E verteta te ben te Lire

.

Vetëm puna e papaguar është krejtësisht e pastër. Marrëdhënia e interesit të çfarëdo lloj forme me punën kodon vlerën e saj apo kumtin që përçon. Misioni aristotelian të mbars me vullnetin të paguash ti ndaj shoqërisë jo vetëm me vlerën e punës që jep, por me rrezikun e sakrificën. Nuk e pretendoj nga askush që nuk është i prirur. Nuk predikoj kështu e vetë të bëj ndryshe…

LILIANA HOXHA

Por nuk është kaq e thjeshtë, në të kundërt shumë e vështirë të mendojë kështu egoisti krahasuar me atë që ka fatin të lindë për të tjerët, qoftë dhe me vepra fare fare të vogla. I pandërgjegjshëm që jeton për tjetrin, ky njeri ndërkaq bëhet skllav i virtyteve duke i vënë ato mbi veten. Tepër kristiane si filozofi kjo, për çka eksperienca humane me ashpërsinë e saj duket se tregon shumë herë, që nuk të çon askund në raport me veten përveçse në devotshmëri divine ndaj tjetrit. Kur kemi të bëjmë me besime fanatike të caktuara devotshmëria ekstreme përmban një rrezik social. Ekziston ky rrezik ardhur prej tyre se sjell synime potenciale “superioriteti” shpirtëror e material, që në kolektiva transformohen në energji pa kufi e qëllim për të Vetëm puna e papaguar është krejtësisht e pastër

12

“korrigjuar” medoemos njerëzimin siç e njohim që nga kryqëzatat fetare deri sot. Ndaj, ardhur prej ideologjive që pjellin totalitarizëm, “devotshmëria” ndaj tjetrit qoftë si vokacion individual, qoftë prej diktatit ideologjik zhvillon indoktrinimin që shndërrohet në rrezik eminent social e politik. Sepse ideali mund të jetë madhështor në vetvete, por rruga drejt tij mund të sjellë edhe fatkeqësi njerëzore në pamundësi drejtpeshimi si në rrugë të pashkelur. Sidomos kur shpërdorohet, për tu deformuar qëllimisht në sakrilegj ndaj njerëzimit. Në raporte globale sociale, vetëflijimi personal prej virtytit s’ka se si të japë rendiment zhvillimi social. Vetëflijimi mund të bëhet në rastin më të mirë një vlerë e kultit heroik. Por ritmi i jetës sjell inkoherencë me virtytet, dhe ato mbeten të paaplikuara masivisht dhe pa efiçencë sociale, mbeten relike personale të admirueshme, por rudimentare në raport me çka do të kishte nevojë zhvillimi i përgjithshëm. Të zhleftësosh virtytin si etalon kristali në matjen e vlerave morale të individit, për pasoje të shoqërisë, çdo të thotë vallë? Të synosh shoqërisht t’i kthesh ato në rendiment zhvillimi të përgjithshëm. Në të kundërt, individi do vazhdojë të kujdeset që bota të fillojë nëpërmjet tij, pra ai në qendër të saj e bota në funksion të tij. A është e gabuar kjo filozofi individuale? Absolutisht jo, nëse jo vetëm intuitivisht por edhe me njohje, ndërgjegjësim e profesionalizëm botën ta kthesh në funksionin tënd, pa e prishur më tej nga ç’është, por t’i përkushtosh asaj sinqerisht dhe domosdoshmërisht vlerat e tua. Çka do të thotë që ta përdorësh botën, por edhe t’i japësh veten asaj. Këtu do mund të ndahej i virtytshmi me ambiciozin egocentrist, për të

13

përcaktuar një raport më racional midis ambicies personale dhe arsyes së përgjithshme, pra automatikisht përkushtimit ndaj tjetrit. Tepër i lartë e aspak iluziv tingëllon prej klasicizmit Romen Roland: “Të mendojmë. Të mendojmë ndershëm dhe vetëm ndershëm, qoftë dhe kundër të gjithëve, sepse ashtu mendojmë për të gjithë”. Sado anakronike të duket, ekzistojnë gjithmonë të tillë individë, që aspak nuk kanë ardhur vonë apo tepër herët në këtë botë, për të menduar vetëm ndershmërisht dhe kryesisht për të tjerët. Nuk mjafton të jesh vetëm mendimtar, por kryesisht veprimtar, kur edhe proceset psiko-fiziologjike deri te dashuria tentojnë pafund racionalizimin edhe të rutinës prej ritmit modern. Duke qenë pro zhvillimit mund të themi në mënyrë figurative që po “kibernetizohet” edhe racionaliteti i mendimit, por të mos lejojmë influenca të tilla ndaj ndjenjave njerëzore, si të patjetërsueshme kurrë. Ndaj, Romen Roland mbetet po aq aktual, po qe se jo vetëm mendojmë, por sidomos veprojmë ndershmërisht e vetëm ndershmërisht, se kështu kemi menduar e vepruar për të gjithë. Mënyra si jemi gatuar ndikon mbi ne edhe në se ne nuk e njohim mirë veten. Ndaj një shpirt i lirë vetëskllavërohet nga pikësynimi se çfarë detyrash i vë vetes, nga çfarë duhet të bëjë sot që kjo të jetë udhëheqje për nesër. Jeta e tij kështu është në vija të përgjithshme e paracaktuar nga vetë esenca e përmbajtjes së tij. Kështu fitohet bota njëherësh nga secili e nga të gjithë. Kushdo që priret edhe ndershmërisht vetëm nga vetja, sërish nuk duhet të injorojë tjetrin. Ndryshe ai është vetëm në dukje i pari fitues konkret. Realisht fitimi i botës prej tij për tërë jetën nuk mund të

14

zgjasë, se do ta demaskojë ambicia. Atë do ta shfuqizojë papritur së paku moralisht vetë njerëzimi. Sepse Bota do fituar së bashku, e kjo s’mund të ndodhë në se çdokush nuk fillon njohjen e saj krejt ndershmërisht duke respektuar tjetrin. Vetëm kështu s’mund t’i lësh të tjerët të të shtypin, siç vetëm kështu s’mund të shtypësh kurrë tjetrin. Ndaj maksima ime është: bëj shoqërisht mirë, të ndihesh personalisht mirë!