Po s’vuajtën për gjyshin e tyre për kë do të vuajnë?! – i thashë Nexhmijes. Më pa me inat e përtypi me zë diçka nëpër dhëmbë pa e shqiptuar qartë si të donte të thoshte “po ti gjithmonë ndryshe do të bësh”. Për mua ky do ishte varianti më neutral, ndonëse urrejtja nga sytë e saj ishte e shfrenuar. E në fakt iu thashë. S’kishte as kohë e as mundësi përqëndrimi për të gjetur formën më të mirë të parapërgatitjes së tyre. Ndaj po pasqyroj faktin vetë. Iu vajta secilit para gjumit në krevat. (më rëntë pika!) Valbonës i thashë: “- Ti e di që gjyshi është i sëmurë por shumë shumë i sëmurë?” Ajo më hante me sy dhe

233

unë kuptova që më kish kuptuar. E shtrëngova fort që të ndjente siguri që sidoqoftë më kishte mua dhe Tolin dhe i thashë për t’i dhënë sado pak mundësi për të fjetur: “- Kjo gjë ka shumë kohë, ndaj ti mund të flesh e qetë, deri sa mami të të informojë prapë”. Djalit më duhej t’ia thoshja më hollësisht: “- Bir, e di se çdo të thotë që gjyshi mund të mos shërohet dot?” – Pse? – tha i vogli. – Se sot ai është më i sëmurë nga herët e tjera. Ti fli tani, deri nesër ka kohë. Të shohim nëse do të shërohet. Mami do vijë të të thotë. Kjo që në mbrëmjen e 10 prillit. Të nesërmen në orën 7 i zgjova. Vajza më pa që po qaja, më përqafoi e nuk foli fare. Djalin po e përkëdhelja ta zgjoja sa më ëmbëlsisht. I mbuluar, pa hapur sytë, pa lëvizur fare, pyeti: – U shërua gjyshi? – Jo, bir nuk u shërua! U ngrit ndenjur, me kokë ulur, i heshtur. Kështu u burrërua djali im duke kuptuar gjithçka në mënjanim të fjalëve më të rënda se fakti vetë. Unë nuk e di se sa kanë fjetur ata atë natë, nuk i pyeta e s’ma përmëndën kurrë. Ndërsa fëmijët e tjerë harrdalloseshin si përditë por në ambiente doemos më larg. Valbona iu kishte thënë: “- Ore ç’bëni kështu! Nuk kemi gëzim, kemi hidhërim!”. Tetat që mbanin fëmijët që e kishin dëgjuar më thanë për Valbonën por edhe për Shpatin: “- Marshallah sa të pjekur janë!”. E bëra këtë pasazh ndërmjetës edhe për të qetësuar pak veten, se vijimin e kam shumë të vështirë. Në orën 5 të mëngjezit të datës 11 donte s’donte Nexhmija, unë vajta te babai. E pashë sërish njëlloj, pa jetë, teksa Juda pinte sërish çaj pranë trupit të E. Hoxhës. U ula në vendet e posaçme. Në atë orë erdhi R. Alia,

234

A. Çarçani, H. Isai. E ngrirë i shihja si mbrapa një perdeje që jepnin e merrnin me njëri-tjetrin me në mes Nexhmijen. U vendos të hiqen prizat! U vendos të thirren të afërmit që s’më kujtohen, përveç prindërve të mi, kur iu hodha babit në qafë, duke qarë me zë: “- O babi, o babi!”. Ai qante po ashtu, më shtrëngonte fort: “- O shpirt i babit!”. Më tej ishte ime më që unë e dija sa vuante për Enverin, por sidomos e dija se sa vuante për mua të mbetur vetëm me Nexhmijen. Duhet të theksoj që në të afërmit, përfshirë R. Alinë me familjen e tij, isha vetëm unë e Toli që vuanim fort e qanim me dënesë po ashtu dhe familja ime. Toli dëneste, e për të keqen time ende më të madhe më thoshte: “- Tani më mbete vetëm ti!”. Kurrë s’kisha menduar çka po thoshte. Kurrë! E dija që e ëma nuk e bënte pjesë të saj kur mblidhej me të tjerët prej meje, por jo që të mos e kishte djalë të dashur pavarësisht nga forma e distancuar e komunikimit. E tmerruar dhe e sigurtë i thashë: – Jo, unë tani të kam vetëm ty, se babai iku. Kurse ti ke mamanë! – E ke shumë gabim, se paske kuptuar akoma?! Çfarë tha atë natë tek dëneste, nuk e përsëriti më. Por unë nuk ia harrova kurrë, sepse ishte e ëma që e vërtetonte vetë, ndërsa Toli mbetej stoik. Fakti që mund të mos e dijë asnjë shqiptar e sidomos për momentin vetë Nexhmija me Ramizin, ishte se në orën 6.00 të datës 11prill 1985, unë si gazetare, si zëvendësdrejtore e ATSH-së marr në telefon dezhurnin 24 orësh të agjensisë. Nuk kisha fuqi siç nuk kishte vend për etikë për ta pyetur kush ishte, normalisht punonjës që padyshim e njihja,

235

gjë për të cilën nuk mund të interesohesha as më vonë nga dhimbja për të kujtuar atë moment. I them: “- Jam Liliana Hoxha, në të gdhirë të datës 11 prill u shua jeta e E. Hoxhës. Jepni lajmin në efir!”. Kisha një mëri ndaj R.Alisë e N.Hoxhës, sa nëse ky akt profesionalizmi dhe autoriteti i një nga drejtuesve të ATSH-së të ishte i jashtëligjshëm nga ana shtetërore si pa urdhrin e tyre, me kënaqësi do të prisja çdo gjykim nga ata. Kundrejt popullit tim, kundrejt Shqipërisë isha e ndërgjegjshme që masat për sigurinë shtetërore i kishin marrë me kohë. Kështu, që kjo pavarësia ime tërësisht profesionale, tashmë me përmasa historike, kundrejt tyre mund t’iu ngrinte vetëm nervat aty ku s’mbanin dot më. Por ishte e vetmja vepër në nderim zyrtar që mund të bëja për E. Hoxhën. Gjithçka kam për të thënë është që në ato momente nuk vuante njeri për të, por kryesisht si do prezantoheshin, suksesori dhe e veja në ceremoninë mortore të shumë “të nderuarit” E. Hoxha. Por kjo punë “e nderimit” apo e ish-kultit të tij të mëparshëm, u vu në provë nga UDB-ja nëpërmjet dy protagonistëve që udhëhiqnin vendin prej kohësh. Gazeta “Zëri i Popullit”, RTVSH, etj. dolën vetëm me një nekrologji formale në faqen e parë si për çdo autoritet të nderuar shqiptar. Faqet e tjera të gazetës apo RTVSH-së ishin mbushur me rubrikat më të rëndomta të përditshme. Gjithë emisionet, gjatë 24 orëve të para pas lajmit të vdekjes, ishin rutina e zakonshme, përveç nekrologjisë në emisionin e lajmeve. Kisha kujtuar më përpara se ishim tre shokë shumë të mirë të fushës së medias filluar me A. Xhezo dhe V. Kule, përkatësisht

