E verteta te ben te Lire

Deri më vitin ’85 pavarësisht tmerrit me emrin Nexhmije dhe fëmijët e saj, ndërkaq burra e gra me patologji karakteriale, në paralele (se nuk mund të them në simbiozë, sepse ishin katërcipërisht të ndara, madje tejet antagoniste), zhvillohej jeta ime private mrekullisht e lumtur me Tolin e fëmijët, pranë (maksimalisht pranë për sa qe e mundur) E. Hoxhës. Nëse do të kisha qenë grua e zakonshme, pra Toli të ishte një burrë i zakonshëm, lumturia ime me fëmijët do të ishte e pashoqe në privatësinë tonë, pa marë parasysh që do të kishim gjithë privacionet e shqiptarëve, çka iu ka prishur atyre qetësinë prej mungesës së lirisë e shtypjes prej sistemit. Është një krahasim që duket sikur çalon, por është krejtësisht i ekuilibruar apo i kompensuar në rastin real me faktorin E. Hoxha. E kam thënë gjithnjë, që po të shihje Enverin çdo ditë, sido që të ishte situata, edhe kur e dija që rasti konkret i përçuar nga Nexhmija do të

398

ishte kundër meje, sido të më shihte ai në çastin e parë për pasojë, edhe i influencuar, do ta zbuste vështrimin në çastin e dytë, duke hedhur tej interpretimet e helmëta, madje duke më përqafuar si zakonisht, për t’iu dhënë mësim të gjithëve, që ai nuk besonte asgjë nga çfarë i ishte thënë, se sapo më shihte në sy ai kuptonte menjëherë që ishte e kundërta e tendencave malinje. E. Hoxha i njihte njerëzit mirë. Fatkeqësia më e madhe e jetës së tij është se nuk pati mundësi të ketë shumë njerëz të sinqertë afër, tek e rrethonin hienat dhe fëmijët që mund ta donin si baba, po kurrsesi si E.Hoxha, në të kundërt shpërdoronin emrin e tij për interesat e tyre. Pra, nuk e donin në të mirë të tij, veç në të mirë të tyre. Madje, madje konkretisht këto të mira jua siguronte Nexhmija, ndaj edhe ata e shihnin të atin vetëm si simbol. Po të kthehem te vetja. E. Hoxha ishte më shumë se kompensimi i terrorit prej kastës, një dashuri e nderim i pafund i Tolit për të atin, teksa unë e veneroja. Pra, krahas lumturisë time private, duhet thënë që kisha objektivisht në saj të tij një jetë speciale, sado që për natyrën që kam, nuk do desha më kurrë ta rijetoja. Arsye kjo, që kur shoh edhe sot shtëpinë, madje dritaret e verandën e apartamentit tim, akoma më dridhet mishtë. Ky është një rezultat shumator, që do të mbetet përgjithnjë, por momentet e lumturisë sublime vetiake, madje edhe në raport me historinë, janë përjetuar. Pra dhe ato do të mbeten përgjithmonë. Gjithçka që thashë është në funksion të ditëve më të lumtura të jetës time, pas asaj të martesës, të lindjeve të fëmijëve dhe në veçanti të zgjedhjes së emrit të tyre. Siç u martuam, në mars të ’74-s, pikërisht në mars të vitit ’75 lind Valbona. Interesin matern

399

e kam pasur që e vogël dhe kjo përcaktonte me sa duket që desha një vajzë si unë, kryesisht si person, pra të riprodhoja vetveten. Dëshirë kjo gudulisëse në bark e në mendje, teksa rritesha dhe u bëra gati për ta patur. Desha një vajzë si unë, në mënyrë të përcaktuar brune, sikur do ta nxirrja nga hundët unë vetëm. Nuk ishte egoizëm ndaj Tolit, jo, aspak. Ai ishte më i bukur se unë, por kjo dëshirë ishte rritur bashkë me mua, pa e njohur ende Tolin. Dashuria e pakufishme e Tolit e bënin atë një me dëshirat e mia. Ishim në një sinkron magjepsës. Ai donte një vajzë detyrimisht brune si unë. Në rini kam qenë më tepër brune, sa kjo ishte karakteristika kryesore po qe se duhej të përshkruaje pamjen time të jashtme. Nuk e di arsyen, ndoshta të na bënte qejfin, por edhe E. Hoxha, donte që nga nipërit e mbesat, fëmija i parë të ishte vajzë dhe brune si unë. Aq e donte të ishte vajzë sa më thoshte: ” – Liliana, vajzë e duam, por këto plakat (për Naxhijen, nënën e Nexhmijes dhe Haxhon, motra e mesme e tij, të cilat më deshën tepër), të shohin nga barku e thonë që e ke djalë”. Vërtet, barku im kërcente vetëm përpara. Nga mbrapa mbetesha po ajo, madje edhe linjat e belit mbetën po ato. Unë i thoshja: “- Edhe po të jetë nisur për djalë, dëshira ime është aq e fortë sa rrugës do të kthehet në vajzë !”. Kështu qeshnim nën vrojtimin ziliqar të të tjerëve, vetëm pse më përkëdhelte Enveri (duhet theksuar që ai kishte të njëjtin sensibilitet për të gjitha gjatë shtatzanisë, por unë isha në kushte regjim shtrati, ndaj e merrte edhe malli). Por, sidomos në garë e sipër prej gruas së Ilirit për të mbetur shtatzanë ende pa u martuar. Kaq të sigurtë ishim që mbaja me vete një vajzë, sa

