E verteta te ben te Lire

Njerëzimi është mbajtur në këmbë duke u zhvilluar nëpërmjet nevojave personale të secilit. Vetëm kur ka qënë e domosdoshme, pra në rrethana që plotësojnë të gjitha kushtet, këto nevoja janë bërë të përgjithshme. Kështu do të fillonte ndryshimi, revolucioni, përpjekja, duke ditur çdokush se po lufton së pari për veten, e vetiu për të gjithë. E kundërta, që çdokush të përpiqet për të tjerët e pastaj për vete, është pothuaj e pamundur. Megjithatë historia e njeh si fenomen këtë motivim sublim e i ngre në panteonin e saj heronjtë, domethënë ata që lartësohen prej këtij misioni për t’u sakrifikuar për të tjerët. Shumica e njerëzve të zakonshëm nuk janë të tillë. Ky është një normalitet i natyrshëm siç është njerëzimi i natyrshëm. Fuqinë e tij e bëjnë idetë dhe veprat e njerëzve të mëdhenj, me potencial intelekti jashtë normalitetit. Njerëzit paksa të kultivuar kanë frikë të rebelohen për arsye

357

personale. Kanë frikë, se për këtë do të përgojohen. Po kush e ka thënë që arsyeja personale nuk është arsye për t’u rebeluar, si arsyeja më objektive nga që e ke pësuar në kurriz?! Ndaj i dashur lexues dua të theksoj këtu ndasinë kur arsyeja personale është vendimtare për të dëshmuar të keqen e përgjithëshme. Si dhe kur ajo dëshmi është po aq objektive, e i dëmtuari meriton të gjitha dëmshpërblimet, por çështja e tij nuk ka dimensionet për t’u bërë e përgjithshme apo për të hyrë në faktet historike. Përgjatë sistemit komunist shumë gjermano-lindorë kanë tentuar të kalojnë murin e Berlinit, duke lënë kockat mbi të. Do të flas për historinë e dy vëllezërve, të cilët patën vetëm nënën të izoluar në spital psiqiatrik. Pasi ajo s’kishte asnjë të ardhme që varej prej tyre, ju lutet të aratisen së paku të shpëtojnë veten. Kjo do ishte lumturia për nënën e sëmurë. Hidhet i pari, ndërsa tjetri ngjitej me thonj mbi mur pas tij. Befas, i dyti mbetet në vend, tek dëgjon hungërima qensh-ujq e ulërimat e të vëllait që po shqyej i gjallë prej tyre. Pas disa kohësh, i hipur në një avion me pilot e pak pasagjerë të vendosur për t’u arratisur, zbresin në Berlinin Perëndimor. Çështja e arratisjes së pilotit iu përkiste për ta gjykuar shumë palëve, nëse do të qëndronte apo do të ekstradohej mbrapsh: autoriteteve gjermano-perëndimore, praktikisht edhe NATO-s, atyre të Traktatit të Varshavës dhe të Gjermanisë Lindore. Një nga dëshmitarët më mbresëlënës në favor të pilotit azilkërkues ishte vëllai i vogël që kishte tentuar një herë të aratisej pa mundur dot. Trupi gjykues e pyet për motivimin dhe besushmërinë e dëshmisë së tij: – Çfarë të shtyn ty të mbrosh pilotin? – Çështja ime personale, sepse mbeta në Gjermaninë Lindore,

