E verteta te ben te Lire

Eshtë një patologji kjo që ndodh kryesisht te gratë për arsye të ndryshme. Po t’i referohem rinisë time nëpër aksione, ku vajzat e djemtë rrinin bashkë gjatë gjithë ditës e ndaheshin vetëm për të fjetur nëpër kapanone, ky fenomen u shfaq rëndom si epidemi, për arsye që kuptohen, por atëherë unë s’kisha asnjë njohuri dhe mendoja se ishte sëmundje ngjitëse. Si rebele në gen, marr në telefon prindërit e ju shpjegoj se po sëmuren vajzat nga një sëmundje që konsiderohet e turpshme, ndaj unë do të kthehem në Tiranë. Përmbi këtë arsye nuk kishte fuqi dogma tek, unë edhe pse njihesha me Tolin. Aq më bënte se do largohesha dhe nga ai, nga tmerri i sëmundjes së “turpshme”. Urgjentisht vjen im atë në Lushnje ku kryenim aksionin. Më flet gjatë, që kjo nuk është sëmundje, e jo më të jetë ngjitëse. Ky është një problem që disa

409

vajza e kanë deri sa të martohen (në atë kohë nuk njihej apo lejohej seksi i lirë). Nuk duhen gjykuar e absolutisht nuk mund t’i quash vajza të paqëndrueshme, nëse bien në këtë patologji, sepse ruajnë veten nga marrëdhëniet e parakohshme seksuale. Janë veç për të ardhur keq, më tha im atë, sa të gjejnë burrin e tyre. Kanë shumë testosteron siç kuptova më vonë, e përderisa frenojnë veten prej moshës, në këtë lëmë do të kenë ataqe të tilla. Mirëpo, një histerike e tillë shërohet sapo gjen mashkullin e saj. Ndaj, duhet ndalur tek ai fenomen apo patologji me të njëjtat simptoma, por jo me të njëjtën zgjidhje. Këto ndodhin edhe te të përkëdhelurit tepër. Këtë patologji e kam njohur nga letërsia, që e vogël dhe e kam kuptuar që atëherë më mirë se variantin e “frikshëm”, çka përmenda më lart, realisht ky i rëndomtë. Një zonjë tejet e përkëdhelur me peliçe kokë e këmbë nuk u kënaq nga fustani për të cilin kishte pritshmëri shumë të mëdha e befas bie në shesh në butik, duke qarë me konvulsione si ta kishte kapur kriza epileptike. Pra, morali i fabulës del vetë. Varianti që më intereson mua të trajtoj është ai i “prestixhatorit” që simulojnë histerinë kur ju zbulohet mashtrimi. Për t’u treguar të moralshëm, për pasojë shumë të turpëruar. Shumë të çuditur, që si mund t’iu ndodhte atyre një gjë kaq e ulët, që s’përputhej me nivelin e tyre. Janë këta që “vuajnë” kaq shumë, duke qarë histerikisht. “Vuajnë “ kaq shumë sa mbyllen në vetmi e s’të hapin derën. “Vuajnë” kaq shumë sa bëjnë presione që do të vrasin veten nga ky turp, etj. etj. Sa, ti tjetri, i afërmi i tij, i lutesh (e beson apo se beson), por i lutesh: “- Aman mos, veç dil, s’ka gjë për atë që

410

ndodhi, veç qetësohu. Mos na bëj ndonjë gjëmë se të kemi falur! Veç dil se të kemi xhan! Je i pazëvendësueshëm. Dil, hape derën “i çmuari” ynë. Dil!”. E pra, e kam fjalën për rastin e tretë të simulimit histerik me “kokë lart” nga mashtrimi, gënjeshtra e imprenjuar në karakter. Ekzaktësisht kështu ndodhi kur kunata ishte në vit të tretë gjimnaz. Duhet të them që ajo kish jetuar që e vogël me mashtrimin, që ishte për të mënyrë të qeni. Në fund të atij viti shkollor, (viti ‘72) kisha qenë për një muaj mësuese kandidate në “Petro Nini Luarasi” dhe shoh gjendjen e saj. Ekstremisht për faqe të zezë. Nga të gjitha lëndët mund të kalonte vetëm historinë e ndonjë tjetër të shkencave humane edhe këto me hatër, ndërsa kishte mbetur sistematikisht në të gjitha shkencat ekzakte, gjuhët e huaja etj. Situatë kjo, që megjithatë do të kalonte në fund të çdo viti, prej presionit të së ëmës që në fillore në emër të Ramiz Alisë, e dy vitet e fundit të gjimnazit në emër të E. Hoxhës. Ndërkaq, unë duke qenë mësuese kandidate duhet të mendoja pak për vete, se vlerësimi i stazhit ishte një zë shumë i rëndësishëm në cilësinë e diplomimit tim. Pedagogu im, z.Prifti, ishte ulur në fund të klasës. Donkishotizmi më çon të marr përsipër kalimin e Teutës së paku në fizikë, ku ishte vendosmërisht humbëse. Të djeshmen isha marrë tërë mbasditen me të për t’i shpjeguar lëndën e kapitullit dhe ushtrimet përkatëse. E pashë që nuk nxinte. Detyrohem t’i përcaktoj cilin mësim do t’i pyes e cilin ushtrim do t’i jap. Iu luta që t’i mësonte siç ia kisha dhënë me shkrim qoftë edhe përmendësh. Një mbasdite rraskapitëse. Në mbrëmje

