E verteta te ben te Lire

Nuk mund ta anashkaloja për një moment tjetër përjetësimin e homazhit tim për Vaçe Zelën, për vogëlushen që ka lindur duke kënduar me gjenialitet, duke bërë natyrshëm bashkimin kombëtar nëpërmjet këngës. Në këto ditë zie për të, nuk duhet qarë, por duhen kënduar këngët e saj. Lotët rrjedhin vetë nga mallëngjimi për të dhe për atdheun të cilit i këndoi. Gjembi i shqiptarëve, Fatos Lubonja, hedh poshtë dhe Vaçe Zelën, se i ka kënduar atdheut të Enver Hoxhës. Më vjen ndot t’i kujtoj këtij “eruditi” që atdheu mbetet atdhe në çdo regjim. Them më vjen ndot, se i tillë ka qenë që student, megjithëse nuk kam folur gjerësisht për të. Ndërsa përsëris që ka hyrë në burg vetëm kundër E. Hoxhës, pra për pushtetin e R. Alisë, N. Hoxhës e të tij, pra të agjenturës. Si mendon gjembi: është heroizëm të futesh në burg pa mbrojtur atdheun, por për pushtet vetjak, apo t’i këndosh me shpirt atdheut tënd aq sa të lumturosh e të ngresh në këmbë

685

shqiptarët për ta dashur më shumë atë edhe pse janë të varfër?! Pse nuk iu thotë gjembi shqiptarëve se po të ishte e lirë Vaçja si sot në rininë e saj, do të kish dominuar mbi gjithë këngëtarët e famshëm në botë dhe në të gjitha llojet e muzikës, gjë që vjen prej talentit autentik. E tillë ishte Vaçja. Ndaj, në kujtim të saj do kënduar edhe më shumë pa fund dhe jo zyrtarisht, por nga shpirti i popullit. Nuk i takon madhështisë së Vaçes “të qahet” institucionalisht nga kryeministri i radhës, jo më nga më ekzemplari maniakal i fasadës. Kur këndoj në shtëpi gjithmonë më kanë rrjedhur lotët. Jo për regjimin e humbur, por për zërin e papërsëritshëm të saj, që të prek edhe nervin më rudimental e dembel. Më ka ndodhur të qaj për këtë arsye para kameras në një studio televizive. Më kërkuan të zgjedh një këngë sipas performancës së emisionit. Zgjodha Vaçen dhe ndonëse nuk e këndonte ajo, në kujtim të saj, si përfaqësim i Shqipërisë, më rrëshqitën lotë tek dëgjoja: Po ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur, Rrjedh në këngë e ligjërime, ballëlarta me flamur ! *** Edhe në komunizëm, si në çdo fenomen shoqëror, zhvillimi (revolucion në këtë rast) varej nga raporti shkak-pasojë. Është e pamundur të ndiqet zinxhiri shkakësor i të kaluarës në tërësi prej ndërlikimit të tyre, pjesa më e madhe e të cilave s’ka lidhje me çështjen specifike që trajtojmë për: “Tanët” – apo agjentura në simbiozë me sistemin komunist kundër E. Hoxhës.

