E verteta te ben te Lire

E pra, Blloku në kohën e E. Hoxhës e R. Alisë i pati të gjitha gjynahet e veta, por ishte vetëm një nga arsyet më të parëndësishme për çka duhej përmbysur sistemi komunist. Por çfarë ishte Blloku i atëhershëm përveç N. Hoxhës, R. Alisë e Ilirit që donin të trashëgonin pushtetin?! Gjithë bllokmenët u futën në burg, me në krye këta të tre, se Iliri me “tanët” tentoi të përmbyste pushtetin e Berishës me dhunë. Megjithatë Berisha nuk e tha kurrë këtë fakt që filloi nga ’94-a deri në ’97-ën, dhe motivimi i fajësisë së bllokmenëve në përgjithësi filluar me Nexhmijen ishte shpërdorim kafeje. Për persekutimin,vrasjet pa gjyq, krimet masive, varret masive të Malit me Gropa etj., të burgosurit pa faj e të pagjykuar etj., nuk u dënua njeri, veç E. Hoxha i vdekur. Ky formalitet ishte i domosdoshëm kundrejt rezistencës të së djathtës reale, për ta

592

gënjyer dhe atë. Pushteti, edhe pse iu doli paksa nga parashikimi i sigurtë, mbeti ende si prognozë në dorë të Alisë, Nexhmijes e të birit, pasi të ikte nga jeta suksesori. Për këtë janë paguar “cash” gjithë bërthama e politikanëve që do të kapnin partitë. Janë paguar “cash” të gjithë që do të bënin biznes-pushtetin ekonomik të ardhshëm. Shprehur në mënyrë adekuate, po përdorim proverbin e Sorosit që thotë se vetëm për milionin e parë mos më pyesni, kurse mund t’iu bëj transparencë për çdo kafe që pi për të kënaqur kureshtarët. Çdo shmangie nga projektimi i pushtetit ndodhi prej luftës së protagonistëve të paguar për kapjen e moslëshimin e kujtdo kolltuku. Ndaj, edhe me shmangiet konkrete, gjithë kryepushtetarët kanë po atë varësi nga kujdestarët pluRamizistë, të ikur nga jeta apo me një këmbë në varr, pasuar me të rinjtë, lidhur drejtpërsëdrejti me UDB-në. Kjo përcakton logjikën e pushtetit politik e ekonomik të “tanët”-ve që simbiotikisht mbajnë njeritjetrin. Ndaj, krahasuar me ish-bllokmenët që merrnin (përveç privilegjeve) vetëm një rrogë në raport 1:2 me nëpunësit e lartë, apo 1:3 me rrogën e punëtorit, çfarë i vodhën popullit apo pasurisë kombëtare këta? Theksova përjashto N. Hoxhën dhe R. Alisë që transferuan thesarin shtetëror nëpërmjet Arben Alisë në bankat e mbarë botës! Në mënyrë nepotike të dukshme, po kryesisht të padukshme, këta mbeten në pushtet, por demonstrohen egzibicionistët, të aftët që prodhojnë “gam gam” politikën e përditshme, që janë praktikisht Blloku i ri. Unë nuk i ndaj sipas kuptimit të Sali Berishës vetëm të majtët. Blloku i ri përbëhet nga të gjithë milionerët pozitë e opozitë, dje, sot dhe nesër. Për këta duhet preokupuar sa i kanë

593

pirë gjakun popullit (të flasim me sloganet e R. Alisë e N.Hoxhës në vitet ‘90 që akuzonin vetëm E. Hoxhën). Pikërisht sa i piu gjakun vetë Alia para ’90-s e pas ’90-s nëpërmjet gjakpirësve të rinj. U ndala me këta, se nëpërmjet këtyre refleksioneve dua të rrëfej një ngjarje për moralin e pastër të njerëzve të thjeshtë nën pushtetin e Bllokut në kohën e komunizmit.

