E verteta te ben te Lire

.

– Më së shumti unë ju kam thirrur për librin tuaj “Pushtimi i brendshëm” që është fryt i një pune të jashtëzakonshme 10-vjeçare dhe si një nikoqire e mirë, si ajo nikoqire që i shpërndahen fëmijët, nipërit dhe mbesat nëpër botë, për shkak të zhvillimeve dhe hapjes së Shqipërisë. Dhe vjen një ditë si kjo dhe i mbledh në një tryezë, i bën një gosti shumë të mirë. Kjo gosti e ka titullin “Pushtimi i brendshëm”. Atëherë zonja Hoxha pse ky titull?
– Sinqerisht unë e ndjej veten të varfër të flas me fjalë pasi kam bërë aq punë. Atë punë e kam qëndisur, kam menduar çdo fjalë që kam shkruar dhe është e zorshme që unë me pak fjalë të përmbledh atë që kam dashur të them me një vepër të tërë. Po, megjithatë, kuintesenca është kjo: Diktatura me egër se staliniste është thënë, Enver Hoxha më i keq se Stalini etj,. Nuk është problemi i raportit tim personal, çfarë mendoj unë, çfarë ndjesish humane që domodoshmërisht mund t’i kem, por është bindja që kam që komunizmi me gjithë të metat e tij duke degraduar në sistem totalitarist, nuk mund të ishte kaq i egër sa ishte ky te ne.

68

Ishte i tillë për aryse se Shqipëria historikisht ka qenë e rrezikuar, kafshatë për t’u kapërcyer, midis Serbisë edhe Greqisë, pavarësisht nga presionet e tjera të jashtme, të kamufluara ose jo. Kështu që, kjo gjë që mbetet çështje objektive historike s’ka pse gjatë komunizmit të sfumohet dhe të harrohet nën fasadën e sistemit komunist, nën atë Kushtetutë sado gjakatare që të jetë ajo, me gjithë problemet që do të sillte si rrjedhim luftën e klasave, izolimin, varfërinë etj., me radhë. Këto gjëra s’i kishte për qëllim, por ashtu ndodhi. Pse ndodhi? Se kishte diçka më të thellë që ne akoma s’duam ta shohim dhe nuk duam ta shohim me qëllim.

– Cila është?
– Agjentura. Rrjeti agjenturor që kishte mbërthyer Shqipërinë, përpara po se po, por fjala është pas çlirimit, meqenëse Shqipëria duhej të ishte një vend socialist si gjithë Lindja dhe nuk duhet të ishte e pavarur, por duhet të ishte në tutelën jugosllave, siç edhe u pa. Ajo dukej ndihmesë internacionaliste në fillim dhe është pranuar normalisht prej Jaltës, por në fakt ka qenë një tutelë shoviniste dhe me qëllim për ta bërë dhe Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë.

– Ky është pushtimi i brendshëm, kjo është domethënia e titullit?
– Kjo është domethënia e titullit: Agjentura. Agjentura është një rrjet i shpërndarë në mënyrë të tillë, i maskuar, qoftë edhe nëpërmjet Sigurimit që ishte një institucion shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e shtetit. Nuk fajësoj të gjithë institucionin, por segmente të posaçëm të tij kanë qenë thjesht agjentë në shërbim

69

të interesave antikombëtare. Njerëz si këta kanë kapur majat e pushtetit, kanë qenë në Byro, kanë arritur deri tek Enver Hoxha, kanë qenë në ish-nomenklaturë siç duket dhe siç është akoma, dhe kanë përfshirë edhe vetë elitën intelektuale.

– Ky pushtim i brendshëm vazhdon sipas jush edhe pas vitit 1990?
– Për mua vazhdon, sepse mjafton edhe vetëm si krahasim. Ishte sistem stalinist komunizmi në Shqipëri, ishte më i egër se të gjitha diktaturat europiane, e i vendeve komuniste të Lindjes? Atëherë është shumë e thjeshtë të thuash: Është tranzicion stalinist ky? Pasi është tranzicioni më i egër në të gjitha vendet e ish- Lindjes.

– Në kopertinë është një femër me maskë veneciane. Çfarë do të thotë?
– E mendova unë këtë. Si maskë veneciane nuk ka asnjë rëndësi, por vetëm ideja e maskës. Unë mund të bëja edhe diçka monstruoze, ndonjë pikturë, zgjedhje të famshme të piktorëve të mëdhenj. Por jo, thjeshtë, është një maskë që në vetvete është e bukur, interesante, joshëse, siç ka qenë ideali komunist. Por, në fakt fsheh krime të mëdha. Ka qenë një ballo me maska.

– Pse keni preferuar të përmblidhni pikërisht publicistikën tuaj nga gushti i 2003-t deri në shkurt të 2012-s, kur keni dhënë intervistën e fundit që keni përfshirë në libër? Kjo ka qenë ajo periudhë ku ju e keni parë në mënyrën më të ngjeshur publikisht?
– Jo, në një farë mënyre unë e kam thënë në libër, e kam thënë edhe në intervista televizive, sado që unë përpiqem të shpjegoj aty që kam qenë e censuruar, sidoqoftë kam pasur

70

mundësi të dal me mënyrat e mia, me metodat e mia. Domethënë të dal, në çfarëdolloj dritareje të jetë, vetëm që unë të dëgjohem nga shqiptarët, pa përfillur më nderon apo jo ajo dritare. Faleminderit! U jam mirënjohës të gjithë atyre, por kam goditur, jam përqendruar, është bërë më e fortë se unë, është bërë më e fortë se frymëmarrja ime, është bërë më e fortë se ekzistenca ime, kur unë u binda që e keqja e madhe e Shqipërisë të cilën e vuaja prej kohësh (që kur kam njohur Sokol Hoxhën e kam ndjerë këtë të keqe), e keqja e madhe e Shqipërisë qenka deri brenda familjes së Enver Hoxhës.
Atëherë, ishte detyra ime ndaj popullit tim (qoftë edhe ndaj Enver Hoxhës, por kjo ka pak rëndësi për lexuesin, por ka rëndësi për mua). Pse? Cilido që të ishte ai, ai nuk i ka marrë vesh të gjitha këto që dimë ne, nuk i ka ditur të gjitha këto që dimë ne, ka ditur vetëm atë çfarë ka marrë vetë ai vendim. Për shembull, me luftën për pushtet, nuk jam dakord dhe s’kam qenë dakord, e kam kundërshtuar edhe në atë kohë, që nga vrasja e Beqir Ballukut, persekutimin e familjes së tij e kështu me radhë. Për ato unë nuk kam çfarë të them. Për të tjerat, unë jam e bindur se ai nuk i ka ditur të gjitha siç janë.

– Në fakt unë e kam lexuar librin jo vetëm pse e kisha për detyrë në respekt të ftesës për ju dhe për këtë emision, por ju kam ndjekur, sepse kam qenë në një mënyrë apo në tjetër edhe njeriu që ju kam dhënë mundësi kur kam pasur, ashtu si edhe kolegët e mi, për të shprehur ato mendime, pjesa kryesore e të cilave janë përmbledhur në këtë libër, pas një përpunimi rigoroz. Por ajo që më duhet gjithmonë dhe kam menduar pasi ju kam ndjekur dhe pasi kam lexuar librin është se ju keni qenë një vajzë nga një

71

familje që nuk vinte nga nomenklatura, kjo ndoshta fillon dhe shpjegon se pse ju ishit zëri i parë nga brenda Bllokut që hodhët dritë mbi një errësirë 45-vjeçare që kishte përfshirë jetën brenda Bllokut. Në një farë mënyre po mendoja që dukej si e dërguara e Zotit për të treguar më pas për të dëshmuar, si puna e At Zef Pëllumbit “Rrno për më tregue”, atë çfarë ka ndodhur atje brenda, gjë që është treguar shumë përmbledhurazi në libër, por e keni dëshmuar edhe përpara. Ajo çfarë doja të pyesja pikërisht në këtë kontekst është që a ka mbetur gjë më pa thënë për atë regjim, për atë Bllok, për atë mënyrë, për atë udhëheqje që na ka drejtuar për 45 vjet?
– Jo, në vija të përgjithshme unë kam thënë gjithçka që të kuptohet se si funksiononte ai regjim i sunduar nga agjentura. Domethënë nën pushtetin e Enver Hoxhës gëlonte agjentura, nën orientimet e Enver Hoxhës gëlonte agjentura, e cila u bë shumë e prekshme për fatet e vendit menjëherë me izolimin e tij dhe ai nuk është izoluar kot. Natyrisht pista ekziston, por është pistë alibike, nuk ishte aq i sëmurë sa t’i fshiheshin gjërat, nuk ishte aq i sëmurë sa të na ndalohej dhe të thuhej që me Enver Hoxhën, me babanë, nuk duhej diskutuar asgjë përveçse nëpërmjet gruas së Enver Hoxhës.
Unë vazhdoj ta quaj institucion gruan e tij dhe ta respektoj e kritikoj në këtë prizëm, se në këtë prizëm duhet parë, jo si vjehrra ime, të cilën nuk e kam ndjerë ndonjëherë vjehrrë. Kjo, pasi unë nuk dija ta shikoja me këtë sy, kisha vajtur tek Enver Hoxha dhe ai s’ka qenë asnjëherë vjehrri im, ka qenë Enver Hoxha dhe gruaja e tij ka qenë me rolin e saj special që duhet të kishte për Enver Hoxhën dhe për fatet e popullit dua të them. Kështu që ajo që thatë ju përpara natyrisht është shumë luzinguese për

