E verteta te ben te Lire

.

Rreth viteve ’97 – ’98 erdhi, në Shqipëri Lotta, një marksisteleniniste daneze. Unë e njihja që herët, pasi ajo kishte studiuar në Shqipëri në vitet ’70 dhe shqipen e flet shumë mirë. Lotta është grua e zgjuar, madje komunistët danezë e konsideronin më të zgjuarën midis hierarkisë partiake. Po ashtu mendoj dhe unë, krahasuar me Paulinën, gruan e Hardial Bains, kryetarit të partisë të ashtuquajtur marksiste-leniniste kanadeze. Them të “ashtuquajtur”, se çifti Bains dukeshin më shumë si çift manjatësh biznesi dhe partinë e kishin kthyer në pronë private, me një industri të zhvilluar propagandistike që ju sillte të ardhura të mëdha krahasuar me anëtarët e thjeshtë të partisë. Më duhej ta takoja Lotten, ndonëse e dija që nuk më shihte më me sy të mirë, se kisha dalë publikisht kundër aspektit totalitarist të komunizmit. E paditur ende deri ku shkonte metamorfoza ime, por e sigurt që sistemi komunist dështoi në gjithë botën, Lotta në bisedë e

16

sipër theksoi: – Dështoi vetëm rruga drejt komunizmit, ndaj para komunistëve del detyra e studimit të gjetjes së rrugës drejt tij! Natyrisht, mua s’më takonte t’i përgjigjesha, se ajo ëndërronte te një gjetje magjike. Por më tepër u ndala të përfytyroj të realizuar këtë proces fantom, deri në fazën përfundimtare me të cilën na kishin joshur. Kur shoqëria do të ishte pa klasa, kur do të shuhej lakmia e ambicia individuale, kur do të lulëzonin vetëm virtytet njerëzore dhe çdo nevojë e individit apo e familjes do të plotësohej prej shtetit në mënyrë të drejtë e me barazi sipas nevojave, e jo sipas të ardhurave. Kur s’do të kishte më superioritet nga dikush e natyrshëm jo inferioritet te shumica. Pra, do të arrihej barazia, si ekonomike si dhe plotësim i sadisfaksionit moral për cilindo, kjo e dyta sipas aftësive personale, gjithmonë garantuar prej shtetit e shoqërisë së avancuar e mendjehapur komuniste. Por, por, por, kjo vetëm e vetëm “atëherë” kur komunizmi të arrihej në gjithë botën, pra kur të mos ekzistonte asnjë pengesë apo rrezik nga jashtë, kur gara të ishte fituar në mënyrë vendimtare në të gjithë botën nga ideali i bukur i barazisë, pa të shtypur e shtypës, pa kapitalistë, pronarë e proletarë, por vetëm e vetëm novatorë që prodhojnë ide e i zbatojnë ato për të çuar globalisht njerëzimin përpara, ku e keqja nuk ekziston më, se ajo ka ikur me gjithçka shfrytëzuese te njeriut nga njeriu që përmbante sistemi kapitalist, mbi të cilin do të ngadhënjente komunizmi. Kur do të ishte kjo kohë e praruar: “Atëherë?” Në vijim të reflektimit të iluzionit të Lottes, a kanë qenë të sigurt Marksi, Engelsi, sidomos Lenini e Stalini që ëndrra është e realizueshme? Apo me ndërgjegje kanë gënjyer ¾ e globit, – të varfërit, – që janë të destinuar të besojnë një ëndër të thurur