686

Këtu na vjen në ndihmë Karl Popper, filozof i shquar i shekullit XX, përkthyer mrekullisht nga Aleko Minga, gjë që të jep kënaqësinë e njohjes njëherësh të dy autorëve, siç ndodh me përkthimet e Nolit. Karl Popperi thotë: “E vetmja rrugëdalje prej kësaj vështirësie është, besoj, futja me ndërgjegje e një pikëpamjeje përzgjedhëse të paravendosur në histori; pra, të shkruajmë atë pjesë të historisë që na intereson. Kjo nuk do të thotë se mund të shtrembërojmë faktet ose se mund t’i shpërfillim faktet që s’pajtohen me to… Nuk mund të ketë histori pa një pikëpamjeje; ashtu si shkencat natyrore, historia duhet të jetë përzgjedhëse, përndryshe do të pengohej prej një vërshimi materialesh të varfra dhe pa kurrfarë lidhjeje”. Me fjalë më të thjeshta do të thosha që historia duhet analizuar me tematika të veçanta. Mënyra si është gjykuar komunizmi deri sot, nuk zbërthen të vërtetat sipas logjikës së situatave përkatëse e rolin e individit të përfshirë në to, por rezulton antipropagandë bajate, njëlloj në synim (pra shpëlarje truri) me propagandën komuniste. Sepse duke u bazuar vetëm në faktet themelore, që ndonëse flasin vetë, nuk mund të përbëjnë apo të sipërmarrin lëndën analitike të të shkruarit të historisë, ndonëse janë shembuj qoftë edhe ekstremisht kriminalë, për të dënuar të kaluarën, pa dashur të dihen ligjësitë, konteksti e logjika e situatave të kohës përkatëse, që kanë shërbyer fatkeqsisht si pretekst për t’u tejkaluar nga autoritetet antishqiptare. Pra, Karl Popper, na thotë se të vërtetat e rëndësishme historike shkruhen sipas pikëpamjeve të parashtruara. Po kush mund ta dëshmojë absolutizmin më të mundshëm objektiv të pikëpamjeve pa i jetuar vetë këto të vërteta? Në mos qofshin të jetuara, nuk

687

janë të vlefshme tentativat për analiza historike pa dokumentacionin e domosdoshëm që të zbërthejë objektivizmin e pikëpamjes së parashtruar. Nga ana tjetër, individi që shkruan nisur nga vetja, por sidomos për të tjerët, nuk mjafton të ndalet me historinë e tij, se do të ishte thjesht një predikues edhe pse i një kauze shumë të vështirë nga komplikimi logjik i situatave e gjendja e tij emotive për t’i rijetuar. Ndaj, atij përveçse së gjykuari së pari vetveten, i duhet të reflektojë për pozicionin në raport me situatën jetike, përveçse historike që përcakton e vërteta në fjalë, dhe nëse kjo ka qenë pashmangshmërisht e pamundur në kohën përkatëse. Të reflektojë, sidomos në raport me personat përgjegjës, sipas pikëpamjes udhërrëfyese, edhe në sakrifikim të vetvetes, edhe po t’i ketë gjini, si në rastin tim e të Sokolit. Pikëpamja përzgjedhëse në funksion të analizës e zbardhjes së të fshehtave të historisë nuk është doktrinë apo disiplinë ideologjike, sado që do shumë mund për të qenë sa më shkencore në shpjegimet e ndërlikimeve të zhvillimit si shkak-pasojë. Pra, ajo, së pari, nuk të pengon të jesh tolerant në gjykimin edhe të personave përgjegjës në planin moral (nuk do të isha e zonja të dënoja në forma të tjera kërkënd). Por, sidomos nuk të pengon të falësh! Ai që fal, përveçse kryen një mirësi të madhërishme ndaj tjetrit, po kështu kryen mirësi ndaj shpirtit të tij për të gjetur paqen. Të falur janë prej nesh qindra njerëz servilë, deri edhe shoqe e miq të afërt që na kthyen kurrizin në vitet ‘90! Të falur janë shumë nga “Tanët”, që tashmë mbeten neutralë! Unë besoj se njeriu duhet të falë pa kushte. Pra, të falë çdo gabim, madje edhe faj, të kryer jo vetëm nga padija, por edhe për interesat