236

drejtues të ZP-së dhe RTVSH-së. I marr menjëherë në telefon për çfarë po ndodh. Si konjukturalë të thekur më thanë që është urdhër nga lart. Atëherë i them Nexhmijes me arsyetim shigjetë. – Kush është tashmë “lart”, doemos R. Alia apo dhe ju? Se nuk po marr vesh nga ka ardhur ky urdhër diversiv për të matur pulsin e popullit. Por populli po reagon. Vetë Arshini dhe Virgjili si të mbushur në pantallona ma aprovuan këtë: – Edhe ne s’jemi dakort, por s’kemi ç’të bëjmë! – thanë ata. – S’keni çtë bëni?! Iu thashë: – Si e priti populli? – Populli është revoltuar e nuk pushojnë telefonatat. – Atëherë s’paskeni autoritet zyrtar e profesional për t’ia thënë këtë urdhëruesit nga lart? Të gjitha ia thoshja Nexhmijes duke e parë në sy se si do të reagonte. Tashmë, e përgatitur, sfinksi bënte të paditurën. Sikur nuk e kishte parë gazetën e ditës historike që do të jepte e si do ta jepte lajmin e vdekjes së liderit të paharrueshëm në gjithë botën si i patunduri shqiptar për 40 vjet rrjesht. Më falni i dashur lexues që po i referohem “lartësisë” së saj, se dhe ajo si e mbushur në të brendshmet e saj, më tha: – Jo, jo gazeta dhe televizioni të jetë tej e tej vetëm me E. Hoxhën për një javë resht. Fut edhe rubrikën tënde “Të huajt për E. Hoxhën”. Unë kisha kohë që mblidhja materiale për një libër bibliografik për E. Hoxhën. Një punë tejet voluminoze për çka më ndihmonte dhe një shok për të mbledhur materialet. Por, Nexhmija xheloze gjithmonë për çfarë unë punoja, apo xheloze për vetë E. Hoxhën, s’ma kishte aprovuar duke e konsideruar si temë të papërfillshme. Që s’kishte interes për tregun shqiptar të

237

cilin e përcaktonte ajo si drejtoreshë e Institutit Marksist Leninist. Siç e kish zakon, kur nuk i ecte alibija, shkonte menjëherë në anë të kundërt, sa të bënte edhe qejfin. Në sy të drejtorit të ATSH-së, mikut të mirë Taqo Zoto, i cili kish sjellë dy foto përfaqësuese për zinë zyrtare një javore për E. Hoxhën, ajo më thotë: “- Zgjidhe ti Liliana!”. Pra, ma besoi mua dhe jo vetes. Njëra foto e paraqiste më të ri, gjithë shëndet e shumë të qeshur. Duhet të ishte foto nga shërbimi kinez i viteve ‘70. Tjetra ishte në mos gaboj e fotografit të shquar Petrit Kumi, ku E.Hoxha ishte ai i kohëve të fundit. Siç e njihte populli në kohën përkatëse dhe siç e përfaqësonte vetveten lideri nëpërmjet trishtimit në sy për çfarë po linte mbrapa. Unë padyshim zgjodha të dytën, edhe aktualisht është fotoja më ceremoniale e zyrtare e E.Hoxhës. A ka më të bukura? Sigurisht, por kjo foto përfshin harkun kohor të jetës e të veprës së tij. Pas revoltës për urdhrin nga lart, durova me neveri të thekshme ceremoninë zyrtare që u tejkalua me galop në kah të kundërt. Pa kaluar në këtë problematikë, dua të jap ndonjë moment personal tepër sinjifikativ. Kur s’kisha si mos bëhesha e ndërgjegjshme se çfarë paskërkishin pasur me mua. Ndonëse ua kisha kërkuar gjatë gjithë viteve se ku gaboja, me çfarë i mërzisja në mos më thoni çfarë të bëj, dua të jem reale e të mos ju bezdis, meqenëse nuk mund të më doni. Por ishte e kotë. Duhej të ikte E.Hoxha që të shihja Nexhmijen e vërtetë, pa asnjë kufizim, në kuptimin e plotë të fjalës në raport me mua si nuse, ndërkaq që më kishte frikë si një intelektuale e aq më tepër si zëvendësdrejtore e ATSH-së që jetonte në shtëpinë e saj. Dhe ishte gjëja më e thjeshtë për t’u ndërgjegjësuar me kohë, por

238

naiviteti im nuk e njihte këtë meskinitet. Ajo dhe ata thjesht nuk më duronin dot. Kur trupi i E.Hoxhës ndodhej në Kuvendin Popullor për homazhet për popullin, ne, familja dhe autoritetet që vinin për ngushëllim, qëndronim në sallën përbri. Ishte dita e parë e homazheve dhe akoma s’kisha kuptuar përveç strategjisë së hamendësuar deri atëherë, teknikën me të cilën do të operonte këtej e tutje në familje ajo. Ishim ulur si të mundnim me Tolin, karshi Nexhmijes pranë së cilës ishte Pranvera. Salla ishte e mbushur plot me vizitorë, anëtarë Byroje e autoritetet më të larta. Në një moment, Pranvera nxori për të fshirë lotët një shami jeshile të fortë që më vrau sytë për atë ceremoni zyrtare të klasit të lartë medoemos edhe prej prezantimit të familjes. Me veshjet tona krejt të zeza nuk mund të shkonte veç e bardha. Unë qaja shumë e drobitur me kokë të varur në supin e Tolit, dhe kisha disa shami të bardha dëborë. Në lëngim e sipër e thërras: “- Pranvera, hajde pak”. Nexhmija ulëriti qëllimisht që ta dëgjonin të gjithë në sallë: “- Hajde ti te Pranvera, jo Pranvera te ti!”. Kaq shumë u habita, sa vetiu më shkrepi në mendje “unë këtyre iu paskam ngrënë shpirtin sa ishte E. Hoxha”, sepse nuk njihja hierarki aq më tepër në veprimet personale familjare dhe nuk është se ekzistonte kjo hierarki në sy të E.Hoxhës e nuk mund të kultivohej sa qe gjallë ai (Unë e kisha njohur këtë aspekt të Nexhmijes që në gjallje të E.Hoxhës në 16 tetorët kur dilnim të gjithë në fotot ceremoniale të tij. Iliri shkonte me vrap të kapte medoemos, ndoshta me urdhër, krahun e djathtë të babait. Mendoja se ne dy çiftet e tjera nuk vuanim për këtë garë, por vuante Nexhmija veç s’kish

