E verteta te ben te Lire

Shumë “pse” për një çështje të çojnë te qëllimi i çështjes

EMIL ZOLA

Për Fatmirin
Ajo që më dëmtoi edhe më thellësisht pas vdekjes enigmatike të E. Hoxhës, ishte vdekja po aq enigmatike e tim vëllai. Nuk di të duhet një njeri i zakonshmëm aq shumë sa ai, për vetë kujtimet që ka lënë kudo që ka shkelur. Ishte komisar funksionar i Brigadës së Forcave Vullnetare të Armatosura të Kombinatit të Autotraktorëve. Pas vdekjes së E. Hoxhës ai kishte shumë merak për mua e më thoshte: “ – Duhet të bësh shumë kujdes, se Nexhmija dhe suksesori nuk po shkojnë në rrugën e Enverit dhe natyrisht ti je halë në sy për ta!”. Këto i flisnim si në shtëpinë time (njëlloj e kontrolluar prej tyre, siç rezulton më vonë), si në hotelin 15-katësh. I fortë si div, i bukur si yll, edhe ai me sy të shkruara, me uniformën ushtarake ishte oficeri më simpatik, përveçse burrëror që kisha
Shumë “pse” për një çështje të çojnë te qëllimi i çështjes EMIL ZOLA

349

parë. I pasëmurur kurrë. Befas, në shkurt të vitit ’87, e gjej shtrirë në divan nga një dhimbje e papritur shpatulle. U emocionova vetëm se nuk e kisha parë kurrë shtrirë atë trim, tim vëlla. Por enigma na kish zaptuar. Fatmiri nuk u ngrit dot më. Diagnoza në spitalin ushtarak ishte pneumoni. Po aty, në spital, në atë çast, të parapërgatitur me fotografin me vete, Juda – Kalo heq këmishën e tij, që ta veshë im vëlla për të bërë fotografi prej civili, për pasaportë civile për ta çuar menjëherë në Vienë si civil. Ç’ishte ky ngut i paraqitur me “ngrohtësi” humane nga krimineli që më bënte të dyshoja se kisha pasur edhe një eksperiencë të papëlqyeshme edhe me time më. Vite më parë, në moshën 50-vjeçare, pa vdekur E. Hoxha, ime më ra shumë në peshë, duke mos u ankuar kurrë, me sa duket prej menopauzës. E heshtur, e mençur, burrneshë, qëndroi në këmbë deri ditën që vdiq 77 vjeç. Pra ime më ishte zvogëluar nga deformimet tinzare të menopauzës dhe Nexhmija “preokupohet” kaq shumë sa vendos vetë ajo, pa na pyetur fare për ta dërguar në Vienë. Më duhet të sqaroj këtu se familjarët e nuses tjetër apo dhëndërrit, Nexhmija i shoqëronte me një nga fëmijët e tyre apo me ndonjë të afërt që do të ndodhej aty. Ime më, që s’kishte dalë kurrë jashtë shtetit, nuk donte kurrsesi të ikte, sidomos e vetme, për më tepër që nuk ankohej nga asgjë e shtrenjta ime. Të pretendoja ta shoqëroja unë, s’bëhej fjalë. Se privilegjet për mua dhe familjen time ishin për të na zhbërë, jo për të na bërë. Pata frikë për time më. Pse as unë e as ime më nuk ishim ankuar, jo më te N. Hoxha, por as nuk e kishim ndjerë veten të sëmurë, kurse ajo në mënyrë arbitrare na çoi jashtë shtetit me “tanët” e

