E verteta te ben te Lire

– Gruaja e Ilirit ngriti përsëri çështjen e ditareve të vjedhura të E. Hoxhës. Ju jeni pozicionuar që ditaret i kanë vetë.
– Ngaqë nuk polemizojnë dot të dy Nexhmijet me mua nga frika e argumentave të reja për amoralitetin e tyre, pas botimit të librit ju mbetet vetëm kjo rrugë ngushëllimi. Por çështja është që dëshpërohem vërtet kur kujtoj se me kë kam jetuar, e sidomos si një nga gjithë shqiptarët që shqetësohen për fatet e Shqipërisë rrjedhur prej tyre. Mendoj që vdekja e Ramiz Alisë i ka ç’ekuilibruar, se ai ishte inteligjent e nuk do t’i lejonte të binin kaq poshtë duke rrahur ujë në havan vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes.
Në këtë situatë tejet të elektrizuar, para e pas zgjedhjes së Presidentit, për sigurimin e reformave, për angazhimin e jashtëzakonshëm të faktorit ndërkombëtar me atë intensitet që si protokoll ndodh në rastet kur duhet ndryshuar regjimi, opozita e Nexhmije Hoxha përkëdhelin njëri-tjetrin duke krijuar tjetër

128

fokus nga ai i interesit të përgjithshëm. Nexhmija 2 risjell te Kokëdhima kakofoninë e akuzës fantazmë, kësaj radhe për “rrjedhjen” e ditarëve të Enver Hoxhës. Akuza, ndonëse e “konsultuar”, është tejet e pakuptimtë edhe pse e revizionuar, se i drejtohet vetëm erës si Don Kishoti. Dihet se të gjitha dokumentacionet e Enver Hoxhës (edhe ai personal, edhe ai familjar) pas vitit ‘90 duhej të kalonin nga arkivi i KQ të PPSHsë në Arkivin e Shtetit. Kaluan të gjitha apo jo, kjo është çështja. Çuditërisht, tanimë nuk akuzohet as Fevziu që i përdoron, e as Nevila Nika, meqë prezumohet që dokumentacioni të jetë “vjedhur” në kohë të saj, se në kohë të Shaban Sinanit (njeriu i Nexhmijes) ky problem nuk është ngritur. Personalisht kam ndërhyrë kundër kësaj farse, duke theksuar që dokumentacionin e kanë vetë. Ka qenë pozicion i moderuar, pra pa hollësira për publikun, me nëntekst vetëm për ato, që të heshtnin tashmë se është turp të tallesh me ditaret e E. Hoxhës e opinionin publik. Por Nexhmija 2 nuk ndalet dot nga patologjia e protagonizmit, ndaj më detyron të jap më shumë shpjegime, por përsëri e rezervuar për t’ia lënë zbardhjen e plotë kohës. Pas kësaj farse fshihet enigma e viktimizimit të të vetmit person përgjegjës si njohës i çështjes, si vartës, si bashkëpunëtor, deri posedues i dokumentacionit, si ish-shefi i arkivit të KQ të PPSH-së. Ky është personi i urdhëruar që dokumentacionin personal (pra “të vjedhur” apo “të rrjedhur”) të E. Hoxhës ta ruante në Skrapar në vitet ‘90. Këtë fakt ne e dimë, na e ka pohuar vetë N. Hoxha, siç na e ka pohuar edhe personi në fjalë pas ’90-ës. Ky person që ka punuar edhe në arkivën e shtetit më pas realisht është çelësi i enigmës për t’u hapur kundrejt publikut, ndërkaq që ato

129

luajnë me opinionin publik. Paradoksale kjo, se fillimisht kanë akuzuar Fevziun, pastaj Nevila Nikën, ndërsa kësaj radhe s’ka akuzë, nuk akuzohet njeri, përveçse pa kuptuar ato demaskojnë veten e tyre për mashtrim publik të radhës. Do të më lejoni të shtjelloj me këtë rast ç’më ka shqetësuar në koherencë të plotë me aktin e fundit të tyre.