688

e tyre humane, pra për qëllime krejt të vogla përfitimi pa kryer vepër penale. Sepse njeriu gabon edhe padashur, siç duhet të kem gabuar unë, ndonëse askush s’ma ka vënë në dukje edhe kur i pyesja se ku gaboj, pse s’më doni etj. Por, ka një kusht themelor që s’mund ta shpërfillësh e para të cilit nuk mund të falësh. Teorikisht nuk mund të falësh krimin si qëllim e si vazhdimësi. Sipas pikëpamjes që po ecim, nuk mund të fal njerëzit që prodhojnë rrezik permanent ndaj meje, familjes sime dhe shoqërisë. Tashmë s’ka vend për iluzione. (Siç jam iluduar një çast prej N.Hoxhës, që përbën një nga emocionet më të bukura, ndoshta pse ishte në prani të E.Hoxhës. Por është një çast i kundërt për të pasur frikë prej vetë zgërdhirjes së saj, tek intuitivisht e ndjeva veten të kapur përgjithmonë si pre në kafaz. Të vetmet çaste konkrete këto kur ajo më “përkushtohet”, fiksuar në celuloid që i pasqyroj në këtë libër). Duke lënë mënjanë pararrjedhën e pasrjedhën e çasteve të tilla, do të përqëndrohem në rend kronologjik në ngjarjet tragjike që faktikisht kanë ndodhur dhe vetëm një “i verbër” (militant) do t’i konsideronte në mënyrë specifike si tragjedi “personale”. Përzgjedhja e pikëpamjes në trajtim të situatës më ka ndihmuar që të shoh gjithçka që kam parashtruar si të qëllimshme. Le të vendosë historia nëse janë ngjarje të rastit apo të paracaktuara. Mjafton të ndalem vetëm në familjen e Sokolit, e cila ndonëse ishte pranë diktatorit, botëkuptimin e kishte prej qytetari të thjeshtë. Filloj në rend kronologjik me dyshimin: për qëllimin fatal të Judës për të rrezikuar jetën e Sokolit, vetëm prej apandesitit në ‘76-n. Godisnin kështu E.Hoxhën, e më hiqnin qafe mua bashkë me Valbonën 9-muajshe, që ishte drita e syrit për të e për pasojë

689

halë në sy për Nexhmijen. Vazhdojmë me mjekimin tim krejtësisht jo profesional me antidepresivë me doza shumë të larta, non stop për vite e vite me rradhë, për të manipuluar nga Juda si endokrinolog “i shquar”, sëmundjen time qëllimisht të pa deklaruar: “lodhjen adrenale”. Sëmundje kjo endokrine shumë e rallë, që më gëryente së brendshmi. E.Hoxha këtu bën tolerancën më sublime, duke pranuar të përjashtuarin Judë pas ngjarjes së Sokolit, duke i besuar Nexhmijes që po “preokupohej kaq shumë” për mua. Por, ky ishte gabimi më i pafalshëm për veten e tij dhe Shqipërinë. Fillimisht qëllimi ishte për të sabotuar shëndetin tim në rreth të mbyllur, me Judën dhe terapistin kukull francez që më mjekonte sipas porosisë së Nexhmijes, duke evituar krejtësisht Miliezin, që ishte porosi e E. Hoxhës. Nexhmija nuk më lejoi të shkoj as në një mjek shqiptar me alibinë ultësisht vulgare: “Pse do të na dijë dynjaja sekretet tona, si shkon me vjehrrën, si shkon me kunatën?!”. S’është nevoja të them që vetëm i nderoja, i desha dhe vuaja shumë pse nuk më deshnin. Por, as nuk dija të mendoja që te mjeku mund të ankohesh për “simptoma” të tilla. Ndaj insistimi i Nexhmijes që kur kam futur këmbët në atë shtëpi, për t’u ndodhur para intrigave nga më të çuditshmet në raport me gjithkënd në mungesë të E. Hoxhës, kanë pasur qëllimin për të më paraqitur sa më problematike e gjithmonë “persona non grata” brenda dhe jashtë shtëpisë. Duhet të ndalem sidomos për befasinë e vdekjes së vetë E. Hoxhës, sapo mua dhe Sokolin na kishin hequr nga Tirana, qoftë edhe për një ditë. Pikërisht atë ditë, ndodhi siç ishte parashikuar, pra një vdekje e paralajmëruar në kohë të precizuar. Vetëm në