239

ç’të bënte para Tolit dhe Enverit. Njëherë mungonte Toli dhe unë shkoj normalisht për t’iu bashkuar familjes për fotografinë e radhës. Iliri kish zënë istikamin e tij, ndërsa unë normalisht i afrohem Nexhmijes si më prezentja, aty tek Pranvera me Klementin po vonoheshin. Ndoshta ajo s’kishte ç’ti bënte Tolit, por tek ai s’ishte, më shtyu me bërryl duke folur ngadalë të mos e dëgjonte Enveri ngjitur me të: “ – Ik ti, ky është vendi i Pranverës”. Natyrisht që bëra ç’tha se s’më hynin në sy këto vogëlsira, pasi e kisha njohur tashmë, por më bënte përshtypje se ç’grua e çuditshme është që nuk lë rast pa vepruar fshehurazi për interesat e saj kaq meskine, që në fakt ishin shprehi të qëllimeve mizore). Por për rastin që duhej të ishte katastrofë për të, ajo nuk mbante spektrin, por sëpatën. U fyeva kaq shumë sa do të kisha ikur fare, por mendova “S’jam këtu për këto budallallëqe, jam për të nderuar E. Hoxhën!”. Në fakt nuk mund ta merrja dot me mend se çfarë rreshtimi do të na bënte Nexhmija, përpos gjithçka që thashë, që ditën e dytë të homazheve. Ky rjeshtim do të ishte përgjithmonë, në çdo ceremoni, në shtëpi apo në inagurimet e neveritshme të ringritjes të frikshme të kultit të E. Hoxhës për ta diskretituar atë pas vdekjes. Por edhe për t’u fshehur pas tij për çdo vendim qeverisjeje që do ta konsideronin këtej e tutje amaneti i tij. Ndaj i dashur lexues njihu me rreshtimin më absurd të një mendjeje njerëzore që ka drejtuar qoftë edhe nën rrogoz një popull të tërë. Në ditën e dytë të homazhit, ceremonia e pritjes për ngushëllime vazhdonte në sallën karshi sallës ku dergjej trupi i E.Hoxhës. Në sallën e pritjes ishim rrjeshtuar kështu (shprehem

240

në këtë mënyrë se tani mund të qesh). Nexhmija e para, çuditërisht Pranvera e dyta, pastaj vinte Iliri me Teutën, Sokoli me mua dhe sërish çudi, Klementi dhe pas tij Ani, gruaja e vëllait të Nexhmijes. Pa varrosur të shoqin, Nexhmija ngriti kultin e Pranverës (së paaftë) në popull me këto forma idiote, madje duke e distancuar nga Klementi, për qëllime të tyre të caktuara çka i kam tek “Pushtimi i brendshëm”. Iliri s’kish nevojë për t’ia ushqyer kultin si lartësisht djali i Enverit e dhëndrri i Ramizit. Pra, natyrshëm pas Ramizit do të trashëgonte pushtetin Nuk dua të ndalem në hollësira, sa qahej, sa s’qahej sidomos para kamerave. Një gjë ishte e sigurtë gjëndja psikologjike e tyre ishte krejtësisht e qetë. Sipas maksimës: “Vdiq mbreti, rroftë mbreti!” Aq më tepër që “mbreti” i ri ishte një nga ata. Kundrejt kësaj qetësie, gjoja “klasi”, e mbaj mend veten të kem qarë me ngashërim duke u mbledhur kruspull në shesh ngjitur me derën e studios së babait. Kur më mbyste ngashërimi largohesha nga Toli e fëmijët. Nga fëmijët ishte e kuptueshme, por edhe nga Toli që e kishte baba, kurse unë e qaja si një shqiptare që e ngriti E. Hoxha, e emancipoi, e gatoi me duart e dhimbsurinë e vet. Po s’duhet anashkaluar që e qaja për Shqipërinë. Mjerë shqiptarët tashmë në duart e satrapëve! Me këtë logjikë, do të shkoja shpesh me makinën e punës, e vetme, për të mos hidhëruar Tolin te varri i babait. Çka u pa shumë keq nga Nexhmija e të tjerët. Çuditërisht kjo, kur vajtjet e organizuara familjare (pra kur të tjerët shkonin) ishin vetëm në 16 tetor, në ditëlindjen dhe në 11 prill në datën e vdekjes së E. Hoxhës, pra kur ceremonia do të ishte zyrtare e popullore. Natyrisht që unë

241

e Toli shkonim gati një herë në javë te varri i babait sa kohë që ai prehej te Varrezat e Dëshmorëve, para se Sali Berisha ta çonte aty ku dergjet sot. Në Kuvend ishte një dhomë ku mund të pushohej, apo të qahej fort si puna ime. Nga jashtë dëgjoheshin ulërima të qarash nga gra e vajza deri sa iu binte të fikët. Teuta u ndodh në atë çast në dhomë dhe tha me neveri: “- Sa inat i kam këto të qara histerike!”. Në dënesje e sipër iu përgjigja: “- Ka vdekur E. Hoxha. Populli do ta qajë atë siç do e siç di vetë!”. (Po me kë flas, mendova, ajo jo vetëm që s’do t’ia dijë për E.Hoxhën, por s’është në gjendje të kuptojë staturën vetiake unikale të këtij lideri shqiptar, kur për të ka qenë shumë e thjeshtë. Vdiq Enveri, do të vijë xhaxhi i saj Ramizi. A nuk ishte ky qëllimi për t’u martuar me Ilirin? Por ngarkesa emocionale e këtij argumenti për mua ishte e vjetër, teksa vuaja prej neverisë që pas orës 24 në datën 8 prill kur u kthyen nga Vlora. I kishte parë Toli atë dhe Ilirin që merrnin nga kuzhina gjithë arsenalin pretencioz të kompletit të kuzhinës, që përdorej personalisht për E.Hoxhën. Çka më vonë e vërteton dhe infermierja e asaj nate). Sa kohë që trupi i E. Hoxhës ishte ende në Kuvend familja shkonte herë pas here pranë tij. Kuptohet, organizuar nga Nexhmija. Mirëpo këto vajtje te babai më dukeshin shumë të rralla, aq më tepër gjithmonë nën shërbimin mediatik zyrtar. Kujdesi i Nexhmijes ishte fokusuar kryesisht në ceremoninë formale për më tepër që ishte në sallë tjetër, jo ku ndodhej trupi i E. Hoxhës e ku shkonte populli pafund. Dhimbja ime s’ishte më e brendshme, por më kishte përfshirë gjithë të jashtmen.