411

i thashë Tolit: “- Shumë e trashë. Nuk e di se çfarë do bëj nesër me të!”. Të nesërmen ishte dita e vlerësimit tim. Isha e ndërgjegjshme që po ngrihesha mbi bestytnitë, po bëja sakrilegj ndaj vetes, për sytë pa ngjyrë e shumë afër njëri-tjetrit të saj (tipikisht sy që konsiderohen nga filozofia popullore të rrezikshëm). Kur e ngrita në dërrasë të zezë çuditërisht kishte marë me vete librin të mbledhur cilindër, që e shtrëngonte në atë pozicion që i duhej. Mu duk sikur e kishte prej emocionit. – Lëre librin!- i thashë duke treguar me dorë tryezën. Ajo bënte sikur nuk dëgjonte. Sërish, sërish nuk dëgjonte. Kuptova që në libër kishte shkruar përgjigjet për pyetjet e mia të paracaktuara. U zverdha se ajo po kopjonte sy në sy para gjithë klasës. Dita e djeshme kishte përfunduar në zero. Kështu unë isha dy herë bashkëpunëtore favorizimi për të kopjuar ajo. Për paradhënien e pyetjeve dhe që po e lejoja të kopjonte në mënyrë flagrante. Pa çarë kokën kopjoi para gjithë klasës për shtatë palë qejfe. Bëra sikur nuk e vura re. – Ulu, 8!- i thashë. Në shtëpi, paturpësisht më tha: “- S’ka gjë që s’më vure 10, se do binte më shumë në sy”. S’kish kuptim t’i flisja asaj edhe për këtë pretendim të tejskajshëm, por duhet t’i flisja vetes. Sidoqoftë Teuta e nxori 5-n e fizikës. Ndërkaq, profesori im më kritikoi për aktin që kisha bërë, ndonëse e vlerësoi spjegimin e mësimit e menaxhimin e klasës. Më dha një 8 me shumë kritika morale që i vuajta shumë se padashur isha bërë njëlloj si ajo. Të gjitha lëndët e tjera i kaloi nën presionin e të ëmës, siç çdo vit, derë pas dere të çdo pedagogu, gjoja në emër të E. Hoxhës. Pikë për pikë përsëritet

412

historia në maturë për të, kur unë tashmë isha emëruar mësuese fizike në shkollën “Petro Nini Luarasi”. Pata fatin të mos kem të bëj me të. I kaloi të tëra lëndët me metodën e njohur, por kolegu im i matematikës Ylli Gjonçi nuk u step dhe e mbeti për vjeshtë. Për nusen e Ilirit nuk kish ndodhur asgjë, sepse vërtet kështu kish qenë gjithmonë. Për këtë i flisja gjatë gjithë verës vetë asaj, Ilirit, Nexhmijes, që më injoronin siç kam shpjeguar më parë. Bindja e tyre ishte e patundur që ndonëse e kishte mbetur Ylli, pra qoftë ky një përjashtim, ai do të çedonte gjatë korrikut e gushtit për një 5 të shkretë, për hir të Zeusit. Pra, presionet vazhdonin në të gjitha rrafshet, pa dijeni vetëm të E. Hoxhës. Madje, siç ndodh rëndom, sidomos sot në politikë kur ka një problem për t’u mbuluar nga thashethemet, politikanët ekspozohen më shumë në publik. Kështu, edhe Iliri me Teutën, si kurrë ndonjëherë, nuk shkonin larg në det me varkë siç edhe duhej, por shkonin në cektinë, aty ku laheshin të gjithë njerëzit, duke iu prishur privatësinë. Të lahesh qetësisht me familjen e shokët në det në thellësinë sa mos të të mbulojë uji se ndoshta nuk di not, e të shikosh që po vjen një varkë që s’paska sy të shkojë tutje, por po vjen drejt teje. Dhe kjo varkë jo çfarëdo, por sa për të mbajtur 12 ushtarë, që si maune futej në mes të njerëzve që largoheshin me frikë, teksa ky objekt i stërmadh gati i prek, e për më tepër mbi të ishin “pasardhësit” që ndonëse të mbetur në vjeshtë i konsideronin njerëzit si miza. Më kujtohet një përgjigje e çuditshme e Ilirit për të më mbyllur gojën. E shqetësuar që po kalonte koha dhe ata ende s’po e prishnin terezinë, i them atij si