400

Enveri ia kishte vendosur emrin dhe e thërrisnim vogëlushen që në bark. Emri ishte një nga pseudonimet e tij të luftës, emri i lumit më të bukur në Shqipëri, me ujin e kristaltë e me ngjyrë të kaltër që të magjeps. Pra, kjo ishte Valbona ende në bark, ajo që lindi me sy hapur e me ulërima dëshmie personaliteti që në sekondën e parë të jetës. Nuk dua të zgjatem në këtë pikë, se libri “Gjyshi Valbonës” flet gjatë e gjerë për lumturinë që i jepte ajo. Përsëris që për Valbonën kisha ndënjur 9 muaj shtrirë për rrezik dështimi. Muaj këto që përgjithësisht i kujtoj me mall për ndjenjën e brendshme që kisha duke nanurisur Valbonën time në bark. Edhe pse shtrirë, nuk pata kohë prej lumturisë të mërzitem. Por, jam mërzitur dy muajt e parë, kur doktori më shtriu për profilaksi pa qenë ende i sigurtë nëse isha apo jo shtatzanë. Kjo situatë pasigurie kur ndërkaq E. Hoxha ishte i lumtur si për fakt të qenë, më peshonte jashtëzakonisht nga turpi se mos e zhgënjeja. Po nëse nuk jam shtatzanë?! Jetoja tërë kohës me këtë panik. Askush, filluar nga Nexhmija, së cilës ia shpalosja vazhdimisht merakun tim, nuk më jepte drejtim, veç më linin ashtu në stres e sipër, kur zgjidhja paskësh qenë veza e Kolombit, që tek unë qëllimisht nuk e bënë. Juda Kalo kishte muaj e muaj që çonte për analizë (urinën) padurimin e Teutës për të lindur para meje nipin e parë të Enverit, siç thashë edhe pse nuk ishin të martuar. Ndërkohë që isha shtrirë në Durrës, ishte ime më që më nxorri nga situata pa pritur që mjeku të më diagnostikojë fizikisht (në atë kohë s’kishte Eko). Edhe kjo me vonesë, kur ia kishte thënë një shoqe që punonte në maternitet, për mundësinë e diagnostikimit nëpërmjet analizës së urinës. Kjo ishte inisiativë

401

personale që nuk desha ta dinte kërkush, qoftë dhe Nexhmija që nuk ma kish propozuar, jo më të tjerë brenda e jashtë familjes. Ndaj, ime më u detyrua ta çojë analizën në emrin e saj, kur ishte afër të pesëdhjetave. Vita ime rezultoi shtatzanë. Të qeshurit s’kishte të sosur, si për trukun ashtu dhe për gëzimin tim, se sihariqi erdhi brenda ditës. Ndaj, në vend që të më ndihmonin, familja me mjekët mua, “i ndihmova” unë ata teksa Nexhmija s’donte t’ia dinte fare e m’u përgjigj: “- Po ti kishe merak kot. Je e re dhe kjo do ndodhte në mos sot, nesër !”. Kuptohet gëzimi im e i Tolit e familjes time, por sidomos ai i Enverit. Meqenëse nuk mund të ngjiste shkallët e shtëpisë së vjetër në Durrës, ku rrinim ne fëmijët, çdo mëngjes kur dilte shëtitje më thërriste nga poshtë dritares: “- Liliana, si të kam ?”. I përgjigjesha nga shtrati në kat të dytë: “- Shumë mirë!”. – Si e kam Valbonën? – Shumë mirë, ajo të puth fort! Gjyshi ikte i kënaqur. Sa kohë që isha lumturisht shtatzanë me Valbonën, megjithatë e kisha një peng të vogël. Më vinte keq se do të më ikte emri Shpati që më pëlqente shumë! Jeta rrjedh me prurjet e saj. U bënë bashkë me Valbonën tre nipër e mbesa në familje. Këtu fillon çudia. Një çudi aspak e rastit. Dy djemtë që lindën pas Valbonës, si i Ilirit dhe i Pranverës nuk u quajtën Shpati. Çudia ishte më e mprehtë se praktikisht kishin refuzuar dëshirën e etëshme të gjyshit për të pasur një Shpati të vogël në familje. Publikisht u trajtua sikur emrat që u zgjodhën ishin emra që iu a kish vënë gjyshi. Madje çudia më e madhe për mua ishte se si nuk kishin rendur kunatat ta rrëmbenin emrin që

