E verteta te ben te Lire

Realiteti ishte se Nexhmija jo thjesht sillej, por kishte pushtetin e skllavopronares brenda familjes (gjithmonë jo në prani të Enverit) dhe sidomos me personelin. Kështu, shumica ishin spiunë profesionistë, të përzgjedhur posaçërisht nga ajo. Të tjerë ishin skllevër, të tjerë servilë, si të tillë të gatshëm për çdo rol që do t’iu kërkonte ajo. Kështu, belaja në shtëpi për të, isha vetëm unë me Tolin. Njoh disa Drita që janë si dritë e diellit dhe një që është si natë pa hënë. Më vjen keq të ndalem që në fillim në një shëmti, por është e tillë, se si infermiere kryesore e viteve të fundit të E. Hoxhës, vodhi bashkë me Judën, për aq sa unë di, mbi 20 mijë dollarë “ilaçe” faturuar në emrin tim. Gjë për të cilën u akuzua dhe u rrezikua Sokoli në gjyqin e Nexhmijes. Atij, iu desh ta vërtetojë këtë vjedhje, duke paraqitur faturat e paguara të ilaçeve të mia. Se ku ka përfunduar kjo sasi maramendëse “ilaçesh”,

424

domethënë dollarë, përkthyer në fatura të improvizuara, kryesisht për të më dënuar mua dhe Sokolin, atë e di Juda dhe “Nata”, që zhdukën provën e krimit, ilaçet e kontaminuara të Enverit menjëherë pas vdekjes. Alibia e Judës ishte që i çoi për të ndihmuar të sëmurët në spital. Ndonëse vjedhja e 20.000 dollarëve (në emër tonë) prej Natës-Drita Andoni dhe mjekut Judë u vërtetua, ata mbetën të pa cënuar. Ndërsa dënimi i Nexhmijes, u motivua për abuzim kafesh, harxhuar për popullin që vinte në përkujtimoret e Enverit. Pra, siç e kishin parapërgatitur me R. Alinë akuzën për vete, po ashtu donin të dënonin më rëndë Sokolin për ta futur në burg për korrupsion, konkretisht gjoja se i paskësh vjedhur 20.000 dollarë shtetit. Me gjithë keqardhjen që Nexhmija nuk shpëtoi dot as prej kafeve, Sokoli ishte krejtësisht i pafajshëm, i la keqdashësit me gisht në gojë në gjyqin e të ëmës. Madje është për t’u ndalur pse Nexhmija hidhet përpjetë kur e pyetën Sokolin për emrin e ilaçeve. Ajo ngrihet në këmbë e bërtet në sallën e gjyqit: – Mos e thuaj emrin e ilaçit! Çuditërisht gjykatësi e prokurori e la me kaq. Drita e zezë apo Nata, ishte infermierja kryesore që i çonte ilaçet Enverit, pas largimit të Konstandinës, konsideruar kjo e fundit besnike (ndonëse retrospektivisht filluar nga ’72-i, për sa jam dëshmitare, dhe ajo ka qenë e detyruar të ketë rolin e saj të caktuar). Ishte dhe Drita si dritë, që u quajt “Drita e vogël”. Në fakt, i shkonte ta quaje ashtu me trup vogël, por të lidhur mirë, me fytyrë si fëmijë, me flokë të prera shkurt. Me fëmijët e mi janë marë disa gra të mrekullueshme që iu jam mirënjohëse. E para, ishte teta Leta, një grua në moshë, me pamjen e gjyshes,

