E verteta te ben te Lire

Cili shqiptar është dakord që sot fillon viti 1992, referuar reformave demokratike? Absolutisht asnjë! Le të pyetet qeveria amerikane dhe cilido amerikan i thjeshtë, a është në përmbajtje viti që po kalojmë njëlloj si viti 1992 për ne, meqenëse Rama iu referua përulësisht bashkëpunimit (dhe është e domosdoshme) me amerikanët?
E shtroj problemin kështu për shumë arsye evidente, por më së pari pse “duhet” të pranojmë prej kryeministrit që s’ka as një javë jetë institucionale, që deri më tash paskemi jetuar në epokën e akullnajave. Me hidhërim e dëgjova në mbledhjen e parë të parlamentit, ku s’doli dot nga vetja me deklarata egoizmi (shprehi e të folurit tepër për veten), për të realizuar reformat e munguara. Askush nuk ka menduar që zhvillimi i Shqipërisë ka qenë perfekt, përkundrazi. Një tranzicion i çalë na ka përfshirë dhe kjo jo vetëm prej qeverive, por prej popullit (të militantizuar apo që ka rendur pas interesave të vogla personale) të cilit i kanë përkitur këto qeveri. Askush nuk mohon që gëlon mafia e

171

korrupsioni, pjesë e së cilës janë (madje thellësisht) dhe eksponentë të opozitës së deridjeshme, domethënë pushtetarë e deputetë të PS-s. Por nuk mund të mohohet që është punuar.
Nuk duhej polarizimi e korrupsioni, por shpëtimtar nuk mund të bëhet me një fjalë goje kryeministri i ri, aspak i imunizuar prej tij. Do të dëshironim shumë që Rama të realizojë çka ka marrë përsipër, gjë që kërkon kohën e vet për t’u kryer e vërtetuar, pa pasur vend për eufori e delir kryeministror.
Është e tepërt për popullin shqiptar që të përjetojë domethënie të tilla, krejtësisht antagoniste me këdo, përveç vetes së tij si kryeministër, që në mbledhjen e parë të parlamentit. Siç është dhe e pabesueshme që ai ta shohë të tashmen në mënyrë haluçinative, në qoftë se për të ky vit është ‘92-i, pra rënia epokale e komunizmit, për të kaluar në post komunizëm. Për më tepër, nuk është Rama ai që rrëzoi komunizmin. Ndërkaq, i shket padashur një e vërtetë konspirative, se bashkë me kastën komuniste siç ishte projektuar, ai do të kish punuar ndryshe, por asnjëherë për popullin.
Nëse pushteti iu iku nga duart (sado underground t’i lëvizin ende fijet e tij), Rama injoron edhe 8 vjetët e Nanos në pushtet, pra të PS-s, të partisë së tij, në saj të së cilës është kryeministër sot. Të injorosh këtë domethënie është të mos përfillësh partinë tënde sot në pushtet, përveç qeverisë hibride. Vërtet ministra të rinj këta të Ramës, siç ishte e udhës që në ’92-n, por nuk mjafton kriteri i CV-së që Rama e mban si karta biancha për ta. Duhet njohja nga i gjithë populli i veprave, vizionit e historikut të secilit prej anëtarëve të qeverisë Rama. Ndryshe këta janë vetëm qingja të kryeministrit. Ndaj kjo mospërfillje prej “92”-i, ky injorim

172

prej “92”-i që i bëhet tërë popullit shqiptar, i kënaqur apo i pakënaqur qoftë, është shumë e rrezikshme. Rama njihet si autokrat anarkist, por nuk ariti të përmbahet që në mbledhjen e parë të parlamentit, kur vetëvendosi (për aq sa mundi) kultin e tij. Pas “epokës së akullnajave” për demokracinë tonë sado të çalë, vjen epoka e 92-t e Ramës, duke zbythur historinë e gjithë popullin për 20 vjet. Kohë kur Nano e tërheq atë nga endacak i Parisit, për ta bërë ministër të Kulturës e pastaj kryebashkiak. As kur ka pasur pushtetin, madje me të tepërt, nuk ka mundur të punojë Rama?! Apo ka qenë i ngrirë sipas epokës akullnajore?! Ndaj të gjithëve na vjen keq që ky mosmirënjohës i çfarëdo lloj vlere, në mbledhjen e parë të parlamentit i hoqi 20 vjet histori popullit shqiptar, që simbolikisht duhet të ishte e lavdishme si post komuniste. Ashtu siç edhe nuk i la vend Nanos në historikun e PS-së.
Nga ana tjetër, opozita e re, e vendosur të mos binte në pozitat e asaj të vjetrës, nuk e duroi dot fshirjen me gomë të 20 vjetëve të historisë të Shqipërisë. Ajo la sallën e parlamentit që në mbledhjen e parë të saj, kur kjo mbledhje duhej të ishte vetëm protokollare, krejtësisht etike për politikëbërien e ardhshme, e absolutisht jo instiktivisht agresive me mungesë totale logjike dhe krahasime shpërbërëse për gjithë kombin. Rama nuk ka qënë i paditur, edhe kur ka bërë obstruksion. Çdo qeveri vendos, por këshilltari më konstruktiv në atmosferë politike reale, është gjithmonë opozita. Sepse duhet t’i bashkojë misioni i tyre i përbashkët, ecja përpara. Kështu funksionon një demokraci e shëndetshme.
Personalisht, si qytetare, do t’i lutesha opozitës të rezistojë me argumenta të shtruara qetësisht. Forca e argumentit, prania