17

posaçërisht për ta?! Sidomos Stalini, e gjithë pasuesit e Europës Lindore që iu premtuan atyre realizimin e kësaj ëndrre? Mund të respektoj dy të parët si ideologë të një ideali sublim, pjesërisht dhe Leninin si i pari zbatues i kësaj ideologjie, por jo Stalinin. Përveç lavdisë së strategut të Luftës së Dytë Botërore, nuk rezulton aspak më i mirë se Hitleri. Me profil tepër poliedrik, ai me ndërgjegje mbetet kriminel, jo vetëm ndaj viktimave të luftës, se çdo luftë tek e fundit është “thertore”, por për krimin prej pushtetit të tij, rrjedhojë madje e vanitetit prej trilleve, orgjive, xhelozive, meskinitetit e dinakërisë së pashoqe. Pra, kriminel prej perversitetit me ngarkesa të befasishme emocionale, sado minimale kundër bashkëpunëtorëve e kujtdo qoftë. Ndërsa Hitleri vuante nga ideja fikse e zotërimit të botës nga raca ariane, në planin personal njihet i cunguar. Përveç një incesti platonik ose real (nuk dihet mirë) rezulton aseksual, po të mos kish pasur fatin e besnikërisë së Eva Braunit. Arritja e ëndrrës komuniste ligjërohet fillimisht nëpërmjet një pushteti të dhunshëm me ligj e ushtri të shumicës mbi pakicën (çka sërish të ngjeth mishin: disa sundojnë me dhunë mbi disa të tjerë, qofshin pak qofshin shumë viktimat), e më pas kur pakica të jetë e “emancipuar”, e “ngritur” në ndërgjegjen e shumicës, e kjo në të gjithë globin, do të vinte lumturia e përbotshme, komunizmi i përbotshëm që do të sillte paqen e përbotshme. Kush ka këllqe të bëjë humor me këtë teori le ta bëjë, për sa më takon mua më vjen turp për naivitetin tim, teksa im atë thoshte: “Duhet të punojmë ne me këtë ideal për brezat e ardhshëm?!”. Kur do të ishin këta breza të bekuar? Çdo të bëhej me njerëzimin deri atëherë? A mund të ndërtohej një shoqëri kaq sterile e imune

18

ndaj tundimit të së keqes? Kur deviza humane sipas meje është: Jo dhunë për askënd, vetëm zbatim ligji për shkelësin e tij. Siç ndodh në çdo revolucion që përmbys të vjetrën për të sjellë të renë, ndonëse e padëgjuar ndonjëherë, revolucioni proletar në shekullin XX u dha mundësinë të shtypurve (shumicës) të shtypin pakicën (ish-padronët). Për ish- të shtypurit kjo ishte fitore shumë e madhe, tek besonin që pushtetin vërtet e kishin të tyrin e nuk dyshonin aspak që pushteti të ishte qëllim në vetvete i padronëve të rinj, sadopak të ishin këta duke shfrytëzuar iluzionin e shumicës. Ndonëse e dinim që faza përfundimtare e komunizmit do të ishte larg, kur sa e sa breza nuk do të mund ta arrinin atë, a punoi kush ndershmërisht për fazën përkatëse që jetoi me këtë synim divin? Thënë ndryshe, a mundet njerëzit e thjeshtë e të pashkolluar mirë ta besonin e të ecnin me vullnet e jo të detyruar drejt “lumturisë sociale” të quajtur në atë fazë socializëm, derisa sistemi komunist të përfshinte gjithë botën?! Po të shkolluarit, inteligjenca, vetë pushtetarët, deri tek E. Hoxha, a e kanë besuar këtë?! Retrospektivisht mendoj se ka qenë e pamundur! Por, përmes zhgënjimit të gjithanshëm përgjatë socializmit e sidomos post tij, absolutisht për çdo individ nomeklature njohur e gjykuar thjesht si individ, i vetmi që s’më ka zhgënjyer prej vërtetësisë personale, për dje dhe sot mbetet E. Hoxha. Ndaj, jam krejtësisht e sigurt që prej inteligjencës e dashurinë që kishte për popullin është mjaftuar me çfarë i ofroi epoka historike, pra me Diktaturën e Proletariatit e cila së paku shprehte inversin e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu në kapitalizëm. Duke mos qenë kurrë dakort me asnjë sistem dhune, jam e bindur se Enver Hoxha besonte vërtet se pushteti