425

që fëmijët linin kokën pas saj. Oficerët apo personeli ngacmonin Shpatin si më të voglin: “- Teta Leta është e keqe!”. Shpati pa mbushur vitin ulërinte: “ -Jo-o-o-o!”. Teta Letës i bëra një festë private lart në apartamentin tim, me rastin e daljes në pension. Fëmijët ishin të emocionuar, se ajo i kish ndjekur deri në moshën 6 e 4 vjeç. I dhuruan plot gjëra, përveçse çfarë i dhashë unë, dhe e përqafonin papushim. Papritur, hyri Enveri dhe na gjeti në këtë atmosferë të improvizuar pa ditur përse. Një aktivitet i tillë ishte i paprecedent. Madje, Nexhmija më thoshte që mos iua hap syrin punëtoreve të tua, se do na hapësh punë edhe ne! Enverit ju bë qejfi kaq shumë, por kaq shumë për nismën time, sa u habita. Ndërkaq, që unë bëja veten time, vetëm çka ndieja. Por, kjo do të thoshte ta mbushja ditën me vepra, sado të thjeshta për të tjerët, vetvetiu dhe për vete prej kënaqësisë që më jepte, kudo që ndodhesha. Edhe në Paris, do të ftoja për kafe çdo shqiptar që do të kalonte aty. Edhe të panjohur të ishin, madje në grup, mjaft që ta merrja vesh që kishin ardhur. Apo do t’iu shkoja të shtruarve në spital, siç kam bërë, madje edhe në Romë, pa njohje personale, thjesht si gjest njerëzor, sidomos larg Shqipërisë. Enveri, i emocionuar nga nisma ime që i ra e befasishme, se natyrisht ai s’kishte mundësi e kohë të mendonte për këto gjëra, e mori teta Letën në studion e tij, ku ajo meritoi fotografi të tjera me të dhe me ne. Tashmë, jo vetëm në apartamentin tonë ku kish punuar, por në apartamentin e Enverit, ku nuk kishte shkelur kurrë. Mirënjohja e Enverit me sy të përlotur për teta Letën ishte e pamasë. E pranishme ishte dhe Nexhmija e buzëqeshur si gjithmonë, por mbetur pezull, pa peshë si person,

426

sidomos në prani të Enverit, ose askush nga ne nuk e kishte në vëmendje. Por, do të përqëndrohem te Drita e vogël, se kjo ka përbërë historinë e saj brenda oborrit bizantin të Nexhmijes. Siç dihet, ndonëse isha e shkathët për të mbërritur gjithçka doja, nuk kisha energji të mjaftueshme për shkaqe organike të lindura, qëllimisht të padeklaruara, madje të maskuara me depresion nga Juda dhe Nexhmija. Drita e vogël, ishte e prerë për të punuar me mua. Shumë e mprehtë dhe pasi më njohu, i dilte përpara çdo kërkese që unë do të kisha. Ishte koha kur Valbona vajti në klasë të parë dhe kujdesin për të, për librat e fletoret e pastra e të mbështjella, për përparësen e hekurosur e jakën borë të bardhë çdo ditë, Drita e bënte me merak. Unë isha shumë e qetë, teksa nga natyra isha shumë kërkuese për fëmijët, përderisa vetë nuk mund të merresha me përkujdesjet e vogla, veç kur ishin të vegjël që nuk i ndaja nga vetja. Kështu, mjaftohesha me edukimin e tyre, ndërkaq që punoja mëngjesmbasdite. Unë e shprehja kënaqësinë për Dritën, ndërkohë që i kisha falur rrobat e mia që të paraqitej gjithmonë mirë . Madje, që kur të dilnim me fëmijët diku, ata mund të rrinin në një tryezë tjetër me të, ndërsa ne të rrinim mënjanë më miqtë, të mos kishte mundësi askush, që të dallonte “zonjën” apo “shoqen” nga “shërbyesja”. Kjo ngjalli shumë xhelozi për mua dhe Dritën nga familja dhe personeli. Ndonëse unë kam bërë për të gjitha të njëjtën gjë, Drita ishte vetvetiu më e suksesshme. Xhelozia u mais. Pse unë pata një periudhë të gjatë qetësie prej saj, e punët më shkonin vaj. Ndërkaq, filluan thashethemet për të, që m’i sillnin qëllimisht në vesh. Fillimisht i hidhja pas