72

mua, jo për modesti, nuk është çështje modestie, por unë nuk e kam pasur të lehtë ta bëj këtë vepër. Nuk kam pësuar fatin e At Zef Pllumbit, e kam lexuar veprën e tij dhe jam ngjethur, siç kam lexuar edhe vepra të persekutuarve të tjerë.Unë nuk jam nga ata njerëz që duhet të qahem, sado që lotët i kam në majë të syve si natyrë, por jo për të kërkuar mëshirë. Unë e neveris mëshirën, ajo është për njerëzit e dobët të cilët edhe janë të detyruar ta kërkojnë kur janë në kushte ekstreme të jetesës, të varfërisë.
Mëshira është aq ndjenjë e dobët më tepër nga ata që duan ta japin, sepse ngelet vetëm në kufirin simbolik, filantropik, kur në fakt njeriu duhet ndihmuar, nuk duhet mëshiruar. Kështu që, parë nga të gjitha këto këndvështrime, unë bëra atë që ndjeva të domosdoshme për ta bërë, të pamundur për të mos e bërë, e pamundur të jetoja pa e bërë, çfarë e thashë dhe s’dua ta përsëris. Nuk e di çfarë mbetet më për të thënë. Mendoj që i kam thënë të gjitha për t’u kuptuar nga çdokush. Por, hollësira natyrisht që kanë ngelur, hollësirat mendoj që i takojnë kujtimeve, sepse një sistem agjenturor dhe jo thjesht një sistem komunist të bën të vrasësh edhe veten.

– Që do të thotë?
– Përpos tendencave, atentateve dhe përpjekjeve për të më vrarë drejtpërsëdrejti Nexhmije Hoxha, ka pasur edhe të tilla.

– Po flisni ju për veten tuaj?
– Po flas një hollësi të cilën, thashë, nuk dua të bëhem patetike dhe qaramane para publikut.

– Pra ju po thoni se ka pasur tentativa për t’ju vrarë?

73

– Jo vetëm për të më vrarë, por për t’u vetëvrarë nëpërmjet mjekimit farmakologjik, për të cilin nuk ke nevojë, i cili në dimensionet, në kushtet joprofesionale, me detyrim, në kushtet e fshehtësisë, që të mos e merrte vesh njeri që unë mjekohesha, që të mos e merrte vesh një mjek shqiptar, pale Enver Hoxha etj., të devijonin në fund të fundit si personalitet dhe të jepnin urdhrin e tyre dhe mund të bëhej gjithçka, mund të vrisje edhe veten. Dhe këtë gjë e them që hollësira të tilla do të ketë, që nuk e zbehin, por e forcojnë këtë analizë historike.

– Ndoshta duhet të ndalojmë pak te kjo gjë, se ndoshta është hera e parë që ju e thoni se keni pasur tentativë për vetëvrasje?
– Po, unë nuk e kam për turp ta them këtë se në këtë rrugë më kanë çuar. Në këtë rrugë më ka çuar Nexhmije Hoxha me mjekun Judë. Judën do ta kisha hedhur në gjyq si kriminel për qëllimshmëri mjekimi të gabuar së bashku me Nexhmijen. Për këtë të dytën s’kam dashur ta bëj.

– Për çfarë periudhe bëhet fjalë?
– Është gjithmonë në periudhën pasi linda dy fëmijët e mi, pse kundërshtoja në familje, se s’më pëlqen gënjeshtra, s’më pëlqen mashtrimi, si s’më pëlqente situata. Që Nexhmija tjetër gjë thoshte në publik, – jo si Nexhmije, por si parti, tjetër thoshte për popullin, tjetër ishte brenda në Bllok, tjetër ishte brenda në familje. Presioni hierarkik që nga vinin mosbarazia, shtypja në dinjitet, përbuzja ndaj familjes sime. Distanca, që të detyronte për të kuptuar që e ke vendin në fund. Të gjitha prapa Enver Hoxhës, se para tij ishte ndryshe,

74

meqenëse ai i donte të gjithë, siç më donte edhe mua.

– Këto ishin rrethanat?
– Këto ishin rrethanat, madje nën presion të sime mëje të cilën e kishin terrorizuar: “Mblidhe vajzën tënde kryeneçe, përndryshe fati i saj është në diskutim”.

– Që në atë kohë?
– Po.

– Bëhet fjalë për mesin e viteve ’70?
– Bëhet fjalë që kur kam hyrë në atë familje.

– Që nga 1967-a?
– Që kur kam hyrë në atë familje, që nga 1967-a. Ime më më thoshte: “Çfarë bën ti që s’të duan?”. Kurse unë çfarë nuk bëja që të më donin, se unë e kam adhuruar atë familje për hir të Enver Hoxhës dhe mendoj që duhej adhuruar. Nuk dua të ndalem shumë tashmë për të mos qenë patetike përpara tragjedisë së popullit tim.

– Domethënë ka qenë një mjekim i kontrolluar me qëllim t’ju jepte një gjendje të caktuar fizike…
– Një mjekim i studiuar që të më nxirrte jashtë loje. Në çfarë forme do të më nxirrnin jashtë loje? Ishte fati im që s’ia dolëm plotësisht. Por dua të theksoj, nuk kërkoj vëmendje nga opinioni publik që shiko sa kam vajtuar. Unë të gjitha vuajtjet i quaj asgjë para vuajtjeve të popullit, të atyre që ishin në burg, të asaj vajze

75

Drita Çomo që vdiq pa i qëndruar mamaja te koka, të atyre njerëzve që kanë vuajtur nga varfëria atëherë dhe që sot thonë se s’kemi drita, se është vjedhur teli për skrap, të atyre fytyrave të rreshkura që nuk kanë parë një ditë të bardhë dhe janë mësuar me filozofinë e mbijetesës, me të cilën kalojnë dhe dramat, dhe nuk kanë më lot në sy, përpara tyre unë përulem. Por, unë këto i them për dëshmi thelbësore si vepronte agjentura. Ndërkaq, që kështu mjekohej edhe Enver Hoxha, në formën e tij, në pistën e diabetit, në pistën e zemrës, në pistën e efekteve sekondare që krijojnë sëmundjet. Po, në këtë mënyrë është mjekuar edhe ai. Kjo është çështja e parë që kam ngritur, përveç çështjes që mos i beso Ramiz Alisë në vitet ’90, ne duhet të tërhiqemi, ne jemi familja e Enver Hoxhës, ne duhet të rrimë thjesht të bëjmë jetën tonë në mes të popullit, të na nderojnë thjesht si njerëz të tillë.

