E verteta te ben te Lire

Me deklasifikimin e dokumentave të shërbimeve sekrete ndërkombëtare, është vërtetuar që synohej gjithmonë përmbysja e pushtetit të E. Hoxhës. Të gjitha shërbimet sekrete kanë vepruar sidomos nëpërmjet UDB-së, duke e konsideruar E. Hoxhën të paprekshëm si person, përveçse nga njerëzit e tij të afërm. Por dhe vetë regjimin të pamundur për ta rrëzuar nga jashtë, përveçse nga brenda, prej njerëzve më përgjegjës e më afër tij. Kjo gjë mund të realizohej vetëm nëpërmjet shërbimeve të huaja, qoftë edhe transferuar këto tek shërbimi më i specializuar për shqiptarët UDB-ja, prej infiltrimit brendashqiptar në Shqipëri e në rajonet etnike shqiptare, që përfshiheshin në Republikën Jugosllave. Këto gjëra kam zbërthyer e faktuar në librin “Pushtimi i brendshëm”, nisur nga jeta ime individuale, nga jeta e familjes sime prindërore, nga jeta e familjes sime e

392

të Sokolit pranë E. Hoxhës, nisur nga vetë shëndeti dhe jeta e tij. Bazuar në çfarë kanë thënë e vepruar njerëzit më përgjegjës për jetën e tij dhe të fatit të Shqipërisë: N. Hoxha, R. Alia, S. Gradeci, I. Kalo, etj. E theksoj, nisur nga vetë shëndeti i E.Hoxhës, gjithmonë në rënie drastike, sikur të ndodhej në Kandahar e të ishte një banor çfarëdo aty. Këtë e ka vërtetuar dhe theksuar disa herë studiuesi Auron Tare. Madje ai e zotëron tashmë kopjen e dosjes së shëndetit të E. Hoxhës marrë kjo arkivat e huaja, duke na vënë në dijeni që kjo dosje është emetuar që në vitin 1973. Vit që përkon me izolimin e E. Hoxhës me alibi shëndetin e tij delikat. Fshehur pas kësaj alibije, E. Hoxha nëpërmjet medikamentit të përpunuar për këtë qëllim, apo të mjekimit të gabuar qëllimisht, nuk ka rrezikuar vetëm vdekjen e përshpejtuar, po realisht nuk kishte mundësi shëndetësore të ndiqte drejtpërdrejt personalisht problemet shtetërore e partiake, sepse mjekimet e nxirrnin jashtë loje në mënyrë të përditshme, duke e mbajtur nën fuqinë e një njeriu të zakonshëm, me parametra jashtëzakonisht të ulëta, gjoja për t’i ruajtur zemrën. Valbona ishte 3-4 muajshe, viti ‘75, kur kishte ndodhur goditja e tmerrshme e grupit të Beqir Ballukut. E quaj kështu edhe pse të tilla ishin të gjitha, por kjo ishte e para. E tmerruar për çfarë kishte ndodhur në parti, pra për çfarë duhej të preokuponte E.Hoxhën, vuaja shumë për fëmijët e Ballukut të persekutuar dhe ata. Nuk kisha absolutisht lidhje me ta, madje refuzoja të kisha, edhe pse ishin miqtë e Ilirit e Pranverës dhe ndodheshin vazhdimisht në shtëpinë e Enverit. Pastaj të keqardhurit për cilindo të pafajshëm, sado i fajshëm të jetë prindi i tyre, s’ka të

