E verteta te ben te Lire

.

E keqja në gen dhe ajo e fituar

Urtësia e popullit i grupon njerëzit në dy kategori -të këqinj e të mirë. Popujt nuk gabojnë kurrë në hamendjet, madje edhe në bindjet për gjenezën e tyre, pavarësisht opinioneve politike të kohës. Pra, përgjithësisht i linduri për të bërë keq, i tillë do të mbetet. I linduri i ndershëm, i tillë do të mbetet. Sigurisht nuk mund të lihen mënjanë edhe metamorfozat që njeriu ka gjatë jetës, për mirë a për keq qofshin. Njeriu në procesin e edukimit dhe të formimit të karakterit mund të zhvillojë një ndjenjë vetëcensurimi për të mos qenë rrezik për shoqërinë. Njerëzit e ditur formohen në një proces iluminimi që u jep mundësinë të vënë në kontroll instiktet e së keqes që bartin në genet e tyre. Të paditurit nuk mund ta kontrollojnë veten, mbeten të paformuar e pa përmbajtje të brendshme. Mjaftuar me kaq kuptohet vetëzhvillimi për mirë i

34

individit nëpërmjet erudicionit gjatë një jete që ia jep këto mundësi. Po kështu kuptohet ecja mbrapsht e individit me jetë të vështirë e sidomos të barsur me padrejtësi. Para këtyre vështirësive ai nuk reziston dot, por thyhet. Thyerja e bën atë të lig, pavarësisht nga gjeneza e tij. Ai që nuk thyhet përpara vështirësive mbetet deri në fund i mirë, zhvillohet edhe më nëpërmjet erudicionit pavarësisht nga geni i tij. Do të desha me këto pohime hyrëse të afirmoj sa e rëndësishme është përvoja në jetë, njohja e saj dhe sidomos zhvillimi i përgjithshëm kulturor i një kombi që përcakton dhe profilin e përgjithshëm të individëve që janë pjesë e tij.Në këtë prizëm, të jetosh duke e njohur jetën kaq gjatë dhe thellë si është rasti i gruas së liderit komunist shqiptar, sot 93 vjeçe, natyrshëm të lind pyetja: Ku t’a gjejmë arsyen që me këmbëngulje do t’i bësh keq një populli të tërë që është njëherësh populli yt?! Kjo është çështja! A e ka menduar kush kuptimin e këtij fenomeni edhe pa u përpjekur t’u vemë emra gjërave sido që të jenë? Nga zbërthimet e këtyre temave kardinale të veprimit të së keqes, i vënë në lëvizje ky nga niveli më i lartë i hierarkisë sociale (e lëmë mënjanë faktin që vetë sistemi ishte i papranueshëm), dalim në pyetjen apo habinë themelore: Pse kemi mbetur kaq të paqytetëruar?

Kryqi i kishës së Labovës

Në 14 qershor 2013 në disa gazeta doli një informacion që Pranvera Hoxha me të shoqin me 1989 kishin vjedhur kryqin