690

shtëpinë e N. Hoxhës, krahasuar me çdo shtëpi në botë : monarkike, aristokratike, kryeministriale, apo në ato që nuk kanë bukë të hanë, ndodhi që në momentin sublim, kur njeriu ndahet nga jeta, Enver Hoxha nuk pati kërkënd mbi kokë, as nga familja, as nga mjekët, as nga rojet. Madje, çudia përmbi çuditë për një kryetar shteti, ishte se u gjend në shesh kushedi pas sa kohësh, dëshmuar prej tre personave që e gjetën: roja, mjeku dhe infermieri. Radha përkatëse për të vëzhguar ecurinë e shëndetit të E. Hoxhës kishte qenë e Nexhmijes. Por, nuk ka dhimbje më të madhe për njeriun se pasiguria për fëmijët. Në vitin ‘92, unë e Sokoli i nisëm ata për në Kanada te miqtë, pa ditur që ata ishin “Tanët”. Që nga burgu, Nexhmija (kam prova dhe persona të posaçëm që kanë shkuar në burg, për ta takuar për këtë mision) urdhëroi të na syrgjynosin fëmijët, duke ndëruar destinacion, pa ditur ne se ku ishin, për pasojë pa pasur mundësi as për lidhje telefonike për një vit e gjysmë. Sidomos, pa pasur as korrespondencë të shkruar. Justifikuar me terrorin ndaj tyre dhe ndaj nesh që të mos interceptohen ku ishin, për t’i shpëtuar gjoja kështu revanshit antikomunist. Qëllimi ishte për të më shkatërruar krejtësisht mua edhe ata. Hollësisht kam folur për këtë në librin “Pushtimi i brendshëm”. Në kohën që fëmijët e Ilirit e të Pranverës nuk i gjeti gjë në Shqipëri, përkundrazi ishin të përkëdhelurit e socialistëve, sic janë dhe sot. Por, njëkohësisht duhet të ndalem në formë të përmbledhur edhe te familja ime prindërore. Pas ngjarjes së Çhernobilit, në vitin ‘86, u shtrua shkencërisht bindja që shpërthimi i reaktorit u bë shkak që shumë e shumë

691

viktima të humbisnin jetën me sëmundje të pashërueshme, me rreze shumë të gjatë veprimi në hapësirë dhe në kohë në të gjithë botën. Pikërisht në periudhën ‘86-’94, në moshën rreth 40 vjeç më ikën nga jeta si rrezik dëshmitarësh për Nexhmijen, vëllai dhe motra nga kjo sëmundje, ndërsa si për providencë shpëtoj në të njëjtën moshë, vetëm unë, ndonëse u godita gjithashtu në ‘94-n nga kanceri. Im atë, pas vdekjes së tim vëllai, del jashtë loje si rrezikshmëri e vdes i sklerotizuar. Në vitin ‘99 më ikën befas nga jeta ime më, po me kancer, pikërisht në kohën kur kisha dhënë shenja për t’u hapur në publik. Ajo ishte dëshmitarja më e fuqishme për prapaskenat e Nexhmijes e të Judës, që nuk i kisha ditur as unë në kohën përkatëse. Humbja e papritur e sime mëje krahas kërcënimeve, më detyrojnë të shkoj në Kanada, ku praktikisht kisha rënë sërish në kurthin e tyre. E tmerruar prej humbjeve dhe goditjeve të njëpasnjëshme të familjes sime prej të njëjtës sëmundje, vija re që gjithkush nga “Tanët” (sepse në mes të tyre kam jetuar dhe çdo njeri që më rrethonte transformohej i tillë), më nxirrte si arsye Çhernobilin. Duhet ditur, që ekziston dhe është përdorur nga agjentura, siç e njeh historia botërore por edhe jona, mundësia shkencore dhe praktike e likuidimit të personave apo dëshmitarëve të rrezikshëm nëpërmjet kontaminimit me kancer, gjoja si vdekje e natyrshme. E pranoj edhe unë mundësinë shfarosëse në masë prej Çhernobilit, prandaj dhe thashë që e shtroj si hipotezë për lexuesin, se për vete jam e sigurtë nga dëshmitë e mia dhe nga ç’më kanë thënë vetë ata që përbënin realisht rrezik për Nexhmijen dhe Judën. Madje, supozojmë me tolerancë shumë të madhe për alibinë e