– Nga ana tjetër kjo na bën të kuptojmë edhe një gjë tjetër. Në Bllok nuk është sekret më që martesat përdoreshin për t’u ngritur në detyrë, për karrierë, për të mbajtur njëri – tjetrin dhe pothuajse në vitet 1990 ka funksionuar një skemë nepotike ku vajzat dhe djemtë e njërit apo tjetrit martoheshin midis tyre duke forcuar në këtë mënyrë jo vetëm lidhjet familjare dhe shoqërore, por politike dhe të pushtetit. Pikërisht sjellja ndaj jush lë të kuptohet që kur dikush vjen nga jashtë kësaj skeme, shih se si mund të trajtohet. Mund ta shohim këtë rast dhe si të tillë?
– Pa dyshim, është esenciale, nuk ka filluar në vitin 1990, kështu ka qenë gjithmonë. Kjo mbase mbetet të kuptohet nga libri, disa gjëra më shpëtojnë t’i them. Kështu ka qenë dhe Enver Hoxha, ishte kundër kësaj lidhjeje. I gjithë Blloku ishte i lidhur me njëri- tjetrin, ndaj ai si çështje e shtronte parimisht, ai i ishte

76

i lumtur me zgjedhjen e Sokolit për mua, siç nuk donte zgjedhjen e Ilirit për Teutën, e cila nuk ishte zgjedhje, por ishte inskenim, manipulim dhe interes i Nexhmije Hoxhës. Çfarë s’ka bërë që ajo të bëhet nusja e Ilirit dhe natyrisht ka pasur pakënaqësi që unë isha e vetmja nga jashtë kastës kultike, paçka pastaj më shumë akoma ishte karakteri im.
Që në fillim unë kundërshtoja: p.sh. Që që kjo është turp se populli nuk është kështu siç bëni ju, populli është më i thjeshtë, populli është më i ndershëm, më i hapur, më i sinqertë dhe më i moralshëm se sa këto që ndodhin këtu, prapa Enver Hoxhës. Duke ia fshehur këto Enver Hoxhës kultivohej një rrezik për popullin dhe Enver Hoxhën njëkohësisht, sado që kjo që them unë sot mund të duket sakrilegj. Por derisa çdo gjë ndodhte prapa Enver Hoxhës, mua më ka mbetur peng detyra e pakryer dhe unë i kërkoj ndjesë popullit tim se do të dija më shumë akoma e sidomos do të dinte vetë Enver Hoxha çka duhej të dinte, sikur unë të kisha folur me të. Por unë s’kam folur dot me të se isha e ndaluar dhe kjo ka qenë një nga brengat e mia më të mëdha, dhe kjo ka qenë një nga shtysat që në momente të dobëta, kur më dominonte mjekimi dhe kur më shuhej përmbajtja ime, forca ime, ishte një nga shtysat më të forta që unë të thosha s’ka shpresë për mua dhe s’ka dritë në horizont.

– Në 1972-n ka qenë goditja e parë e Enver Hoxhës nga sëmundja dhe më pas kanë ardhur dhe godijet e tjera. Këtu fillon, pas 1972-t, nga goditja e parë në zemër të infarktit të miokardit, ka filluar edhe ajo që ju e quani pastaj përpjekja e Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë për ta izoluar Enver Hoxhën. Ndërkohë, Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu

77

ishin treshja e pushtetit në fakt dhe jo akoma Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha që fituan terren më vonë. Por, prapë nga libri kuptohet një gjë, që të tre kanë vdekur në mënyrë të dyshimtë: Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo. Vazhdoni t’i qëndroni kësaj dhe a është më e qartë sot për ju se ka diçka që ka funksionuar?
– Absolutisht që i qëndroj kësaj, madje unë nuk kam dashur ta përfshij më gjerë, që pikëpyetja ime e parë që kam bërë si qytetare është që kur kam njohur Sokolin. Para se të njihja Sokolin unë isha një vajzë e dalluar, vajzë populli, por isha vajzë e dalluar në Tiranë, isha në tabelë nderi në Tiranë nga nxënësit më të dalluar, isha e vetmja konkurruese (atëherë kishte forma të ndryshme emulacioni, por më e mira dilte), do të isha miku i vogël i librit që e re, do të isha komandante “çete” (e gjithë nxënësve të shkollës) duke qenë vite më poshtë se të mëdhenjtë e shkollës, më zgjidhnin, ma varnin këtë këmborë.
Unë bëja programet dhe as dilja t’i lexoja, vija të tjerë t’i lexonin. Kam qenë e interesuar të bëhej puna dhe jo të dukem unë, isha shumë e ndrojtur, isha shumë timide. Por, si duket, mendoja, organizoja, edhe këtë aftësi mbase ma kishin kuptuar mësuesit e mi. Në këtë sens dua të them se unë isha shumë e dalluar dhe shumë e përkëdhelur nga shoqëria, jo se desha të përkëdhelesha, por se ndihesha që isha e realizuar në atë kohë. Ajo isha unë dhe pikë, unë ashtu e njihja veten që do të isha gjithmonë më e mira, paçka që kjo nuk ishte ambicie por mënyrë të qeni. Sapo kam njohur Sokolin jam luftuar për të mos qenë vajzë e rregullt, për të mos qenë vajzë e shkëlqyer, por e përlyer. Ndërkaq, që çdo njeri në popull që merrte vesh që unë isha e vluara e Sokolit më donte, nuk më donte vetëm ish-konjuktura,

78

fillimisht familja Kapo, Vitua nuk më donte duke qenë shoqe e ngushtë e Nexhmijes. Këtë ia kam thënë edhe Nexhmijes që pse s’më duan. Është fjala për ato pikëpyetje që mund t’i bëjë njeriu vetes se çfarë ndodh këtu, çfarë ndodh këtu kur Enver Hoxha më do, unë jam nuse e Enverit, ndërkaq urrehem, luftohem dhe gjithçka në dinjitet. Se mua nuk më mungonte gjë dhe nëse njeriu paragjykon se çfarë kam unë që qahem sot kur i kam pasur të gjitha të mirat, siç ka ndodhur nga ndonjë gazetare mediokre, sepse ia urdhëron dhëndrri i Beqir Ballukut, nuk është faji im. Bëra një parantezë këtu se më duhet ta bëja. Por, fjala është se kjo gjë sa vinte edhe më rrethonte. Madje, mund të mos jetë vendi, mund të jetë e tepërt, mund të mos ketë lidhje me librin, por sa ishte Mehmet Shehu, në mënyrë të çuditshme edhe ai më ka mbrojtur siç më donte Enver Hoxha.
Mehmet Shehu s’kishte lidhje me mua, nuk ishte ai që më luftonte, mund të më ketë luftuar familja e tij, fëmijët, të cilët ishin shumë inteligjentë e ambiciozë e mund të më shikonin me rivalitet. Por Mehmet Shehu vetë nuk më ka luftuar, siç më ka luftuar Vito Kapo, Hysni Kapo, Ramiz Alia dhe kështu me radhë. Kështu që, jo vetëm që i qëndroj asaj, por i mëshoj shumë.

– Ajo që kuptohet është se shumë herët që pas 1972-t, Nexhmije Hoxha afrohet me Ramiz Alinë, ndërkohë që në fakt trekëndëshi i pushtetit në Shqipëri ishin Enver, Mehmeti dhe Hysniu, që ishin gjallë, por që më pas, siç thoni ju, vdiqën në rrethana të paktën nga pikëpamja shëndetësore dhe mjekësore të dyshimta. Në atë kohë filloi forcimi i lidhjes së Nexhmije Hoxhës me Ramiz Alinë, gjë që pastaj kulmon në 1985-ën kur ai merr pushtetin dhe më pas edhe pas vitit 1990. Ç’është kjo gjë kaq e veçantë që

79

e lidh Ramiz Alinë ose më mirë Nexhmije Hoxhën me Ramiz Alinë edhe përkundër burrit të vet, pavarësisht se shëndeti i tij, edhe për shkak të moshës, ishte në rënie.
– Mosha 77 vjeç kur ai vdiq nuk është ndonjë moshë shumë e madhe, se vetë Nexhmija sot është 91 vjeç. Madje thotë që Enveri ishte i disiplinuar, vuante nga diabeti, por rrojti gjatë, kur ka 20 e disa vjet që Nexhmija është e vè. Nuk është normale që të thuhet nga një grua e vè. Megjithatë kalojmë në çështjen që ju shtruat. Nuk ishte që filloi avash-avash të afrohet Nexhmija me Ramizin, ai ishte plan, ata ishin të afruar që gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.

– Më herët se kaq?
– Sigurisht.

– Kur ka filluar?
– Që me fejesën e Ilirit me Teutën (Nusja e djalit të madh të Enverit është mbesa e Ramiz Alisë), kjo ka qenë një dhënie në tabaka, paçka që Iliri mbase s’kishte pse të mos e pranonte urdhrin se edhe ajo ishte vajzë e bukur, por nuk ishte ajo e zgjedhura e tij. Të mos futem në hollësira, ishte tjetër e zgjedhura e tij, ishte vajza e Ramiz Alisë (Zana), të cilën nuk mund ta merrte se Enver Hoxha i kishte ndaluar martesat e tilla, kryesisht në rend të drejtpërdrejtë.