358

– përgjigjet, – si më e vërteta, si më legjitimja, si më objektivja, përderisa vëllanë ma shqyen të gjallë qentë dhe unë mbeta i vetëm nga ana tjetër e murit duke dëgjuar ulërimat e duke marrë me mend copëtimin e trupit të tij, gjë nga e cila nuk shpëtoj dot më kurrë! Trupi gjykues e pranoi këtë dëshmi si më objektive dhe me legjitimitet absolut, përderisa përfaqëqësoi të përgjithshmen. Dëshmia personale e këtij djali denonconte një regjim politik, e kjo dëshmi do ta shpëtonte edhe pilotin që u ul në Perëndim, me pasagjerë të vendosur si ai, për t’i shpëtuar diktaturës. Edhe dimensionet e çështjes time e kanë tejkaluar çështjen private për t’u kthyer në atë të përgjithshme. Ndodh dhe e kundërta. Historia njeh ngjarje të mëdha deri në luftra, që njerëzit i kuptojnë për shkaqe personale si rruga më e shkurtër që iu rrok mendja më pranë instiktit se sa arsyes. Legjenda homerike e Helenës së Trojës, është proverbiale si shembull tipik. Paridi rrëmbeu Helenën nga Menelau, pasi dështoi në misionin për të lidhur aleancë me Spartën. Kjo e fundit, gjithnjë e synonte Trojën si qytetërim superior. Ndaj, rrëmbimi i Helenës ishte vetëm dukja e sulmit drejt Trojës nga mbretërit e Egjeut, me në krye Agamemnonin. Ky që sakrifikoi dhe vajzën e tij të vogël për të qenë fitimtar. Edhe pse Helena ishte gati të kthehej te Menelau, vëlla i Agamemnonint, për të evituar luftën, ata nuk donin të tërhiqeshin, sepse nuk qe ky shkaku i vërtetë i luftës. Ndaj, Priami i urtë, bashkë me të birin, Hektorin, vëllanë e Paridit, nuk e lanë Helenën të kthehej, ndonëse ishin koshientë që Troja mund të rrafshohej.

359

Pikërisht, ngaqë pësimi im konstant tejkalon mundësinë e rezistencës njerëzore, më motivon të luftoj me penë. Por, akoma më shumë më motivon metodologjia e persekutimit në rastin tim. Ato janë atipike nga ato jo të zakonshmet që duhen njohur. Madje duhen njohur mirë për vetë ambientin ku kanë ndodhur, në kupolë. Çka vërteton katërcipërisht jo thjesht totalitarizmin komunist që zhvilloi luftën e klasave, por pushtetin agjenturor përmbi të. Kjo diferencë duhet bërë nga të gjithë. Natyrisht që do t’i takojë historisë, por dëshmitarët janë ende gjallë, që të vërtetojnë sot diferencën midis shtypjes së komunizmit, njëlloj për të gjithë, me metodat “vullnetare”, – në ara, fabrika, kantiere. Apo metodat e njohura njëlloj për të gjithë për ata që i përkisnin kategorisë së të persekutuarve prej luftës së klasave (burgjet, internimet). Këto metoda kanë ekzistuar në gjithë Europën Lindore si thjesht thelb i epokës komuniste. Metodat atipike të persekutimeve diskrete, me përndjekje maramendëse si të pakuptueshme si vinin e nga vinin, që realisht përbënin metodologjinë shtypëse të agjenturës, kanë qenë fuqia e saj mbi pushtetin komunist në rastin shqiptar. Ndaj, duke e pësuar vazhdimisht vetë, nisur nga eksperiencat e mia, dëshmoj për këto metoda. Mesazhi i fakteve është përgjithësues. Njohja me Sokolin u shoqërua me presione që shkonin tendencionalisht në kah të kundërt me vlerësimet dhe vullnetin e E. Hoxhës. Kundërshti këto prej N. Hoxhës, vetëm se unë isha e përzgjedhura e Sokolit. Në vitin e parë gjimnaz u njoha me Sokolin. Pedagogët u bënë revanshistë për të më kapur në befasi të papërgatitur. Për