413

shumë më i madh se Teuta: “- Lilo, kaloi korriku Teuta duhet të ulet të mësojë. Madje duhet ta ndihmosh!”. Përgjigjja ishte: “Njerëzit thonë që Teuta çalon, po si thu ti, çalon ajo?”. Me sa duket ata ishin të sigurtë se si gjithmonë doemos edhe Ylli do të thyhej. Lajmi zyrtar i mbetjes për vjeshtë nuk e di se si mbriti në shtëpi, sa e mori vesh dhe E. Hoxha. Atë ditë nuk flitej, siç edhe nusja nuk ndodhej gjëkundi. I kishte rënë të “fikët” nga “turpi”, për t’i dalë babait përpara, ndaj ishte strehuar te xhaxhai Ramiz Alia. Logoritjet e saj i mori vesh i madh e i vogël, ndaj duhet të mungonte se nuk “ndihej” si në shtëpinë e vet tek Iliri me këtë turp. Se e kishin mbetur “me pa të drejtë”. Madje ajo “as e dinte që kishte mbetur”. Këto “presione psikologjike” natyrisht që na bënë të gjithëve “të na vijë gjynah” për të! Ndërkaq E. Hoxha më kërkoi llogari: “- Si është e mundur që si mësuese në të njëjtën shkollë, të mos dish ecurinë e Teutës?”. Iu përgjigja me gjysmën e të vërtetës: “- Kam kohë që i them Ilirit dhe asaj që ka mbetur për vjeshtë”. Për Nexhmijen s’ma nxinte goja. Enveri më bërtiti: “- Kur nuk pe zgjidhje duhet të më thoshje mua!”. Ndërkaq ai kuptoi që drama ishte më e thellë. Por problemi akut ishte që ajo duhej të studionte e tashmë kur në familje s’kishte asnjë të fshehtë për të mbuluar apo zbuluar. Teuta u ul me Ilirin në krah të studionte gjatë gjithë ditës. Nusja e kaloi provimin për vjeshtë, por heroi Ylli Gjonçi u transferua në fshatrat e Tiranës prej Nexhmijes pa dijeninë e E. Hoxhës. Unë s’pata kurajo t’i them atij. Vonë, shumë vonë, mbetësja klasike u bë drejtoreshë e muzeve kombëtarë të vendit, me arsimin specifik të degës për “arkivë”

414

të shpikur nga Nexhmija, që s’kishte program e literaturë konkrete si inekzistente që ishte. Fakulteti i saj u zhvillua me një student të vetëm: nusja kreshnike, e me të vetmin pedagog, drejtorin e Arkivit të Shtetit për 4 vjet rrjesht. Kaq u “diturua”, sa nuk i mjaftonte as profilizimi si “specialiste” arkivi, si e vetmja e “studiuar” në këtë lëm. Madje ka një histori me Enverin për këtë ambicie. Iliri, si mufkaxhi që ishte, një të dielë në drekë thotë: “ – Teuta kur të mbarojë shkollën do bëhet më e ditur se vetë profesori (drejtori i Arkivit ku do të punonte ajo), se ai është pa shkollë. Prandaj do bëhet Teuta drejtoreshë, bile do bëhet drejtoreshë dhe e babait të vet, që është punonjës aty. Të gjithë heshtëm, Nexhmija ngriu. Ndërsa nga E. Hoxha s’kisha dëgjuar ndonjëherë reagim të tillë si hungërima e luanit në gjumë nga një zhurmë e bezdisur. Lilua u struk. “Drejtoresha” e ardhshme kushedi si ka reaguar më vonë ndaj të shoqit. Pas vdekjes së babait,për interesa mafioze asaj ju dhanë në dorë kompetencat e gjithë objekteve muzeale, pasuri shtetërore, për t’u nxjerrë jashtë shtetit. Por kaq “e mira” ishte kjo nuse kapedane sa kolektivi i Muzeut Historik e “zgjodhi” sekretare partie që orën e parë që filloi stazhin e partisë për “të mos e larguar për asnjë çast prej tyre”. Në atë kohë stazhi i partisë bëhej në prodhim, siç e bëra unë në Uzinën Elektromjekësore. Për thyerje të statutit të PPSH-së, sekretari i organizatës që shkarkoi mbesa e Alisë për t’i zënë vendin i dërgon një letër atij. I gjendur ngushtë, R. Alia, e kthen mbrapsh mbesën dhe i jep vendin e merituar sekretarit të organizatës. Por ky “turp” nuk kalohej dot pa “vuajtje “, madje të thellë deri në “sëmundje”. Na u sëmur nusja se e patën

415

zgjedhur “pa e ditur” ajo e “shkreta !”. Si ia kishin bërë këtë “gjëmë?”. Si e kishin “turpëruar” kështu? Ajo ishte veç e “përkushtuar”, aq e “thjeshtë”, e “punonte” tërë kohës, “kokulur” (Iliri e ajo, përveç Pranverës që se njohu kurrë punën, kalonin orë të tëra gjatë mëngjesit në shtëpi). Kush xhanëm, kush ja “kishte bërë” këtë të keqe? – Mos u mërzit e dashur ! – thoshte Nexhmija e suksesori. – Se mezi të kemi! Nuk ishte gabimi yt. Ç’mund të bëje ti kur kolektivi “të do kaq shumë”? Statutin e partisë e ka thyer kolektivi që “të zgjodhi”, jo ti!

?

Pjesë nga letra e Enver Hoxhës, kur vendosi si asnjëherë tjetër, të çojë Sokolin për tu kuruar në Paris, se rrezikonte jetën.

416