19

popullor qoftë edhe detyrimisht nëpërmjet tij si lider (për ambicie, vetëdije, apo vokacion) ishte ai i klasës punëtore dhe me çdo kusht mbrojti popullin, ashtu siç e mendoi me principe drakoniane, pozicionuar në ekstremet si: të luftës së klasave, të nacionalizmit e ato autentike me forcat tona. Mendoj që është lideri shqiptar më i shquar i shekullit XX që përkoi me epokë historike të parapërcaktuar se si duhej udhëhequr, e të gabuar sidomos në praktikë, pse diktatura e proletariatit duke pasur në kushtetutë luftën e klasave u mbajt mbi krimin. E pra, vetvetiu ideali komunist do të shfrytëzohej nga kupola e regjimit për ruajtjen e pushtetit, për më tepër në kushtet e synimit shoven ndaj Shqipërisë: të kafshatës për t’u kapërdirë (kjo e fundit merak vetëm i Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut). Në këto kushte, diktatura më se staliniste apo më pak e tillë u përligj, derisa socializmi si regjim politik hëngri veten e vet e u përmbys nga vetë të dashuruarit më se qëmoti me ëndrrën komuniste. U përmbys prej mizorive ndaj njeriut, izolimit e varfërisë. Të drejtat e njeriut ishin elementi thelbësor në kërkim të lirisë së individit. Me hidhërim të thekshëm për shqiptarët mendova se me çfarë kanë dashur të na verbojnë, e më pak për Lotten që tenton akoma të gjejë shtigjet drejt komunizmit, se shtigjet e shekullit XX sipas saj ishin të gabuara. Ajo ka të drejtën e saj të ëndërrojë si të dojë për të mos u ndjerë plangprishëse e komunizmit. Ndërkaq, unë nuk e dhashë veten se sa qesharake më dukej, madje nuk e besoja në e kishte seriozisht apo jo. E hidhëruar sa më s’ka për veten që besoja në të shkuarën tek e përgjithshmja (si stad sado i largët drejt fazës së fundit të komunizmit), duke mos qenë dakort për padrejtësitë e veçanta,

20

falenderoj Zotin që më ka ruajtur për të mos përfunduar burgjeve, po të mos kisha patur fatin të jem e reja e Enver Hoxhës. Se padyshim që do të kish ndodhur, sepse duke jetuar në mes të njerëzve të zakonshëm do ta kisha njohur në kohë e siç duhet realitetin dhe reaksionet e mia do të ishin të paevitueshme. Them se kam rezistuar apo kundërshtuar probleme të veçanta, sepse pranë E. Hoxhës e idealizoja atë më shumë se më parë dhe qartësia për realitetin më zbehej siç i zbehej dhe atij, madje në mënyrë të studiuar e të qëllimshme me të njëjtën metodë, atë të izolimit, duke e dobësuar fizikisht me shpejtësi nëpërmjet helmimit medikamentoz. Për shembull, unë shkoja për mjekim në Paris (apo më çonin qëllimisht për të pasur në dorë një dokument për “paaftësitë e mia mendore”, kur vuaja prej çrregullimeve endokrine, profesion ky i mjekut Jude, njëherësh dhe mjeku i E.Hoxhës) dhe vizitoja Luvrin, muzeun “Je de Pomme”, “D’ Orsay”, “Rodin” etj. Apo shihja operan “La Boheme”, Nurejevin etj. Ndërkaq që ishte e padurueshme për mua që piktorët e skulptorët, sopranot, tenorët, baritonët, mjeshtrat e baletit klasik etj. nuk mund të preknin vetë abc-në e aplikimit të historisë së artit të tyre, përveçse të kishin ndonjë album mbi to, dhuruar nga unë, duke u ndjerë fajtore e në turp, që unë askushi në këtë lëmë, i kisha parë e ata jo. Këtë brengë ia kam hapur Enver Hoxhës, madje më dha të drejtë, por sidoqoftë tha se kjo është e pamundur në mënyrë të përgjithshme. Kështu lindën të privilegjuarit e të seleksionuarit e parë si violinistët Tedi e Klodi etj. apo të shkencave ekzakte si: Skënder Gjinushi, Rexhep Mejdani, Kastriot Islami apo grupi i të rinjve për specializim në gjuhën frënge, nga të cilët askush nuk