-Për çfarë bëhet fjalë ?
– Do ta përmblidhja në një pyetje e cila do analizuar thellë: Përse opozita mbron Nexhmije Hoxhën? Kjo ka ekzistuar gjithmonë, por së fundmi ka shpërthyer për mendimin tim në formë ekspansive antidemokratike, deri në parlament.
Në se kemi opozitë a është antikomuniste siç duhet të jetë ajo? Apo është e kapur thellë nga agjentura. Sepse pikërisht pas daljes së librit tim “Pushtimi i brendshëm” opozita ka filluar fushatën në mbrojtje të Nexhmije Hoxhës.
Marr shkas nga shqetësimi për “lajmin” ekstremisht të çuditshëm (i tillë sepse veç lajm nuk përbën) që në bibliotekat shkollore figuron literatura e shkrimtarit Fahri Balliu. Madje me tepër tërsëllim edhe në parlament z.Braçe radhit sikur të ishin kode satanike veprat prestigjioze antikomuniste të autorit filluar me: “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” (botuar në shumë gjuhë e patur shumë sukses jashtë vendit), “Obelisku i zi” e “Sali Berisha përmes kasandrave”. E vërteta është se bibliotekat shkollore (kush më shumë e kush më pak) detyrimisht janë të pajisura me letërsinë kontemporane antikomuniste prej shumë autorësh. Madje edhe me literaturë politike të autorëve të spikatur, jo vetëm të Kadaresë, por të

130

autorëve si Lubonja, së fundi Butka, Ngjela, Rama, madje Fevziu me biografinë për Enver Hoxhën, Blushi etj.
Ndaj shqetësimi im shtrohet parimisht, sepse kundrejt intelektualit Fahri Balliu si person, opozitarët pro Nexhmije Hoxhës mund të derdhin gjithë hordhinë e shpirtit të tyre (qofshin të vërteta deri në penalizim). Por të përflasësh e të ngrihesh kundër veprave të tij, sidomos veprës “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, kjo përbën problem shumë të mprehtë antidemokratik, sidomos 20 vjet pas rënies së komunizmit. Opozita, nuk është shqetësuar, madje është edhe autore bashkë me pozitën për hedhjen e baltës me të drejtë apo pa të drejtë ndaj Enver Hoxhës, por nuk e lejon këtë për N. Hoxhën.
Anatemohet ky autor sikur të ishte ndonjë ideolog sektesh konspirative apo fondamentalistësh të rrezikshëm për njerëzimin. Realisht kemi të bëjmë me vlera të kulturës elitare shqiptare, si shkrimtar, romancier, publicist, analist e pronar i një shtëpie botuese nga lëvrohen libra nga më të shquarit të arritjeve historike e kontemporane botërore, siç është edhe organizator e drejtues i institucionit prestigjoz “De Gasperi”. Pikërisht për këtë veprimtari, ky intelektual kërkohet nga John Kerry, president i Punëve të Jashtme të Senatit në SHBA, i cili duke u ndalur kryesisht në veprën “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” i jep hapësirë të flasë në revistën “Diplomatic World” edhe për arritjet e Shqipërisë. Revistë kjo nga më elitaret në botë, që botohet një herë në 4 muaj, ku sjell vlerat politiko-intelektuale me reçente ndërkombëtare. Agresioni ndaj letrave shqip nuk ndodh për herë të parë. Kështu ka ndodhur me Ismail Kadarenë (jo se hodhi baltë mbi

131

E.Hoxhën, por se hodhi baltë edhe mbi Nexhmije Hoxhën) organizuar po nga N. Hoxha me autor Lubonjën e të ndjerin A.Klosi. Po ashtu me librin e Fevziut të djegur disa herësh (gjë që e kam kundërshtuar furishëm, e sigurtë që janë të organizuara nga N. Hoxha) jo se e nxjerr E. Hoxhën kriminel, por se zbulon atë që, se dinte askush: që E. Hoxha është gjetur i vdekur në shesh, kur përgjegjësia direkte për këtë është e N. Hoxhës si “roje” e radhës në ruajtje të shëndetit të E. Hoxhës që po fikej. Rikthimi i opozitës paradoksalisht pa tempizëm në sulm ndaj veprës “Zonja e zezë” të Fahri Balliut është e qartë që kërkon të krijojë fokuse “zjarri” artificialë, madje në parlament, për të bojkotuar drejtpeshimin e punës së tij për realizimin e reformave që kërkohen me kaq insistim nga ndërkombëtarët.
Çështjen pse opozita mbron N. Hoxhën do ta shtroja edhe në shembuj të tjerë.