242

Nuk e dija nëse jetoja. Isha jashtë vetes. Më zotëronte ideja fikse që Nexhmija duhet të rrinte pranë Enverit. Edhe ashtu i shtrirë pa jetë ai kishte nevojë për pak shpirt familjari jo vetëm popullor. Si somnambul e kap Nexhmijen dhe i them: “- Shko tek Enveri, se do të të marrë malli e s’do kesh ku ta gjesh!”. Aq e habitur mbeti për çfarë po guxoja, sa edhe e kuptoi që kisha të drejtë. Po të më kundërshtonte do të ishte gafë e madhe për të. Ndaj të shihje Nexhmijen të shkojë tek i shoqi nuk ishte ngushëllim, por kaq mund të bëja në ato çaste për Enverin. Vetëm pak dashuri familjare, kaq e munguar kjo, kur të tërë ishin të përpirë për zëvendësimin zyrtar të tij. Dhe familjet e Nexhmijes dhe të suksesorit, të paracaktuar që më 1982 nuk mund të duronin sa të varrosej E. Hoxha. R. Alia u zgjodh Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së, (teksa ishte Presidenti i Republikës Popullore të Shqipërisë që në 1982-n), pikërisht në mes të javës së zisë kombëtare për liderin historik E. Hoxha. Ekzaltimi i të dy familjeve ishte maksimal. Përqafonin, putheshin e ndukeshin me njëri-tjetrin. I shikoja së largu e çuditur, se doemos R. Alia do ishte zëvendësuesi, sepse ishte realisht zëvendësuesi siç thashë që nga ‘82, ndaj ç’rëndësi kishte ceremonia zyrtare e zgjedhjes, pa pritur të varrosej E. Hoxha?!

PERSEKUTIMI

Nuk po ndalem për dhimbjen personale, siç e shihja unë Shqipërinë pa E. Hoxhën, në duart e R. Alisë e N. Hoxhës dhe kjo është shumë e rëndësishme, por pas kaq vjetësh, me diversitetin fantazioz sa më malinj të mendimit të secilit në mbrojtje të tyre, kjo temë i takon historisë. Por, mund të ndalesha

243

se si e vuajta linjën personale. Edhe këtu nuk do të ndalem sepse do të kuptohet besoj vetvetiu nëpërmjet zhvillimeve. Në aktivitetet e përurimit të ngritjes së kultit të E.Hoxhës përgjithësisht nuk shkoja, duke përfituar nga e ashtuquajtura lodhja ime, çka i shkonte shumë për shtat Nexhmijes, ndonëse diktati formal ishte: prania e gjithë familjes sipas rrjeshtimit të saj. Por, teksa unë nuk mundja, ajo s’kishte ç’të më bënte, se pikërisht ashtu të sëmurë më kish përgatitur me duart e veta, për të mbiekzistuar fizikisht e moralisht në shtëpinë e saj. Realisht, mungesa ime ishte kundërshtim apo nga ana ime, turp të asistoja në ngritjen qesharake të kultit të Enverit pas vdekjes, kur kish lënë amanet: vetëm një varr të thjeshtë. Për shëmbull, nuk vajta kur organizata e pionierit mori emrin “Pionierët e Enverit”. Edhe pse Shpati im u bë pionier atë ditë, pra “Pionier i Enverit” dhe u filmua kur shallin e kuq ia lidhi personalisht R. Alia, vajta veç kur u përurua busti e ishte mbledhur gjithë Tirana. Nuk desha të keqkuptohej mungesa ime, por natyrisht jo sipas rreshtimit të Nexhmijes.Vajta edhe tek muzeu i E. Hoxhës për të njëjtën arsye, por sidomos për ta parë si vepër arti. Më thotë Spiro Dede: – Si të duket statuja e Enverit, e mrekullueshme? – Absolutisht i verbër, se ka kuptur askush këtë gjë? As Nexhmija?! Sepse familja e kish parë vazhdimisht, kurse unë e Toli e shikonim për herë të parë. Spirua mbeti, s’dinte çtë thoshte, ndoshta edhe e arriti këtë impresion që E. Hoxha aty ishte njeri i verbër, ndërsa të gjithë duartrokisnin. Spiro Dede ishte njeriu i Nexhmijes, por megjithatë kishte një komunikim jashtë frymës së “tanët”-ve me mua. Mendoj se ishte njeri i mirë, por e kishte

244

kapur rryma e s’dilte dot. Në atë periudhë vija re një ulje ngritje të sjelljes së R. Alisë qëllimisht në sytë e N. Hoxhës. Herë sillej si ajo me mua, herë tjetër në sy të saj më jepte vëmendje më shumë se të tjerëve. Madje, kam disa foto me të, që vërtetojnë më shumë këtë të dytën. Nexhmija nuk e ka fshehur dot inatin kur i ka parë. Kisha përshtypjen, që ai ndonëse në punë më rinte mbi kokë (I tërhiqte vëmëndjen drejtorit që vetëm në organizatën e partisë të ATSH-së, nuk zbatohen orientimet e tij etj. etj., ndërkaq që unë se çaja kokën dhe vazhdoja punën time), kish një mendim ndoshta të fshehtë, ndoshta të shprehur edhe Nexhmijes, që me mua duhej punuar ndryshe. Ky është një impresion me fakte anësore që sidoqoftë shkojnë aty për çfarë thashë. Domethënë, pavarësisht nga qëllimi i njëjtë i tij me Nexhmijen, ai pretendonte çështje stili ndaj meje. Unë duhej të mirëtrajtohesha, që të isha në anën e tyre e jo kundër tyre. Me sa duket ai nuk e kuptonte që asgjë s’mund të ndryshonte thelbin e mendimet e mia për mbarëvajtjen e Shqipërisë. Por këtë gjë, edhe pse natyrisht që Nexhmija ishte më pak e aftë për ta kuptuar, por se bënte dot kurësesi, sidomos tani që vdiq E. Hoxha. Persekutimi im tashmë ishte nga kënaqësitë më pasionante të benefiteve të kalkuluara të saj për epokën e pas E.Hoxhës. Tashmë persekutimi im nuk ishte vetëm sy më sy, por edhe dhëmb për dhëmb. Është e kotë të them që vdekja e Enverit dhe kjo situatë më çoi vërtet në depresion, çka nuk e kisha pasur kurrë, edhe pse mjekohesha në mënyrë kriminale për depresione të rënda. Ndaj, ndodhte që 10 ditë nuk zbrisja për darkë nga pafuqia. Pa u ndalur që niveli në familje ra si nata me ditën,