– Pra dashuria e vërtetë e Ilir Hoxhës ka qenë vajza e Ramiz Alisë?
– Po, sigurisht. Kështu që, që atëherë këto gjëra kanë qenë të parashikuara dhe gradualisht vijnë humbjet fatkeqe. Cilido të

80

ketë qenë Hysniu, cilido që të ketë qenë Mehmeti, se nuk i përjashtoj si agjentë apo me aktivitete të shërbimeve të huaja, e theksoj madje që janë të tillë, por ama, vdekja e tyre ka qenë e dyshimtë. Që vdekja e tyre të jetë e dyshimtë, domethënë që këta duhet të ikin, që të vinte Ramizi, se të vinte Ramizi kishte ardhur Nexhmija dhe vazhdonte pushteti, vazhdonte dinastia, të vazhdonte Iliri, e të tjera.

– Por në fakt Nexhmija në pushtet ishte se kishte bashkëshortin…
– Ajo në pushtet ishte, por nuk ishte në pushtet megjithatë për ambiciet e qëllimet personale. Para vitit 1972 Nexhmija para Enverit bënte rolin e gruas së nënshtruar gati-gati shtëpiake, një grua pa pretendime, bënte një rol të dyfishtë, ishte bajraktare larg Enverit dhe në popull. Me izolimin e Enver Hoxhës për shkak të shëndetit, natyrisht ajo s’ka dalë hapur, por ka luajtur rolin e saj përmes informacionit që jepte. Informacioni ka qenë i kanalizuar përmes saj. Dora e fundit që çonte informacionin tek Enveri ishte Nexhmije Hoxha.

– Nexhmije Hoxha pak javë më parë ka dhënë një intervistë për Bugajskin në TV “AS” dhe sigurisht besoj se e keni ndjekur direkt ose përmes mediave që kanë botuar disa pjesë. Ajo që mua në fakt më ka bërë që t’i kushtoj vëmendje të veçantë kësaj interviste ka qenë një moment ndoshta jo shumë spektakolar, por që kam dashur t’ju pyes dhe kjo lidhet me çështjen e Kosovës. Nexhmija, me sa duket, duke shfrytëzuar faktin që ishte bashkëshortja e Enver Hoxhës, tregon për një takim ku si dëshmitarë thotë në lidhje me një person me mbiemër Duraku, një familje e njohur. Babai i tij, – thotë, – ishte një hero kosovar dhe e pyet Enverin se si t’ia

81

bëjnë dhe duam ta shpallim Kosovën republikë. Dhe vijon rrëfimi Nexhmije Hoxhës; Po mirë, – i tha Enveri, – si do ta priste Jugosllavia këtë gjë, si e keni gjykuar, por, për mendimin tim dy republika shqiptare sikur nuk shkojnë, megjithatë ju mund ta bëni si ta doni. Pra Enveri, – thotë Nexhmija, – nuk u jepte direktiva kosovarëve apo intelektualëve kosovarë, apo njerëzve të angazhuar në Kosovë, por i linte të vendosnin vetë. Dhe kjo është një tezë që shkon në fakt në të kundërt asaj që thuhet për Enver Hoxhën se ka luftuar për Kosovën dhe ja ku jemi sot kemi dy shtete shqiptare, kemi shtetin e Shqipërisë në 100-vjetorin e pavarësisë dhe Kosovën në katër vjetorin e pavarësisë që e kishim në shkurt. Pra, Enver Hoxha tregon se nuk paska qenë largpamës në lidhje me çështjen e Kosovës dhe me çështjen shqiptare në tërësi sipas rrëfimit të Nexhmije Hoxhës.
– Ju e keni më hollësisht aty, por më mbeti në mendje ajo që prapë është pjesë e asaj që thatë ju, që Nexhmija theksoi se Enveri në fillim nuk ishte për dy republika, që i bie që nuk ishte për pavarësi të Kosovës, apo që Kosova të vetëvendoste për republikë. Më bëri shumë përshtypje kjo gjë dhe jam e revoltuar, ndonëse nuk ia vlen të revoltohesh me N. Hoxhën, por jam e revoltuar me cilindo studiues që mund të merrej me këtë çështje, pasi unë kam dokumente që vërtetojnë të kundërtën. Unë e dija që nuk ishte kështu dhe u habita me qëndrimin e saj kaq cinikisht të dhënë në media. Nuk është hera e parë që ajo bën sakrilegje të tilla ndaj të shoqit dhe ndaj historisë, dhe ndaj popullit shqiptar, dhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Meqenëse jemi këtu të ndalemi këtu. Nuk e di a do të më jepni kohë që unë në këtë çështje të ndalem seriozisht me kritikën, sepse thashë se ekzistojnë dokumentet. Këto dokumente unë i kam në dorë

82

dhe askush nuk është marrë, asnjë studiues nuk është marrë me këtë çështje.

– Janë dokumente të Enver Hoxhës?
– Janë dokumente që ekzistojnë në Arkivin Qendror të Shtetit, janë marrë nga atje dhe derisa i kam unë, përse të mos i merrte dikush tjetër dhe t’i përdorte.

– Çfarë kanë në thelb këto dokumente?
– Thelbi është që Enver Hoxha nuk dilte në asnjë rast jashtë natyrës, por edhe mbase parimit të tij, t’i qëndronte strikt profilit të llojit. Pra, një udhëheqës marksist leninist. Me këtë profil ka parë dhe çështjen e Kosovës, paçka se më shumë dominonte ana nacionaliste, që në fund të fundit ai çfarë s’ka bërë që Kosova të dalë nga kjo situatë. Kështu që, këtu unë kam 5-6 raste, vit më vit qëndrimet e Enver Hoxhës dhe nëse më lejoni unë do të lexoj dokumente autentike, le të vërtetohen, ekzistojnë në Arkivin Qendror, nga i cili unë kam mundur t’i kem në dorë.

– Nuk janë bërë ndonjëherë publike?
– Unë nuk e di të jenë bërë publike, nëse janë bërë publike nuk e kuptoj përsëri atë qëndrim të zonjës Hoxha. Atëherë do të them për çdo vit qëndrimin e Enver Hoxhës, dokumentin e kam këtu. Në vitin 1949, Enver Hoxha shtron që prej Jaltës nuk e mori dot Kosovën menjëherë pas çlirimit. Në 1949 Enver Hoxha e shihte rrugën e çlirimit të popujve jugosllavë nëpërmjet inkuadrimit në kryengritje të armatosur, përfshirë edhe Kosovën për vetëvendosje, shkëputje pavarësie nga vetë Federata

83

Jugosllave, gjë që mund të mos dëshirohej nga popujt e tjerë, por dëshirohej nga kosovarët. Pra, mund të mos donin popujt e tjerë të shkëputeshin, por dëshironin kosovarët. Kjo i dukej atij si një variant i vlefshëm drejt zgjidhjes. I ka të dokumentuara në ditarin e tij politik. Vetë Fadil Hoxha, që më vonë, në vitin 1990, e ka kritikuar paksa Enver Hoxhën në vitin 1949 thotë:
Udhëzimet e Enver Hoxhës (këto udhëzime Enver Hoxha i përcillte në Kosovë) ne i kemi parasysh, pranojmë që kemi bërë dhe gabime, bëjmë edhe autokritikë. Po në vitin 1949, është dokumenti që i çon letër Stalinit për t’u ankuar për situatën shtypëse në Kosovë. Në vitin 1966, qëndrimi publik i Enver Hoxhës që përcillej në Kosovë dhe ishte kundër Federatës Jugosllave është: “Kush përgjigjet për krimet e genocidin të kryera në kurriz të popullit shqiptar, të Kosovës e Metohisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”.
Këtu kemi dhe faksimilen përkatëse që njerëzit mund ta shikojnë shkrimin e tij nëse iu intereson. Këtu thotë: “Megjithatë unë i thashë kjartë Titos se kosovarët janë shqiptarë, se Kosova është Shqipëri. – Por kjo duhet të shihet më vonë, – tha Tito. Ai ndërkaq blofoi se kishte qëllime të tjera që u zbuluan më vonë”. Arsyet që vetëvendosja të pengohej. Ai flet për vetëvendosje në Kosovë, ishte shtruar çështja e vetëvendosjes në Kosovë, megjithëse në ato vite ka arritur të ketë një autonomi (në 1970), në 1976 autonomia ishte më e organizuar.
Në fakt kjo ështe vetëvendosje e Beogradit thotë Enver Hoxha. “Se populli i Kosovës nuk u pyet dhe s’u pyet gjoja se nuk mori pjesë në luftën nacionalçlirimtare, jo pse nuk ishte trim dhe i guximshëm, por nuk ishte i qartë politikisht etj.,

84

etj.”. Nuk e di se si ju duken këto, z.Peza, por nuk përkojnë me ato që Enver Hoxha nuk ka qenë dakord për dy shtete, apo jo?

