E verteta te ben te Lire

Librit i kishte ardhur fundi, teksa më pengoi ta mbyll një ndodhi e çuditshme dhe e befasishme, prej të cilës duhet të ndjehesha e fituar, por realisht u ndjeva e fundosur. Një njeri që ndjek një çështje nuk mund të ndalet pa i shkuar deri në fund, në mos të ndjek çështja vetë. Kështu ka ndodhur dhe ende ndodh me mua. Sepse, edhe kur kam menduar që i kam dhënë fund së tjerurrit, dalin elementë të rinj, “prova” në formë dëshmish, kujtimesh nga dashamirës që më takojnë dhe më ndihmojnë të plotësoj mozaikun e analizës së çështjes, por sidomos ngacmime nga vetë të akuzuarit, që bëjnë vazhdimisht bumerang, si për shembull me fotot e emetuara te “Fiksi” apo te një ish- gazetar, sot deputet i PS-së, të cilët e kanë për detyrë para popullit të deklarojnë se nga i kanë këto fotografi. Përkundrazi, i kanë përdorur sipas urdhrit të Nexhmijes

653

kundër nesh në opinionin publik, në të njëjtën kohë edhe si presion me këto “foto-prova”, që të mbyllnim gojën. Por, vetëm kur prova e krimit është armë apo send i fortë nuk mund të keqinterpretohet, përveçse ashtu siç është, kurse “fotot-provat” e Nexhmijes interpretohen thjeshtë, mjaft të dihet kush është emetuesi. Kësisoj, më është dashur sërish të polemizoj publikisht për çdo rast me radhë, me radhë, e duket sikur radha s’ka fund. Dhe çdo zhvillim i tillë është në të sotmen për të shkuarën. Pra, më duhet të jetoj e veproj në të tashmen e shkuar, midis reales së tashme dhe reales së shkuar, për t’ia zbërthyer këto lexuesit. Përgjithësisht njeriu gjatë jetës vihet në provë. Cilësia e përballimit të pengesave është esenca e tij. Ajo e dallon brendinë e njërit nga tjetri dhe jo paraja, diploma apo kolltuku. Këtë e ka thënë Sartri, nuk e them vetëm unë, por në një mënyrë apo në tjetrën do ta kisha thënë, sepse morali i individit në veprën që kryen është sipas meje esenca e tij dhe unë këtë princip kam në jetë. Por, shpesh njeriu ndodhet në udhëkryqe të pazgjidhshme dot me logjikë aty për aty. Udhëkryqi mund të jetë aq tragjik sa s’të mbetet gjë tjetër veç të lutesh. Siç më ka ndodhur mua në Kanada pas telefonatës së Nexhmijes, që ishte krejt e sigurtë se unë nuk do mund të kthehesha më prej kurthit të “Tanët”-ve. Si e zgjidha udhëkryqin, apo më mirë se si reagoja siç më thoshte instikti, kjo është histori që do lënë për herë tjetër. Në këtë libër kam operuar në dy linja paralele, në atë personale dhe në atë të përgjithshme, që për mua janë e njëjta gjë, jo vetëm

654

si botëkuptim individual për çdo shqiptar, por edhe si njohje konkrete e zhvillimit të krimit social. Linja personale më duhej vetëm se në të jam më eksperte për metodologjinë, strategjinë e taktikën për të zhdukur në mënyrë enigmatike persona që s’kanë bërë asgjë kundër regjimit, përkundrazi e kanë dashur, por e kanë dashur më shumë të reformuar. Kanë dashur hapje dhe liri. Linja personale si e vetmja histori që njoh mirë dhe rezulton monstruoze për nga fantazia e fuqia e shpirtit mizor, shërben për të njohur përmasat e krimit human që është kryer e kryhet ende, natyrisht më pak, gradualisht, për të degraduar (po nuk e vranë dot) individin. Kjo histori, konsiderohet personale, krahasuar me mijëra e mijra të tjera, vetëm se kanë ndodhur pranë historisë së Enver Hoxhës. Pikërisht i dashur lexues, pse ka ndodhur pranë E. Hoxhës, ka vlera kombëtare dhe në vetvehte është historia kombëtare, duke zbritur poshtë në proces zinxhir, deri tek individi i ndershëm, humbur e vuajtur përgjatë 60 vjetëve. Ndaj, kam pasur çaste dëshpërimi, se misioni që kisha ndërmarrë më dukej i pamundur. Midis të tjerash, edhe pse e rrethuar nga elita mediatike që të lajkatojnë kokë më kokë, por bëjnë mosbesuesin sipas pagesës në programe televizive, si Artur Zheji, që më konsideron NJESH dhe të pakundërshtueshme. Iu them këtyre e të tjerëve që bëra aq sa munda, mirë apo keq. Ndaj, duke qenë krejtësisht e sinqertë, e sidomos duke sakrifikuar, jam krejtësisht e qetë ndaj kombit tim edhe ndaj sido që të mendojnë ata. Por, pikërisht kur mendoja se i erdhi