692

Çhernobilit, që në çdo 10 persona në një rajon edhe ngushtësisht të lokalizuar, 4 prej tyre janë goditur e kanë humbur jetën, por kurrsesi nga e njëjta familje. Kjo është një mundësi me probabilitet maksimal që po i lejoj vetes në trajtim të çështjes në favor të “Tanët”-ve. Nuk është e dhënë shkencore, dhe ju siguroj që mundësia e goditjes është më e vogël, sa më larg vatrës së shpërthimit të rrezatimit, siç është Shqipëria. Të vërtetën për familjen time ma kanë pohuar vetë “Tanët” për të më trembur, si për shëmbull dy mo(ns)trat në Kanada, apo çifti i ngarkuar për dislokimin tim. Pavarësisht nga kjo shtroj pyetjen: Përjashto tim atë që iku nga jeta i papërgjegjshëm siç kishte jetuar që nga ‘87-a, për ne 4 personat që përbëjnë një familje komplete por “jo të rrezikshme”, sa duhet të ishte probabiliteti i mundësisë së goditjes së rastit prej Çhernobilit?! Faktikisht u goditëm të katërt. E pra, s’ka nevojë të jesh matematicien për të kuptuar që probabiliteti i kësaj ngjarjeje teorikisht të rastit na rezulton 100%. A ekziston një rastësi 100% e mundshme për të ndodhur?! Sipas “Tanët”-ve po! E pra, shkencërisht nuk është e mundur! Nuk mund të jetë rastësi, por përqëndrim i qëllimshëm krimi, jo më në një sipërfaqe sado të vogël, por në të njëjtën rrënjë, nën një çati, ndonëse dhe trashëgimia gjenetike e familjes nuk e favorizon e nuk e justifikon këtë rrezik. Kjo tragjedi e një familjeje komplete është pasqyrë e tragjedisë së përgjithshme, ndërkaq që e tëra ndikon tek e veçanta dhe jo vetëm e pasqyron atë , por për hir të dialektikës e përcakton faktor në funksion të së përgjithshmes. Jam e sigurtë që ndërgjegjja kombëtare pulson sa vjen edhe

693

më shëndetshëm prej antivirusit serbo-sllav, domethënë prej vetëdijes. Jam e sigurt që do të kuptohem nga çdo “ish-shqiptar kafazi”, i cili duhet të ketë edhe ndjeshmërinë që jeta ime është ende e mbyllur në sirtarin e Nexhmije Hoxhës që njeh vetëm perversitete. Kështu kërcënoi vetë ajo publikisht pas librit “Pushtimi i brendshëm” nëpërmjet telefonatës mediatike të “Tanët”-ve. Ishte i vetmi sinjal publik që i shpëtoi strategjisë së saj prej shenjtoreje ndaj akuzave tona. Ajo deklaroi para gjithë shqiptarëve që dosjen time e ka në sirtar. Dosja ime duhet zbardhur. Dosja ime nuk është personale, por është e të gjithë shqiptarëve që janë rrezikuar nga “sirtari” apo policia sekrete e Nexhmijes. Ajo nuk ka bllofuar përsa i përket dosjes, por nuk ka kuptuar që pikërisht kërcënimi me dosjen e bën atë automatikisht fajtore për gjithë popullin. Zbardhja e dosjes është domosdoshmëri për t’u përballur në emër të shqiptarëve. Në kanë qëllimin ta zbardhin nesër, kur zëri im ose i tyre të jetë shuar, do të jetë vetëm mbrojtje furracake e inskenim, botuar gjoja vonë “për etikë”. Për ata që besojnë gjoja për këtë arsye, pra te moda e botimit pas vdekjes, në këtë rast nuk iu vlen. Kjo, sepse besoj se tashmë ia kam arritur që jo vetëm e kaluara s’mund të transformohet më prej tyre, por as e tashmja e as e ardhmja e historisë. Sepse ajo nuk gatuhet, por zhvillohet në mënyrë të paparashikueshme. Sepse është zgjuar vetëdija kombëtare për sundimin agjenturor mbi Shqipërinë, qoftë kjo monarki, diktaturë apo tranzicion, deri 24 vjet demokracie. I dashur lexues i sotëm, unë nuk kam mundur ta njoh vetëkënaqjen. Më duhet t’ju them mjaft bashkatdhetarëve, që edhe pse ende mund të jenë të paqartë në veten e tyre, ua respektoj