402

e dinin se unë e desha aq shumë, kur s’linin rast për të më lënduar e rrëmbyer çka zgjidhja unë. Sot e kuptoj shumë mirë pse e kanë evituar. Siç kuptoj që sa herët e me sa kujdes është punuar kundër E. Hoxhës trashëgimisë e dëshmive besnike të tij. Në vitet ’76-’77 pata shtatzaninë e dytë. Kësaj radhe më të mbarë se nuk u shtriva, ndonëse u dobësova shumë. Ndërkaq, parashikimi im si për vajzën, ishte gati paranormal, ndonëse në këtë rast ka vetëm dy alternativa. Siç thoshja që në shtatzaninë e parë se në bark kam një vajzë, kësaj radhe isha krejt por krejt e bindur që në bark kisha një djalë. – Mirë, – thoshte gjyshi, – po emrin si do t’ia vësh? Se unë e kam humbur të drejtën tek ty, se vetëm te ti vetëvendosa për Valbonën. – Sekret!- thoshja unë. Dhe i mbajta të gjithë ashtu (përfshi dhe Tolin, se e dija që ai mund t’ia thoshte gjyshit) për 9 muaj, krahasuar me rastet e tjera kur emrat fëmijëve lakoheshin që në bark të nënave. Ky sekreti im i kuriozonte të gjithë, por sidomos E.Hoxhën. Ndërkaq, unë e dija që ai digjej për “Shpatin”, dëshirë e flaktë e paplotësuar nga askush. Njëkohësisht, në mënyrë të habitshme mundësi e lënë mënjanë, si fati im, kaq shumë i dëshiruar dhe pengmbetur. Ishte gusht i vitit ’77 kur linda djalin. Enveri normalisht në atë kohë qëndronte në Pogradec. Me rastin që unë isha pranë lindjes, ai afrohet në Durrës, meqenëse në Tiranë nuk mund të rrihej në atë vapë. Djali im lindi në 10 të mëngjesit. Rrotull më rrinin Toli dhe mamaja ime shumë të lumtur. Unë, në qiellin e shtatë thoshja: “- Vajzë desha, vajzë bëra! Djalë desha, djalë bëra!”. Vjen Nexhmija nga Durrësi e gëzuar në dukje dhe ajo.

403

?

404

?

405

?

Teksti i plotë i letrës së Enver Hoxhës

406

Toli më puthte në buzë pa u ngutur të më pyeste për emrin e djalit. Nexhmija i thoshte mamit: ” – Këta s’kanë turp as nga ne!”. Pra, në këtë atmosferë gazmore, pasi kaluan çastet e urimit me prurje pakufi lulesh e tortën për djalin, pasi kish treguar se sa u gëzua Enveri për nipin e porsa ardhur në jetë, Nexhmija pyeti: “- Po emrin, tani na e thuaj, se na plase për 9 muaj?”. Thjeshtësisht u përgjigja: “- Shpati!”. Sikur të kisha gjuajtur me pushkë, më pak do ta kishte dhënë veten ajo, si hermetike absolute që ishte. U skuq, fytyra iu bë pulla-pulla njëra më e kuqe se tjetra siç nuk e kisha parë kurrë. Humbi krejt toruan, e për të mos e dhënë veten më tepër më përqafoi e në çast iku duke thënë: “Ika, t’ia them Enverit, se do të gëzohet edhe më shumë për emrin, “dhuratën që i ke bërë”!”. Me këtë donte të thoshte që “ishin nënat e dy djemve të tjerë që se kishin preferuar këtë emër”, pra përjashtoi më kot veten, sepse ata bënin ekzaktësisht çfarë iu thoshte ajo. Ndjeva fuqishëm që e kisha goditur keq. Më pas, do të më thoshnin Sanua (motra e Enverit) dhe nënëmadhja (nëna e Nexhmijes) për gëzimin e paparë ndonjëherë të Enverit, për nipin e porsalindur, Shpatin e tij, që e kish pritur së paku për 3 lindje djemsh me radhë në familje. Kishte kërkuar vetë ai të hapej shampanja e të tjera e të tjera. Letra e gjyshit që më sollën nga Durrësi, ishte tejet emocionuse. Kur dola nga materniteti dhe e çova djalin në shtëpi, në një çast të festimit, duke më përqafuar më tha i përlotur: ” Më plotësove Liliana! Pa Shpatin mungonte diçka nga unë! Të faleminderit për këtë që bëre. Vetëm ti e bëre këtë për mua!. Të

407

jam mirënjohës!”. M’u mbushën sytë. E. Hoxha të më ishte mirënjohës?! Mos o Zot, kur gëzimi i tij ishte gëzimi im! Shpati sot është një burrë i ri, i fortë e plot kualitete, sidomos i qartë dhe me integritet. Por që i ruan rigorozisht nga publiciteti. Është një burrë që mamaja e tij e respekton maksimalisht, krahas Valbonës mahnitëse.

408