427

krahëve. Ndodhi që djali i saj adoleshent u zhduk e iku nga shtëpia pa e ditur njeri, pa destinacion të caktuar. Drita jo vetëm u bë merak për djalin, po rreziku ishte ta largonin nga puna, se djali u paragjykua si i arratisur. Kaluan ditë në pritje të djalit, kurse Drita ishte e ndaluar të vinte në punë. Nuk e di se si e mora vesh, që në pubertet djali kishte shfaqur shenja të forta eksitimi e mosruajtje të ekuilibrit emocional. Kuptova që Drita rrezikonte, vetëm se s’donte të fliste për situatën shëndetësore të djalit, rëndom kjo e justifikueshme për moshën e tij. Ato ditë, u sëmura vetë nga tronditja për djalin e Dritës. E jetoja sikur të më kishte ndodhur mua. E merrja në telefon e i lutesha, duke i shpjeguar probabilitetin e madh të këtyre rasteve në atë moshë: “- Të lutem Drita, thuaj që për momentin e ke djalin të sëmurë! Ndryshe do të të klasifikojnë të papërshtatshme politikisht. Kjo djalit do t’i kalojë dhe ti do të rifitosh punën!”. Nga ana tjetër e telefonit ndieja që Drita vetëm heshtte dhe qante. I vete Nexhmijes dhe ia trajtoj me forcë si çështje: “- Ajo e ka djalin të sëmurë. Kushedi ku është fshehur i shkreti nga haluçinacionet. Përse e quani të arratisur? Ku ka këllqe të arratiset një adoleshent i pambrojtur, i rënduar nga frikërat personale? Këta njerëz janë në hall, përveç kësaj t’i heqësh edhe nga puna?!”. – Uaaa, pse do mbajmë mbi shpinë hallet e botës ne?! – u përgjigj ajo. Siç kisha parashikuar, djali i ngratë u gjet i mbledhur krruspull në një plevicë në rrethin e Lushnjes. Drita u kthye në punë. Të dyja fluturonim nga gëzimi, ndërkaq që djali iu nënshtrua kurimit të përkohshëm e sot është një burrë shumë i shëndetshëm. Por

428

s’ishte e thënë, kjo gjë acaroi më shumë malinjitetin njerëzor e intrigat e spiunëve për Dritën në funksion të së keqes time. Me sa duket, ishte misioni i tillë prej Nexhmijes e prej kunatave, që të mos më linin një ditë të bardhë. Personeli më “serioz” i Enverit filluar nga Nata, (atëherë nuk e dija të tillë) e të tjerë si ajo, përfshi punëtoret e Pranverës e të Teutës, më thoshnin vazhdimisht që Drita është hipokrite, intrigante, hajdute, e kryesisht që fliste lart e poshtë për gjithçka që ndodhte te ne, për mua, Sokolin e fëmijët tanë etj. etj. Madje jepnin ndonjë shëmbull vënë në gojë të Dritës, që realisht e dinte vetë Nexhmija, Pranvera dhe Teuta. Unë që s’mund të jetoja me dyshimin që Drita nuk ishte e denjë për mua, pata inisiativën dhe bindjen t’i them Nexhmijes që ajo do të ishte ideale si kamariere e Enverit, krahas Taibesë, si shumë e shkathët, e saktë, e pastër. Mbi të gjitha, kur anët negative që i referoheshin, nuk do të kishin terren në atë pozicion pune. Praktikisht kisha rënë në kurthin e Nexhmijes. Për të mos i bërë keq Dritës e hoqa, duke e ngritur në post. Ajo e kuptoi, filloi të qajë me ngashërim dhe thoshte: “ – Për çfarë ke bërë ti për mua, unë të flas kundër teje?!”. Nuk më hynte asgjë në vesh e mësuar tashmë që të gjithë më tradhëtonin nën trysninë e Nexhmijes. Besoj se jo vetëm e para, por më e sinqerta ka qenë skllavja Zejnepe. (Ajo ka historinë e saj shumë të rrallë më vete, në të gjithë Bllokun, si teta e fëmijëve të Ilirit. Punonte 24 orë për 24, pa shkuar kurrë në shtëpi, edhe pse e kishte vetëm 5 minuta larg. Sepse “nuk donte, nuk donte që nuk donte të largohej nga fëmijët e tyre, se i donte më shumë se të sajtë”. Megjithëse,