655

fundi kalvarit për të demaskuar gjithçka me etikën përkatëse, pra duke lënë shumë gjëra pa thënë, në daç për më vonë, në daç të tjera për të mos i thënë kurrë, me bindjen se çfarë duhet për t’u ditur e për të shpalosur historinë i është dhënë lexuesit dhe studiuesve, u ndodha përpara kësaj të papriture torturuese që thashë. Duhet ditur që befas, krejt befas pata një “dhuratë” merite-vërtetimi absolut me prova konkrete (sado të hidhura për mua), apo siç thuhet prova të gjalla. Nexhmija, në komunizëm na mblidhte të gjitha korrespondencat që kishim me E. Hoxhën apo me atë vetë. Ky qe urdhër partie apo shteti, sipas saj, meqenëse duhet të bënin pjesë në fondin e dokumentacionit për E. Hoxhën. Pas vdekjes së E.Hoxhës, në ‘86-n, Nexhmija na jep të tri nënfamiljeve të saj kopjet e korrespondencave personale me babanë dhe me të, se origjinalet do ruheshin në Arkivin e KQ të PPSH-së. Me kohë, e dija që për fatin e keq të Nexhmijes, dosja e Mehmet Shehut në vend që të ishte në kasafortën e saj, ra në duart tona. Për fatalitet, ajo na e dha me duart e saj kutinë e krimit, që ishte njëlloj me kutitë e korrespondencës tonë. Madje, para disa vitesh kam pasqyruar në “Fokus” një letër të M. Shehut si dhe dhënien e marrjen e R. Alisë dhe Nexhmijes deri në vitin ‘89, për të qëmtuar shtypin e huaj kur e konsideronte poliagjent. Nuk kisha kohë të merresha thellësisht me këtë çështje, ndaj pjesën tjetër të dosjes e lashë për më vonë. Kisha gjithmonë në kokë tjetër gjë: korrespondencën me E. Hoxhën që edhe kësaj nuk i kishte ardhur koha. Meqenëse

656

këtij libri i kish ardhur fundi, siç e kam thënë, në datën 10 shkurt 2014, me emocion sa të vjetër dhe të ri, hapa tërë korrespondencën që mbushte 5 kuti arkivore të mëdha. U tmerrova! Ishte qethur gjithë letërkëmbimi im me E. Hoxhën dhe kutitë ishin mbushur me përsëritje pafund. Më mbetej të shihja me hollësi dosjen e Mehmet Shehut, kur u përballa me tmerrin në fjalë. Në dosjen e Mehmet Shehut ishte edhe një zarf i madh, i mbështjellë fort e pa etiketë. Si metikuloze, Nexhmija nuk lë gjëra të papërcaktuara mirë, zarf pas zarfi, etiketë pas etikete. Ndaj, ky zarf bëhej më misterioz nga tema e krimit për Mehmet Shehun. Filloi të më rrahë zemra fort për t’u njohur me këtë zarf, më top-sekret, brenda dosjes-bombë të humbur të Nexhmijes. Hap zarfin dhe përfytyroni që aty gjeta foto tonat me Enverin edhe me të, por për arsye që vetëm ajo e di, ato ishin ambalazhuar si të ishte çështje konspirative. Dhe në qëllim të tilla ishin. Ç’donin fotot tona, të panjohura nga unë e Sokoli, aty?! Ndërkaq, ishte zhdukur korespondenca reciproke e drejtpërdrejtë me E. Hoxhën kur isha në Paris e sëmurë në 1979-n. Ka mbetur vetëm komunikimi i Enverit me mua nëpërmjet gjuhës së fëmijëve, kur i shkruaja në emër të Valbonës dhe Shpatit, apo kur më shkruante vetë Enveri gjoja me gojën e Valbonës dhe Shpatit të vogël. Mungon gjithashtu korrespondenca e drejtpërdrejtë me N. Hoxhën, së cilës i kam dërguar dy letra që siç më ka thënë në kohën përkatëse i ka grisur sepse i kam shtruar problemin se ju po më mjekoni për t’iu nënshtruar. Mbetet paradoks që ndonëse letrat e mia