– Cilët janë ata?
– Mendoj që opozita duhet të reformojë jo vetëm fjalorin, por edhe vlerësimin ndaj Enver Hoxhës, gjë që ende nuk po ndodh, ndonëse elektorati i majtë e kërkon këtë sot (ndërsa është PS-ja që e hodhi në kosh të plehrave E.Hoxhën në vitet ‘90, kundrejt të djathtës që natyrisht do ta luftonte). Por nuk mund të ketë as teorikisht e as praktikisht asnjë shqiptar sensibël ndaj Nexhmije Hoxhës, përveç “sistemit” të saj, mbetjes AliaKapo-Xhuglini, makineri që punon pa pushim duke u fshehur mbas Enver Hoxhës. Metoda të tilla, gjoja të rafinuara, por në fakt jashtëzakonisht të trasha, i njoh në sulm edhe ndaj meje, kryesisht prej Edi Ramës pikërisht në mbrojtje të N. Hoxhës.

132

Nuk ndodh për asnjë autor që së paku gjatë reklamimit të librit të tij (kritika për veprën është tjetër gjë), të goditet në interes të pushtetit okult të N. Hoxhës siç ndodhi me mua për librin “Pushtimi i brendshëm”. Një gazetar i majtë, teksa i bëri bujë tepër të madhe librit tim, pra “më nderoi”, por njëkohësisht më çnderoi me perversitetet e komanduara, të denja vetëm për Edi Ramën. Sidomos për një foto timen, ku unë puth E.Hoxhën e paralizuar në karrigen me rrota, vetëm disa ditë para vdekjes. Perversiteti ishte identik me atë të Ramës që vë publikisht në dyshim në se djalin e ka të vetin apo të babait me gruan e tij. Ky gazetar, që fillimisht ka qenë më kritizeri i Ramës, sot është beniamini i tij. Rama në librin “Kurbani” i jep kurorën e dafinës, sikur është roli i këtij gazetari që e bëri liderin opozitar “tolerant” ndaj medias (retorikë kallpe kjo, se s’ka pasur deri sot superfuqi që të kontrollojë median më shumë se Rama). Nuk mjaftoi as kjo, por pyetem në se do i shkoj në varrim N.Hoxhës kur të vdesë. Nuk di çfarë emri t’iu vë makabriteteve të tilla, të trajtuara si “previzione humane” kundrejt “antihumanizmit” tim. Një tjetër gazetare e “Vitrinës së librit” në një televizion shumë të shikuar më bën pyetje fashiste, raciste, homofobe përveçse mediokre, në mbrojtje të hapur ndaj N.Hoxhës. Si mund te jesh fashist me djalin dhe nusen e djalit të saj dhe jo fashist me vetë Nexhmije Hoxhën?! Ja përafërsisht disa prej pyetjeve, drejtuar mua për reklamimin e librit:

– Ju keni jetuar mirë, si i jepni vetes të drejtën të dilni kundër N.H?
– Ju mund të kishit patur fatin e fëmijëve të Çausheskut, ndaj pse s’ju mjafton që jeni gjallë, por keni ambicje të ndërhyni në shoqëri me ketë libër?

