E verteta te ben te Lire

Admin

Nuk ka gjë më mahnitëse, si befasi e paparashikueshme, se harmonia e kundërshtive në fenomenet natyrore e sociale. Mahnitëse se studimi i këtyre kundërshtive që megjithatë përbëjnë harmoninë në natyrë e në personalitetin njerëzor, vërteton që nuk ekziston dualizëm me elemente të një papajtueshmërie të vendosur një herë e mirë. Diskordancat diku do të pajtohen. Dy shembuj që i aviten fenomenit në fjalë në planin natyror, fizik e astronomik, përfshirë dhe atë social zbërthehen mrekullisht nga Tomas Man në botimin voluminoz “Mali magjik”. Gjithkush e di se ç’janë netët e bardha nga përshkrimi apo dhe në i ka qëlluar të ketë jetuar diku në rrethin polar. Disa të tjerë kanë përjetuar vetëm imazhin e aurorës boreale, dritësisë së horizontit natën, në kufirin gjeografik ku nata e bardhë nën ndriçim të plotë apo të pjesshëm diellor ndahet nga nata e plotë

502

hënore që pason perëndimin e diellit. Një pozicion ekstremisht të mprehtë si harmoni natyrore të diskordancave, na jep Tomas Mani, tek na e përshkruan këtë si fenomen: “Ai kishte 10 minuta që po voziste mbi një suprinë krejt të palëvizshme të ujit, nën një yllësi të ngatërruar dhe ëndërrore. Nga perëndimi kishte qenë ende ditë, një ditë e ndritshme, me një dritë qelqore, të esëllt e të rreptë. Por, kur kishte kthyer kokën nga ana tjetër, syrit të tij i ishte hapur një natë hënore po aq e përkryer dhe tejet magjike, e përshkuar nga një mjegull e lagësht. Kjo luftë e rrallë të kundërtash kishte zgjatur nja çerek ore, përpara se të zgjidhej në të mirë të natës dhe të hënës dhe sytë e lëbyrur dhe si të magjepsur, të habitur tej mase të tij ishin kthyer sa në një dritësi në tjetrën, nga dita në natë dhe nata përsëri në ditë”. Vol. I. Refleksionin për çka thamë, jo vetëm për natyrën, por për shoqërinë po mundohem ta jap nëpërmjet profilit të një gruaje, çka është më e ndërlikuar e specifike, meqë shoqëria mbetet ndërkombëtarisht maskiliste. Për një grua brendinë e së cilës e njoh mirë. Ajo e kishte të prerë se po të kish pasur një vajzë të dytë ajo do ta kish quajtur “- Harmoni”. Nuk mendoj se ajo ishte krejt e thellë, apo më mirë vetëm e tillë, ndërkaq edhe nëse dukej e çuditshme kjo shprehte nje përqindje naiviteti e sjellje fëminore. Ky gërshetim, organikisht i pandashëm, sillte herë-herë moskuptimet e befasitë e veta. Ajo mbetej për dikë këtu, për dikë atje, gjithmonë e pakuptueshme. Do të thosha që në çdo anë ta shihje, ajo të nxirrte në personin e vet kundërshti të vendosura ne një harmoni paradoksale. Kundërshti të çuditshme,

503

duke qenë njëherësh delikate, sa në vegjëli e thërrisnin “Llaska”, por papritur shfaqte guxim të pashoq. E çfarë llastice mund të ishte ajo kur lexonte në atë moshë edhe duke ecur në rrugë?! Ajo ka lindur me filozofinë: “Kape demin prej brirësh, por pa dëshirë të sajojë casus beli”. Në të kundërt, filozofia i vlente vetëm në planin teorik dhe ishte e prirur për zgjidhjen e problemeve sa me butë. Nuk pati qenë kurrë për gjatë gjithë jetës së saj një fëmijë, vajzë, grua, nënë e gjyshe e fortë, që ndan e pret me radikalizëm filozofinë vetjake. Në të kundërt nevoja dhe kënaqësia e saj sublime ishte përgjithmonë dhimbsuria, që pa e derdhur me të tepërt e për gjithçka s’mund të jetonte. Të kishte mundësi ajo mbartëte te vetja vuajtjet e sëmundjet e të dashurve të saj, pa pritur reciprocitet, as mirënjohje. Ishte në brendësinë e shpirtit të saj hovi të gjendej për tjetrin, jo për të siguruar kurorën e dafinave “sa e mirë”. Në të kundërt, për karakterin e saj të drejtpërdrejtë për disa ishte “e keqe”. Dhimbsuria e saj nuk mund as të ngatërrohet me dobësinë e një gruaje të ligështuar, për të vrarë edhe një mizë. Ndonëse nuk i mungonte asnjë shprehi delikatese, madje i kishte me të tepërt, në jetë udhëhiqej nga mendja. Mendja e saj doemos do e kapte “demin prej brirësh”, ndryshe s’qe e sigurtë për vetë jetën. Vetëdija për hapin e duhur ishte jo vetëm nevojë praktike, por siguri psikologjike për thelbin e vetëdijes. Shqetësimin, vuajtjen, padrejtësinë ndaj tjetrit e përjetonte si personale. Nuk “mbante anë” edhe sikur çështja të kishte lidhje me fëmijët. Dhe kjo, nga femijëria e tyre deri në pjekuri. Njëlloj me të shoqin, njohur përjetësisht. Ajo do të mbante qëndrimin

