E verteta te ben te Lire

Patëm kënaqësinë të dëgjojmë mençurinë e akadamikut R.Qosja, por njëherësh edhe zhgënjimin për njëanshmërinë në problemet tona parë nga larg prej tij. Edhe Zoti, që gjykon nga larg, nuk do të caktojë me gisht një fajtor midis gjithë fajtorëve. Kam ndjekur me interes edhe polemikat e vjetra midis tij e Kadaresë dhe thjeshtësisht më vinte keq njëlloj për të dy. Sepse i dua të dy njëlloj. Sepse Kosova është Shqipëri matur nga lartë poshtë dhe Shqipëria është edhe Kosovë, filluar nga poshtë lartë.
Kësisoj, për mua është vetëm një rënie në mendime pasi e dëgjova, kurrsesi kuturisje guximi për të polemizuar me të nderuarin në fjalë. Duke qënë, personalisht akuzatore për gruan e fëmijët e tjerë të Enver Hoxhës për hir të çështjes kombëtare, do të thotë së paku që nuk do të isha kurrë e njëanshme edhe nëse Berisha apo Rama do të ishin nga më të afërmit gjini të mitë apo nga armiqtë (nga ana ime nuk ekzistojnë) më të egër

164

të mitë. Kjo nuk është thjesht çështje karakteri apo temperamenti drejtësor i imi, por çështje koncepti demokracie, e cila na mungon qysh në 1990, sepse organizimi i rendit të ri demokratik u iniciua nga ish-pushteti komunist, subjekt i të cilit është dhe Berisha. Por vetëm si subjekt, si individ, duke kapur partinë e parë të mirëfilltë opozitare: PD-në, teksa pushteti ishte ai i Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës, Fatos Nanos që trashëgon sot Rama. Gjithsesi, si e paanshme, do të isha së pari më e ashpër me fëmijët e mi, po të ishin në këtë lojë të fëlliqur politike. Ndaj kam qenë më e ashpër me të majtën së cilës i përkas, filluar menjëherë me pushtetin post komunist.
Pushtet që u alternua me Berishën, sërish me dy mandate të Nanos që mbolli legjitimitetin e korrupsionit moral e shtetëror, vijoi me dy mandate të Berishës që ndoshta ka vjedhur këtë popull e këtë truall akoma më shumë. Por nuk do ta quaja kurrë këtë tranzicion të stërçalë si pushteti i Berishës. Kështu flet vetëm Nexhmije Hoxha, e fundmja e mbetur me elektoratin e saj, kështu flet Edi Rama me elektoratin e vet. Teksa jemi para zgjedhjeve dhe kërkush nuk di krejtësisht të vërtetën rreth korrupsionit shtetëror, por domosdoshmërisht edhe të opozitës.
Thashë në fillim që duhet të ndalemi te koncepti “demokraci” që presupozon qeverinë me zërin zyrtar e kundërshtar të saj për më mirëqeverisje zyrtare, (çka duhet ta kishin prezantuar nëpërmjet programeve alternative) duke realizuar kështu pushtetin e përbashkët legjislativ. Pra, qeveri dhe opozitë, bashkë, përbëjnë pushtetin demokratik, ndërkaq që elektorati përcakton me votë forcën qeverisëse që do. Çdo

165

shqiptar vendali e ka të zorshme të besojë në ndershmërinë e kësaj opozite (siç dihet: pasqyra e pozitës) kur administrata shtetërore është realisht e korruptuar. Pra, për hir të rrotacionit të domosdoshëm, ne vendalinjtë shqiptarë bëjmë kompromis me veten, që për momentin duhet të largohen këta pushtetarë tejet të korruptuar, paçka se do i zëvendësojnë të korruptuarit e rinj. Sepse nuk i kemi dëgjuar fije ndershmërie kësaj opozite me përfaqësim autokratik të zotit Rama.
Personalisht jam me Vetëvendosjen në Kosovë, por kurrsesi nuk mund të gjykoj qeverinë apo partitë opozitare, teksa s’mundet kurrë t’i njoh mirë. Ndaj, e kam të vështirë të kuptoj sigurinë e akademikut të lartë dhe dyshoj për njëanshmëri, madje absolute. Njëanshmëria nuk është njohje e situatës, nuk është integritet, madje madje nuk të dallon shumë nga subjekti që kritikon. Njëanshmëri kjo që bie në sy edhe nëpërmjet selektimit të ekranit televiziv apo medias së shkruar. Njëanshmëri, kjo animuar nga një gazetare e caktuar, siç unë e kam quajtur “gazetare oborri” që vetëm provokon “si i bukuri shejtan” siç thotë populli. Por sidomos njëanshmëri pozicioni kritik e fatkeqësisht politik.
Do ta kisha shumë të rëndë të arrija ta shihja këtë njëanshmëri deri në ndërhyrje në punët e brendshme, ndonëse brendësia jonë fizike shpirtërore është një – Kosovë Shqipëri apo Shqipëri Kosovë. Sepse lëvizjet politike e kulisat e tyre s’mund t’i dijë kurrë askush, veç çfarë duan të na tregojnë vetë ata nëpërmjet ekranit e medias së shkruar. Edhe pse çdo gjë është e censuruar, del se Rama ka bërë vetëm obstruksion kriminal, ndërkaq që Berisha duhet të ikë. Mua më dhimbsen

166

shumë shqiptarët e shkretë që qorrollepsen prej venerimit të famës e të mendjeve të larta intelektuale, teksa jam shumë dakord me thirrjen që zoti Qosja iu bën atyre që të dalin në shesh për të kërkuar të drejtat e veta nga cilado qeveri.

Gazeta Shqiptare
24 prill 2013

167