245

ndonëse secili fliste më lirisht. Madje vetë Nexhmija që nuk e hapte gojën përveçse për dialog utilitar para Enverit, “tani donte të mbante në tonus” familjen nga humbja e madhe. Tashmë përpiqej të bënte liderin “intelektual” në familje. Të rrije me ta, si të të donin, si të mos të të donin, ishte jo thjesht bezdi por autodestruksion i paevitueshëm. Toli, megjithatë çdo natë e kalonte me familjen dhe i kish informuar për gjendjen time. Çka e vërteta është se s’kish nevojë, se ata e dinin më mirë se unë se ç’ndodhte me mua. Ndaj siç thashë, pas 10 ditëve të munguara në dhomën e bukës, u përpoqa të bëhem e fortë thjesht prej vullnetit e arsyes, për të ruajtur domosdoshmërisht së paku një grafik të ri të pranisë time në familje, kur vuajtja shprehej në gjithçka, në ngjyrën jeshile të fytyrës e në sytë e fikur. Por sa u futa unë, e iu afrova tryezës duke thënë mirëmbrëma, si jeni, vërtik në mënyrën më të paskrupullt, sikur e shpoi diçka nga karrigia, Nexhmija u çua dhe u largua me prepotencë duke më kthyer kurrizin me të ecurën e saj me thembrat anash e gishtat e këmbëve nga brenda. Siç thashë, Nexhmija e dinte që unë shkoja shpesh vetëm te varri i babait sidomos vitin e parë. Siç shkonim po shpesh edhe me Tolin kur unë ndjehesha më e fortë dhe e sigurtë që nuk do ta jepja veten para tij. Nuk e di se ç’pati Nexhmija një ditë kur tha: “- Do të vij dhe unë me ju!”. Me ne?! E papërfytyrueshme, ne ishim për të, çka ia kishim deklaruar dhe vetë, thjesht elemente në tablonë e protokollit zyrtar, as më shumë e as më pak, por ndoshta më pak po. (Duhet të vë në dukje që edhe kur doli nga burgu në janar të 1997-s, te varri i të shoqit vajti vetëm me dy çiftet e

246

tjera, pa na lajmëruar fare ne se kur do të shkonin. Si mund të shkonte tek i shoqi pas shtatë vjetësh mungese, pranë varrit, pa të tre fëmijët e saj dhe të tij?! Duhet të dijë lexuesi që ndërkaq s’kisha filluar nga akuzat publike. Ajo s’ishte demaskuar krejt në sytë e mi. Thjesht më urrente dhe kaq. A mjafton urrejtja për mua të mos bashkojë familjen përpara varrit të të shoqit?! Duhet thënë se kurrë nuk vajtën si familje në datat jubilare 16 apo 11 te varri i tij, por një ditë përpara, siç thoshin, nga frika e revanshit. Ndërsa unë e Sokoli, që në 1992-n e deri sot kemi shkuar e do të shkojmë pikërisht në datat përkujtimore të tij). Kthehemi midis viteve ‘85-‘86 kur u nisëm sipas kërkesës së saj të tre për te Varrezat e Dëshmorëve. Ishte përkulur mbi varrin e Enverit. Pasi e lamë pak vetëm, po përpiqej të ngrihej. Instiktivisht bëra një lëvizje për ta ndihmuar, duke dashur ta kap prej krahu, por më shumë iu drejtova Tolit se e dija që ajo s’më duronte dot: “- Toli, ndihmoje mamanë!” – meqenëse ai ishte një hap mbrapa, anash saj. Në kohën e pamundur sa të hapësh e të mbyllësh sytë, midis reales e ireales ma fut me bërryl në stomak sikur ma pret për së gjeri me brisk, me një përqëndrim force prej arti marcial, të tillë për nga shpejtësia e padukshmëria, përveçse befasia ishte e pabesueshme nga unë vetë edhe prej fytyrës së saj krejtësisht të qetë. M’u pre fryma. E përkulur më dysh me duart në stomak, kurse ajo me Tolin për krahu shkoi drejt makinës me thembrat nga jashtë e majat e gishtave nga brënda. Dhimbja fizike ishte ende paralizuese sa në çast mendova se kështu nuk di të godasë një grua e zakonshme, por e papërgatitur për goditje të tilla që kërkojnë trajnim të posaçëm. Por dhimbja morale ishte në

247

dimensione të papërshkrueshme me fjalë. Madje, situata ishte e tillë që më duhej ta mbysja dhimbjen, se po të shprehesha për goditjen, atë “se kish parë kush”, madje dhe unë vetë nuk e pashë, por e ndjeva. Prandaj çfarë akuze “monstruoze” do t’i bëja midis vitit ‘85 dhe ‘86 Nënëlokes të Shqipërisë?! A nuk isha pra “e çmendur”?!- siç thotë ajo. Në makinë mezi merrja frymë. Askush nuk fliste. Jo vetëm ajo, por as Toli nuk fliste. Unë ulesha gjithmonë përpara. Toli më përkëdheli në qafë nga mbrapa. Pata përshtypjen që e kishte parë ngjarjen e duhej të ishte tmerruar. Por s’pati ç’të thotë, se s’mundej të thoshte. Jo vetëm nuk guxonte të akuzonte të ëmën si regull jete, por veprimi i saj ishte i pavërtetueshëm. Ndryshe do të ishim “të çmendur” të dy prej mohimit të saj si dhe nga “paradoksi i akuzës sonë”. Nexhmija dinte ç’bënte sa kishte spektrin e zi në dorë. Toli as e pohoi dhe as e mohoi për çka i thashë. Ishte në pozitë shumë të vështirë. Jo vetëm thjesht midis gruas dhe nënës, por ndaj të vërtetës vetë, që çdokush në këto rrethana do ta vinte në dyshim si reale apo ireale. Por përveç dhimbjes paralizuese si e vërtetë e padiskutueshme ishte i thekshëm dyshimi: pse ajo donte të vinte vetëm me ne, normalisht gjëja më përjashtuese në botë?! Që atëherë prania e saj pranë meje jashtë rasteve ceremoniale do të ishte gjithmonë me qëllim për të më bërë keq me pamundësi demaskimi, pa dëshmitarë, si rasti i sapo treguar, që dhe mua vetë më dukej midis reales dhe ireales. Ndërkaq fuqia që i kishte dhënë vetes e veja e diktatorit nuk konkordonte në çka duhet të ishte. Kishte një përçmim të hapur për gjithçka e për çdo njeri jashtë rrethit të saj, e sidomos ndaj njerëzve të thjeshtë. Kjo gjë (pa përmendur veten) edhe ndaj