504

e drejtë sipas saj, edhe nëse do t’i duhej të dilte kundër tyre, çka në esencë do të thotë pro tyre, si çështje thellësisht edukimi. Ky është investimi moral që ata trashëguan prej nënës së tyre. Vetëm një vit diferencë pati nga “binjakja”, motra e saj, por gjithmonë ajo ishte për të si luanesha për të voglën, edhe pse ndoshta pa rezultat. Kështu “kapja e demit prej brirësh” ishte nevoja e saj intuitive, por kryesisht racionale, për të gjetur burimin e të keqes, ndonëse nuk do të mund ta zgjidhte atë në mënyrë drastike, por sa më butësisht e ngrohtësisht, pa hequr dorë, se gjërat e lëna në mes nuk i donte. Shkurt, mendja e saj gjykonte fort gabimin, por nuk kishte zemër të dënonte personin që gabonte, veç izolimit si rrezik. Kësisoj, dënonte keqbërjen në përgjithësi, për ta neutralizuar apo që të kufizonte rrjedhojat që sillte. Paradokset që i lulëzonin të brendshmen ishin jo vetëm pa fund por karakteristikë jo krejt e zakonshme, pasi s’kishte gjetur kurrë një shoqe apo një shok si veten. Çdokush i nënshtrohet frikërave – komplekseve personale. Ndërsa ajo dallohej për guxim, në mposhtje të frikës. Ishte në pasiguri konstante, deri sa të vendoste vetë për çfarë i duhej. Ajo gëzohej si fëmijë për gjërat më elementare në jetë e nuk mund ta gëzonin por e neverisnin festat e qëllimet pompoze. Ishte e lirë se nuk e njohu ambicien si shtysë, ndonëse mbeti e sukseshme. Ishte e shkathët mbi shokët e shoqet, por e ngathët dhe e plogësht po të prekej prej emocioneve rrethanore. Mund të ishte yll i një mbrëmjeje masive, siç mund të ishte me preferencë bishti i saj kur nuk i pëlqente. Nuk ishte luksi i veshjes shumë i përfolur, rënia në sy e saj, por rrezatimi i

505

përmbajtjes së brendshme. Individualiteti nuk i përfaqësohej nga stili i jetës “ndryshe”, por nga vepra e vogël apo e madhe në raport me të tjerët, si shumë xhentile, por kërkuese, shumë e dashur, por me shpirt kritik. Tërësisht e lirë në mendime nuk i lejonte vetes kotësi vanitoze, ndaj nuk demonstronte autoritet prej statusit social të privilegjeve. E konsideronte këtë status krahasuar me të tjerët vetëm e vetëm si mundësi të tejkaluar jete, jo aftësi vetjake. Ndaj, sado paradoksale të duket, kuptimi thelbësor i saj për lirinë është ai i Louis Armstrong: ” Nëse jam skllav, jam skllavi që dua të jem”, sepse prej lirisë së saj ajo ishte skllave e lumtur e familjes dhe e venerimit ndaj objektit sublim. E kërkonte marrëzisht sublimen, venerimi ndaj së cilës ishte niveli më i lartë i ushqimit intelektual për të. E urrente si qëllim protagonizmin, por mbetej definitivisht e tillë, për pasojë shumë fanatike e privatësisë dhe evitonte sa mundte vëmendjen e tjetrit. Prej kësaj arsyeje nuk kishte dashur kurrë të shkruante, pasi çdokush që shkruan zbulon diçka nga vetja. Por, filozofia e kapjes së demit prej brirësh në rrethana katastrofike, e detyroi të hapej publikisht. E nëse flet, do të flasësh krejtësisht, ndryshe hesht. Kështu, nga fanatizmi për të fshehur të brendshmen e saj, doli publikisht gollomesh. Çuditërisht, shumë nuk donin, të tjerë “nuk dinin” dhe “pak” kuptonin. Ajo nuk preokupohej për të qenë e kuptuar, mjaft që çka bënte të ishte e drejtë për të, me bindjen se “nuk kuptojnë” sot, do të kuptojnë nesër. E dizinteresuar e aspak kurioze për të tjerët larg saj, ndihej përgjegjëse për çka ndodhte në mjedisin që i përkiste dhe detyrimisht do të reagonte. Do të jepte medoemos mendimin e