360

shëmbull më bombardonin befas me probleme matematike jashtë programit shkollor. Unë shkëlqeja. Ata detyroheshin të më ulnin në vend pa notë, se dhjeta që meritoja ishte në favorin tim, jo të tyre. Megjithë pengesat ia dola shumë mirë. Në universitet, sekretari i organizatës së partisë, Sh.B, miku i R. Alisë, më mbajti për të katër vitet në shënjestër për të më goditur më kot si studente “e parregullt”, “e pamoralshme” etj. Gjatë zboreve do të kisha bërë medoemos “gabime”, të cilat duhej patjetër t’i shlyeja me dënimet përkatëse. Isha egzemplari i shembullit “të keq” dhe njëkohësisht studente shumë e rregullt edhe përgjatë zborit. Një herë kur bënim zborin në Tiranë më vuri në pozita krahasimi me dy shoqe “të shkëlqyera” (prindërit e tyre ishin pjesë e nomenklaturës) duke më bërtitur në sy të tyre: “- Pse nuk dinë të shkojnë këto në shtëpi të shtunën dhe të dielën, ashtu siç shkove ti?”. Nuk fola, i pashë gjatë në sy, sepse të trija kishim qenë në shtëpi. Para meje ato ulën sytë si me pantallona të mbushura. Më turp më erdhi për to se sa për veten që po më dallonin me gisht me pa të drejtë për keq. Kjo, për të theksuar që asnjë përbaltje nuk zinte dot vend para pastërtisë time në kolektivat përkatëse të universitetit. Presioni ishte jashtëzakonisht i prekshëm, jo vetëm nga unë, por nga i gjithë kolektivi që dhe ma thoshin: “- Çfarë kanë me ty?”. Marrim rastin më sinjifikativ: çdo të shtunë e të dielë do të shkonte në shtëpi vetëm Fatos Lubonja, kudo që ta kishim zborin, privilegj ky gjoja se ishte bërë me vajzë. Ndërsa kur vinte Sokoli, djali i E. Hoxhës, të më merrte mua, komisari Sh.B (po ai sekretar partie i universitetit) nuk më lejonte të ikja.

361

Konsiderohej si privilegj, se kështu kishte orientuar N. Hoxha siç e kam marrë vesh më vonë. Mund të ishte privilegj, po ku kishte fuqi një komisar apo sekretar partie të bëhej “më katolik se Papa” përpara E. Hoxhës?! (Kur edhe për Lubonjën ishte puro privilegj, pikërisht si pjesëmarës në grupin antiparti të të atit, Todi Lubonjës, drejtuar nga KGB-ja, R. Alia, shef i Todi Lubonjës që i shpëton më vonë dënimit vetëm prej N. Hoxhës). Kështu djali i E. Hoxhës kthehet në shtëpi i vetëm dhe Enveri i çuditur i thotë: “- Kthehu mbrapa dhe sille Lilianën këtu!”. Nexhmija s’pati ç’të bëjë. Dua të ndalem paksa te komisar-sekretari i partisë që në vetvete dukej njeri i mirë, por mua më ka përsekutuar çdo sekondë në universitet. Si mik i R. Alisë zgjidhet më vonë anëtar i KQ të PPSH-së. Ndërsa unë isha gruaja e djalit të E. Hoxhës. E kam hasur disa herë në rrugë, teksa ecte kokulur si për të evituar përballjen. Jam ndalur, i kam dhënë dorën, teksa ai ishte i ndërgjegjshëm që jo vetëm më kishte rënë në qafë me pa të drejtë, por që kryesisht nuk e padita kurrë tek E. Hoxha. Sepse e kuptoja që s’ishte thjesht faji i tij. Më rezultonte vetëm një njeri i kapur nga rrjeta e “tanët”-ve. Madje në këto çaste që shkruaj kam nostalgji për gruan e tij të mrekullueshme që pat qenë për mua mësuesja më e dashur e klasës 5-të për gjuhë-letërsi. Ndërkaq që ndodhi të tilla për të më goditur mua, nuk kalonin pa u vënë re nga unë e Sokoli, madje pa u trembur, përderisa çdo Vit të Ri unë e kaloja në shtëpi të tij, filluar nga viti 1967 kur isha vetëm 16 vjeç. Pra isha e preferuar – e luftuar njëkohësisht. Nga kush? Përse? Kur familja ime ishte më tipikja, që do ta kish dhe realisht