694

mendimin personal, por jo tejkalime revanshi. Më duket se i vetmi qëllim i jetës sime brenda forcave të mia, është përpjekja për vetëdijen kombëtare. E ndotura që sjell rrezik midis nesh, duhet ditur që të pastrohet. Ndaj, nëse kam ndonjë arritje nëpërmjet këtyre përpjekjeve, ajo do t’i takojë vetëm historisë. Thënë ndryshe, kam fuqi e guxim të përpiqem për të gjithë, por nuk kam fuqi e sidomos tërhiqem përpara ndonjë merite vetjake. Më kënaq shumë arritja e përgjithshme si meritë e përgjithshme larg protagonizmit. Mjaft të kryet mirësia e të gjithëve, që domosdoshmërisht duhet kryer. Sot për sot na duhet integrimi i përbashkët Kosovë-Shqipëri në Europë. Arritje të cilën pikërisht agjentura nëpërmjet “Tanët”-ve na e pengojnë. Libri “Tanët” nuk është jeta ime, por zbërthim me hollësira e detaje dëshmish konkrete në vijim të temës së madhe që kam marrë përsipër sipas pikëpamjes përzgjedhëse stë analizës së “undergraundit” agjenturor të zhvillimit të historisë. Në këtë libër, bëj përpjekje për ta lehtësuar lexuesin me skica të thjeshta biografike, që ai të më njohë më nga afër. E sidomos sjell për kënaqësinë time ndonjë trill letrar pa pretenduar t’i hyjë në sy kujt. Shpresoja shumë që në librin e tretë të përdorja korrespondencën me E. Hoxhën. Por, siç thashë, ato i ka zhdukur Nexhmija. Gjithsesi diçka mbetet, e analiza e deduksioni vazhdojnë. Dëshmitë e mia askush nuk mund të m’i marrë. Çdo humbje në linjë të paracaktuar e domethënëse përbën fakt esencial më vete për autorin që hedh gurin e fsheh dorën. Të vjedhësh dokumentat tona me vlerë sentimentale, sidomos ato të fëmijëve e t’i ruash brenda dosjes së krimit ndaj Mehmet Shehut, të cilën e ka menaxhuar krejtësisht Nexhmija, besoj se

695

për cilindo lexues është e qartë që ndodhet përpara një historie krimi shtetëror shumë kompleks. Dosja për Mehmet Shehun është e plotë. Ndonëse krimi M. Shehu përbën histori për arsye madhore siç janë ato shtetërore, (dhe mua si gazetare më intereson) si mundet të ndodhen bashkë me dokumentat e M. Shehut edhe tonat, sidomos fletoret e fëmijëve të vjedhura, apo të vidhet thirrja në origjinal i Enverit i fshehur me shumë kujdes nga ne, si dhe foto që mesa duket janë problem i madh për Nexhmijen?! Qartësisht kemi të bëjmë me autorët e krimit të vdekur shtetëror Mehmet – Enver, bashkë me krimin e gjallë të djalit e nipërve të saj. Krimi shtetëror Enver – Mehmet me krimin familjar të Nexhmijes! Përmbajtja e dosjes së Mehmet Shehut shkartisur me sendet tona, më sjell në mend se si qeshte Iliri bashkë me të tjerët familjarë kur vdiq ai. Hynë si një re e zezë, jo vetëm nga gjëma që perceptova, por se nuk hynin kurrë te ne. Sërish e vetme, sepse Sokoli ishte jashtë për të hapur Shqipërinë me botën, së paku në linjë telefonike për momentin, me porosi të Enver Hoxhës. Ndërsa strukesha, edhe pse isha në folenë time, prej arrogancës euforike të tyre mendoja: “Po tani? Gjithnjë e më keq do të jetë për babanë!”. Do ta vriste Mehmeti Enverin siç u thur tabloja sinoptike?! Nuk i dihet. Por dihet ajo që ndodhi pas, që kurrsesi nuk do të ndodhte me Mehmetin gjallë. Njëri djalë i Enverit përpiqej të hapte Shqipërinë, tjetri përpiqej ta mbyllte dhe më tepër, i veshur në sekret të plotë ushtarak me ofiq të lartë. Nga kombajnat vajti te sekreti shtetëror: armët, por formalisht njihej si drejtor i institutit përkatës. Po kështu, e shoqja me katapult bëhet drejtoreshë e