506

saj, edhe kur e dinte që vendimmarrja nuk do të varej nga ajo. Gjithçka ishte thjesht çështje ndërgjegjeje për të. E magjepste arti, sidomos produkti i drejtpërdrejtë i organizmit të njeriut si instrument natyror Ky, kryesisht nëpërmjet zërit apo lëvizjeve. Pastaj ai nëpërmjet mjeteve apo teknikave të artit aplikativ. I pëlqente shumë zëri mashkullor në muzikën e lehtë dhe polifonike, por mahnitej nga ariet e sopranos në muzikën operistike. Ndërsa muzika simfonike e çonte në ekstazë. Ka ende një shpirt të fortë artistik, por nuk e kultivoi së dhunuari veten, se në kohërat e saj vlerësohej më shumë mendja. Nuk ka sfiduar konkurrentin, të cilin as nuk e njohu ndonjëherë, por sfidonte veten. I pëlqente shumë puna dhe shoqëria në grup, por kur nuk gjente siç i donte, preferonte punën e pavarur dhe vetminë. Në potencë gazmore, mbetej e trishtuar nga rrethanat. Prej tyre mësoi të vetëushqehej maksimalisht intelektualisht me çka i duhej, e çdo komunikim në këtë lëmë me miqtë e saj më të vlerësuar përbënin dialogjet virtuoze që i jepnin ndjesinë e fluturimit, ndonëse nganjëherë zhgënjehej nga diskordancat. Për të qenë sociale preferonte, sinqeritetin deri edhe të budallait, më shumë se snobizmin e “intelektualit”. Ishte e çiltër, aq sa të tjerët sipas shkallës së korrupsionit vetjak e hamendësonin të shtirur, nisur nga opinioni i përgjithshëm i bindur për mjaftueshmërinë e mençurisë së saj. Sepse në këtë botë, ligjin e bën dinaku, pra e keqja si fituesja e çastit, se çiltërsia e mençuria sipas mediokrit nuk mund të shkojnë bashkë. Krenare nga natyra, por e gjunjëzuar para mjerimit, e barabartë midis të tjerëve që lehtësisht dallohen për modestinë,

507

ajo admironte çka vlerësonte përmbi veten e saj. Përkushtohej ndaj tjetrit pafundësisht me të brendshmen, por kurrsesi me intimitetin gati virgjëror. Për dashurinë që kishte njohur s’kishte një të dytë, por shpirtërisht pati përjetësisht dashuri. Dashuria e përgjithshme nuk flinte, që ta gjeje me vështirësi tek ajo. Nga i ati kishte trashëguar ndaj qejfmbeturve moralin: “- Nëse nuk më do ti, të dua unë!”. Dashuria i buronte papërmbajtshëm me qendër tjetrin, vetëm tjetrin. Kështu u bë me shumë simotra e sivëllezër. Nëse të tjerët do të bënin diçka vlerësuese për të, ajo do të ndjehej ngushtë, çuditërisht prej timiditetit shumë të fshehur. Do t’i dukej së pari se nuk meritonte gjë, se thjesht ajo ishte lindur për të tjerët e jo të tjerët për të. Pra, filozofia për të kapur demin prej brirësh s’ishte kurrë ekspansive, përveçse dalje nga situata të vështira, pasi kishte gjykuar së pari veten e vet. Sepse natyra reale e të brendshmes së saj ishte harmonia. Harmonia jetonte tek ajo mishëruar fuqishëm me “shqisat” e tepërta të sensibilitetit, elegancës, shpirtit artistik, si të vishej, si të aredonte shtëpinë, çfarë të lexonte e ku ta lexonte sipas posaçmërisë së saj, si të dëgjonte, ku e kur ta dëgjonte selektivitetin muzikor etj. etj., përpos kërkesave ambientaliste ku të pinte një kafe në qetësi, ku të shëtiste lirshëm larg syrit të vëmendshëm etj. Por, kryesisht ajo do të sillte përgjithmonë harmoni te njerëzit që rrinin me të. Harmonia e brëndshme e saj u cungua pas martesës sidomos me gjumin, i cili filloi të bëhej gjithnjë e më problematik prej arsyeve të mëdha. Ishte koha që përbënte thelbin e epokës. Ishte koha kur