657

i ka grisur, Nexhmija ka ruajtur me shumë kujdes zarfin bosh të këtyre letrave, të falsifikuar mbi kaligrafinë time, si dhe fotot në zarfin enigmatik brenda dosjes së Mehmet Shehut. Më vjen keq për çfarë është zhdukur, por më revolton, madje më tmerron njëherazi që zarfi me fotot tona personale, siç thashë është sekreti i madh familjar i saj, madje i futur në dosjen fatale të krimit shtetëror të saj që gabimisht ra në duart tona. Tematika e fotografive flet vetë për programin që ka pasur në kokë N. Hoxha ndaj nesh, së paku në ‘77-n kur lindi Shpati. Siç më ra në sy që lindja dhe emri “Shpati” e shqetësuan Nexhmijen atë kohë, tani e kam të qartë që sipas saj, familja e Sokolit me Shpatin mund të rivalizonte dinastinë Xhuglini– Alia në të ardhmen (i dashur lexues kjo dosje është mbyllur kur na u dorëzua pas vdekjes së E. Hoxhës). Ndaj, është kjo arsyeja që Nexhmija e ka vendosur sekretin familjar bashkë me sekretin shtetëror të saj. Në ambalazhim të jashtëm apo kutitë që përmbajnë, të gjitha dosjet janë njëlloj me etiketë për ç’kanë brenda. Por, Nexhmija është ngatërruar me këmbët e saj, kur na ka lëshuar dosjen e krimit shtetëror, e cila ishte pa etiketë. Prova e krimit është shumë e rëndë. Në dosjen e Nexhmijes ndodhet çështja e krimit më të madh shtetëror, së bashku me zarfin e fotove, fletoreve, letrave të fëmijëve, pra objekte personale të familjes së djalit të saj, të ambalazhuar në mënyrë diskrete nga vetë ajo. Zarfi përmbante: -Dy foto jashtëzakonisht të bukura të Enverit dhe Nexhmijes në Drilon. Cila është arsyeja që i ka fshehur?! Ose

658

nuk do të ekspozojë E. Hoxhën me xhaketën që i kisha dhuruar unë, ose pse ai nuk i përgjigjet buzëqeshjes së saj përpara kamerës. Duhet të jetë kjo e dyta, pasi media e ka nxjerrë Enverin me atë xhaketë. -Foto e E. Hoxhës në gjendje të mrekullueshme, që puth Valbonën e Sokolin në 8 mars 1984. -Foto e kësaj dite, E. Hoxha shumë i qeshur, me Valbonën në 9-vjetorin e saj 8 mars 1984. Pamje të cilat të habisin, duke kujtuar që ky njeri pas një viti vdes. Kjo mund të jetë dhe arsyeja e fshehjes. -Foto shumë të bukura me mua, portrete, në këmbë dhe duke shëtitur bashkë, të vitit 1978 e 1980. Diçitura e tyre ka qenë: “Sokol derdh gjithë artin tënd për të më bërë fotografi me Lilianën me këtë fustan të bukur”. Nuk ishim kujtuar kurrë për këto foto. Përveç një kopjeje të keqe që na dha Sulo Gradeci, e cila e pa dritën e shtypit, por ia mbyllën shumë shpejt atë. Praktika ishte që në çdo rast fotot na vinin të plota në zarfe apo në albume. Me sa duket më parë kalonin tek ajo. Këtë radhë i ka mbajtur dhe nuk na i ka treguar. Ajo e dinte që ne nuk ishim të vëmendshëm për këto gjëra, si të përkushtuar në lumturinë familjare. -Foto e Enverit dhe Nexhmijes kur kthehen nga zgjedhjet rreth viteve ‘80. Enveri, mban në një dorë Valbonën gati 5 vjeç e Shpatin 2 vjeç. Mbrapa vjen Sokoli. -Foto e Sokolit me R. Alinë në Helmës, para vdekjes së E. Hoxhës. -Ramiz Alia në mes të rreth 20 gazetarëve ku ndodhem dhe unë. Frashër, rreth vitit 1984. Në këto dy rastet e fundit