21

doli nismëtar i paqes në Shqipëri pas rënies së komunizmit, por nxitën antagonizmin majtas apo djathtas, ndonëse në program s’patën ndryshim. Por kjo keqardhje për artistët, deri në ndërhyrje tek E. Hoxha ishte asgjë përpara asaj që duhet të bëja. Të duash regjimin e ta kritikosh nga brenda (duke qenë koshiente që kisha fuqi para E. Hoxhës, por jo qartësinë e duhur në atë kohë), për ta reformuar në handikapin më totalitar si ç’ishin të drejtat e njeriut, duhet të kishte qenë vepra ime “së paku”, se kjo ishte vetë brendia ime. Por ishte pengesa shtetërore e partiake prej urdhrit të Nexhmijes: “Mos e shqetësoni për asgjë Enverin. Për çdo gjë do flisni me mua. Di unë si t’ia them atij.” Por t’ia thoshje asaj ishte e sigurt që do të kishte represione më të mëdha, e parë kjo retrospektivisht, ndërsa për kohën përkatëse ndonëse e plotfuqishme, ajo më dukej shumë e cekët si pozitivitet. Për këtë e vërtetoi veten, por e paskam nënvleftësuar fuqinë e negativitetit ekstrem antishqiptar të saj. Nuk e theva urdhrin, se i besoja në atë kohë së paku si besnike e të shoqit. Tek shihja qartë tre vjetët e fundit të jetës së E. Hoxhës, luftën e ethshme për pushtet të Alisë e N. Hoxhës, kisha shumë më tepër dhimbshuri për diktatorin, ndërsa ata punonin kundër përpjekjeve të dëshpëruara të tij për hapjen e Shqipërisë, filluar që në vitin ’82. Studioja veprimet e tyre dhe thoshja me vete (fillimisht vetëm për R. Alinë, Ilirin e të shoqen), që nga këta një e keqe më e madhe se e sotmja na pret, një gjoja socializëm krejt antishqiptar me kult Enverin e fasadë gjoja më liberale si vazhdimësi e tij. Çdo dramë e përgjithshme do të përligjej me dëshirat e amanetet e E. Hoxhës, siç edhe ndodhi, i cili vdiq i brengosur pa

22

parë dritën që programoi vetë në fund të tunelit e cila mbeti vetëm ide e tij. Mbase ishte pak ajo që programoi, por asgjë e tillë s’do të arrihej kurrë me klikën antishqiptare që pat mbetur të punonte në emër të tij. * * * Ndërkaq, varfëria është forma më e egër e dhunës ndaj individit. Këtë e shohim sot edhe në Shqipëri prej polarizimit në: Des bourgeois parvenu apo nouveaux riches dhe të tjerëve në kufijtë ekstremë të mbijetesës, e pakrahasueshme kjo me atë të E. Hoxhës, i cili të siguronte bukën (rezerva produktesh të kohës së tij janë përdorur në përmbytjet apo mbulimin nga dëbora në zona të thella edhe në vitin 2010) shëndetin, arsimin dhe sigurinë e jetës. Është pikërisht kjo varfëri e sotme, dhuna më ekstreme ndaj qytetarëve zyrtarisht të nderuar, ndaj të cilëve ushtrohet sistematikisht dhuna e asgjësimit si qenie njerëzore prej mungesave jetike të ekzistencës së tyre fizike, morale e jo më intelektuale. Paradoksalisht kjo krahas injorancës feudale të miliarderit të ri. Ndërkaq që varfëria është potencial krimi lokal e ndërkombëtar siç është faktuar. I varfri kryen krim ordiner vetëm për një copë bukë, kurse ndaj fuqisë së parasë ai bëhet mafioz apo terrorist. Po të jetë i lirë, individi menaxhon mirë nevojat personale, sociale, intelektuale, për t’u përballur me fuqi më të mëdha se ai vetë. Pa liri ai humbet edhe ekzistencën para dhunës. Po të ndalemi në dy shekujt e fundit, XX – XXI, ta quajmë madje këtë “koha jonë” kur ende ka dëshmitarë bashkëkohës, madje duke përjashtuar ekzemplarin e krimit human kolektiv Holokaustin, numri e historia e viktimave kanë qenë rrënqethëse prej luftrave dhe sistemit totalitar në gjysmën e botës. A nuk ka ndodhur kështu me luftëtarët