1966 - Faksimile nga ditari politik i Enver Hoxhës për Kosovën

1966 – Faksimile nga ditari politik i Enver Hoxhës për Kosovën

– Ideja krijohet, nëse doni të thoni diçka tjetër…
– Në 1967-n vazhdon po kështu. “Gjendja në Kosovë është shumë e rëndë, hendeku midis saj dhe viseve të zhvilluara të Jugosllavisë është thelluar edhe më tepër.
Të ardhurat kombëtare për frymë, për shembull në Slloveni janë rritur me 7.588 dinarë të rinj, ndërsa Kosova nuk ka arritur akoma në mesataren jugosllave të vitit 1947, që ishte 730 dinarë për frymë”.
Kemi dokumentin tjetër, dokumentin 5, kemi faksimile me

85

shkrim dore të Enver Hoxhës ku flet për lëvizjen e dhjetorit 1968, që edhe ajo u shtyp. Kemi fjalimin në Tropojë në maj të 1970-s ku flet për zgjerimin e bashkëpunimit me Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës. Ndërkaq, kemi finalen në 1978 – 1981, të cilën Nexhmije Hoxha s’e përmend fare dhe ky moment është moment krucial, ku edhe Ramiz Alia është pyetur dhe s’e ka pranuar, është momenti kur Enver Hoxha përgatit një plan ushtarak për prani dhe bashkëpunim ushtarak nëse Kosova do të ngrihet ushtarakisht (kjo ishte nxitja nga Enveri) dhe të mbrojë veten e saj. “Kur të dojë ajo të çlirojë veten e saj nga Jugosllavia atëherë ne do t’i ndodhemi në krah dhe do të luftojmë bashkë më të”.
Komandanti i këtij plani ushtarak, hartuar shkencërisht, ishte Mehmet Shehu. E gjithë kjo histori mbyllet me faktin që vriten liderët e kryengritjes së armatosur, sepse kryengritja ishte gati. Vritet Jusuf Gërvalla me shokë, nga UDB-ja natyrisht, dhe vriten me lajmërim nga shteti shqiptar. Domethënë, saboton shteti shqiptar. Kush lajmëron nga shteti shqiptar për kryengritjen e armatosur dhe drejtuesit e saj që praktikisht ishin ilegalë?!

– Pra është viti 1981 kur edhe u vetëvra atë vit Mehmet Shehu…
– Po, që kjo histori të mbyllej krejt dhe të sabotohej. Mund të thosha për qëndrimin e Nexhmije Hoxhës, meqenëse në këtë vijë vazhdon. Në vitin 1999 – 2000 me sulmin e NATO-s mbi Beograd ajo më merr mua në telefon dhe më pyet se çfarë qëndrimi duhet të mbajë si marksiste-leniniste. I them: – Çfarë ju ka më shumë rëndësi ideali internacionalist apo çështja kombëtare?!

86

1966. Faksimile nga ditari politik i Enver Hoxhës për Kosovën

1966 – Faksimile nga ditari politik i Enver Hoxhës për Kosovën

87

– Sa vjet keni që s’shkoni?
– Që nga viti 2000, kur më kishte degdisur në Kanada, kur më kishin thënë do të të vrasë UDB-ja përmes shoqes së ngushtë që më kishte ofruar Nexhmije Hoxha, e cila ishte sekretare e Komitetit Qendror të Rinisë. Atëherë quhej Dese Jako dhe tani quhet Dese Jakoja Brajkoviç. Praktikisht është serbe. Vëllai i saj është kryetar i shoqatës shqiptaro – serbe dhe në një televizion shqiptar nga më të shikuarit tonin, del dhe flet që kultura serbo – shqiptare është një.
– Kush e ndan?- thotë ajo vajza inteligjente, animatore e emisionit. Ai thotë: – politika, – duke e lënë evazive. Por cila politikë? Por të mos ndalemi këtu. Këto janë gjëra që kuptohen. Atëherë shiko kush është kjo shoqja ime e ngushtë. Natën që bie busti i Enver Hoxhës fle tek unë, fle në shtëpinë e Enver Hoxhës ku e survejuara jam unë.

– Më 20 shkurt 1991…
– Kalon koha dhe retrospektivisht ato janë ngjarje që flasin vete. Ndaj them unë që të gjitha s’mund t’i përfshija në libër dhe të panjohurat që mbeten për lexuesin janë shumë interesante, por janë vetëm kontorno e asaj që kam thënë aty.

– Ishte koha e luftës në Kosovë kur ju pyet Nexhmije Hoxha ?
– Po. Unë e dija shumë mirë qëndrimin e saj, sepse unë dhe Sokoli kemi marrë kosovarë në atë kohë, kemi strehuar një familje të gjerë, 12 – 17 veta, hynin e dilnin sipas rastit. Ajo s’ishte dakord dhe s’i pëlqente. E kisha kuptuar qëndrimin e saj në shumë gjëra. Por, ajo e pati atë dinakëri për të qenë me NATO-n, për t’u

88

deklaruar me NATO-n. Por, mburrjet ndaj Bugajskit që unë jam me NATO-n, që unë i kam dokumentet këtu, po të doni kështu e ashtu, për mua janë teatër. Siç thotë ajo që kështu ka tradhëtuar idealin, në fakt ka “tradhëtuar” alibikisht UDB-në.

– Në lidhje me figurën e Ramiz Alisë, që ju e quani bashkëfajtor me Nexhmije Hoxhën për të gjithë ato të këqija që ka pësuar populli shqiptar, qeverisja e Shqipërisë, vetë Shqipëria nga 1972-i deri tani vonë. Ka 2-3 momente interesante në libër, një prej të cilave lidhet me momentin e vdekjes së Hysni Kapos, ku edhe Sokoli, bashkëshorti juaj, në një intervistë thotë që Ramiz Alia ka qeshur në momentin kur Kapo vdiq, se ka qenë në Paris. E dyta, lidhet me një moment tjetër, në vitin 1990. Gjatë vizitës së parë të Ramiz Alisë në OKB, në Nju Jork, ka një dy orësh që nuk shpjegohet se ku ka qenë Ramiz Alia, pasi ka një vakum në protokoll, në lëvizje dhe kështu me radhë, dhe duke thënë që bashkë me djalin kanë shkuar në një bankë të Nju Jorkut për të depozituar thesarin. Këto janë dy momentet më interesante, por ka dhe një moment tjetër që lidhet me Mehmet Shehun ku Ramiz Alia në fakt një herë ka thënë që ka qenë agjent Mehmet Shehu, ndërsa ju thoni se diku tjetër ka thënë që nuk ka qenë agjent. Pra, mban një qëndrim të dyzuar në lidhje me faktin që Enver Hoxha e thotë te “Titistët”, te situata sinoptike e poliagjentit Mehmet Shehu, që ka qenë jo vetëm agjent, por poliagjent. Ndërkohë që Ramiz Alia ka qenë i dyzuar. Ka diçka që flet në të gjitha këto kontradikta për figurën e Ramiz Alisë për ju?
– Figura e Ramiz Alisë aty është modeli, profili i njeriut që gënjen me stil. Ramiz Alia është çmuar për grande stilin e tij, kështu është quajtur. Por, stili i tij, praktikisht është të gënjejë dhe jo të udhëheqë. Që ai ka qeshur e ka thënë Vito Kapo, e cila

89

është rrezikuar prej Nexhmije Hoxhës nga kjo gjë. Enveri u mjaftua vetëm me një kritikë dhe në të kundërt e bëri ministre të Industrisë së Lehtë, ndonëse për mendimin tim ajo nuk është figurë e pastër. Ajo është një nga tri gratë e UDB-së që synuan tre burrat kryesorë të shtetit. Po t’i kthehemi asaj historie, Ramiz Alia ka qenë edhe promotori kundër Mehmet Shehut, ka qenë ai që i ka dhënë goditjen më të fortë Mehmet Shehut, pavarësisht nga hollësirat.