350

saj, për të na mjekuar, apo groposur… Ime më s’donte të ikte. E menduar i thashë vetes të mos bëhesha paranojake dhe e nxita të shkonte. Iku e shkreta. Kur erdhi e pyetëm për analizat etj. Përgjigjja ishte lakonike me nëntekst, siç dinte ajo, për të mos e hapur gojën kurrë. Me këtë mënyrë na la të kuptojmë që të mos e hapnim më atë bisedë. – Nuk bëra asgjë. Më çuan vetëm një herë te një mjek, që vetëm duke më parë më tha që jam dobësuar nga depresioni. – Ku e ke dokumentin e diagnozës? Çfarë mjekimi të dhanë? Përgjigja: – Asgjë nuk më dhanë, as dokument e as mjekim! Nuk e mora vesh përse u ndodha në Vienë! Më plasën në një vend e askush nuk u mor me mua deri sa erdhi dita e kthimit. – Po E.K. (mbikqyrësi për të prej N. Hoxhës në Vienë), ç’bënte? – Sa e pe ti aq e pashë dhe unë! – u përgjigj ajo. Unë e kuptova menjëherë këtë “mise en sciene” të Nexhmijes, për të thelluar rrënjët “e depresionit” të Lilianës si tashmë “gjenetike”. Ime më deri sa vdiq nuk piu një aspirinë, jo më një qetësues të zakonshëm, ndonëse i kishin vdekur dy fëmijë. Unë, e fundit e mbetur prej fëmijëve të tyre, sipas mënyrës si ndihesha, isha shumë e sëmurë nën mjekimin konstant, filluar po jashtë shtetit, jo profesional e hermetik të mjekut Judë. Nuk më shqitej nga mendja intriga se si ma kishin filluar. Më duhet të bëj një sqarim për të nëndhshmet, të sajuara apo të vërteta, gjykojeni vetë i dashur lexues. Se sa dini ju në këtë që po ju them tani, aq di dhe unë. Nuk di lëvizjet reale të Nexhmijes, por di kompromentimin e saj me çka thoshte vetë. Për shembull, për këdo që do të dilte jashtë shtetit nga familja e saj, formalisht, gjoja ajo merte leje nga “partia”, domethënë nga

351

suksesori. Në rastin tim e të fëmijëve të mi, protokolli ulej duke m’u “shpjeguar”me injorim të posaçëm: “- Nuk i dilja dot përpara R. Alisë për ty, se e ke tepruar, por i thashë A. Çarçanit. Ai është dakort të shkosh për mjekim!”. Mos harrojmë që diagnoza ishte krejt e rreme, sidoqë mjekimi përkatës që më kishin dhënë (grackë nga e cila nuk dilja dot pa ndihmë mjekësore, sepse mjekimi kriminal më kish bërë të varur teksa më ulte parametrat dhe fuqinë intelektuale me të njëjtin qëllim si E. Hoxhës), kërkonte si domosdoshmëri konsultë mjekësore çdo 6 muaj. Në injorim të kësaj situate të shkaktuar prej saj e Judës, ajo kishte dëshirë të më shtypte akoma për të thënë se në çfarë pozite të vështirë e kisha vënë unë atë me këto ikjet e mia (jo më një herë në 6 muaj apo çdo vit, por realisht një herë në 3-4 vjet). Sepse grafiku i të “sëmurëve” të tjerë familjarë priste sipas Nexhmijes ngaqë unë nuk iu lija radhë! Këto ishin janë përralla. Po për time më dhe tim vëlla kujt i mori leje?! Pa ja kërkuar kush, pa pretenduar kush? Si i merrte vesh vetë Nexhmija përpara nesh sëmundjet në familjen time prindërore?! Ndaj ky nxitim për të më çuar vëllanë në Vienë, pa biseduar fare me mua më ndillte keq. Sidomos, kur pas vdekjes së E. Hoxhës, dalja jashtë shtetit për mjekim përbënte shpërdorimet më të mëdha, më kostoze ndaj shtetit dhe ishte i shfrenuar në të gjithë Bllokun. Kundrejt këtij “shqetësimi” që gjoja Nexhmijen e preokuponte, nuk kuptoja dot pse ajo që më urrente, “kujdesej” për time më apo tim vëlla, sidomos pa dëshirën tonë. Nuk isha dakort dhe kërkova Nexhmijen për të më dhënë shpjegime. – Jo, i thashë, – ai do të mjekohet këtu! Çuditërisht u bë mjaltë e