362

e dëshëronte E. Hoxha?! Pra, nga se duhet të kisha frikë kur duke njohur Sokolin unë duhet të isha më e sigurta vajzë, nga shoqet e mia?! Fakt është që unë isha natyrë e sigurtë në vetvete ndonëse timide dhe gjithçka që ndodhte në formë orteku që kur njoha Sokolin ishte shumë e habitshme, por nuk më rrëzonin dot prej integritetit e rezultateve të mia, që sado cungoheshin mbeteshin optimale. Në vitin arsimor ‘70-’71, Nexhmija më ndaloi të studioja për fizikë bërthamore, që të dilja në jetë si mësuese e thjeshtë fizike. Kjo më brengosi shumë dhe lashë gjithçka pas dore, por jo aq sa të mos ia dilja dot. Pasi mbarova universitetin punoja me shumë pasion si mësuese te “P. N. Luarasi” ku kisha mbaruar dhe gjimnazin. Nxënësit dhe prindërit e tyre më donin shumë. Me sa duket u bëra popullore. Nexhmija këtë gjë nuk e duronte dot. Përveç kësaj, unë isha përkushtuar kaq shumë sa punoja në mënyrë specifike jashtë orarit shkollor me nxënësit e dhjetave për t’i ritur dhe me nxënësit e dobët për të mos mbetur asnjërin prej tyre. Pra, në apartamentin tonë gjendeshin gjithmonë fletoret e tyre, ku unë u bëja sprovat për t’i nxitur në rritje të nivelit. Një ditë, Nexhmija kapi me neveri një fletore dhe tha: “Shtro një mbulesë mbi tryezë apo mbi divan (në atë çast ishin mbi divan), mos na sill këtu pislliqet e botës!”. U lëndova kaq shumë, sa qava për nxënësit e mi të qelibartë. Pasi lindi Valbona, u bënë tre vjet punë te gjimnazi “P. N. Luarasi” dhe sekretarja e organizatës së partisë më propozon të radhitem si anëtare e PPSH. Aso kohe ky ishte nder i madh, sidomos kur të përzgjidhnin dhe nuk e kërkoje vetë. Duhet thënë që Iliri dhe

363

Klementi si më të mëdhenj nga ne të tjerët në familje, tashmë ishin kandidatë apo anëtarë partie. Unë isha e para nga “vajzat” e shtëpisë që më bëhej ky nder, në raport me dy të tjerat, thjesht se isha më e madhe se ato. Ndërsa ato ende vazhdonin universitetin. Kështu shkoj hareshëm te Nexhmija për t’i dhënë lajmin, por e ngrysur siç di vetëm ajo të jetë, ma preu menjëherë hovin: – As ti, as Toli nuk do futeni në parti! E habitur i kërkoj shpjegime. Më përgjigjet: – Ti jo, se është Pranvera me Teutën që do të futen kur t’iu vijë radha. Edhe për Tolin e njëjta gjë, se është Iliri me Klementin që janë futur. Nuk do të futet e gjithë familja në parti! – Po mirë, i thashë, – nëse ky është një princip, pse më nominon mua personalisht, për t’iu hapur rrugën dy të tjerave, kur normale është ta sjellë puna vetë se kush nuk do të hyjë, pra evolucioni me rrjedhje natyrale?! Ajo u nxi por s’pati mundësi as të përgjigjet kur i thashë: – Këtë gjë do ia kërkoj babait! Në çast u tërhoq si shqarth. Pa skrupull më tha: – Mirë, mirë, futu dhe ti! E çfarë gëzimi më mbetej mua që do të hyja në PPSH kur një nga simbolet e saj ishte Nexhmija?! Toli duke ditur këtë situatë, kur i erdhi dhe atij propozimi nga puna, ia kërkoi drejtpërsëdrejti të atit. E. Hoxha i tha: – Ti si e ndien, e meriton të jesh anëtar partie? Se të partisë janë dhe ata që nuk marrin teserën. Toli i tha: – Jo, unë nuk ndjehem akoma gati. E. Hoxha i tha: – Shumë mirë, mos u fut! Me kalimin e kohës, nga insistimi i shokëve të organizatës së punës Toli pranoi. E kështu, vit pas viti, të gjithë përfunduan anëtarë partie. Madje, pas vdekjes së E. Hoxhës, nusja-mbesë e

364

Nexhmijes dhe e suksesorit thyen statutin e PPSH-së duke u bërë sekretare partie menjëherë sapo zgjidhet si kandidate për stazhin e partisë që duhej të zgjaste 3 vjet. Pra, bëhet sekretare e organizatës pa teserë partie, pa figuruar ende në organizatën e PPSH-së. Ish-sekretari, vendin e të cilit uzurpoi mbeska, i dërgon një letër R. Alisë, për çka i turpëruar ky i fundit e detyron mbesën të vazhdojë stazhin si gjithë shqiptarët e tjerë.

365