E verteta te ben te Lire

Të lexosh një nga esetë bashkëkohore të Montefiores: “Revolucionet janë vendor” nën titullin “Terrorizmi nën kamera” do të thotë të ndalesh, të reflektosh mbi gjithçka që mendoje se dije për sa u përket atyre. Pa ndalesë përkufizimesh, çka njerëzimi i njeh prej lindjes së tij, revolucioni lëviz si gjë e gjallë (mendoj unë), sepse dhe i tillë është përderisa kryhet nga njerëzit për ide për të ndryshuar me patjetër diçka në emër të tyre, sado e vogël qoftë, gjë që ndodh çdo ditë, çdo çast, për vetë esencën ekzistencialiste të tyre të bashkuar në këto ide. Por natyrisht, tipizimi i përkufizimit mbetet rezistenca e përjetshme për përmbysje sistemesh (akti final i revolucionit) kryesisht të dinastive.
Montefiore nuk e përmend E.Hoxhën në radhën e diktatorëve shumë dimensionalë që zotëruan njerëzimin ndërkombëtarisht, si: Hitleri, Osama Bin Laden, Stalin, Pol Pot, deri te Husein e Gedaf. Frymëmarje çliruese për mua kjo, vetëm për pak ndërgjegje kombëtare ndaj ndërkombëtares, kundrejt

124

bilancit jo kryekëput negativ të veprës së E.Hoxhës. Mbi sensibilitetin sadopak patriotik pse ne (për të mos u shprehur në mënyrë të rëndomtë: shajmë veten tonë) theksojmë ndërkombëtarisht të keqen tonë, argumentin e jep Montefiore: “Revolucionet janë të gjithë të ndryshëm, secili është vendas”. Kjo si ouverture për të hyrë në temë. Suksesi i parë i çdo revolucioni krijon iluzionin e lirisë demokratike. A s’është kështu me ne pas 20 vjetësh?! Nëse çdo vendimmarrje me karakter konsensual do të përbënte një revolucion të vogël, të qëndrojmë vetëm në çështjen e zgjedhjes së Presidentit si çështje e nxehtë e ditës.
Ka shumë paqartësi: të natyrshme, konfuzion të stimuluar, kalkulime të rafinuara, intriga politike etj., etj., kundrejt mungesës me qëllim të theksit mbi principin:
1. Të metodologjisë së zhvillimit të zgjedhjeve (që në demokraci kanë karakter plebishitar).
2. Të pastërtisë morale të figurës së politikanit.
Ndaj principit bëhet bojkot për të mos u njohur nga opinioni publik që të mos bëhet pengesë në manipulimin e zgjedhjes së Presidentit, interes ky i të gjitha palëve. Më paqësisht e drejtësisht ka folur vetë Presidenti i sotëm për Presidentin e ri. Sepse vetëm kushti kryesor për pastërtinë e figurës së Presidentit është anashkaluar politikisht e mediatikisht. Pranimi në garë presidenciale i kandidaturës së Nanos ishte handikapi më regresiv ndaj moralit të shqiptarit apo atij popullor. Sentenca filozofike e Sokratit thotë: “Çdo riciklim i keq në politikë, është njëmijë herë më i dëmshëm se sa veprimi më i keq i kësaj politike”. Ndërsa Max Weber, sociolog gjerman, parashtron tri arsye pse

125

qytetarët u binden liderave, në rastin tonë liderit për President:
1. Për prestigjin historik.
2. Forca tërheqëse apo karizma e tij.
3. Vendosmëria e patundur ndaj ligjit për shkak të virtyteve personale te tij.
Rasti Nano nuk i ka pasur asnjëherë, e i ka humbur të trija prej kohësh. Sidomos prej viteve të fundit midis qenies e mosqenies në problemin shqiptar, por edhe me “botokset” fizike e politike ka humbur “dhuratën vetiake të hirësisë” (Weber), pra ka humbur krejt prestigjin. Jemi mësuar, madje kërkojmë të zbatohen orientimet europiane ashtu dhe ato amerikane, (më prioritari për ne) sepse duam të hymë në Europë. Por orientimi i tyre duhet të mbështetet në opinionin publik, pra në sensibilitetin për zgjidhje vendase, pra të karakterit shqiptar pa rënë ndesh me atë ndërkombëtar. Megjithatë slogani (sepse deri tani kështu mbetet) “Presidenti duhet konsensual” ka bazë të shëndoshë të karakterit vendas për t’u bërë realitet, megjithëse konflikti PS-PD mbetet konstant.
PD-ja ngul këmbë që Presidenti do të jetë nga maxhoranca e PS-s, që do të jetë medoemos nga e majta, duke përfshirë dhe shoqërinë civile. Pa u ndalur në mundësitë e partive të vogla (çka personalisht do ta merrja në konsideratë), apo në shoqërinë civile, çka do të ishte prioriteti im, për çdo rast te PD-PS marrë më vete, gjenden figura të kënaqshme për pastërti morale e integritet. Shqiptarët nuk janë shëruar akoma nga diktati komunist e mbi ta ushtrohet njëlloj diktati i politikës së ditës me qëllim për t’i çoroditur. Ndaj duhet kujdes që revolucioni për liri e demokraci i viteve ’90 të mos përfundojë në antirevolucion

126

antidemokratik. Si çdo revolucion edhe ai yni pati figurat fillestare të tij, si Azem Hajdari e dhjetoristët e tjerë, që siguruan praktikisht gjethet e fikut për “burrat më të fortë” realisht apo të potencuar nga rrethanat vendase (Katovica ala shqiptare e Ramiz Alisë). Siç edhe duhet pasur parasysh që nga mjegullnaja e revolucionit përfitojnë ekstremistët (rasti Rama) me parimin e Leninit: “Pa u bërë keq, nuk bëhet më mirë”.
Shqipëria nuk duhet të shkojë as edhe një sekondë më keq, sepse historia njeh revolucione paqësore si ai i Mandelës apo modeli Gandi. Na duhet vetëm që revolucionin paqësor ta kultivojmë brenda vetes e të derdhim pa kufi dashuri për njëritjetrin, cilido qoftë ai, që zgjidhjet e problemeve të jenë vendase.

Gazeta Shqiptare

29 maj 2012

127