* * *

Në atë kohë isha kryeredaktore e të vetmes revistë shkencore në vend “Shkenca dhe jeta”. Në vitet ‘70-‘80 dilnin vetëm 3-4 revista të ilustruara, si e përgjithshmja sociale “Ylli”, organi partiak i profilizuar për gruan “Shqiptarja e re”, si dhe ajo humoristike “Hosteni”. “Shkenca dhe jeta” kishte shumë interes te lexuesi, si e vetmja e tillë jashtë politikës dhe me karakter të mirëfilltë shkencor, sepse informacioni ndërkombëtar shkencor mungonte. Stafi i kësaj reviste hulumtonte nga simotrat e saj europiane: “Science et Vie”, apo “Selezione” si dhe “National Geografic”. Në të gjitha këto isha abonuar privatisht (për hir të privilegjeve të statusit si grua e djalit të E.Hoxhës), që i çoja drejt e në zyrë për të ilustruar variantin shqiptar, kundrejt korentit të domosdoshëm të shkencës kombëtare që kurrsesi nuk mungonte. Bashkë me kolegun tim më të afërt e fisnik Luan Dibra, shkoja pranë burimit shkencor, siç jemi futur deri në llavat ku minatorët godisnin me kazmë qymyrgurin në minierën e Valiasit. Rast ky, kur E. Hoxha më dëgjonte me shumë kureshtje e duke më bërë shumë pyetje se si funksiononte puna aty, meqenëse ajo minierë ishte atëherë më modernia. N. Hoxha më kritikoi veçse “pse i futesh rreziqeve të tilla” me nëntekstin që duhet të ruaja staturën

594

e kupolës, jo të njeriut të thjeshtë. Takimet me lexuesit në rrethet e ndryshme të vendit, ishin një eksperiencë e bukur, që prekte nga afër interesin e të rinjve shqiptarë për shkencën. Kështu u ndodhëm edhe në Shkodër. Duke qenë revista organ i KQ-së të Rinisë, hierarkia e rinisë shkodrane kishte shtruar një drekë zyrtare për mua. Ishte një prioritet i paprecedent, se realisht ky privilegj apo nderim masiv më bëhej jo thjesht si autore e revistës, por si nuse e djalit të numrit një të Shqipërisë. U ndodha ngushtë (pasi kështu e kisha pësuar edhe në rrethin e Skraparit), ngaqë ky venerim që vinte prej syve të të rinjve, tek më shihnin si përfaqësim të Njëshit, më bënte të ulja kokën nga turpi nga të mosmerituarit e me ndjenjën e fajit që të pranosh pompozitete që as të takojnë e as i do. Kështu nuk pranova drekën e tyre, por në mirënjohje kuturis e guxoj t’i ftoj të gjithë ata në “shtëpinë e partisë” në Shkodër. Kështu quheshin atëhere rezidencat qeveritare në çdo rreth. Them të “guxoj” se “shtëpia e partisë” ishte vetëm për udhëheqjen, ndërsa fëmijët e tyre (domethënë edhe unë) i jetonin këto privilegje në linjë familjare jo zyrtare, aq më pak në linjë vlerësimi personal. Nëse të rinjtë shkodranë më nderonin me drekë zyrtare, protokoll që s’më takonte mua, unë desha që mirësinë e tyre t’ua shpërbleja pikërisht si derivat i Njëshit, duke i nderuar, ta konsiderojmë me stimul moral prej kujdesit njerëzor, që të shkelnin dhe të drekonin me shpenzimet e mia, atje ku nuk mund t’u shkelte kurrë këmba. Pra, më mirë t’i nderoja unë ata me “hierarkinë” nëpërmjet të cilës më shihnin, se sa të përfitoja prej tyre prej kësaj “hierarkie”. Në fund të fundit a s’ishte më logjike t’i nderoja unë e nëpërmjet meje të nderoheshin prej Njëshit, çka do t’i

595

lumturonte?! Isha e sigurt që Njëshi do të më kuptonte për këtë inisiativë të paprecedent, në simbolikë të dashurisë së tij popullore. A s’qe “shtëpia e partisë” shtëpi e popullit?! Mbetej vetëm çështja e shpenzimeve, faturuar familjes së tij, që doemos do t’i shkonte në vesh gruas së Njëshit. Ajo më tërhoqi vëmendjen për këtë ekses të paprecedent. Përveçse e informova se shpenzimet i kisha marrë përsipër, mbeti pa gojë duke shtrënguar dhëmbët kur i thashë se E. Hoxha thotë: “Partia është populli, populli është partia”. “Kështu “shtëpia e partisë” është dhe shtëpia e popullit!”. Ndërsa kur e informova Njëshin për “fajin” tim më përqafoi dhe më falenderoi për inisiativën, duke u ndalur në bisedë për rininë e rrethit të Shkodrës e sidomos për kualifikimin e përgjithshëm të rinisë shqiptare.