– Një prej tyre, që nuk e përmendëm, është një letër që Kadri Kazbiu para se të pushkatohej ka dërguar dhe nuk gjendet akoma…
– Ramiz Alia nuk ishte vetëm, punonte me Kadri Hazbiun, i cili është i deklaruar në shumë drejtime, i padiskutueshëm që ka qenë në shërbim të UDB-së, mbase dhe të KBG-së, por të UDBsë, e sigurtë. Lidhur me letrën e K.Hazbiut drejtuar E.Hoxhës, është posaçërisht N.Hoxha urdhëruesja e zhdukjes së saj, pasi aty duhet të jetë folur për Ramiz Alinë. Por, nuk është vetëm kjo, cilido që do të ketë qenë roli i Ramiz Alisë dhe për mua ka qenë rol krucial në vdekjen e Mehmet Shehut, ka shumë rëndësi se si sillet Ramiz Alia në këto 20 vjet. Ai vazhdon të mashtrojë në cilindo drejtim, siç mashtroi, nuk pranoi as për kryengritjen e armatosur. Ai thotë është e çuditshme, është absurde, është ëndërr, është fantazi që ne të mund të mbështesnim një kryengritje të armatosur në Kosovë.
Në çdo gjë ai do të mbajë një qëndrim të tillë të gënjeshtërt, paçka se më vonë mund ta pranojë kur i duhet, kur i vjen ngushtë dhe kur e shikon që gjithçka godet në kurriz të tij. Kështu ndodh edhe me figurën e Mehmet Shehut. Ashtu siç e trajtoj unë dhe

90

jo vetëm unë, trajtohet edhe nga të tjerë.
Fokusi se kush mund të ketë qenë shkaktari që ka nxitur vrasjen qoftë edhe vetëvrasjen e Mehmet Shehut, edhe nëse është vetëvrarë,- gjë që unë e dyshoj, – është vetëvrarë nën presion, le të jemi tolerantë në të dy rastet, është analizë historike, por nuk është studim shkencor. Pikërisht atëherë kur ai e ndjen që gjithçka bie mbi të, me akuzat që i bëj unë, me goditjen fjalë pas fjale, ai detyrohet të thotë një ditë të bukur që nuk paska besuar asnjëherë që Mehmet Shehu të ketë qenë agjent. Kjo ishte një ngushëllim shumë i madh për shkrimtarin, djalin e Mehmet Shehut, Bashkimin, i cili e përshëndet më kot. Se si mund të përshëndetet një njeri i tillë, që të ka syrgjynosur babanë, e ka detyruar “të vetëvritet”, të ka burgosur familjen e persekutuar gruan me fëmijët?!
Se në fund të fundit, pasi vdiq Enveri, pse s’e nxori Ramiz Alia, Bashkimin menjëherë nga burgu, kur ai zëvendësoi Enverin në të gjitha funksionet, madje edhe në Presidencë, titull që Enveri s’e kishte pranuar për vete?! Kështu që, kundrejt kësaj përgjigjeje të fundit të Ramiz Alisë unë kam një dokument tjetër. Nuk e di se sa ju intereson, që në vitin 1989, Ramiz Alia nëpërmjet sekretarit të tij, Vask Çifligut, i drejtohet shoqes Nexhmije: (pra, dalin dy personat që kanë katranosur Shqipërinë nga 1972-i deri më sot, njëri me autoritetin institucional dhe tjetri me pushtet gri).
“Shoqe Nexhmije Hoxha, me porosi të shokut Ramiz Alia ju dërgoj fotokopjen e një faksimileje të marrë nga revista angleze “Sunday Telegraph”, ku ndër të tjera shkruhet dhe për armikun e partisë e të popullit, poliagjentin Mehmet Shehu”. Këtu jep hollësira, që në artikull, ndër të tjera shkruhet se “Mehmet Shehu

91

ka qenë i lidhur edhe me CIA-n, se ndër udhëheqësit që ka marrë këshilla nga kuadrot e CIA-s, të seksionit të veçantë, janë edhe Mehmet Shehu, kryeministri i parë i Shqipërisë së pas luftës dhe Sukarno i Indonezisë. As njëri nuk e përfundoi karrierën e vet siç do të kish dëshiruar”. Pra, që të dy janë vrarë.

– Kjo ishte dëshmia…
– Dëshmia është që Ramiz Alia, në 1989-n, i dërgon akoma Nexhmijes që shiko se kemi prova përsëri për Mehmet Shehun. Atëherë tabloja sinoptike e Enver Hoxhës ka qenë e saktë për çfarë i kanë prezantuar R. Alia e N. Hoxha. Përpos kësaj, unë mund të them që Enver Hoxha, (këtë e them për herë të parë), ka pasur dijeni që ai ishte i KGB-së dhe jo vetëm dijeni, por ka qenë detyrë e tij të jetë agjent i KGB-së, në funksion të ruajtjes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. Por, E. Hoxha nuk e ka ditur që ka qenë me CIA-n. Ky duket ekzagjerim për të justifikuar “vetvrasjen” gjoja nga frika ndaj E. Hoxhës

– Zonja Hoxha, vijojmë me disa zhvillime që kanë të bëjnë me librin, por jo vetëm me brendinë e librit, por edhe me sfondin e zhvillimeve rreth figurës së Enver Hoxhës, një prej të cilëve është libri i kolegut tim Blendi Fevziu “Enver Hoxha” që ka pasur një pritshmëri të madhe, është shitur, por ka patur edhe polemika. Ju jeni shprehur diku në lidhje me këtë libër, por në respekt të atyre që na ndjekin dhe ndoshta s’kanë qenë të vëmendshëm do të donim një mendim tuajin në lidhje me këtë libër dhe mënyrën se si është trajtuar figura e Enver Hoxhës nga kolegu ynë Fevziu…
– Me sa unë kam kuptuar, sepse nuk e kam mbaruar librin e Fevziut, s’e mbarova thjesht për emocione personale, pa ndonjë

92

ngarkesë ndaj autorit. Nuk e mbarova se e pashë që ishte i ngjeshur me vrasje, vrasje, vrasje, të cilat mund të jenë bërë, mund të jenë faktuar, unë nuk i kundërshtoj. Kam parimin të mos kundërshtoj asnjë njeri për çfarëdo flet për Enver Hoxhën, është e drejta e tij. Ndërkaq kam unë të drejtën time të flas çfarë di unë dhe unë bazohem në atë që di. Nuk mund të kundërshtoj atë që nuk e di, nuk i jap të drejtë vetes, as nuk mund ta kundërshtoj, as nuk mund ta marr inat, as nuk mund të kem ngarkesa ndaj dikujt. Por, po të vijë puna ruaj veten time ndaj ngarkesave negative. Këtë gjë kam bërë për librin e Blendit, përveçse e urova publikisht për stilin e tij, që stili ndryshe nga vitet 1990, nuk ka mllefe, nuk ka nivele anekdotike, nuk ka nivele banale dhe mundohet të jetë një libër serioz. Mund të them që është një libër që përfshin vetëm vrasjet e Enver Hoxhës, sa ishin të vërteta dhe sa s’ishin të vërteta nuk futem, nuk më intereson. Mund të them se Enver Hoxha edhe ka ndërtuar, jo vetëm ka vrarë. Ajo që më ka shqetësuar është reagimi i ashpër ndaj këtij libri, djegiet e këtij libri. Në asnjë mënyrë një libër, cilido libër, nuk duhet të digjet. Më kujtojnë vitet 1990 kur janë djegur librat e Enver Hoxhës.
Atëherë kishte mllef të organizuar qëllimshëm në popull, pra justifikohej, por nuk duhej. Kështu që, kjo gjendje për librin e Fevziut është skandaloze, është hap prapa për shoqërinë dhe unë mendoj se kanë qenë të nxitura nga autorët e këtyre skemave.

– Pra ju dilni e gatshme të dëshmoni në gjyqin mes Nexhmije Hoxhës dhe Blendi Fevziut në lidhje me dokumentet?
– E kam deklaruar se Nexhmije Hoxha një herë e mirë duhet

93

të kujdeset për veten e saj që të bëjë pleqërinë e thellë e qetë dhe të mos ketë grinta kaq të mëdha ekspansioni kundrejt shoqërisë, me kërkesat, me pretendimet, me botimet boshe në formë kartoline në mbrojtje të Enver Hoxhës, në fakt të goditjes së figurës së tij.
Pra, duhet të arrijë të kuptojë, erdhi koha, 91 vjeçe siç është, të bëjë pleqërinë e thellë në një formë aq sa ajo mund të gjejë pak dinjitet për veten e saj.

– Një nga akuzat që ka ngritur, të paktën publikisht Nexhmije Hoxha, ka qenë që janë vjedhur ditarët origjinalë, nuk ekzistojnë dhe kështu me radhë… Në fakt kush i ka ditarët origjinalë dhe çfarë ka Nexhmije Hoxha vetë?
– I kanë ato vetë.