659

fotoreporteri nuk ka qenë i familjes, por i institucioneve në shërbim të Alisë. Pra, Nexhmija kishte nën kontroll gjithçka. Përse mungojnë këto foto, tematika e të cilave i shërben zvogëlimit të popullaritetit të familjes së Sokolit?! Pas vdekjes së E.Hoxhës më kujtohet të kem pyetur Virgjil Kulen, në atë kohë drejtor i RTSH-së edhe për faktin që kamera në çdo aktivitet publik na evitonte në mënyrë drastike me keq se në shtëpi te Nexhmija, krahasuar me evidentimin e çiftit tjetër, pra të djalit të madh. Kamera paraqiste gjithçka, përfshirë edhe personin ulur pranë nesh, ndërsa ne zhdukeshim si me magji. Sipas Virgjilit kjo ishte rastësi. Ky fenomen u bë absolut pas vdekjes së E. Hoxhës. 1-E ç’rëndësi kishte për Nexhmijen popullariteti ynë kur ajo synonte vetë jetët tona?! 2-Përse nuk u ndodh “rastësisht” në dosjen e krimit vetëm një foto apo një fletushkë e shkruar nga nipërit e tjerë, të cilët E. Hoxha i donte gjithashtu?! 3-Përse nuk lënë kurrë gjurmë ndodhitë e ish-çiftit pretendent për trashëgimi pushteti, se kanë vjedhur, se janë të degjeneruar?! Përkundrazi, bëmat e tyre mbulohen edhe me krime. Siç ndodhi vdekja e Maks Kroit, djali i Haxhiut, sekretarit të Enver Hoxhës, etj., për të fshehur bëmat e Teutës. Pse media i anashkalon këto veprime qe përbëjnë lajm krimi?! Gjithçka që numërova nuk ka të krahasuar me rrëmbimin e letërkëmbimit me fëmijët tanë të vegjël që nga mosha 7-8 vjeç. Sidomos letrat e mia për ta nga Parisi mungojnë krejt. Mbi të tëra, kishte rrëmuar në sirtaret tona e kishte gjetur origjinalin e kaligrafisë së E. Hoxhës, që e kishim ruajtur e

660

fshehur me shumë kujdes, që të mos e gjente pikërisht ajo. Vetëm se mendonim që atëherë do të më urrente per vdekje. Sepse babai kishte shkruar tri herë emrin tim në një fije letre dhe e kishte lënë mbi skrivaninë tonë. Ka qenë një moment që do gjendje të posaçme për ta trajtuar, siç ka qenë dhe gjendja e tij e posaçme pas vdekjes së Mehmet Shehut, kur babai pati shumë nevojë për të folur me sa duket me ne. Kemi përdorur kopjen e këtij thesari personal te libri “Gjyshi Valbonës”. Nuk e dija që më kishte humbur origjinali. E mendoja të ruajtur mirë, ashtu siç e kishim fshehur dhe siç besonim në mënyrë të pagjetshme. Posedimi i origjinalit nga Nexhmija për mua ishte shokues. Ia kalonte çdo situate thrilleri që pat prodhuar gjatë jetës tonë. Por letrat e fëmijëve të mi, të rrëmbyera, ishin llahtaria vetë. Çfarë i duhen gjyshes të rrëmbejë e konservojë letrat e fëmijëve dërguar të ëmës dhe të zhdukë letrat e nënës së tyre për ta?! Në këtë libër kam përmendur situata prej Hitchkoku të Nexhmijes, Teutës pse jo dhe të tjerëve. Por, këto prova, më bindën që kemi qenë të përgjuar “on line” 24 orë për 24. Sepse Nexhmija këtë mundësi e kishte, nëpërmjet policisë sekrete, fuqi që e drejtonte Hysni Kapo. Pas vdekjes së tij e zëvendësoi R. Alia, domethënë vetë Nexhmija. Ky, mund të ketë qenë dhe qëllimi i vdekjes së shpejtë nëpërmjet masakrimit të H. Kapos. Që isha e përndjekur e dija, por jo e përgjuar brenda në apartamentin tim. Ndaj, kur futesha me vrap aty për t’u ndjerë si zogu në çerdhen e vet, paska qenë iluzion. Po e mbyll këtu

661

zbërthimin e këtyre provave mjerimi për të gjithë popullin shqiptar të gozhduar në mur, me faktin që një ditë E.Hoxha i tha Nexhmijes para gjithë familjes: “- Shiko, se mos përgjoni masën e gjerë! Por, as Byronë Politike”. Ai nuk e dinte që Nexhmija kishte në dorë gjithçka e gjithkënd. Duke filluar me vetë E.Hoxhën dhe me familjen e djalit të saj, që nuk i konsideronte të sajtë. Pra, të përgjuar ishin të gjithë, vetë E.Hoxha, shokët e tij më të afërt H.Kapo dhe M.Shehu (cilëtdo të ishin ata, edhe kundër Enverit, se po të ishin gjallë do të ishin më të fortë se Nexhmija dhe Ramizi), ndaj nuk ishin të tyret, domethënë nuk ishin “Tanët”.

662