352

ëmbël, por tepër e ëmbël. Përsëriste që ne i kemi këto mundësi që të shërohet sa më shpejt madje të bëjë dhe një çeck-up komplet. Si mund të pengosh një mundësi të tillë? Më vrau pak ndërgjegja për çastin, se mos e gjykoja Nexhmijen në ekstrem. Pranova edhe pse i dashuri im vëlla e pati me shumë qejf të dilte jashtë shtetit duke u ndjerë mirë në moshën 40 vjeçare, me premtimin e mjekëve tanë që ishte vetëm një ftohje jo serioze. Ndërlidhësi me Nexhmijen por dhe me mua ishte E.K., në ambasadën në Vienë, që bënte rol trefish gjoja në funksion të vëllait tim. Ai ishte “kuratori” i drejtpërsëdrejtë nga N. Hoxha. Por, për këtë rol “madhështor”, im vëlla dhe unë duhet t’i ishim mirënjohës. Flisja përditë me E.K., që më informonte për grafikun gjithmonë në përmirësim të tij. Po ashtu “gëzohej” edhe Nexhmija dhe vinte të më informonte nga ana e saj. Sipas “kuratorit” trelinjësh, grafiku vazhdonte në normalitet drejt “shërimit”. Por, im vëlla, befas filloi të ndjehej keq. Pas një muaji e gjysmë apo dy, që im vëlla ishte në Vienë, në këto situata që po përshkruaj, kur grafiku zyrtar shënonte çdo ditë “shërim”, im vëlla bëhej gjithmonë e më keq. Kërkoja me insistim E.K. që të më shpjegonte këtë kontradiktë, por tashmë më evitoi deri në fund. Kështu, ishte një ditë që vjen Nexhmija në apartamentin tonë. Ishte ora 15. Sa kisha ardhur nga puna. Më kap për dore, më ul në kolltukun dy vendësh e ulet dhe ajo pranë meje. Me ëmbëlsinë e tejëmbël, me duart e mia në të sajat më thotë: “Nesër do ta sjellim Fatmirin!”. Unë nuk po kuptoja çfarë po më thoshte. Pas pak e pyes: “Po ai nuk është shëruar krejt, pse e sjellin nesër? Pse papritur?”.

353

Ëmbëlsia e tejëmbël më thotë: “- Liliana, ai ka sëmundje të pashërueshme në mushkëri prej duhanit. Meqenëse nuk e mbajti dot as kemioterapinë, do ta sjellin nesër!”. – Po ju…, po ju…., po ju më keni thënë…”. Veç kur më shkundi nga krahët e më tha: “Qaj, mos ri kështu!”. Si të qaja ?. Kur s’kisha artikuluar dot që ju s’më paskeni thënë të vërtetën dhe pse duhet të më gënjenit ditë për ditë?! Do kohë njeriu të qajë, pasi e ke gënjyer për dy muaj rresht, duke i thënë “përmirësimet” e përditshme. Të qaja për të paqashmen dot, zhgënjimin e iluzionit të ndërtuar mjeshtërisht, apo akoma më keq prej frikës instiktive, legjitime se çfarë sekreti ka akoma. Ishte qëllim ky për të më mbajtur sa mund larg dhimbjes?! Po a mbahet njeriu larg dhimbjes duke i fshehur mynxyrën me gënjeshtra dhe vetëm në një çast t’i thuash fatalitetin?! Apo kishte qëllim të qartë ogurzi?! Ndaj, për çfarë të qaja përpara? Pse ma morën vëllanë për dy muaj, pse s’ma lanë t’i rrija te koka e ta mjekoja vetë me mjekët shqiptarë?! Duke e parë Nexhmijen mendova: “Tek e fundit çfarë i keni bërë vëllait tim, se unë ty s’të besoj për asnjë çast? Ti vrave Enverin! Po më çon në atë rrugë mua, tani po vret tim vëlla! Pse kudo ku hyn ti do të ketë kaos, paqartësi, konfuzion, deri dhe gjëma të befasishme?!”. S’ka se si të mos më vijë në mend tragjedia e ’94-s për të cilën do t’i kisha thënë: “- Kështu përfundoi edhe motra ime, vdiq menjëherë çuditërisht para se t’i dhuroja unë palcën. Vdiq menjëherë sa filloi të fliste haptas për ty! Njëlloj si im vëlla që fliste pas vdekjes së E. Hoxhës që nuk mund t’i kishte besë R. Alisë dhe ty. Ndërkohë që isha e humbur në këto thirrje ankthi shpirtëror, Nexhmija ishte aty,

