E verteta te ben te Lire

Erich Fromm te “Frika nga liria” pyet: “Nëse politikanët përfaqësojnë popullin e tyre apo e kundërta ?”. Është Havel ai që thekson: “Varet çfarë stimulon politikani tek populli!”. E pra, unë e kam dëgjuar me veshët e mi kur Rama duke pirë kafe te Rogneri ka thënë: “Populli është si delet dhe kështu duhet trajtuar”, çka është evidente që ky pseudolider kështu ka vepruar në jetëgjatësinë politike të tij. Po të marrim në konsideratë Presidentët e SHBA-së që përcaktojnë kualitetet që duhet të ketë një lider, kemi Roosevelt që thotë: “Vlera i takon njeriut që duke qenë ndërkohë në arenë, në rastin më të mirë është i vetëdijshëm për triumfin e arritjeve të mëdha, ashtu sikurse në rastin më të keq është i ndërgjegjshëm se nëse dështon, ka dështuar duke guxuar fort”.
Kjo vlen si për pretendentin e ardhshëm për kryeministër, ashtu edhe për kryeministrin aktual kur të përballen me rotacionin. Si dhe Eisenhower që vlerëson kualitetet esenciale

158

të liderit: “Vizioni, integriteti, kurajoja, mirëkuptimi, aftësia për të artikuluar dhe thellësia e karakterit”. Në këtë rast, është e qartë që personazhi ynë kundrejt moralit, zotëron vetëm aftësinë për t’u artikuluar. Por kemi dhe Platonin që në librin e tij “Republika” thotë: “Shtetet janë si njeriu, ata rriten dhe ndërtohen nga karakteri njerëzor”, apo në rastin shqiptar midis të tjerëve Konica thekson: “Politika shkatërroi Shqipërinë”. Por ç’përfaqëson Rama si profil politik si personazh i kësaj rrëfenje në dy pjesë , përveç bojkotit e obstruksionizmit parlamentar?!
Thuhet: “Më mirë vonë se kurrë”. Nuk e solla si justifikim përligjien e përgjitheshme për të vërtetat apo aksionet njerëzore që duhet të dihen medoemos sado të jenë vonuar, sado të jenë penguar, përderisa edhe vonë ato sjellin ecjen përpara të tyre në njohjen, pasurimin shpirtëror e ndërgjegjen e njerëzimit. Kur njohja e të vërtetës bëhet e pashmangshme, ajo rilind energji të tilla. Dhe ky ishte momenti. Ndodh që të vërtetat njerëzore të konservohen qëllimisht për kohën më të përshtatshme, kur zbardhja e tyre të jetë e paevitueshme, kur kjo sjell vetëm mirë. Edhe të konsideruarat “top sekret”, apo ato që quhen “të vërteta që vrasin”, e kanë një kohë limit pas së cilës vetëm ringjallin. Kjo, kur ato shkarkohen nga efektet anësore negative sociale, psikologjike, politike, bashkëshoqëruese të kohës përkatëse. Për të dhënë kur duhet vetëm vlerën objektive të informacionit të rezervuar si sekret, që duhet ditur më shumë se çdo e vërtetë e rëndësishme humane, për t’u kthyer në forcë rigjeneruese. Pra, maturia sjell edhe më tepër nga ç’ke pritur që: kohë e vonuar, çështje më e përparuar drejt të vërtetës së pashmangshme. Sepse

159

e vërteta që rilind nuk ështe një fabul, sado e rëndësishme e thelbësore, qoftë edhe fatale e kaq. Ajo paska qenë një operacion në vazhdimësi dhe përfaqësimi i saj të kthen në faktor socialopolitik.
Kam insistuar në thirrjen që iu kam bërë përfaqësuesve të elitës shqiptare të faktorizohen si rilindasit modernë (çka s’mund ta bëjnë dy forcat politike që alternohen në pushtet), për çfarë pati e ka shumë nevojë Shqipëria e pas viteve ’90. Në se ka një çështje shqiptare sot, ajo është tepër madhore prej shkaqeve të saj, që s’kanë më të bëjnë as me ideologjitë, as me sistemet, as me mbeturinat e tyre, por me antishqiptarizmin në thelb. Mbetem gjithmonë ithtare e bashkimit kombëtar, paralelisht me ëndrrën europiane, se tek e fundit, vetë Europa, si historikisht, si aktualisht (pas rënies së murit të Berlinit) është e përbërë nga shtetet me bazë etnike. Kjo ka trembur me kohë qarqet shovene, për çka gëlojnë pretendimet e tyre, ndonëse s’ka më shanse. Ish-kryeministri serb më në fund pohon publikisht që pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm. Por ka munguar gjithmonë një pozicionim zyrtar, domethënë qëndrimi eksplicit i një qeverie shqiptare, pas asaj të Ismail Qemalit.
Deklaratat e kohëve të fundit të Sali Berishës i bëjnë nder qeverisë shqiptare pikërisht se mbron nderin e kombit shqiptar. Së pari, me pafajësinë e dyfishtë të Ramush Haradinajt, kryeministri shqiptar ngre padi publike ndaj Carla Del Pontes për qëndrim antishqiptar. Kurrë ndonjëherë në këto 23 vjet tranzicion nuk ka ndodhur një gjë e tillë, as zëra të veçuar politikanësh, apo qëndrime të qarta e vendimtare në interes të