508

epoka pohonte handikapin e saj, ndërkaq mundohej të justifikonte vetveten. E gjitha kjo përbënte problemin e fshehtë të kësaj gruaje. A mundet ta justifikojë krejtësisht epokën që ajo ishte mësuar ta donte?! Ishte koha kur personazhi ynë përpiqej të përshtatej me të papërshtashmen. Në netët pa gjumë, në orët e vogla drejt agimit, ndonëse harmonikisht të shtyra së lexuari përzgjedhjen e saj, së shijuari Bahun etj., fantazonte për harmoninë formale të së nesërmes, ndërsa thellësisht vuante nga paqartësia cila ishte e sotmja e cila do të ishte e ardhmja. Ishte shpirti i trazuar, por i pamposhtur i saj (për më tepër i goditur qëllimshëm për çka thashë), që nuk mund ta shuanin, teksa dis-harmoninë e përgjithshme ajo nuk mund tia fshihte më vehtes. Çështja mbetej varur e doemos për t’u zgjidhur. Por si?! Ishin idetë e saj gjithmonë triumfuese që e mbanin gjallë edhe në kufijtë e rrezikut për jetën. Ishte domosdoshmëria për harmoni personale e sidomos të të tjerëve, kur ajo u bë e ndërgjegjshme që mund, madje duhej të bënte detyrën e saj: të sakrifikonte për harmoninë e përgjithshme. Ky ishte motivi që e shtyu të kapë publikisht demin për brirësh. Për ta njohur i madh e i vogël (nga ata që e donin atë si individ dhe për të “mos e njohur” cilido që nuk e donte), cila ishte në të vërtetë prej përbaltjes së përjetshme prodhuar nga “institucioni i frikës”. Ndaj, për personazhin e këtij refleksioni, arritja e pikësynimit të një misioni, edhe i madh qoftë, mbetet vetëm një faqe libri që do kthyer te të tjerat. Asgjë ngushëlluese nuk mund të ketë për të, përpos boshllëkut në stomak, përveçse çfarë do të përmbajë faqja e re e këtij libri gjigand jete, siç janë vetë ligjet e jetës për çdo profil njerëzor.

509

Antagonizmi midis harmonisë së paradokseve zhvilluese me dis-harmonitë e paradokseve kriminale në shpërbërje të tjetrit, do të mbeten si realitet human i të dy rasteve ekstremisht të kundërta të llojit të njeriut. Çka nuk ndërhyn në ligjshmërinë globale të harmonisë së përgjithshme e cila doemos ecën drejt pozitivizmit, si domosdoshmëri dialektike e njerëzimit. Askush më mirë se Dostojevski s’na ka sjellë artistikisht harmoninë qoftë dhe tragjike midis vërtetësisë dhe diskordancave. Do të na mjaftonte si shembull “Vëllezërit Karamazov” te dialogu i famshëm i Ivanit me Aljoshën. Por harmonia nuk është përsosmëri, përkundrazi është dëshmi e paarritjes së saj. Por, në vetvete është një gjendje që na duhet të gjithëve për të jetuar shpirtërisht bukur. Për çka ia vlen të harxhosh gjithë energjitë së kërkuari atë. Kësaj i thonë ta përjetosh jetën në mënyrë artistike. Kaq shumë ia vlen udhëtimi i përjetshëm drejt harmonisë sa më mirë le të sjellim ç’thotë E. H. Gombrich në “The story of art” për përpjekjet e piktorit për të arrirë përsosmërinë vetëm në telajo. “Kur vjen puna për të harmonizuar trajtat e për të ujdisur ngjyrat, artisti lypset të jetë gjithmonë “merakli” apo kërkues deri në fund. Netë të tëra mund t’i kalojë pa gjumë, gjithë ditën e ditës mund të qëndrojë para pikturës duke vrarë mendjen si të hedhë edhe një penel të lehtë këtu e një tjetër atje, e si ta fshijë përsëri, edhe pse ti dhe unë nuk e vëmë re dot as njërën as tjetrën. Por, sapo ia ka dalë mbanë, të gjithë e ndjejmë se ai ka arritur diçka që nuk ka më nevojë për gjë tjetër, ka arritur