35

relike të kishës së Labovës dhe nëpërmjet një gjermani e kishin nxjerrë jashtë vendit. Nuk di sa e saktë është kjo ngjarje, sepse nuk kam pasur fakte për Pranverën në këtë fushë, por si profile njerëzore nuk janë larg çiftit Ilir-Teuta, e personalisht N. Hoxhës. Ndërkaq që për vjedhjet – goditje ndaj pasurisë kombëtare, jam shprehur për mbesën e R. Alisë, grua e Ilirit, që si “drejtore e gjithë muzeve kombëtare”, vendosur nga Nexhmija e suksesori, nxorrën pasuri të pallogaritshme muzeale jashtë vendit. Jam shprehur akoma që Teuta nuk nxori dot “Peshtafin e Gllavenicës” kur forcat e specializuara pas ’90-s kishin rënë në gjurmë të mafiozëve. Për të shpëtuar nga penalizimi, objekti i vyer u hodh nga dritarja e pallatit ku jeton vëllai i Klementit. Këta hajdutë shpëtuan, siç shpëtoi vetë objekti si pasuri kombëtare. Kjo ndodhte në një kohë kur familja e Sokol Hoxhës, iu ishte nënështruar privimeve ekstreme ekonomike dhe kur Sokolin nuk guxoi ta punësojë asnjë biznesmen në punën më të thjeshtë inxhinerike të fushës deficitare të elektronikës. Jemi të çliruar nga ndërgjegjja pikërisht për këto privacione kundrejt korrupsionit të tyre, përderisa rrezikun e kishim marrë përsipër, duke qenë me kohë ligë e pavarur e familjes E. Hoxha. Ndërsa dy çiftet, kryesisht mbesa e R. Alisë me bashkëpunëtorët pluramizistë, mbeten gjithmonë autorë të vjedhjeve ndaj shtetit, padyshim me dijeni të Nexhmijes. I bashkoj këto dy ngjarje, që e kryer apo jo nga Pranvera me të shoqin, fokusohen në profilin e orientuar të dy çifteve nga “nëna e kombit”, siç i njoh unë ata, dhe që përcaktuan vjedhjen, filluar nga thesari i shtetit, transferuar nga Ramiz e Arben Alia,

36

deri te korrupsioni galopant sot në politikë, media e shoqëri civile. Unë nuk kisha njohur fenomene të tilla, jo më vetë personat që i kryenin. Gjithçka filloi në mënyrën më banale, sapo u martova. Ja një shembull nga më të rëndomtit, por që pasqyron atmosferën që shkonte gjithmonë e më tepër kundër frymës në familje që përfaqësonte E. Hoxha me vetë qënien e tij, pa diferencuar asnjë nga fëmijët e tij. Pa kultivuar madje kundër hierarkisë midis tyre duke stimuluar vlerat individuale të secilit. Por çuditë janë edhe më të çuditshme! Çifti Ilir e Teuta ishin shumë kontrollues për çka ndodhte në shtëpi, madje edhe në kuzhinë. Çifti tjetër nuk ngelej pas. Një natë pas darke na thërret urgjent Iliri, ne dy çifteve të tjera që të zbresim në kuzhinë. Teutës i haeshin përsëri speca të skuqura të mbetura në tryezë nga darka. Por speca s’kishte më. E shkreta punonjëse e shërbimit që pastronte guzhinën në 11 të natës, ishte gozhduar pas murit prej tyre: “- Ku janë specat?” Me qënë se ajo ishte mbrojtur se nuk dinte gjë, gruaja e Ilirit e bën çështje për të na pyetur të gjithëve për misterin e specave të zhdukur. Jam ndjerë kaq e turpëruar për këtë ndodhi, duke menduar që në atë shtëpi s’kishte skrupuj, e po vendoseshin nga familjarët rregulla të posaçme arbitrare personale, të njërit apo të tjetrit, veç atyre zyrtare. Rregulla inkuizicioni edhe për hedhurinat. Më vinte turp edhe të prononcohesha në atë “mbledhje” organizëm më vete nën kupolë, se më dukej sikur do ndyhesha, përveçse desha të demonstroj që unë nuk futem në “vatha” trillesh e poshtërsish ndaj vartësve për të ushtruar pushtet ndaj tyre. Tërheq Tolin