– Po pse ata deklarojnë…
– Bllofojnë. Nexhmije Hoxha punon me skema, punon me alibira, punon me pista dytësore. Nuk vërteton dot falsitetin e dokumentit të përdorur nga Fevziu, por detyrimisht do ta zhvleftësojë si autor, se aty ka një fakt flagrant që e godet drejtpërdrejt Nexhmijen, më shumë se të gjithë krimet e saj të kamufluara, që Enver Hoxha është gjetur në shesh kur vdiq.
Të gjendet Enver Hoxha në tokë, që monitorohej nga mjekët, nga infermierët personalë dhe në mungesë të tyre nga ajo vetë është shpjegim i gjithçkaje që i ka ndodhur Shqipërisë. E.Hoxha gjendet në tokë kur atë duhet ta ruante Nexhmije Hoxha. Nuk mund të guxonte një mjek, të guxonte një infermier, që të mos kishte vëmendje në çdo situatë të Enver

94

Hoxhës, me ndjeshmëri normale apo jo, aq më tepër të përpiqet në grahmat e fundit aq sa të binte në shesh.

– Është i saktë Fevziu për këtë gjë që kur thotë se trupi është gjendur në tokë?
– Kjo është e saktë, se unë jam interesuar dhe trupin e Enver Hoxhës e kanë gjetur tre veta. E ka gjetur Isuf Kalo, e ka gjetur në mos gaboj Ylli Popa dhe infermieri i tij personal, Fahri Bufi, njeriu më pozitiv nga këta të tre.

– Për sa kohë ka qenë Enveri në tokë pa ndihmën e kurrkujt?
– Kjo është një tjetër çështje pastaj, një çështje që hap një tjetër diskutim më të hollë akoma se tamam në mëngjesin e asaj nate, kur Enver Hoxha gjendet në shesh, në datën 9, Sokoli dhe unë ishim dërguar në Vlorë.
Në mbasditen e e datës 8 të po asaj nate kemi ndenjur me Enverin siç po rrimë tani bashkë. Nuk fliste, ishte në karrige me rrota, por i shkëlqenin sytë, kishte një çehre të mirë dhe në atë kohë, në Vlorë kishin qenë dy çiftet e tjera, se ata rrinin bashkë, kurse me ne nuk flisnin, se ne ishim delja e zezë e familjes. Atë natë do të vinin ata. Do të ktheheshin nga Vlora dhe Nexhmije Hoxha në sytë e Enver Hoxhës thotë që shkoni ju në Vlorë një natë të çlodheni. Se ne rrinim, vigjëlonim, vuanim në mënyrën tonë pranë Enverit. Vërtet ashtu bëmë, meqenëse atë ditë na u duk babai shumë mirë dhe në mëngjes ikëm.
Çuditërisht edhe sot mjeku i tij, një mjek tjetër, Ahmet Kamberi, në gazetën “Shqip”, ka dhënë me faksimile kardiogramin e fundit, me goditje elektrike, kriza kishte ardhur,

95

zemra kishte pushuar. Në orën 9 e 30’ të mëngjesit, në datën 9 prill, mëngjes kur ne të dy nisemi për në Vlorë dhe nuk na ndalon njeri që të thotë se shiko babai është sëmurë, që ka pasur goditje, madje që i ka pushuar zemra. Vemi në Vlorë, kalojmë datën 9 dhe kërkohemi në të gdhirë të datës 10.

– Pra ju dyshoni për një përshpejtim të vdekjes…
– Nuk kam të drejtë ta them, për të menduar mund të mendoj çfarë të dua. Por, që na kanë hequr që të mos na kenë nëpër këmbë në këto momente, kjo është e sigurtë. Si nuk na ndali N.Hoxha e as mjeku Judë, i cili atëherë ishte në mënyrë “speciale” miku ynë, pasi këtë e kishte detyrë nga Nexhmija që të na monitoronte mendimet dhe jo të ishte vetëm mjek. Madje, ai na kish premtuar se unë do t’u them kur Enveri të jetë afër atij momenti, meqenëse unë kisha një vit që vuaja nga ankthi se si është tani, e se si është pastaj.

– Çfarë tjetër, përveç ditarëve origjinalë që ju thatë se ruan Nexhmije Hoxha, kanë nga materialet sekrete apo të tjera të Enver Hoxhës për të cilat nuk dihet se ku janë sot…
– Ata kanë gjithçka. Për të nxjerrë, ata nxjerrin atë që duan dhe mohojnë gjithçka për atë që nuk duan të nxjerrin. Unë për shembull, e di që përveç frenezisë së Ilirit për të botuar fillimisht një libër me anektoda për familjen e Enverit dhe për Enver Hoxhën, ku dinjitoze ishte vetëm mbrojtja e tij në burg, kur ai u burgos gjoja për një intervistë, por në fakt u burgos se donte të merrte pushtetin me dhunë nëpërmjet vitit 1997 të ngatërruar me shumë gjëra, ashtu siç kishte premtuar Ramiz Alia që do të

96

marrim pushtetin me gjak dhe hekur, se kemi forca të brendshme dhe të jashtme që na mbështetin. Më dinjitoze kishte mbrojtjen në burg, të cilën ia ka bërë Shaban Sinani. Tani vazhdojnë serish, Nexhmije Hoxha, me sa jam informuar nëpërmjet Teutës, një biografi si kundërvënie ndaj Fevziut, gjoja, me këshilltar Nasho Jorgaqin, një kalemxhi i tyre. Më vjen keq, them kështu për të, se ndërkaq ai ka veprën e tij të plotë, është monograf i shkëlqyer. Por kjo punë kështu është, ata shkruajnë çfarë duan, i përdorin vartësit si të duan…

– Vitin e kaluar Ramiz Alia në moshën 86-vjeçare u nda nga jeta. Ju keni qenë në varrimin e Ramiz Alisë dhe a i keni shprehur ngushëllimet familjes?
– Jo, unë nuk kam qenë në varrimin e Ramiz Alisë, s’kisha pse, as e mendova. Familjen nuk e kam ngushëlluar, kam atë kujdes që përderisa unë kam folur kaq shumë për atin e tyre, ata nuk mund të pranonin ngushëllimet e mia. Di që nuk kam vajtur në emisionin e Ilva Tares, (gjë që e falënderoj) por nuk mund t’i shkoja, se nuk mund të flisja ato që unë i kam theksuar, evidentuar, i kam bindje, ju jam përkushtuar. Nuk mund të flisja në kohën kur ai porsa kishte vdekur. Domethënë në nderim të njeriut në ikje…

– Zonja Nexhmije Hoxha është 91 vjeç. Siç thatë ju, gjithsesi jeta ka ligjësitë e saj dhe njeriu ka edhe limitet e tij biologjike. Ju thatë që keni 12 vjet që nuk komunikoni, që nuk shkoni. Në varrimin e Nexhmije Hoxhës do të shkoni?
– Shiko, është një gjë që as e kam menduar. Besoj se do të bëj

97

atë që do të ndjej në atë moment. Problemi im është se nuk shkon Sokoli tek e ëma.
Thashë, lidhja e gjakut edhe shpërfillet, se ka ngjarje të tilla në botë, kur nëna për pozicione personale, raporte fare të vogla nënë e bir nuk pëlqehen dhe rrinë larg njëri – tjetrit. Balzaku është i njohur në këtë pikë. Kështu që, për mendimin tim Sokoli duhet të shkojë tek ëma dhe ai nuk ka kundërshtim. Por ai i ka thënë asaj që unë do të vij, por ama disa gjëra do t’i sqarojmë bashkë. Ajo nuk pranon të flasë, ajo e do Sokolin që t’i vejë dhe t’i gjunjëzohet sikur s’ka ndodhur asgjë. Pra, Sokoli të jetë djali i nënshtruar siç ajo e ka rritur, siç ajo e ka mposhtur, siç ajo i ka detyruar fëmijët e saj, siç i ka mësuar që njëri do të jetë i parë, tjetra e dyta është vajza dhe Sokoli është hiçi. Meqenëse mori Lilianën është më tej se hiçi. Kështu që, Sokoli deri më sot ndihet i vrarë që ajo nuk e pranon të birin, ashtu siç është i biri, me mendimet e tij, me shqetësimet e tij për të atin, për rolin e saj kundrejt tij e Shqipërisë dhe pastaj nëna mbetet nënë dhe djali mbetet djalë.