510

diçka të saktë, një shembull përsosmërie në këtë botën tonë shumë të papërkryer”. * * * Folëm për paradoksin e harmonisë së dis-harmonive apo kundërshtive në botën e brendshme të personit. Kjo vlen për individin, por përbën edhe një dukuri sociale. Përndryshe, pa këtë paradoks nuk do të ekzistonte apo nuk do të njihej harmonia si kualitet jete, apo mirfilltazi si kualitet i njerëzimit, por do të mund të manifestohej vetëm si gjendje e caktuar, në çast të caktuar, në vend të caktuar, në kushte të caktuara. Thuhet shpesh: “Kape çastin!” apo “Kape rastin!”. Për paralele krahasimi do të thonim: “- Kape harmoninë!”. Por më kot, se ajo nuk mund të kapet. “Kapja e çastit” sjell apo mishëron ca përfitime të rastit. Ndërsa dëshira, për të kapur harmoninë është një abstragim i bukur, por i paarritshëm vetëm me intuitë. Sepse harmonia është kompleks shpirtëror e mjaftueshmërisht material, tejet e përbërë, nëpërmjet kundërshtive të ëndrrave, koncepteve, filozofisë personale, por edhe karakteristikave natyrale, temperamentit, virtyteve, veseve, të mirës e të keqes, që bashkëjetojnë në koshiencë, e sidomos në nënkoshiencën tonë. Përfytyroni një harmoni të “harmonive”, një të tillë absolute nëse mund të realizohet. Kjo mund të jetë vetëm harmoni në raport me veten, në kushte jetese absolutisht të kultivuara si në laborator. Pra, harmoni e kushtëzuar, por jo kushtëzim jete. Kushtëzimi i jetës vjen nga sistemi politik shoqëror. Kuptohet, që po bëj fjalë që sa më liberalodemokratike të jetë shoqëria, aq më larg autokracisë është, aq më shumë i jep liri individit për

511

harmoninë e tij. Kur vetë shteti nuk garanton shoqëri të tillë, s’mund të flasim më për harmoni, veç për mbijetesë të individit, si dhe të vetë shoqërisë nën shtetin totalitar. Sado të zgjasë totalitarizmi, është i destinuar të bjerë, pikërisht prej disharmonisë brenda vetes si sistem politik e sidomos në raport me individin e bashkësinë e tyre. Ky, është ligj dialektik i vërtetuar tashmë, jo vetëm historikisht, por i faktuar përgjatë jetëgjatësisë së bashkëkohësve tanë, ndonëse nuk përjashtohen uljet e ngritjet në spiralen dialektike. Njerëzimi sot ka eksperienca të mëdha, pasi ka kaluar epoka të mëdha, ndonëse jo domosdoshmërisht madhështore. Si pasojë ai e di mirë rrugën drejt harmonisë së vet, pavarësisht pengesave të pashmangshme dhe qëllishmërisë së tyre. Vetëm të pasurit prej korrupsionit nuk e njohin harmoninë. Jeta e njëtrajtshme, pa surpriza, shpirtrat e tyre, janë si kënetë nga rutina e jashtme dhe e brendshme. S’janë të lumtur se s’iu mungon asgjë materiale, po iu mungon lumturia, (Ç’ishte kjo që thashë? Pretendim universalisht i madh), apo më thjeshtë harmonia, si nevojë e domosdoshme dhe e arritshme si vepër e njeriut. Vepër që ai mund ta ndërtojë, por kurrsesi nuk e blen dot. Duke mos e blerë i bën të pazotë të orientohen në jetën e vërtetë, në atë që ndodh përtej pushtetit të parasë. Këta “fatlumë-fatkeqë” nuk mund të realizojnë harmoninë e brendshme të tyre, e kurrsesi atë të individit më të zakonshëm, që paraja i duhet të fitohet për të jetuar, jo për ta vënë stok. Fatkeqët “e stokut” të parasë, kanë emër në shoqëri e politikë, por absolutisht fuqi të brëndshme vetjake prej nga buron harmonia njerëzore.