37

për dore e ikëm. I thashë: “- Ç’është ky turp, gjëra të tilla nuk ndodhin në asnjë shtëpi të thjeshtë shqiptari!” Ky do të ketë qenë dhe hapi i parë i distancimit nga çjerrjet e gruas së Ilirit, e të tjerëve që i mbanin ison si të qenë të parapërgatitur që ajo do të ishte Nexhmija 2. Brenda në shtëpi janë bërë vjedhje të mirëfillta nga ajo, paraqitur si “humbje”. Kryesisht këto ishin objekte që na përkisnin mua e Tolit. Por pak rëndësi kanë këto. Në të kundërt, rëndësi ka pasur qëllimi i tyre për të më konsideruar mua të tillë. Konkretisht bëhet fjalë për një zinxhir ari që E. Hoxha e mbante për të luajtur me Valbonën. Foshnja, sa lindi ishte në gjendje të kapte objekte. Kjo e mahniste E. Hoxhën. Ndaj Enveri porositi posaçërisht këtë zinxhir për të luajtur me Valbonën e cila kapte, e gugiste: – Eeeeee! Befas, një ditë, më vjen Nexhmija e ulërin: “- Ku është zinxhiri i Enverit?”. Krejtësisht e pa rrahur me nëntekstet, i them qetësisht që atë e ka babai. (Duhet thënë që kur vinte Enveri te Valbona, kjo ndodhte çdo natë, vinte dhe Teuta me djalin e saj tre muaj më të vogël). Nexhmija më thotë me kërcënim: “- Shih mos ka rënë poshtë divanit dhe sille!”. Natyrisht që zinxhirin nuk e gjeta, pa e vrarë sërish mendjen për nëntekstin, përveçse për egërsinë e saj ndaj meje, që nuk linte rast pa ma demonstruar. Pas viteve ’90 zinxhirin me vlera proverbiale emotive për E. Hoxhën, Valbonën dhe ne, e pamë në qafën e djalit të Ilirit. Në qoftë se do të ndalem ndonjëherë në mënyrë të posaçme për Nexhmijen, ka shembuj pafund përbuzjeje jo thjesht ndaj meje, por ndaj kujtdo që nuk i interesonte asaj, sidomos ndaj njerëzve të thjeshtë. Si: në vitet pas vdekjes së E. Hoxhës vjen

38

për vizitë në shtëpi Suzane Martiny, komuniste e moshuar franceze, që jetonte në Perpignan. Si mike e ambasadës kisha qenë me ambasadorin Maxhun Peka në shtëpi të saj. Më deshte dhe e desha. Suzane ishte vegjetariane. Nexhmija duke e ditur që Suzane më deshte, më fton ta shoqëroj në drekën me të. “Privilegj” ky për mua, vetëm për t’i bërë përshtypje të mirë Suzanës. Por unë s’mund të isha para xhandarit Nexhmije, po ajo Lilianë që njihte Suzana rreth viteve ’82. Nexhmija po përdorte fytyrën e tejsheqerosjes. Nuk mund ta duroja këtë hipokrizi të tejskajshme të saj që më friksonte. Nuk e kisha parë ndonjëherë të tillë as me vetë E. Hoxhën. Ndaj, përveç xhentilesës kushtuar Suzanës, heshtja ime absolute kundrejt “sherbetit” nuk ishte timiditet, por pakënaqësi e hapur ndaj saj, për këto filma që po bënte e që më bënte për gjatë gjithë jetës. Përveç kësaj, ajo më kish ngarkuar të merresha me menunë. Midis sallaturinave kisha vendosur një pjatancë të vogël me vezë të ziera të ndara në mes, sa për “begati” për një tryezë vegjetarianësh. Pasi iku Suzana, Nexhmija më ulëriti: – Nuk të mbajta për drekë që të zinje një vend, por të sajdisje Suzanën! Pastaj pse ke harxhuar kaq vezë? – shtoi ajo. Këto vogëlima të përsëritura tregonin karakterin e dyfishtë apo me ndryshime të befasishme të saj, sa të linin me gojë hapur. Njëherë, tek po rrinim në Durrës, qëlloi që po flisnim në sy të saj, se mua më pëlqente shumë hallvasija. Jemi gjithmonë pas vdekjes së E. Hoxhës, kur ajo s’kishte më asnjë skrupull. Ndoshta prej Sokolit dhe fëmijëve të mi që ishin aty, më tha: “- Kam unë në frigoriferin e korridorit (pranë dhomës së saj të gjumit). Ma kanë sjellë, por unë nuk e ha, merre ti!” Ishte gati një e katërta e