* * *

Kështu u shtrua dreka, ku erdhën plot të rinj si dhe Sekretari i Parë i Partisë së rrethit, që do të më kishin nderuar për arsyet që thamë në hotelin qendror të Shkodrës. Ndodheshin edhe dy anëtarë të nomenklaturës së lartë të PPSH-së, Artisti i Popullit Kristaq Rama, që si deputet ulej gjithmonë pranë Nexhmije Hoxhës dhe shoqja ime, sekretare e KQ-së të Rinisë, ndërkaq më shumë shoqe e tij. Tryeza ishte shtruar me merak. Në mes të saj, mbi kokat tona varej nga lart nje kabëll i hollë me një buton që shërbente si zile elektrike, sa herë të kishe nevojë për personelin e kuzhinës. Si mikpritësja e shtëpisë, shtypa zilen për të filluar drekën. Dy pushtetarët u gajasën midis tyre për këtë “privilegj” special të udhëheqjes së lartë të partisë. Me sa duket, në intimitetin e tyre

595

vlonin kundër pushtetit, ndërkaq që i shërbenin të dy maksimalisht atij sistemi me ambicien më të mundshme për karrierë. Pasi hëngrën e pinë, duke harruar gjithçka veç njeri- tjetrit, të zdërhallur nëpër karrige, befas tërhoqën telin e ziles që varej neglizhente pa rënë në sy. E tërhoqën sa e shtrinë në shesh dhe filluan të shkelnin me këpucë me shumë duf butonin. Madje të shpërfytyruar nga gajasja, shtynin njëri-tjetrin, kush e kush ta shkelte më shumë deri sa zilja nuk pushonte non stop së rëni histerikisht. Gjithë personeli i vilës ishte rreshtuar pranë tryezës, i gatshëm dhe i poshtëruar. Ishte ky moment, me të cilin nuk do desha kurrsesi të njihesha, pasi u ndesha me faktin për si ishin realisht së brendshmi këta autoritete shtetërore partiake. Sidomos me lemerinë se çfarë do të mund të bënin këta të dy po të ishin në vendin tim, e pale po të ishin më lart në pushtet. E revoltuar, detyrohem të bërtas për t’u dëgjuar mbi gajasjet e tyre e zilen pambarim. Iu drejtohem këtyre dy kuadrove të larta me patologji të shfrenuar karriere, teksa të ftuarit në tryezë ishin të heshtur e të turpëruar për çka ndodhte: “ – Ajo zile është vetëm mjet komunikimi me personelin. Ju po përdhosni njerëzit e ndershëm. Apo ju duket se po talleni me kuadrot e larta të partisë, ndërkaq që ata jeni ju?! Në raport me ju, unë jam veç një gazetare edhe pse nuse e djalit të Enverit. Por unë nuk mund të tallem as me popullin e as me partinë!”. “Të gajasurit”, mbetën pa gojë teksa vinin në vete, për ç’figurë kishin bërë jo thjesht si të dehur, por të friksuar në palcë nga vetëdemaskimi. Nuk kisha natyrë denoncuese e jo më t’ia tregoja E. Hoxhës këtë paturpësi morale, por sinjifikative nga mbivlerësimi i autoritetit

596

të tyre. Ndërkaq, vuaja se këta pushtetarë e të tjerë si këta nuk e duan, përkundrazi e shpërfillin popullin, fenomen “deja vu” ky menjëherë pas vdekjes së E. Hoxhës e deri më sot. Fëmijët e tyre sot janë në pushtet, dhe mënyra e tyre e jetesës është groteske nga manitë hedoniste kundrejt asaj zileje mjerane të Bllokut të vjetër. Pa dashur të injoroj edhe atë disnivel të papërfillshëm me të sotmin, midis njerëzve të thjeshtë dhe pushtetarëve të asaj kohe.

597