696

përgjithëshme e muzeve kombëtarë, pa e ditur kurrë Enveri. Klementi përpiqej të bënte emër edhe në perëndim, si arkitekti “më i talentuar”, Pranvera vegjetonte në shtëpi, ndërsa Nexhmija kishte përgatitur numrin e botimeve politike me autorësi të saj, më tej nga Enveri (natyrisht duke i kopjuar ato), si ideologia e vërtetë, ndërsa Enveri së paku prej 7 vjetësh, u kthye prej saj në mit për dje dhe për sot, siç i duhet asaj për t’u fshehur pas tij. Si nuk e kisha kuptuar vallë planin e tyre, por vuaja fillimisht se pse s’më duan, kur unë i dua e jam gati të sakrifikoj për ta?! Pastaj më duhej të veproja në vetëmbrojtje dinjiteti, deri për të mos më vrarë, e së fundi për t’i demaskuar. Më rezulton se cilido të ishte Mehmeti, ai do ta ruante Enverin më shumë se si “e ruajti” e shoqja, ndaj dhe e vranë Mehmetin. Ndaj dhe Fiqirete Shehu qau në burg, kur mori vesh vdekjen e Enverit. Ajo e dinte kush ishte Nexhmija, si të rekrutuara bashkë që tek instituti “Nëna Mbretëreshë”. Ajo e dinte që vetëm Enveri mund ta falte atë dhe fëmijët e saj, siç i kishin premtuar. Përkundrazi, edhe kur erdhi liria postkomuniste, Nexhmija iu bleu heshtjen apo skllavërinë në favor të saj, ashtu siç eshte shprehur vetë regjenti Ramiz Alia, gjë që e kam trajtuar thellë te “Pushtimi i brendshëm”. Por, Enveri pas vdekjes së Mehmetit dhe qëndrimit me tablonë sinoptike, etj. etj., ka kuptuar gjithë situatën e mashtrimit e falsifikimit. Ndaj, besoj që më thërret me pusulla kuptimplote, që më takonte mua ta gjeja kohën, mënyrën për të folur me të, sepse ai nuk lëvizte dot më lirisht, jo vetëm prej Nexhmijes, por prej

697

rëndesës së sëmundjes, stimuluar në mënyrë monstruoze, pikërisht pas vdekjes së Mehmet Shehut. Ndaj mbeti për të thënë të fundit fjalë mbrojtëse të Njeriut për Njeriun. Duke u kthyer tek dosja e krimit shtetëror të Mehmet Shehut e të tërë familjes së tij, me historinë tonë tragjike bashkangjitur kësaj dosjeje, kuptohet në linjë logjike, se çdo individualitet shqiptar si potencial rreziku për “Tanët”, është sakrifikuar. Kjo dosje provon në mënyrë krejtësisht të qartë akuzat tona për autorët e krimit dhe rolin e tyre agjenturor. Provon që autorët e krimit të vdekur shtetëror MehmetEnver, janë po ata të krimit të gjallë ndaj familjes së Sokolit, fëmijëve të tij, ndërkaq nipër të Enverit. Tmerr o tmerr!!!

698