429

sipas Ilirit e të shoqes “i thoshin pa pushim që të ikte. Por ajo nuk ikte, se nuk i shkëputej dot xhani nga fëmijët e tyre. “Se Teutë nuk bënte më nëna!”). Kur u gjendëm një çast vetëm, kur s’na shihte e dëgjonte njeri, se normalisht nuk guxonte të më fliste, më tha: “- Po si e hoqe Dritën moj të keqen Zejnepja, ti kaq e mira, si e hoqe?! Atë e kanë sharë për inatin tënd!”. Befas, filluan po ata persona që kishin intriguar kundër Dritës të më flisnin të kundërtën. Ndodhi që paralelisht pikërisht Nata më tha: – Po si e hoqe Dritën aq korrekte. Asaj iu bë mirë, por vetes tënde i bëre keq. -Po ti insistoje që ta hiqja ! -Epo dhe unë thosha çfarë dëgjoja, por s’kanë qenë të vërteta. Kuptova që vazhdonte ngacmimi ndaj meje, për t’u ndjerë e keqardhur dhe e pashpresë për Dritën. Kështu e pësova si top ping pongu midis intrigave, ndërkaq që Drita më duhej. Kurse Taibeja mund t’ia dilte e vetme si kamariere pranë babait e të tjerëve. Vendosa t’ia kërkoj troç Nexhmijes: “- Më paskan gënjyer për Dritën, ndaj a mund ta marr prapë?”. Prisja që për inat, çka e meritoja, të mos ishte dakord, qoftë dhe parimisht që unë guxoja të luaja me qetësinë e Enverit. Çka do të më mbyllte gojën me mendje të mbushur, që edhe në qoftë se nuk e ka aty hallin, argumenti ishte 100 % i drejtë. Por jo, shkëndija e malinjitetit iu ndez në sy dhe tha në provokim e sipër: – Po ti e përzure vetë, si ke kurajo ta kërkosh prapë?! Ajo s’ka se si të pranojë, çfarë do të mbetet ty? – Për të hequr merakun më jepni leje ta kërkoj, le të mos vijë, a mund të bëni kaq për mua? Me ngadhënjim m’u përgjigj:

430

– Kërkoje dhe ta shohim!- dhe u largua me majat e këmbëve nga brenda e me thembrat nga jashtë. Ishte kaq e sigurt sa duhet të ketë qenë hera e parë që nuk i vajti mendja për ta përpunuar rastin, siç pata unë frikë. Të ishe kamariere e Enverit (dhe e gjithë tryezës) do te thoshte të ishe jo vetëm “titullare”, por më e privilegjuara si më e papuna krahasuar me tërë personelin. Enveri s’do të kish lejuar kurrë dy kamariere në një kohë, veç në rast zëvendësimi të njëra-tjetrës. Ai insistonte për ngushtimin e personelit. Ndaj dhe u habita që Nexhmija e pranoi Dritën si kamariere të dytë, mjaft që ta hiqte nga unë. Për të fshehur ekzagjerimin e personelit nga Enveri, asaj i është dashur që më shumë se 10 grave dhe po aq oficerëve të shërbimit jashtë, t’iu ketë thënë: “- Juve nuk duhet t’iu shohë Enveri. Ju nuk ekzistoni për të, ndaj duhet të fshiheni sapo ta shihni”. Kjo flitej edhe në familje si gjëja më normale. Mua më bënte jashtëzakonisht përshtypje të keqe dhe e kam kundërshtuar si mashtrim e gënjeshtër e hapur ndaj babait: – Kur babai do të ngushtojë personelin, pse e zgjeron prapa krahëve të tij? Kështu i bën dëm atij vetë, e imazhit të familjes në popull,- i thashë Nexhmijes. Si gjithmonë, sikur s’dëgjoi gjë u ngrit brof dhe u largua me të ecurën e saj karakteristike, më të theksuar prej irritimit. Por fjalën e kishim te Drita. Ajo duhet t’u shërbente dhe atyre që e kishin përbaltur e praktikisht e shihnin me urrejtje si të privilegjuarën time, me “përfitimin” e vetëm që të ma hiqnin mua. Personalisht, kisha ndrojtjen që edhe në raport me mua, Drita tashmë nuk kishte si të mendonte pozitivisht. Ndaj, vetëm pendesa ime do të mund të risillte për të dyja të njëjtin raport

431

besimi reciprok. E kërkova dhe çuditërisht pranoi me gëzim edhe pse binte nga pozita, e do t’i duhej të bënte shumë punë, madje dhe me dy turne. Më tha: – Sa kam mësuar unë nga ty, s’kam se si të mos vij. Nexhmija mbeti pa gojë, e fyer në mënyrë irreversibël. Praktikisht. ma kishte “dhuruar” vetë Dritën, kur priste që e fyera rëndë të isha unë. Enveri i moshuar jo vetëm që ishte i kënaquar me Taibenë, por po t’ia kisha kërkuar atij vetë Dritën, do të ma kish dhënë me kënaqësi për të më ndihmuar. Ndërsa Drita mbetej kurdoherë e suksesshme dhe balta që i hidhnin përsipër, rrëshqiste. Se balta ngjit mbi baltë. Skllavi që jeton vetëm me djersën e vet është shumë më i pastër nga pronari.

432

Nga Ditari familjar i Enver Hoxhës.

Shënim: Situata që vijon do të jetë si gjithmonë: Mësuesi dhe nxënësi për kulturë universale

432