512

Ishte një përsiatje kjo, si individi me instikt, por kryesisht me forcën e mendjes, menaxhon organizmin e shpirtin e tij të trazuar deri në harmoni, së paku minimalisht të mjaftueshme, që bën bukurinë e jetës. Në volumin II te “Mali magjik”, Tomas Man, shprehet për këtë sado së largu: “E përtejmja hyn në të këtejmen, kundërshtia midis Perëndisë dhe natyrës bie dhe, duke qenë se kështu personaliteti i njeriut pushon së qëni arenë e luftës së dy parimeve armiqsore, por paraqet tashmë një të tërë harmonike, në themel të konfliktit brendanjerëzor qëndron vetëm kundërshtia midis interesave të individit dhe atyre mbarëshoqërore dhe misioni i shtetit tashmë, bëhet ligj i moralitetit”. Çka do të thotë se i takon shtetit të njëhsojë interesat e individit me ato mbarëshoqërore, si niveli më i emancipuar social.

513

Me sa duket, gjithmonë do ta shoqërojë si fenomen, edhe kur më e moçme të jetë, që t’i kalojë një korrent i ëmbël në gjinj e në bark, kur ndodhet përpara një gruaje shtatzanë, apo nëne me foshnje në gji. Interesi matern lind që në moshën fëminore, jo thjesht si instikt, por edhe si vlerë, sapo ajo të formojë veten e saj, të dijë të mendojë me mendje të saj. E ndërgjegjja fillon herët. Duhet të ketë qenë mbi pesë vjetët e saj, kur deklaroi në një mbrëmje fisnore se dëshira më e madhe ishte të bëhej me një vajzë, por “pa burrë”. Në atë kohë, vitet ’50, një dëshirë e tillë kaq e hapur përbënte herezi. Fisi, qeshi me të madhe dhe njëri prej tyre shumë i respektuar për të i tha: “- Dashke të na nderoç kur të rritesh”! Vajza e ndjeu shpotinë, por nuk arrinte të kuptonte domethënien, së qeni larg njohurive, që bebi nuk mund të konceptohet pa burrë. Pikërisht për reaksion të shpotisë bërtiste

499

edhe më fort për çudi të të gjithëve, tek ishte fëmija më e urtë apo e menduar e fisit: “- Çfarë ka këtu, unë nuk dua të martohem, do të rri me babin dhe mamin, por një vajzë e dua ama!”. Nuk ishte vetëm “herezia” që s’mund të kalonte pa u përfillur, ardhur prej një “nëne” ende vetë foshnjë, por këmbëngulja fëminore në të vetëndjerit fuqishëm në përfaqësimin primar të saj, si qenie femërore e njeriut të ardhshëm grua.

* * *

Me dy fëmijë yje, çfarë mund të ketë ndjerë në të tridhjetat, kur i çrrënjosën nga trupi embrionin e foshnjës të tretë?! Urdhër ky i mjekut të OBORRIT, përzgjedhur nga Zotat që vendosnin edhe për kryeZotin. Çfarë mund të bënte ndaj alibisë të përgatitur, se nga barku i saj nuk lejohej të vinte një mrekulli e tretë?! Nëna e Popullit, që kontrollonte dhe fluturimin e mizës, bënte të paditurën, se ishte vetë geni i kësaj gruaje të re që i shkonte ndesh. Nëna e re, e bindur tashmë për “sëmundjen” e saj, ishte e detyruar aq sa “ta merrte” vetë përsipër zgjidhjen, pra “vullnetarisht”, duke e lënë Nënën e Popullit “të keqardhur”. Kjo ishte loja. Alergjike prej hipokrizisë, çka e shihte paraprakisht si në një film, gruaja e re e mbyt vuajtjen në vetmi, në një heshtje funebre, vuajtur së brendshmi me lotë të thatë si vetë barku i çlulëzuar dhunshëm, nën indiferencën kanibale të Nënë së Popullit.