248

Tolit, e sidomos ndaj fëmijëve të mi: Valbonës, më të dashurës së gjyshit, e sidomos Shpatit, emër të cilin nuk donte ta kishte në familje kur thurte ëndrrat për kohën e post E. Hoxhës. Emër që e kish evituar nga djemtë para Shpatit, për çka unë naivja u gëzova shumë që më mbeti mua ta trashëgonte djali im këtë emër, haptas i dëshiruar prej gjyshit. Mbaj mend se si u skuq e u nxi njëherësh Nexhmija kundrejt gëzimit pafund të Enverit për surprizën që i kisha bërë me ardhjen në jetë të Shpatit të dytë. Ajo s’donte të mbetej asgjë autentike prej Enverit. Ndërsa ngritja e kultit të tij nuk ishte nderim për Enverin, por mjet që do ta përdorte në shërbim të saj dhe suksesorit e njëkohësisht e rrëzonte Enverin, sipas udhëzimeve të UDB-së. Çka konkordonte me egërsinë e prepotencës së shfrenuar të dy kunatave tashmë njëra më e keqe se tjetra, si dhe në grup me burrat e tyre (ç’burrë kishte Pranvera në atë kohë, po sidoqoftë mbetej i detyruar në vargonjtë e klanit). Nuk kishte më Enver, por kishte dy Nexhmije, e vogla ishte mbesa e Ramizit. Të gjithë në familje e në personel ishin satelitë të saj. Çuditërisht Nexhmija jo vetëm e përforconte këtë fakt, por njëkohësisht tashmë i ruhej asaj, duke e parë si mundësi sado të vogël, fuqi më vete bashkë me Alinë. Ishte një ditë votimesh, ku shkojmë si rast protokollar si familje, si gjithmonë rreth orës 7.00 – 7.30. Ndaj dhe u kthyem shpejt. Por populli ishte në rrugë, se qendra e votimit ishte pranë Bllokut, e mesa duket pritej të votonte R. Alia. Të dy çiftet vërtiteshin nëpër sallonet e shtëpisë deri sa u bënë gati të dalin. E mora me mend që do të dilnin për R. Alinë. Tek s’kisha ç’të bëja, se Toli nuk ishte, i pyes ku po shkojnë.

249

Nuk më përgjigjen në mënyrë demonstrative. Më bëri tejet përshtypje se unë nuk isha armiku i R. Alisë e as i Nexhmijes. Përkundrazi, unë desha që ata të ecnin në mos më mirë, së paku sipas amanetit të Enverit për hapjen e Shqipërisë. Ndërkaq, i nderoja si institucion. Unë isha shqiptare e tashmë lideri im ishte R. Alia, me gjithë rezervat e mia. E lënduar keq i thashë Pranverës: “- Turp të keni për këtë sjellje!”. Ishte viti ‘86, por ndoshta s’kishte as një vit që kish vdekur Enveri dhe ngjarje torturuese për mua kishte përditë. Pranvera u përgjigj: “- Ç’më çan kokën!”. E tendosur shkoj drejt e te Nexhmija, e për herë të parë në jetën time krijoj çështje, por pa u grindur, thjesht për të debatuar rreth ngjarjes. I them: “- Për gjithçka fajin e ke ti! Sa ishte babai gjallë s’guxonte njeri të sillej kaq paturpësisht në familje. Por ç’është më e rëndësishmja nuk më le të flas me të asnjëherë siç desha unë, dhe ai vdiq që vdiq!”. Në atë kohë filloj të ngashërej, e kap kasketën e bastunin e tij të ruajtura “muze” siç i kishte lënë ai. I puth dhe qaj me ngashërim. Ajo për herë të parë u ndje në rrezik imediat sa shprehet me bumerang: “ -Mos më ndaj nga Enveri!”. Në ngashërim e sipër i them: “- Ti e ndan vetë veten prej tij, në çdo gjë që bën!”. Do të kish mbetur me kaq po të mos futeshin furishëm kunatat. Teuta bërtet: “- Pse do ti të vish për xhaxhin tim, pse u bë sekretar i parë i partisë?!”. Ndërsa Pranvera bërtiste paralelisht: “- Nuk të duam moj, nuk të duam, merr vesh ti?!”. Nexhmija e kuptoi që prej tyre ishte zbuluar krejt dhe iu bërtiti të heshtnin, ndërsa unë iu thashë troç të trijave: “- S’keni si të më doni se kjo shtrigë (për Teutën) ju rri si tullë e nxehtë mbi

250

kokë”. Ndërsa Nexhmija, seriozisht e preokupuar se kësaj radhe situata i kish dalë nga dora i bërtiste së bijës, por jo mbesës së Ramizit. Unë rashë e sëmurë. Çuditërisht, atë ditë më mer në telefon Zana, vajza e R. Alisë e më thotë që dëshironte të vinte për vizitë tek unë e Sokoli. Edhe ky zhvillim krejt i paprecedent. Ky ishte reagim i R. Alisë prej budallallëkut të mbesës së ligë, që e personalizonte liderin shqiptar si pronë të saj. Mbaj mend që Ilirit i kam kërkuar ndjesë për të shoqen, paçka se ashtu mendoj edhe sot. Kurse Nexhmijes, që tashmë më rrinte te koka, i shprehesha: “Pse jeta në shtëpi pas vdekjes së babait ishte bërë e padurueshme?”. Bënte të paditurën, sikur s’ishte ajo që ngrihej nga tryeza kur hyja unë, çka ia përmendja pse ndodhte kjo, kjo, kjo, etj, etj,. Ndërkaq preokupimi im ishte se nuk isha në gjendje të prisja Zanën me të shoqin. – S’ka gjë, – tha Nexhmija, – se do të vij dhe unë. E “kanaqepsur” si kurrë ndonjëhëre prej Nexhmijes, pres si somnambul Zanën me të shoqin. Ndërkaq R. Alia vetë kësaj radhe bashkë me Nexhmijen “kujdesen”, që të shkoj urgjentisht në Paris. Revolta ime sociale, duhej mbyllur me “krizë nervore”. Teksa më kujtohet që i shkruaja Nexhmijes nga Parisi “përse duhet të mjekohem për të përballuar probleme sociale e jo mentale?”. Ajo më thoshte: “- Letrën tënde e grisa, se nuk dua të lë gjurmë të tilla për familjen time”. Me vetëdije të plotë kjo ka qenë e vetmja, por e vetmja “sjellje e keqe” e imja kundrejt gjeneratorit të tensionit të tyre ndaj meje, që unë të shpërthej, çka s’më dha e s’më jep asnjë ndjenjë faji. Përkundrazi, jeta më mësoi që atë që bëra njeherë e përgjithmonë, ta kisha bërë në çdo rast, pa pasur skrupullin se