39

kilogramit, që e mora pa menduar më tutje sipas dorovitjes së saj. Të nesërmen, më kap më vete e si gjithmonë ulërin: – Ku është hallvasija ime? – A më thatë që ta marr? – Të thashë merr një copë jo të tërën! Më erdhi turp duke vënë veten në faj, që mos e kisha kuptuar gabim e isha treguar makute. Sërish theksoj se këto etj. etj., s’do të kishin rëndësi po të mos ishin baza e karakterit të saj përbuzës, që kërkonte sebepe për të shtypur e poshtëruar sidomos njerëzit e thjeshtë. Deri edhe ndaj atyre që vinin ta nderonin çdo 16 tetor apo 11 prill. Do t’u shtrinte dorën në atë mënyrë që t’i mbante sa më larg vetes në demonstrim flagrant: “Mos m’u afro!”. E nëse dikush, kryesisht gratë, do të donin ta përqafonin, Nexhmija i shtynte hapur. Po, po, i shtynte, madje iu thoshte: “- Ju jeni shumë, unë s’mund të përqafoj çdo njeri!”. Urrejtja për njerëzit e thjeshtë ishte vrasëse për mua, kur në të kundërt ky popull kishte nevojë për pak dhimbsuri buruar nga lart, zbritur poshtë e transversalisht deri në rrënjët e tij. Gjë që E. Hoxha e emetonte natyrshëm me gjithë qenien e tij, sado ta ngushtonte totalitarizmi këtë dhimbsuri, e sidomos sado ta shtypte atë agjenturizmi.

* * *

Për njerëzit normalë, dija, eksperienca, mosha e thyer, janë krejtësisht të papajtueshme me arrogancën e krimin. Ndaj, në vend që të ishte erudite siç i takon, N. Hoxha i ka bërë vendosmërisht keq kombit të saj. Me një jetë tejet aktive, me fëmininë në Manastir, rininë si një nga tri të lavdëruarat e Zogut në institutin “Nëna Mbretëreshë”, nga çuditërisht dolën këto të trija që morën tre

40

burrat kryesorë të udhëheqjes komuniste: E. Hoxhën, M. Shehun e H. Kapon, me “ilegalitetin” e famshëm të saj ku strehohej në baza të majta e në baza të dyshimta zogiste fshehur E. Hoxhës, para se të dalë në mal, aktiviste e formimit të rinisë antifashiste, gruaja e E. Hoxhës që “nuk diti” ta mbajë sa më shumë në këtë jetë, ka ecur kundër tij, por me vepra të dukshme nga ’72-shi e këtej, kur e izoloi, e sidomos pas vdekjes. Ndërkaq, nuk jeton moshën më fisnike siç do t’i duhej cilësdo grua në botë, pa u përlyer përmbi përlyerjen e 60 vjetëve agjenturizëm përmbi komunizmin. Që në vegjëli fëmijëve iu vuri maskën e timidit, të ëmblit, të qytetarit perfekt. Kurse mbrapa maskës i mësoi të jenë bijtë e së ëmës, megallomanë të fshehur me patologji pushteti. Në të kundërt, ati i tyre, i mësonte të ishin profesionistë të zotë, por njerëz të zakonshëm e sidomos larg politikës. Një baba lider historik ky, që sidoqoftë kultivoi vlera në ditën me diell, ndonëse totalitarizmi komunist vrau dhe natën. Me këtë rast dua t’i përgjigjem publikisht përveçse “privatisht” një dashamirëseje. Ajo më shkruan që e vishte fustanin të patharë mirë nga që s’kishte tjetër, por megjithatë thekson se E. Hoxha bashkë me familjen e tij janë e njëjta gjë. E kuptoj shumë mirë këtë zonjë të ikur pas ’90-s, e dua t’i them që deri në moshën 16 – vjeçare edhe unë e kam veshur fustanin gjysmë të lagur, por problemi është që sot e tutje të dimë të mendojmë në mënyrë universale. E keqja infiltron nëpërmjet të mirës. Pas vitit ’90 kemi mbetur skllevër të mentaliteteve shumë herë të stimuluara, me fushata, si në kohën e komunizmit. Sepse në vitet ’90 kur u përmbys regjimi, u fitua e drejta themelore e