173

vizionare e domosdoshme e saj në çdo seancë, është fuqia e vitaliteti si dhe “arma” që presupozon zgjidhjet alternative të opozitës për problemin konkret. Thënë ndryshe, presupozon kundërshtimin alternativ. Është ky bashkëpunim në kundërshtim e sipër, që çon në civilizimin e demokracisë sonë të brishtë, por në çfaktorizimin e kultit Rama. Vetëm opozita e shëndetshme mund të realizojë reformat e deklamuara nga Rama, krahas vendimarrjes qeveritare.
Opozita ka prestigjin e saj shumë të nderuar. Personalisht, vetëm si qytetare, kam natyrë opozitare, e s’do të largohesha kurrë në emër të interesit publik nga çdo poshtërim, pa e bindur parimisht pushtetarin, që doemos nuk i intereson të më japë moralisht të drejtë, çka nuk më intereson si çështje jo personale, por mjaft që të ndjehet i paralizuar kundrejt ligjeve e rregullave konkrete të shkelura prej tij. Të gjithë hamendësonim sinqerisht, që kjo opozitë (pozita e djeshme) nuk do të jetë obstruksioniste, pasi ka pësuar mbi vete bojkotin permanent të Ramës. Shumë gjëra mund të thuhen, shumë fakte mund të lakohen në pro dhe kundër PD-së e PS-së.
Për mua personalisht, njëri është vendimtari, para të cilit Rama është krejtësisht e përfundimisht i demaskuar sado do “heroizma” të bëjë. Është Gërdeci. Ishte rast historik që Berisha të jepte automatikisht dorëheqjen me hir apo pahir, siç do të ndodhte në çdo vend demokratik. Fajësisht, nuk e dha. Pa ju futur rolit të çuditshëm të Metës këto vitet e fundit, në kohën e Gërdecit, LSI-ja doli në shesh me popullin në krah, për largimin e domosdoshëm të Berishës. Meta i bëri thirrje gjithë spektrit politik filluar me PS-në. A e mbajnë mend qytetarët çfarë

174

përgjigje dha Rama, “kundërshtari” më i madh i Berishës, duke e quajtur atë vazhdimisht si fatkeqësi të kombit? Përgjigja e Ramës ishte: “Përse të dalim në shesh sot, kur në zgjedhjet e afërme do të fitojmë?!” Kjo përgjigje është e jashtëzakonshme, si politikisht ashtu dhe diplomatikisht, dhe mbi të tëra kundër interesit kombëtar. Sa për mua, s’ka pasur më nevojë të studioj lëvizjet e Ramës. Sepse Berisha duhet të ikte për tradegjinë që ndodhi në Gërdec, kur ai ishte kryeministër (i implikuar ose jo), pra duhej të jepte dorëheqje morale duke qënë kjo humbja më e madhe e tij.
Moslëvizja e Ramës kishte natyrë konspirative, aq sa Berisha fitoi sërish. Ndaj, sido ta lakojë Rama Gërdecin, do të jetë vetëm manierë fiktive dhe mburojë personale. Atëherë bojkoti i deriatëhershëm i Ramës kujt i ka shërbyer?! Domethënë për momentin rrihte ujë në havan dhe i shërbente pikërisht periudhës së akullnajave. Pas fitores së Berishës, Rama nuk nguroi të sulmojë me huliganizëm të kontrolluar prej tij kryeministrinë, ku fatkeqësisht pati dhe viktima. Nuk nguroi të detyrojë “grevë urie” kolektive me burra e gra, deputetë të nderuar të PS-së, të shtrihen pa teklif para kryeministrisë përmbi 1 muaj duke deklaruar ai në emër “të uriturve” që nuk do ta pushojë grevën, pa arritur kërkesat e tyre.
Befas, pas një takimi të përbashkët me Berishën dhe me europianët te “Crocodili”, Rama urdhërohet të çlirojë situatën, pra “të uriturit” të shkojnë të ngopur në shtëpitë e tyre. Përjetimi i historisë kryhet vetiu përtej caqeve të jetëve tona personale. Përjetimi i saj bëhet duke u fokusuar të gjithë tek e përgjithshmja, për të kontribuar shoqërisht. Ndaj, roli i opinionit publik është vendimtar. Po kjo nuk vjen vetiu, përkundrazi kërkon sakrifica

175

vetiake dhe nën emëruesin “interesi i përgjithshëm”, bëhet faktori më i fuqishëm, të cilit qeveria e opozita duhet t’i falet. Edhe pse bën politikë, rrethanat e opozitës duhet të përafrohen me shpirtin opozitar popullor, i cili nuk bën politikë por synon prosperitet.
Po të dihet, sidomos po të duan të punojnë, vetëm kështu evitohet kulti personal i individëve që kanë këtë qëllim, nëpërmjet superioritetit të principit më të lartë: kultit të demokracisë. Ndaj, suksesi i vërtetë pushtetar nuk është kurrë i përhershëm, kundrejt suksesit madhor të qëndrimit konstant moral e principal. Kështu mund t’i vihet fre prirjeve të errëta të nënvetëdijes së individit, që ka kapur pushtetin, instikteve të kafshës brenda tij, që mençuria frojdiane e quan “përçmimi i kulturës”, pavarësisht nga elokuencat e retorikat boshe të tij, për të qorrollepsur më të paditurit, madje për t’i mbajtur detyrimisht në injorancë ata.

Gazeta Shqiptare
13 shtator 2013