160

vlerave kombëtare. Së dyti, deklaratat e vazhdueshme për bashkim kombëtar janë nga më avangardet e Sali Berishës. Kjo, për të rritur dimensionet e tij si politikan: pas përmbysjes së komunizmit, me hyrjen në NATO si dhe me liberalizimin e vizave. E bën për interesa elektorale për t’i djegur kartat në duar Kreshnik Spahiut (i cili bashkimin kombëtar e ka program politik paralelisht me përmbysjen e vazhdimësisë së pushtetit ish-komunist të korruptuar e kriminal PS-PD), kjo do të kuptohet në vijim. Por momenti vendimtar për bashkimin kombëtar është shpallur zyrtarisht nga qeveria shqiptare e Berishës jo vetëm si i ëndërruar, por aktualisht i domosdoshëm.
Në festimet e vlerësimet për autoritetet që sollën pavarësinë e Shqipërisë, përgjatë vitit historik të 100-vjetorit të saj, nuk u tha asnjë fjalë për shtetin e fortë shqiptar që nga Lufta e Dytë Botërore deri në rënien e komunizmit. Shtet ky që për 50 vjet askush nuk ia doli dot ta përmbysë me çdo lloj provokacioni nga jashtë qoftë edhe të armatosur.
I kompleksuar apo për ambicie vaniteti Berisha e bën këtë vetëm e vetëm që të injorohet potenciali i profilit nacionalist të Enver Hoxhës (le të dënohej ideologjikisht), i cili injorohet pikërisht në rrafshin, për të cilin Berisha bën exibicion, për përgatitjen e terrenit të brendshëm, që shqiptarët e Kosovës ta kërkonin vetë bashkimin kombëtar, si Enver Hoxha në vitet ’80-’81, ndonëse u sabotua nga UDB-ja aty, dhe brenda Shqipërisë. Ndaj, Sali Berisha luan mirë politikisht, për të kapur çastin për çka duan vetë kosovarët ndaj dhe pozicionohet për këtë program madhor. Madje, inisiativa e Berishës për lehtësimin e procedurave burokratike për nënshtetësinë

161

shqiptare realisht është një “autostradë” konkretizimi i veprimit apo hapi i parë drejt bashkimit kombëtar, duke i bashkuar formalisht të gjithë bashkëkombësit nëpërmjet dokumentit të identitetit etnik kudo që ndodhen.
Nihilizmi, jo vetëm i opozitës por i autoriteteve që kanë marrë përsipër opinionbërien apo opinionimponimin, është thjeshtësisht i deshifrueshëm në çfarëdo piedestali “VIP-ash” ku duan të vënë veten këta, që vetëm rilindje nuk mund të sjellin. Ndërkaq si çekan më rri në kokë pyetja flagrante: Pse e majta, sot opozitë, nuk ka qenë kurrë e interesuar për pavarësinë e Kosovës dhe tashmë për bashkimin kombëtar?
Përgjigjja të çon te zbërthimi i kësaj teme në librin tim “Pushtimi i brendshëm”. Por me këto deklarata avangarde Berisha mbetet deficitar në planin e brendshëm, duke thelluar polarizimin ekonomik në miliarderë dhe skamje të paparë kurrë në Shqipëri. A nuk është antishqiptar në thelb ky program qeveritar, pa politika të detyrueshme punësimi e sociale kundër varfërisë?!
A konsiderohet Shqipëria postkomuniste si e rimëkëmbur?! Terminologjia “rimëkëmbje” do të thotë së pari: të ndihmohet ai që s’ka ku të punojë, ai që s’ka të hajë, ai që nuk ka mundësi të mjekohet, ai që nuk arsimohet dot, ai që nga depresioni psikosocial kryen krim, madje deri në familje. Në vitin 1947, George Marshall, i hapi rrugën rimëkëmbjes europiane me moton: “Politika jonë është e drejtuar jo kundër ndonjë vendi apo doktrine, por kundër urisë, varfërisë, dëshpërimit dhe kaosit”.
Historia ia njeh me të drejtë meritat “Planit Marshall” që iu siguroi pjatën e supës gjithë shtetësave europianë të dalë nga

162

Lufta e Dytë Botërore. Ndaj, Berisha e ka për detyrë që krahas bashkimit kombëtar, ideal i vërtetë apo demagogji e tij, të sigurojë të paktën pjatën e supës për cilindo shqiptar nevojtar, vëlla për nga origjina etnike e kryesisht shtetas i qeverisë së tij.

Gazeta Shqiptare
28 dhjetor 2012

P.S.
Nëse nesër fiton zgjedhjet opozita, kjo duhet të jetë detyra e parë e Ramës, kundrejt ekstravagancave operacionale të tij.

163