41

jetës, që është liria, por kryesisht ajo e lëvizjes. U stimulua diversiteti i mendimit, por dhe ai i kanalizuar, jo më monopartiak, por bipartiak. Kështu që liria e mendimit të pavarur e racional pothuajse nuk ka ekzistuar. Ndaj, është e domosdoshme të zhvillohet kultura kombëtare me dije universale e mendje të hapur. Alternativa këto që sjellin domosdoshmërisht mënyra të mendimit që trembin çdo politikëbërës apo imagolog. Pikërisht nga frika se po flas apo po shkruaj keq për familjarët e E. Hoxhës (realisht nuk po shpif, por po akuzoj qëndrimet antikombëtare të tyre, madje në raport edhe me vetë E. Hoxhën), konsiderohet qëllimisht sikur i bëj dëm vetë atij. Realisht është metodë kurthi për mediokrit nëse mbeten në këtë nivel të të arsyetuarit, përveçse një fushatë mbrojtjeje e të akuzuarve nëpërmjet militantëve të tyre. Unë nuk do të bie në nivelin e ekstremit tjetër që: fëmijët, nuset e dhëndurët e turpëruan E. Hoxhën. Sepse çdo gjë që bëjnë ata pasqyron çka janë ata dhe jo çka ishte E. Hoxha. Në këtë mënyrë unë do isha në skajin e kundërt të mediokritetit. Jo, E. Hoxha është fenomen sintetik shqiptar, me të mirat e të këqiat dhe na takon të gjithëve. E. Hoxha mbetet institucion me kult të ngritur apo të rrëzuar kombëtar që i takon historisë, që kjo vetë të evoluojë për profilin e tij. Ndaj, asgjë përveç vetes së tij, nuk e turpëron apo e nderon E. Hoxhën i imunizuar si institucion unikal shqiptar. Kurse familja janë krejtësisht njerëz të zakonshëm që patën fatin të jetojnë e të shpërdorojnë në emër të tij. Faktikisht deri vonë kam besuar se familjen e E. Hoxhës e prishën martesat e fëmijëve të tij si të projektuara me synim trashëgimi pushteti. Realisht familja e tij është prishur nga N.

42

Hoxha, prej përçarjeve të qëllimshme midis tre fëmijëve që në vegjëli, duke privilegjuar si pasardhës djalin e madh. Dy të tjerët duhet t’i bindeshin atij. Martesat me qëllim trashëgimi pushteti do të përforconin pozitat e pasardhësit. Unë, si vajzë e thjeshtë populli, nuk iu binda, përkundrazi prisha çdo tabu, për të mos qenë nën thundrën e tyre duke tërhequr Sokolin me vete. Ndaj pretetendimi i “militantëve”, filluar nga Koço Kokëdhima, që askush nga familja e tij nuk duhet përfolur, është në qëllim të ngritjes së kultit të familjes së E. Hoxhës, ndërkaq ky i rrëzuar. Kult i cili ra në vitet ’90 për të fituar shqiptarët lirinë. Kushdo mund ta kuptojë pra, që ky është manovrim politik i studiuar mirë, që s’bëhet për vetë E. Hoxhën, por nga që familja vazhdon me fijet e pushtetit të sotëm. Kështu molepsja e të keqes antikombëtare ka infiltruar deri në gjakun e E. Hoxhës, nëpërmjet gjakut të Nexhmijes, për pasojë nëpërmjet fëmijëve të tyre. E pra këtu s’ka asnjë çudi, asnjë thagmë, asnjë lloj frike për të ditur, kuptuar e sidomos pranuar të keqen. Parimi i veprimit të së keqes brenda të mirës, është parimi bazë i agresivitetit te fshehtë të saj, për të gjetur mënyrat më thelbësore, simbiotike, të pandashme dot me të. Përse? Për të fituar qëllimin e saj të zi, por doemos për t’u fshehur mirë. Ngritja e nivelit kulturor kombëtar do të ishte sekreti i zgjidhjes së të gjitha problemeve që kanë mbajtur popullin tonë nën presion e të kontrolluar nëpërmjet mentaliteteve obskurantiste antikombëtare. Komunizmi luftoi analfabetizmin. Niveli i arsimimit ishte i kualifikuar. Çdo student që shkonte jashtë do dilte i shkëlqyer.