133

Dhe më e turpshmja: – Më së shumti shahet burri juaj që ngrihet përkrah jush kundër nënës së vet.
Përgjigjet e mia do të kishin qënë një bumerang diskreditimi për atë televizion prestigjioz, por preferova të mos lejoj kërkënd të guxojë të më drejtohet në këtë mënyrë. Ndaj kjo intervistë nuk e pa dritën e diellit.
Po çfarë është një gazetare e thjeshtë me shefa mbi kokë, krahasuar me imagologët politikanë që e kujtojnë veten ideologë, madje shkrimtarë, por që mendërisht janë akoma në kohën e artit naiv, si Ben Blushi, i cili veç ka deklamuar urdhrin e PS: që unë Liliana Hoxha shaj familjen time, duke shpërfillur vetë kauzën që përmban libri, teksa “harruan” që lideri i tij ka blasfemuar për familjen e tij vetëm për skerco mentale.
Për varfëri mendore të tyre, edhe Svjetllana u ngrit kundër të atit, Stalinit, tek ishte shumë shumë e përparuar, sepse demaskoi komunizmin ende në komunizëm. Sipas këtyre kokave opozitare ajo u shtrydh si limoni, se nuk arrijnë të kuptojnë aspiratat e Svjetllanës që kërkonte veç të rrëfente të vërtetën në emër të nënës së saj e të gjithë viktimave staliniste, e më pas të jetonte e lirë në SHBA, larg komunizmit. Kështu, edhe djali i Enver Hoxhës, Sokoli, ngrihet kundër nënës për të atin e të gjitha viktimat e atij sistemi, të cilin nuk e degjeneroi Enver Hoxha, por e degjeneroi N. Hoxha me Ramiz Alinë, në sistem serbosllavo-grek të sotëm nën kultin e Enver Hoxhës. Ndaj zotërinj opozitarë jini më seriozë, mos iu servirni të pamundurve, të paushqyerve të sotëm “simbolin” N. Hoxha si garanci të mbijetesës që patën dikur prej Enverit, e kurrsesi prej saj! Por

134

krerët e PS-së janë në hall, se ende i detyrohen prej “dokumentave në sirtar” me të cilat ajo i mban varur. Lumturisht, më së fundi doli nga strofulla duke bllofuar për të më kërcënuar mua me to. Por për Ramën e të tjerët ajo nuk bllofon, sepse ka me të vërtetë me se t’i kërcënojë.
Opinioni publik nuk është mediokër. Ai do medoemos ndryshim, por ndryshimi të vijë për standarte jete e jo thjesht për rotacion i cili është mirë të bëhet. Siç thashë, opozita sot pa vizion duhet t’i përgjigjet urgjentisht emergjencës së ndryshimeve konstruktive për realizimin e reformave. Të përpunojë programe se si të qeverisë më mirë kur të vijë në pushtet. Opozita duhet të ndalojë shpërbërjet obstruksioniste, ndërsa vazhdon të zhbëjë. Por nuk zhbën opinioni publik, nuk zhbëjnë zëra intelektualësh e të masës së gjerë të qytetarëve që më mbështesin e që i falenderoj. Veçanërisht Andi Bejtja, Fahri Balliun, Erl Muratin e sidomos Prof. As. Dr. Nikolin Palokën i cili më është referuar në librin e tij “Ataturku Enver Hoxha”.

– Ka zëra që ju keni kaluar djathtas?
– Këto janë zërat e dy Nexhmijeve e robërve të tyre të PS-së, për të injoruar zbërthimin historik që i kam bërë realitetit shqiptar që pas çlirimit e deri sot, duke vënë gishtin mbi fajtorët konkretë. Por duhet thënë që vizioni im është universal dhe i bazuar domosdoshmërisht mbi parimet që kondicionojnë këto këndvështrime. Jam e djathtë për të drejtat e individit, filluar nga zhdëmtimi ekonomiko-moral i të persekutuarve nga regjimi komunist. Jam emotivisht e majtë për politika sociale nga shteti, ekonomike, shëndetësore, arsimore, detyrimin për punësim të

135

individit etj., së paku deri në garantim të barazisë për mbijetesë të të gjithë popullsisë (të mos ketë absolutisht asnjë individ ekstremisht të varfër). Mund të jem e djathtë për pasion nacionalist dhe ëndërr për bashkimin e të gjitha trojeve shqipfolëse. Pra jam krejtësisht e lirë dhe s’lejoj njeri të më privojë lirinë e mendimit, e sigurtë që s’i bie në qafë kujt, përveçse i shërbej modestisht popullit tim, me vizionin tim nga cilido kah të jetë e mira e tij.

Gazeta Shqiptare
26 qershor 2012

P.S.
Pas botimit të kësaj interviste dy Nexhmijet heshtën, jo vetëm për farsën e dokumentacionit, por s’thanë dot asnjë fjalë për injorimin zyrtar që iu bë rolit historik të E.Hoxhës në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, (shënimi im) 28 nëntor 2012.

136