– Ju jeni mbesë prifti dhe martoheni në familjen më të famshme Hoxha. Si rrinë bashkë prifti dhe Hoxha, se edhe vetë Enveri ka pasur xhaxhanë hoxhë pavarësisht se ndaloi fenë.
– Rrinë paradoksalisht mirë, me hir apo me pahir.

– Gjyshi juaj ka qenë në Novoselë në mos gaboj prift?
– Po. Këtu kam interes të tregoj gjithnjë në funksion të njohjes së shqiptarit çfarë kufizimi ndaj fesë ishte i shkruar dhe për çka

98

ka degraduar duke zbritur poshtë. Pa u martuar me Sokolin, siç thashë, në ato vite që jetoja tek Enver Hoxha, më vdes gjyshi prift. I thashë E. Hoxhës që ai është përpara vdekjes dhe do të njohë Sokolin. Ai nuk foli dhe e la Sokolin të vijë te prifti.

– U rrëfye?
– Jo, se gjatë rrugës për te gjyshi ndërkaq ai kishte vdekur.

– Pra Enver Hoxha e lejoi djalin pasi ishte ndaluar feja…
– E lejoi djalin që të shkonte tek prifti.

– Kjo thuhet për herë të parë besoj.
– Sigurisht. Thashë, kam thënë çfarë është e domosdoshme që të dijë shqiptari për veten e tij, ajo që mendoj unë t’i shërbejë atij për veten e tij. Për veten time nuk kam folur tepër, se nuk dua të bëj atë figurë, nuk është çështje personale.

– Një ëndërr e ndaluar e shqiptarëve ka qenë Blloku, por sigurisht kryeëndrra e ndaluar ka qenë shtëpia e Enver Hoxhës. Ju keni qenë në shtëpinë e tij në moshën 16-vjeçare, natën e Vitit të Ri, më 31 dhjetor 1967, ku në mos gaboj, në datën 1 janar 1968 jeni takuar për herë të parë me Enver Hoxhën…
– Në 12.00 të natës, kur shkëputen vitet.

– Erdhi Enveri për t’ju uruar… Ishit shoqëri?
– Po, ishte e gjithë shoqëria e Bllokut, siç mblidheshin ata vit për vit dhe vetëm unë isha pjesë e popullit me time motër, të cilën e merrja gjithmonë.

99

– Vetëm ju vinit nga jashtë Bllokut, për të qenë pjesë e asaj feste në Bllok?
– Po, ai më pa me shumë vëmendje dhe më ka parë vazhdimisht me shumë vëmendje vit për vit, deri në 1972, kur pastaj tha: “- Do të vish të jetosh te ne”. U bë pa zyrtarizuar asgjë, se nuk desha unë.

– Keni qenë 16-vjeç kur jeni dashuruar me Sokol Hoxhën në gjimnaz, jo vetëm kaq, por arrinit të hynit te shtëpia e tij, të bënit natën e Vitit të Ri bashkë…
– Dashuruar, por jo e vendosur, i ikja dashurisë.

– Akoma nuk e kishit thënë atë po-në e fortë?
– Jo, nuk desha të isha pjesëtare e Bllokut.

– Nuk keni dashur?
– Jo s’kam dashur.

– Ju jeni e para ndoshta që nga jashtë Bllokut, ndoshta nga të parat ato që mund të quhen sot rëndom, por që janë në statusin e jetës, bashkëjetesë. Pra, të jetosh në një kulm, në një shtëpi, në një dhomë, ndoshta në një krevat me dikë, me të cilin nuk je celebruar akoma dhe s’je martuar zyrtarisht. Është e vërtetë?
– Sigurisht.

– Si mund të ndodhë kjo në vitin 1972?
– Kam pasur kokë tjetër prandaj e ndjenë rrezikun e më mjekuan. Ajo isha unë, ashtu mendoja unë dhe ajo që isha unë ishte mbi

100

gjithçka, sepse unë e desha shumë Enver Hoxhën, por ndërkaq ajo që unë isha nuk i prishte punë Enver Hoxhës dhe popullit shqiptar, përkundrazi ju prishte punë keqbërësve të tyre.

– Ju jeni martuar më 24 mars 1974 me Sokol Hoxhën, djalin e dytë të Enver Hoxhës…
– Jam martuar kur e pashë që s’kishte rrugë tjetër. Domethënë kot e kisha, u dorëzova.

– Dhe më 24 mars 1974 u zyrtarizuat, bëtë dasmën. Sokoli ishte djali i dytë dhe ju jeni martuar përpara Ilirit. Edhe kjo e rrallë në Shqipëri, se nuk para ndodhte, aq më tepër me familjet me tradita, por jo vetëm. Pothuajse të gjithë shqiptarët e kanë pasur këtë që nuk e kalon vëllai i vogël vëllain e madh apo… Si dhe pse ndodhi kjo?
– E rrallë se e donte, Enver Hoxha sa më shpejt martesën time me Sokolin. E donte sa më shpejt, madje ishte vonë dhe aq, se ai e donte por prapë u sëmur, pësonte ato kurbat, ato uljet e ngritjet dhe në martesën tonë ka qenë paksa i sëmurë por dhe e donte medoemos.

– Një fakt tjetër është që ju keni dashur të studioni dhe të diplomoheni për fizikë bërthamore…
– Po, në fakt ishte gabim, por unë e desha për sfidë, pasi isha e prirur në fushën e letrave. Më kanë nxitur shumë pedagogët e letërsisë që mos se do të bësh gabim. Por, unë letërsinë e ndjeja në gjak dhe nuk dija atëherë që njeriu duhet të bëjë atë që ndjen në gjak. Kështu që, kërkoja sfida dhe desha fizikë bërthamore. Isha shumë e mirë edhe në shkencat ekzakte.

101

– Po pse s’e bëtë?
– Nuk e bëra se në takimin e parë me Nexhmije Hoxhën tha që nuk do të shkosh në fizikë bërthamore.

– Të çuan në institut…
– Më çuan tek instituti, ku më njohu me një shoqe që ishte vegla e saj dhe kështu vazhdon zinxhiri hallkë pas hallke te njerëzit nën kontroll të Nexhmijes.

– Kishte filluar kontrolli?
– Po.

– Një fakt tjetër që këtë e dinë të gjithë është se keni qenë i pari person brenda Bllokut që keni folur dhe keni hedhur dritë mbi atë çfarë kishte ndodhur në Bllok, jo në mënyrë fantazmografike ose në mënyrë publicistike, por me dëshmi autentike të dorës së parë si dëshmitare e dorës së parë që ishit vetë.
– Po, se unë i mendoj dokument këto, përderisa unë nuk gënjej, përderisa s’ka dalë njeri që të thotë se unë gënjej, përderisa s’ka njeri që të kundërshtojë hapur, përveçse të shajnë nga inati apo nga interesa të tjera që thamë, deri agjenturore. Po, drejtpërsëdrejti asnjeri nuk mund të thotë se gënjej, përderisa nuk gënjej. Dhe një dëshmi e tillë është dokument.

– Por, këtë të fundit besoj se jo shumë vetë e dinë. Liliana Hoxha, është i pari person në Shqipëri që ka marrë një çek pagese nga Google, nga motorri i madh i kërkimit të internetit në botë për shkak të numrit të lartë të klikimeve të artikujve dhe të emrit tuaj në internet… Madje fotokopjen

102

e kësaj shkrese e keni botuar në këtë libër…
– Nuk është vanitet. E kam botuar e detyruar, meqenëse njerëz të caktuar në media e kanë quajtur gënjeshtër, për këtë e kam botuar.

– Bëhet fjalë për sa milionë klikime?
– Nuk jam e interesuar në fakt.

– As paratë nuk tregohen në fakt…
– Jo.

– As kur vijnë nga Google?
– Jo, di që kam pyetur një person që ka bërë një peticion, ka qenë anëtar i peticionit të Lubonjës që familjarët e Enver Hoxhës (e kishte për mua) nuk duhet të flasin, nuk duhet të dalin në media, Remzi Lani konkretisht. I kam thënë Remzi Lanit se çfarë do të thotë që të të vijë një çek nga Google. Ai ngeli pa gojë dhe iku, kur unë me të vërtetë nuk e dija se çfarë donte të thoshte kjo. Atëherë e kuptova që isha njeriu i parë që shpërblehesha dhe shpresoj të pasojnë edhe të tjerë.

Televizioni “Vizion Plus”
Gazetari Alfred Peza
13 prill 2012

(Me shkurtime)

103