354

më hipokrite e më me arrogancë të heshtur se kurrë. Madje më vëzhgonte me kënaqësi se si do të reagoja. Ndaj ende nuk qaja dot në sy të saj, nga rrjeshtimi i këtyre fakteve. Deshi Zoti të më ndalonte të derdhja dhimbjen, përpara frikëndjellëses dhe të pabesueshmes, për të mos rënë pas kësaj në ndonjë birucë, gjoja si e çmëndur, por realisht si rrezikshmëri shumë e madhe për pushtetin e saj. Ndërkaq, këtu kemi një pikë të fortë inflacioni. U shkatërrova unë nga frika e krimit gjakftohtë të saj, apo kishte frikë për vdekje ajo nga unë?! Të dyja bashkë. Por frika ime për momentin, ishte dhe shpëtimi im. Kohë më vonë thoshja: “- O Zot më ke ruajtur, se dëshpërimi do të më kish çuar larg. Atje nga nuk kthehesh dot”. Por mbeti në subkoshiencë, deri sa e faktova katërcipërisht profilin e saj me bëmat e qëllimet reale, të pamaskuara dot më… . Me dëshirën e pakënaqur për të më parë duke qarë në sy të saj, Nexhmija kaloi në programimin mizor të kontrollit praktik të çështjes, paçka se përpos dhimbjes na fyente ne si familje. Qëllimi ishte të na vinte shtetin, pra “veten” e saj brenda në vaki, me alibi ngjethëse. “- Te ju nuk ka ndonjë njeri të ngritur, të mbajë situatën nën kontroll prandaj, i thashë L.SH., si shoku i babait tënd, që të jetë prezent tërë kohës si njeri i shtëpisë”. Injoronte paturpësisht që unë isha zëvendësdrejtore e ATSH-së. Pastaj përse duhet njeriu “i ngritur” nga kultura në një dhimbje vakie familjare e popullore?! L.SH., ishte shefi i sektorit të edukimit në KQ. Ndërkaq, shok lufte i tim eti. “Shefi” eci shumë përpara si një nga “tanët”, ndërsa im atë u konsiderua me kohë nga pushteti si “kalë karroce”. A qava?! Padyshim, pasi iku ajo, e pak rëndësi ka

355

për t’u thënë. “Pse”-të ishin të tmershme dhe mbetën varur. Sidomos pse e lashë, pse e lashë? Së paku këtu do ta kisha nën kontroll ecurinë e sëmundjes për pasojë dhe shkakun e vdekjes. Nuk mund te them dot asnjë fjalë për vuajtjen e sime mëje, për tim atë që pësoi goditje e u sklerotua për 24 orë, për gruan e Fatmirit e fëmijët e tij të vegjël, pa arritur dot tek vetja. Mbeta bima Lilianë pa trungun e lisit ku kapej fort, se me të bisedoja gjithçka. Nuk mund të them për plot e plot detaje dhimbjeje, por mund të them për groteskun e ceremonisë së varrimit. Sepse s’qe çështje nderimi, por çështje mbulimi i misterit, me logjikën e strucit që nderimi i madh, domethënë fasada e menduar mirë mbulon fajtorët, largon viktimat nga gjurmët e krimit, madje i bën t’i harrojnë ato apo të ngushëllohen me nderimin që ju bëhet. Edhe pse funksioni i ushtarakut të lartë i tim vëllai i përkthyer në grada pati ekuivalencën e gjeneralit, ceremonia ishte tejet, po tejet më madhështore se protokolli që i takonte, çka më trondiste. Ndërkaq, që Fatmirin nuk e njihte kërkush kështu, që t’i pëlqenin salltanetet dhe për modestinë e tij kjo ceremoni ishte e papajtueshme me të. Fatmiri nuk e përdori kurrë faktin që ishte im vëlla, apo kunati i Sokolit, apo krushk i E. Hoxhës. Askush nuk e njohu në këtë linjë, përveçse mbi këllqet e veta. Modestia e tij ishte më madhështore se kjo ceremoni alibie. Ndieja fort që pas pompozitetit fshihej krimi, siç ndodh rëndom. Me ne familjarët e Fatmirit do të ishte qëllimisht dhe Nexhmija. Ajo pati mendjen, të më heqë pikërisht gjatë ceremonisë mortore kapësen e flokëve, ndonëse ishte mënyra ime permanente e të krehurit. Ndjeva të ngjethura përmbi

356