251

do bija në nivelin e tyre. Fisnikëria nuk mund të njihet, kuptohet e të pranohet nga jo fisniku. Ndaj: “mos guxoni të më ngacmoni edhe pse s’më doni!” duhej thënë me kohë. Respektimi e vlerësimi i tyre nga ana ime vetëm prej E. Hoxhës është në kosh të plehërave. Pra me kohë duhej mbrojtur vetja, Sokoli e fëmijët.
RETROSPEKTIVË Nga akuzat tona të formuluara publikisht për vdekjen e Enverit, krejtësisht hapur në vitin 2003 (filluar në vitin 2000), ka pasur shumë zhvillime në media në mbrojtje të sistemit kultik Alia-Xhuglini. Ndërkaq që për këtë temë unë jam prononcuar se E. Hoxha vdiq klinikisht më 9 prill 1985 sipas informacionit të vetë N. Hoxhës të I. Kalos, pra të informacionit zyrtar në atë kohë. Nga reagimi i tyre pas akuzave tona, ajo që ka precipituar nga vetë N. Hoxha e mjeku Judë është pozicionimi i tyre i ri që data e vdekjes klinike të E. Hoxhës është 8 Prill 1985. Çka na ka shokuar mua dhe Tolin. Siç thashë, në datën 9, ne u nisëm të qetë në Vlorë pasi vetë Nexhmija na verifikoi situatën po atë mëngjes që babai ishte mirë. Kjo inkoherencë flagrante në datë në pamje të parë bëhet nga dy qëllime. Fakti që na nisën në datën 9 dhe u kthyem urgjentisht në datën 10, të lajmëruar në orën 7 të mëngjesit, është i sigurtë. Që gjatë viteve ‘85 deri në 2003 është ruajtur data 9 si datë zyrtare e vdekjes klinike të E. Hoxhës, kjo është e sigurtë. Pra, qëllimi i parë: Ripozicionimi për datën 8 prill në se është e vërteta e vërtetë, kjo ndoshta se kanë harruar prej tisit 30-vjeçar që na çuan në Vlorë me ndërgjegje të plotë në datën 9 prill duke na i

252

fshehur vdekjen e tij në datën 8 duke u gdhirë 9 prill 1985. Pra, na çuan në Vlorë edhe nëse qëndron varianti që E. Hoxha të kishte pësuar vdekje klinike gjatë mbrëmjes së vonë të datës 8. Qëllimi i dytë: shpikin datën 8 prill për të na bërë “të pabesueshëm” për pretendimin tonë të datës 9 prill. Pra, sipas tyre ne “fantazojmë”. Ndërkaq që ne s’kemi parë gjë as në se ka ndodhur në datën 8 edhe pse ishim në Tiranë, e as në datën 9 që ishim në Vlorë, prej nga na thirrën në mëngjesin e datës 10. Ndaj, dy Nexhmijet, detyrojnë Fevziun (që në librin e tij e vërteton me tre dëshmitarë, që E. Hoxha është gjetur në shesh, çka e rëndon ekstremisht Nexhmijen) të thotë në një emision televiziv: “ – Në kohën që vdes E. Hoxha, Sokoli kridhet në det në Vlorë”. Madje ka edhe një qëllim të tretë: tymnaja – stili agjenturor i mjegullimit të çështjes. Që shqiptari të lodhet për t’u përqëndruar, qoftë edhe për vetë historinë e tij, siç ka ndodhur rëndom. Por, nëse Nexhmija ka harruar apo e bën me qëllim, ajo s’është në gjendje të kuptojë që po të ketë ndodhur në datën 8, çka ka shumë të ngjarë, atëherë gruaja e E. Hoxhës së vdekur, të nesërmen, në datën 9, gënjen djalin e saj që “i ati është mirë” për ta hequr qafe bashkë me të shoqen, për të menaxhuar situatën. Propozimi për të vajtur në Vlorë paska qenë paraprakisht i programuar për këtë qëllim, se në datën 8 mbasdite ne ndenjëm me babanë i cili ishte në formën më të mirë të mundshme të tij. Pra është i qartë programimi për të na larguar në datën 9, por nëse befasia iu ka ardhur në datën 8, rastësia krijoi normalisht flagrancë të pambulueshme. Por jo për N. Hoxhës. Nuk dua të ndalem se çfarë gruaje ishte për E.Hoxhën, çfarë

253

nëne e çfarë vëllëzërish janë këta për Sokolin, por jam tmerruar si mund të manovrohet kaq qetësisht me vdekjet historike. Madje, pikërisht se janë historike manovrohet diabolikisht. Gjithçka që parashtrova e pohon padashur B. Fevziu në librin e tij, i cili fakton që trupi i E. Hoxhës gjendet në shesh pa jetë. Për çka përgjegjësia bie vetëm e vetëm mbi Nexhmijen. Ajo duhet të ketë programuar gjithçka për datën 9, kur na hoqi qafe. Por e papritura i ndodhi në datën 8, nëse nuk është version fals për të na bërë të pabesueshëm, meqë kemi dhënë versionin e datës 9, siç na u tha kur ishim në Vlorë në të gdhirë të datës 10. Nëse ka ndodhur vërtet në datën 8, kjo e fajëson më tepër atë, për të na fshehur ne fëmijëve të saj dhe të tij, për dy netë radhazi vdekjen e babait, deri sa ajo të ndjehej gati për ta deklaruar. * * * Sido që të kishte ndodhur, në datën 8 apo në datën 9, programimi për të na larguar kapërcen çdo formacion e dimension krimi human brënda familjes. E kam thënë edhe herë tjetër që Montefiore thotë në gojën e Sashenkës, heroinës së librit të tij me këtë titull drejtuar së ëmës: “Për ne komunistët ideali është përmbi familjen”. Pra, ideali në plan të parë. Por kjo është në raport me jetën. Po në raport me vdekjen?! Ideali s’ka vend në kohë e hapësirë në raport me familjen. Ky raport kërkon vetëm humanizëm për ndarjen përfundimtare në familje. Në ndarjen përfundimtare nuk mund të ketë peshë asnjë devijim apo kontradiktë ideore, para domosdoshmërisë humane për t’i qëndruar te koka të afërmit që po ikën nga jeta. Kur vdiq Stalini, jo vetëm që nuk u gjet në

254

shesh, por rrethohej nga shokët e tij më besnikë, si: Malenkov, Voroshilov, Beria e Hrushov që qanin te koka e tij. Sado kriminelë, këta nuk e harruan Svetllanën që nuk kishte marrëdhënie të mira me të atin, deri në mospajtime pozicionesh politike. Vetë Beria i tmershëm shkon personalisht të marë Svetllanën për t’i qëndruar pranë të atit. Ajo e qau të atin. Së paku këta kriminelë të kuq respektuan vdekjen në familje, cilado të ishin marrëdhëniet e brendshme të saj. Sa për Nexhmijen, injorime edhe në vdekje ka pasur plot. Mjafton të kujtojmë rastin e Liri Belishovës, që nuk u lejua personalisht prej saj, që t’i rijë te koka vajzës së njomë në çastet e fundit të jetës. Por, në vdekjen historike të Enver Hoxhës, Nexhmija, fëmijët e saj, suksesori, Sulo Gradeci e Juda përbëjnë ekzemplarë në tërë botën, sepse na larguan pikërisht në paravdekjen e babait tonë. Larguan me sa duket fëmijët e tij më të dashur, përveçse doemos më besnikë. Çdo krim mbetet krim si fakt. Por, rrethanat, e sidomos qëllimshmëria e tyre, i japin përmbajtjen e dimensionet diabolike, që realisht është pasqyra e krimit madhor të përgjithshëm antishqiptar.
* * * E papritura ndodhi kur ajo me sa duket ka qenë krejt e shtendosur, çka është njerëzore, por kurrsesi pa zëvendësuar veten me vëzhgues përgjatë kohës së nevojave të saj. Një situatë të tillë rreth marsit (më hollësisht është te libri “Pushtimi i brendshëm”) e pohon Sabit Brokaj, që e ka gjetur E. Hoxhën pa ndjenja, me gjysmën e trupit jashtë krevatit, gjatë përpjekjeve për t’i rënë butonit të ziles së urgjencës, kur duhet të ishte nën