393

bëjë nëse i ke miq apo jo. Keqardhja humane vjen nga logjika dhe sensibiliteti human, kurse njohja personale tejkalon këto me emocionet përkatëse. Megjithatë nuk vura re një gjë të tillë tek Iliri e Pranvera, ndoshta as tek Sokoli, por ngaqë shprehesha vetë me të, më dukej sikur pjesëmarrja e tij në dhimbjen time qe reciproke. Dua të vë në dukje me këtë, pa dashur të bëj artificialisht dallime midis fëmijëve të Enverit, që këta mbetën krejtësisht të pandjeshëm nga kjo ngjarje kaq e rëndë për të gjithë popullin, nga cilado pikëpamje ta shohësh. Sepse dhe në lidhje me përgjithësisht të persekutuarit, rrjedhojë e luftës së klasave, kjo ngjarje ishte e instancave më të larta, për pasojë edhe goditja psiqike te cilido qytetar ishte në raport të drejtë me hierarkinë e të goditurit. Ndaj kjo pandjeshmëri e fëmijëve të Enverit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, më çorientonte, së mosdashuri e njëheresh për t’i gjykuar keq. Ndaj, do të më duhej të pyesja vetë E. Hoxhën që ndërkaq ç’është e vërteta nuk e jepte veten krahasuar me tragjedinë e M. Shehut, e cila mori këto dimensione se dhe vetë Enveri e përjetoi si tragjedi. Çdo ditë, Enveri vinte tek Valbona, shejtankë e lindur, por edhe me peristaltikë të lartë. Kështu, në çdo rast gjyshi i përgjigjej fenomenit të foshnjes: “- Këtë për Brezhnjevin!”. Sërish: “- Këtë për Hrushovin 1”. Në këtë periudhë Nexhmija shprehej që me Valbonën kënaqet Enveri, që ishte një ndihmë e madhe për të në momente kaq të vështira, që na shkaktoi B. Balluku. Pikërisht në një nga këto momente, kur ishim vetëm me Tolin pa Nexhmijen i them babait: – Mirë Beqir Balluku, këtë gjë e dini ju, po fëmijët pse u persekutuan? Ku dinë ata se ç’bën ati i

394

tyre?! Heshtja e Enverit ishte domethënëse, që po futesha atje ku ai nuk lejonte. Por megjithatë me vonesë u përgjigj me zë të rëndë: – Janë rregulla që nuk varen nga unë! I gjithë qëndrimi i tij, ndonëse vërtet më kish toleruar, më dha të kuptoj që s’duhej më kurrë të ndërhyja në çështje të tilla. Atëherë mendova për Ilirin e Pranverën që nuk mund të reagonin ndaj të atit, po kurrsesi nuk e pranoja dot që të mos shprehnin asnjë lloj keqardhjeje më vete, jo përpara të atit apo të ëmës. Për shembull nuk kuptoja dot se si Pranvera si vajzë, të mos mbyllej gjëkundi e të dilte pastaj e mërzitur apo me sytë e fryrë nga të qarët për Lulen. Pa le, çka do të ishte krejt normale përveçse humane, që edhe pa asnjë rezervë ndaj vendimit të atit të tyre (partisë), të flisnin të gjithë bashkë kokë më kokë për Çlirimin, Ladin Gimin, Dritën Gonin, Lulen, shoqen më të ngushtë të Pranverës. Jo, s’pati asgjë të tillë dhe unë haja veten përbrenda për ftohtësinë e tyre. Ishte ndeshja e parë konkrete për mua me luftën e klasave në përgjithësi, por me goditje të kupolës ndaj segmentit të kupolës. Ishte pikërisht kjo atmosferë, kur një ditë që duhet të ketë qenë e dielë, se ishim të gjithë në shtëpi, apo ditë pushimesh verore, por ndodheshim ende në Tiranë dhe babai kishte dalë për të shëtitur rreth orës 10 deri 11. Në këto momente, na thërret Nexhmija të mblidhemi të gjithë, gjë që s’kish ndodhur kurrë. Më e çuditshmja ishte vendi i menduar ekstremisht me kujdes, që sikur kushdo të na kërkonte, dhe më me rëndësi se Enveri s’ishte kërkush, të mos kish mundësi të na gjente se nuk do t’i shkonte mendja kurrë. Në një ambient të përgjithshëm? Në një apartament të ndonjërit prej tre fëmijëve të saj? Në dhomën e