23

e familjet e tyre viktima të Luftës së Parë Botërore? Këta u quajtën me të drejtë “brezi i humbur”. Por a s’ishte vetë epoka, një epokë e gabuar e si e tillë e humbur?! A s’ishte Lufta e Dytë Botërore një epokë tejet e gabuar me brezin përkatës tejet të humbur? A s’ishte komunizmi një ideal “i bukur”, por një epokë fatale për nga aplikimi i idealit ndaj brezit të vet të traumatizuar në gjysmën e botës për gjysmë shekulli?! A nuk janë të jetuar “të humbur” 50 milion të uriturit e pafajshëm në botë?! A nuk janë delirantë “të humbur” kamikazët e Al-Kaedës e të çdo lloji terrori në emër të “izmave” deri të Luftës së Shenjtë, bashkë me viktimat ëngjëllore të tyre?! Pra të gjithë breza të humbur prej idealeve të humbura. Kur pranojmë spiralen dialektike, lutemi të mos ketë katastrofa me rrjedhoja tragjedie humane prej ulje-ngritjeve të konflikteve politike. Në qoftë se para 70 e përgjatë 40 vjetëve ideja e përfshirjes së gjithë botës nga komunizmi konkludoi utopi, zhvillimi global i njëtrajtshëm në gjithë botën nuk mund të jetë utopi, pavarësisht nga vështirësitë e kohëzgjatja e arritjes. Sepse ky është vullneti i përbotshëm. Ndërkaq, nuk flitet për përmbysje sistemesh politikoshoqërore, por për studim efiçence globale nga ana e tyre. Vetëm zhvillimi global ndërkombëtar do të sigurojë barazinë e individit, jo vetëm para ligjit si e drejtë konstitucionale e tij, por barazi para vetë ligjit human të jetës. Dua të them në raport me njëri-tjetrin, se jeta iu jepet të gjithëve si dhuratë me të njëjtat kualitete vështirësie apo fitimprurëse. Kjo do të thotë të funksionojë barazia, së pari kundrejt varfërisë si krim human, madje ndërkombëtar. Po ashtu barazi sociale sipas aftësive të individit, si prioritet shoqëror. Pra, jo më varfëri! (qoftë edhe prej paaftësisë

24

shëndetsore apo paaftësisë së punësimit). Ndërkaq, jo më i korruptuari të jetë më i pasuri! Por, më i afti, të jetë më i pasuri. OKB-ja punon kundër regjimeve despotike, kryesuar nga SHBA e Britania e Madhe, por për të varfrit në të gjitha këto vende ku përmbysen të tilla regjime, si: Irak, Afganistan, Pakistan, Libi pa përmendur të uriturit e mitur, kockë e lëkurë në Ruanda etj., politikat globale mbeten shurdhmemece apo ndihmojnë vetëm për fasadë?! SHBA harxhoi miliarda kundër armatimit shfarosës rus në Afganistan, por për të uriturit e situatën njëlloj të trazuar prej luftës civile si në Kandahar etj., pse preokupimi për rezultate drejtpërsëdrejti ekonomike bie kur numri i viktimave prej mjerimit e epidemive është njëlloj tronditës?! Kuptohet që interesi mbetet ende në kuadrin e luftës së ftohtë, pra për domenin e lidershipit ndërkombëtar. Ky është problem eminent global për t’u zgjidhur domosdoshmërisht e jo dogmatikisht. Është për të ardhur keq që mbeten shembuj të mirë edhe pse simbolikë bamirësitë e VIP-ave hollivudianë, që japin mesazhe duke birësuar nga të mjerët e vegjël të këtij realiteti. Kriza që përfshiu Greqinë shqetësoi gjithë shtetet e Europës, jo vetëm se ajo mund të sillte procesin domino, por se shihet në kuadrin e Europës së Bashkuar e cila është e interesuar të neutralizojë krizën pse jo, duke i blerë ishujt e mrekullueshëm të saj. Është e vështirë të ndash këtu ndihmën e sinqertë nga ekspansioni, por sidoqoftë diçka bëhet në të mirë të vetë Europës së Bashkuar, ku mezi presim të na pranojnë edhe ne. Natyrisht që s’ka interes për t’u ndalur se çfarë fitimesh nxjerrin nga kjo shtetet e veçanta si Gjermania, kur ka interes e përgjithshmja. Pikërisht në këtë prizëm ndihmohen nga rrënimi shtete të caktuara dhe nuk shikohet nga