255

vëzhgim. Pra, i ka munguar ndihma e shpejtë. Sërish roje ka qenë Nexhmija që zëvendësonte për kohë shumë të shkurtër mjekët apo infermieret që asistonin 24 orë për 24 pranë E. Hoxhës në muajt e fundit. Askush nuk do kish guxuar ta linte vetëm E. Hoxhën as edhe për një sekondë. Gjëja që na ka rënë më shumë në sy gjatë përballjes publike ka qenë censurimi absolut për këtë temë. Vdekja e E. Hoxhës ka qënë tabu. Për këtë është tërbuar hapur vetë N. Hoxha duke më kërcënuar për jetën, çka më detyroi të dal publikisht. Por, në çdo dalje, emisionarët televizivë do ta zhvendosnin vëmendjen në marrëdhëniet nuse-vjehrrë, sipas orientimit të saj. Kjo temë mbeti e patrajtuar qartësisht, përveçse tani, dhe krejt shkurtimisht. Por jo vetëm kaq, çdo “mik” brenda dhe jashtë vendit i kapur prej fijes së merimangës agjenturore e të Nexhmijes, na theksonte që: “Flisni për çfarë të doni, por vetëm vdekjen e E. Hoxhës mos e ngacmoni”. Ky hermetizëm për këtë temë në “demokraci” nga të majtë e të djathtë, është që të mos prekim thembrën e Akilit. Jo vetëm në mbrojtje të Nexhmijes e bashkëpunëtorëve të saj, por se e keqja që iu bë E. Hoxhës është e keqe historike ndaj popullit shqiptar. Pavarësisht pozicionit pro kundër tij, për shkak të sistemit komunist. Duam apo s’duam figura e E. Hoxhës mbetet përtej sistemit politik, sado të këqia të ketë sjellë ky sistem, përfshi sidomos uzurpimin agjenturor kryesisht të UDB-së përmbi e nën sistemin komunist, prej nga erdhi dhe mbeti deri në vitin ‘90 izolimi i vendit, faktori më i rëndë i diktaturës. Përtej komunizmit figura e E. Hoxhës do të mbetet figurë e karakterit kombëtar.

256

Aq lart dhe e papërlyer në këtë aspekt, sa historia nuk do jua falë kurrë keqbërësve. Historia është dhe do të jetë në thelb kundër totalitarizmit, por ajo është në gjendje të bëjë dallimin midis liderit që sjell epoka, qoftë kjo edhe e gabuar, ndaj personalitetit e kulturës universale të tij, që në epokë të pagabuar do të ishte krenari kombëtare. Pa u ndalur që krimi konkret, ka autorë konkretë të cilët iludohen se do t’i mbulojë alibia e sistemit komunist vrastar, në fakt ai agjenturor akoma më vrastar, vjen një ditë që alibitë zhvleftësohen e krimet lexohen qartësisht. Mjafton një shembull nga më sinjifikativët. Vetëvrasja apo vrasja e M. Shehut i diferencoi nga pamja e sjellja e tyre të interesuarit për vdekjen e tij. E. Hoxha, i izoluar me kohë, tashmë e ndjeu në palcë që mbeti krejt i vetëm, në dorë të së shoqes e suksesorit të tij. Suksesori është përzgjedhur pikërisht nga ajo vetë e UDB-ja që me themelimin e rinisë komuniste, njëri boshnjak, tjetra nga Maqedonia. Fakti që Fiqirete Shehu (sado spiune të ketë qenë, në këtë rast nuk kanë rëndësi funksionet e saj) qau në burg kur mori vesh vdekjen e E. Hoxhës është shumë domethënës. Këtë e thotë vetë N. Hoxha horizontngushtë në librat e saj. Ajo nuk e ka kuptuar fare se ka pohuar me gojën e saj që Fiqirete Shehu kishte sadopak shpresë tek E. Hoxha. Vdekja e tij ishte njëherësh vdekje e saj, e kështu ndodhi. Fiqireten e helmuan në burg, kur në krye të shtetit apo në krah të kryetarit të shtetit ishte shoqja e saj e rinisë që në kohën e Zogut, në kohën e luftës e për gati 40 vjet me burrat e tyre që ishin dy figurat kryesore, që kishin qeverisur bashkë deri në ’81-n. Menjëherë pas vdekjes së M.

257

Shehut, kokulur gjithmonë e më shumë i lodhur, jo nga infarkti i papritur që konsiderohej si bombë me sahat, (siç deklaronte mjeku Judë për të qenë brënda) përveçse që nga viti 1972 E. Hoxha mbahej në linjë mjekësore nën parametrat normalë të një njeriu të zakonshëm. Me puls 55, e tension të ulët, pra i paaftë nga pafuqia. Ndërkaq merrte mjekimin e përzgjedhur nga Juda pelegrin nëpër botë, për “strategji” sigurie nga “goditja” prej Perëndimit. Gjë që ja kishin besuar Nexhmija dhe suksesori, si të ishte i përzgjedhuri i Perëndisë mbi tokë, ndërsa Enveri befas s’dinte gjë. Befas E. Hoxha gjendet në shesh, nën ruajtjen 24 orëshe të profesionistëve që për shkak të Nexhmijes rezultoi fiktive. Ndaj, kundrejt kësaj retrospektive makabre dua të theksoj që kujtesa e njeriut bën përzgjedhje sipas një rendi të caktuar. Rend që varet nga inteligjenca e individit. Çfarë mund të harrohet është e destinuar për t’u harruar prej instiktit të brendshëm. Çfarë është e paharrueshme mbetet e tillë po prej atij instikti, por sidomos prej arsyes e ndërgjegjes. Ngjarjet gjatë një jete njeriu mund të jenë kataklizmore dhe çuditërisht kupton që të gjitha kanë lidhje me njëra-tjetrën për nga rrethanat, më të mëdha se ai vetë. Është i iluminuar ai njeri që në këto kushte mbetet i njëjti, sado gjithmonë në zhvillim.

258