395

nënamadhes, Naxhijes, nënës së mrekullueshme të Nexhmijes, e vetmja që na mblidhte si barku i Shën Mërisë? Jo, jo, në dhomën të gjumit të Sanos. Sanua kishte apartamentin me sallon ndënije e pastaj vinte dhoma e gjumit. Ku Enveri mund të shkelte vetëm po të ishte Sanua shtrirë e sëmurë. Sanua nuk ishte as në sallonin e saj. Ndaj që këtu fillonte çudia konspirative për mua, përveçse të mbledhurit të gjithë si kurrë ndonjëherë, aq më tepër befas. Nexhmija mbylli derën e dhomës së gjumit dhe ne të gjashtë u ulëm ku mundëm, mbi krevat, mbi komodinë e mbi parvazet e dritareve. Nexhmija rrinte në këmbë e elektrizuar sikur do të jepte një lajm të tronditshëm. Nuk e kisha parë kurrë ashtu, dalë kontrollit të saj të hekurt. Gjithçka ishte pa lidhje, e pabesueshme për ta dëgjuar, përveçse abstrakte, pa shpjegime paraprake, për pasojë inkoherente, por e sigurtë që të ngjallte frikë. – Dëgjoni, – tha e çekuilbruar dhe në mënyrë tejet të drejtëprdrejtë. – Bëhuni me kë të doni, por kurrë me Bashkimin Sovjetik apo KGB-n! E përsëriti si refren pa shtuar apo hequr asnjë presje. Kjo çudi shoqërohej nga çudia e menefregizmit të të gjithëve, që rrinin si biba të mësuara më parë me “mbledhje” apo “orientime” të tilla çorientuese. Kurse unë duhet të kem lëshuar shkëndija (çka ajo e vuri re) e sa do t’i thoshja “se çfarë je duke thënë, për çfarë e ke fjalën. Çdo të thotë të bëhemi me këdo, por me rusin jo, kur s’duhet të bëhemi me kërkënd ?!”. Pasi më pa në sy, çuditërisht u drodh, çka e solli në vete dhe befas iku, duke më lënë mua me fjalët në gojë. Ajo iku, besoj unë, shumë e penduar për mënyrën e zhvillimit të qëllimit të saj. Ndërkaq, të gjithë

396

ishin njëlloj menefregë duke u ngritur nga komodina apo parvazi i dritareve, sikur s’kish ndodhur asgjë e doemos që s’ke pse pret të flasë kush. – Ç’kuptim kishte kjo?- thashë unë, çka mbeti në ajër dhe nuk e di nëse preokupoi njeri, veç Nexhmijes pasi tia kenë thënë. Nuk më ka dalë kurrë nga mendja kjo mbledhje, që vulosi mungesën tonë të përhereshme prej gozhdimit të Nexhmijes vetëm nëpërmjet reagimit tim të heshtur. Natyrisht që kanë vazhduar këto mbledhje sipas eleminimeve radhë pas radhe të anëtarëve të Byrosë, apo të grupeve puçiste, ku Nexhmija do të ketë qenë edhe më e përgatitur dhe më e qetë se mungonim ne. Siç kuptohet, për mua, për pasojë dhe për Tolin, ishte mbledhja e parë konspirative….. dhe e fundit.

* * *

Pas ’90-s N. Hoxha, Ilir Hoxha dhe të tjetrët, ishin dhe janë shprehur kundër komunizmit, sipas orientimit pluRamizist të Katovicës ala shqiptare. Pragmatistë sipas interesave, ndëruan sërish dhe filluan aktivitetet deri ndërkombëtare prokomuniste. N. Hoxha lidhet me partinë komuniste të ish-Bashkimit Sovjetik dhe me përfaqësinë e Internacionales Komuniste. Kjo nuk përbën asnjë domethënie reale, përveçse një maskë apo protokoll, që duhej ta kishte gruaja e E. Hoxhës. Pra, ajo mundohet vetëm të garantojë imazhin e humbur. Në vetvete mbetet tabani i UDB-së në Shqipëri, ashtu siç u kuptua që në mbledhjen familjare në fjalë e në vijim të historisë. Edhe pse 92-vjeçare, është një taban i sigurtë për procesin nepotik të erozionit agjenturor antishqiptar.

397