25

njerëzimi mjerimi global i tij. Për sa më përket mua mbështes filozofinë gandiste që dhunës t’i rezistosh me mendje. Gandifilozofia është e ardhmja e njerëzimit, ndaj shpresa qëndron te përpjekja e gjithë botës për paqje globale. Për OKB-në ky do të ishte synimi bazë krahas luftës kundër çarmatimit bërthamor si rrezik shfarosës i njerëzimit. Por paqe me varfëri nuk mund të ketë. Se varfëria globale pjell turmat që i përgjigjen çdo lloj fanatizmi apo fondamentalizmi që prodhojnë në mënyrë të verbër gjakderdhjen. Po nuk u neutralizua uria globale asnjëherë s’do të ketë paqe në botë, ndërkaq që pushteti ndërkombëtar i parasë provokon luftra të motivuara “ndershëm”, për t’u ridimensionuar globalisht vetë ai, siç solli shekulli XXI terrorizmin dhe njëherësh luftën kundër tij. Po të mos shuhet varfëria gjithë pushtetet sjellin të njëjtat pasoja. Përndryshe Revolucioni francez nuk do të korruptohej rrugës. Përndryshe Hitleri e Stalini s’do barazoheshin prej krimit të pushtetit qoftë edhe në kahe të kundërt. Askush nga aleatët nuk e akuzoi Stalinin gjatë Luftës II Botërore për shfarosjen e 5000 ushtarakëve polakë në Katin, kur pakti i aleatëve ndaj Hitlerit ishte pikërisht kundër genocidit me rrezik ndërkombëtar të tij. Kjo, se heshtja dhe fshehtësia janë të rrënjosura thellë te pushtetet me natyrë komplotiste. Konspiracioni është ligji e zakoni i tyre natyror. Fshehtësia për konspirativët është mënyrë së qëni e siguri jetese si në luftë ashtu dhe në “paqe”. Kështu nazistët zhdukën gjithçka, bolshevikët ruajtën arkivat, ndonëse të gënjeshtërta apo të koduara. Segmente të Sigurimit shqiptar zhdukën gjithçka që rezultonte aktivitet agjenturor i UDB-së dhe KGB-së, e konservuan dokumentacion

26

të manipuluar në funksion të mbetjeve ende të gjalla të ish-pushtetit komunist. Ashtu si SHISH-i në vitet post komuniste, pastron gjurmët e pushtetarëve sot. Përndyshe në demokraci alternimi i pushtetit nga pozita e opozita nuk do të ishte e njejta gjë. Përndryshe interesat e komercializmit global nuk do të pillnin fantazi të çuditshme apo profeci eksepsionale apokaliptike për përmbysjen e botës, apo alarmet false për pandemitë moderne për përfitimet globale farmaceutike etj. Sepse deri më sot padrejtësia ka qenë deviza e njerëzimit, se vetë ai është i ndërtuar mbi të, se po të neutralizohet varfëria botërore, ndasia në shumë të pasur e në jo të varfër nuk krijon antagonizëm flagrant. Kështu do të ngadalsohej ritmi i steriotipit dinamik politik e komercial i konflikteve botërore. Ndoshta ajo, bota, do të dembelosej së trashuri nga trutë, së mos pasuri vatra zjarri e rreziku nëpër të, për të cilat duhet të preokupohet, të krijojë qarqe të caktuara që prodhojnë skemat e konfliktit. Kurse bota e shkencës thotë se paqja në botë do të vijë kur interesi shkencor ndërkombëtar kundër rrezikut të ngrohjes globale të shihet me të njëjtën rëndësi me luftën kundër varfërisë, që kundrejt shteteve të fuqishme që përbëjnë kurdoherë “fuqitë e mëdha” të mos ekzistojnë kaq pashmangshmërisht popuj superiorë e inferiorë vetëm për shkak të pafuqisë së shtetit të tyre. Kur të ndërgjegjësohet gjithë njerëzimi që nuk duhen stimuluar konfliktet ndërkombëtare që kthehen në bumerang për të gjitha arsyet që thamë. Deviza se çdo popull e meriton pushtetin që ka, është krejtësisht reaksionare në raport me të drejtat e individit, parë ky njëlloj në të gjithë universin. Për çka do ndalur posaçërisht.