43

Por popullit shqiptar nuk iu dha mundësia për hapjen e mendjes, e për të mos ngritur kulte të reja. Vartësia nga idhujt sjell vetëm verbëri dhe nënshtrim. Ndaj mbrojtja e idhujve apo kultit është metodë verbërimi e turmave. Ngritja nga e majta, sot maxhoranca, e kultit të familjes N. Hoxha është një paturpësi antikulturore, përveçse antikombëtare. Komunizmi nuk e njihte familjen para idealit. Atëherë çfarë do të thotë paradoksi për domosdoshmërinë e kultit të familjes së N. Hoxhës? E qartë që nuk ka asnjë ideal, veç mbijetesës në grup (përfituar në këtë rast “familja” e E. Hoxhës) prej fijeve të vjetra agjenturore të ruajtjes së pushtetit. Ndaj ngritja e kultit të familjes Xhuglini (në rrëzim të vetë E. Hoxhës) është një tallje ndaj shqiptarëve, kundër të gjitha principeve demokratike. Ky paradoks do të ishte i pazbërthyeshëm nga ana politikopsiko-sociale, po të mos ishte krejt i qartë qëllimi: në shërbim të pushteteve okulte, të cilat ndërtohen mbi paradokset. Vetvetiu kemi paralele me ish-totalitarizmin që tashmë ka degjeneruar në anarkizëm.

Kënga për jetën

Ngjarjet mafioze që përmendëm në fillim më bënë në çast të reflektoj për të kundërtën e tyre, për vlerat e naivitetit e të qashtërsisë, ndonëse jo koherente, por përjetësisht fitimtare. Sepse nuk mund të mos të të vijnë në mend të tilla kontraste të forta situatash të parezistueshme njerëzore. Kjo është historia e një djali të vogël që kur arriti moshën e

44

ndërgjegjes fillestare nuk dinte nga vinte, ndonëse me prindër anglezë, misionarë diku në Japoni. Djali kishte humbur prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai kish qenë aq i vogël sa nuk e kish njohur Anglinë. Ai ishte rritur nëpër kampet e përqëndrimit, ku njerëzit ushqeheshin me lëtyra patatesh të ziera me gjithë lëkurë e krimba. Djali i vetëm midis të vuajturve nuk njihte gjë tjetër veç të shprehte dashuri për çdo njeri që e rrethonte, viktimë apo ushtar japonez, roje të kampit. Sepse sipas mendjes së fëmijës, ata, japonezët, u jepnin të hanin. Ai nuk e kishte konceptin mikarmik. Djali njihte vetëm mbijetesën e nëpërmjet saj ndihmonte të gjithë për aq sa mundej. Gjatë rreshtimeve ushtarake të trupave japoneze që rrethonin kampin, djali këndonte himnin japonez me aq shpirt e bukuri ngjethëse, sa e nderonin të heshtur e të çuditur vetë japonezët. Admirimi i fëmijës për avionët gjuajtës japonezë ishte i pamasë si “fluturakë qiellorë”, sa kohë që nuk kuptonte që ishin makineri krimi. Viktimat, edhe më të pikëlluar, nderonin virgjërinë e ndjenjave të djalit të vogël, që ndonëse vuante për bukë, s’dinte ç’ishte e keqja, si i vetëm, duke u rritur në të vetmen jetë që njihte. Ai mësoi që ishte anglez dhe këndonte mrekullisht hymnin kombëtar. Në kamp kishte dhe viktima amerikane. E mësoi dhe himnin kombëtar amerikan. Djali i këndonte të tri himnet pa dalluar rëndësinë apo kundërshtinë e njërit nga tjetri. Askush nuk e ndaloi të këndonte himnin japonez, për të mos i fëlliqur pafajsinë. Sepse ai këndonte se ishte i gjallë. Ai këndonte se i gëzohej jetës që njihte.

45