* * *

Ajo nënë – fëmijë ishte aty. I jepte gji foshnjës me një qetësi qiellore të pandërgjegjshme njëherësh duke mbllaçitur çëmçakiz. Kjo fëmijë, në moshën e çëmçakizit, për paralele jetësore ishte

500

nënë e vogël në periudhën e laktacionit. Gjiri i saj, ende i paformuar, por i abuzuar dhunshëm seksualisht, përpihej nga foshnja po aq pafajsisht bindshëm – si foshnjë virgjëresheje mbarsur njëherësh me zhvirgjërimin e saj. Foshnjat, gjithmonë të pafajshme janë, pikërisht për këtë edhe të plotfuqishme. Lënë mënjanë anën cinike të interesit erotik, por veç ndjesinë qiellore që rrezatonin nënë e bir, ajo foshnjë kishte mbërthyer te vetja të gjithë vështrimet e rrugës, madje bulevardit në qendër të Tiranës. Sepse ishte pikërisht aty e ëma lypëse, tek frynte topa çëmçakizi ulur në trotuar, pranë semaforit të kuq, që na detyronte të prisnim. Befas, me gjest, djali pështyu tutje çëmçakizin, hoqi foshnjën vrullshëm nga gjiri e filloi ta puthë e puthë…. Pastaj, me krahët kërthinj e të gjata, e ngriti lart duke i thirrur me grimasa përkëdhelëse prej njeriut më të dashur e të sigurtë në botë. Foshnja, gajasej së qeshuri bashkë me nënën – foshnjë. Gjiri i vogël, mbetur pa skrupull jashtë, ishte verbues nga shenjtëria e funksionit të çastit. Intimidoheshe ta shihje, se mos e çshenjtëroje vetëm duke e parë. Sepse ishte gjiri i bebit. Makina e nisur me ngut, më shkundi nga mesazhi magjepsës që transmetohej nga imazhi. Për atë dashuri supreme dhe vendimtare për rritjen e fëmijës, që vetëm nëna mund t’ia japë. Largohesha e tronditur me ndjenjë faji duke u befasuar, se praktikisht kisha përftuar vlagë së ndjeri fuqishëm korrentin në gjinj dhe në bark nga një përkushtim nëne bulevardi. Dikush në makinë vërejti me tallje: “- Shihni çfarë karroce moderne ka kjo lypse!” Me siguri e falur, karroca luksoze tejet e përdorur i jepte bashkudhëtarit kënaqësinë e standartit zyrtar të jetesës: “- Sa moderne ishte kjo lypsja!”.

501

Shëtitjen e bëj shpesh në mëngjes në Parkun Botanik. Ka një qetësi të papritur atje, që s’ta rrok mendja, se megjithatë ndodhesh në Tiranë. Qetësi them, edhe pse shëtitës nuk ka shumë. Ndonjëherë, jam krejt e vetme, e menduar ose me muzikën time. Por, kur frekuenton shpesh një vend, njeriu doemos do të fiksojë midis detajeve jetësore edhe personazhe. Madje, edhe një lopë flegmatike që kullot rrotull basenit me pak ujë (në mes të verës thahet fare), madje nuk është çudi ta shohësh të ketë kapërcyer atë, kufizuar ky me mur betoni gjysmë metri të lartë. Qoftë edhe tej, ulur në hije, dallohet “zonja e lopës”, një grua e mbajtur ende si fshatare, edhe pse jeton në rrethinat e Kopështit Botanik, ku ngrihen tashmë pallate të reja shumëkatëshe. Tirana është zgjeruar shumë, por midis modernizmit, ishfshati mbetet autentik, i hapërdarë, midis shumëkatëshve. Këtu

495

banojnë më të varfrit autoktonë. Përderisa hasja shpesh lopën, e cila më shihte trishtueshëm (ia ktheja gëzueshëm për të sugjestionuar realisht veten), nuk mund të injoroja “padronen” e saj. Përveçse më intereson të njoh realitete specifike njerëzore, ishte kjo zonjë fshatare që më pyet një ditë e shqetësuar: “- A e ke pa gja lopën teme?”. Siç thashë sado autoironike të jem, nuk e kisha imagjinuar kurrë të vihesha në pozitë të tillë që të preokupohesha për lopën shejtane, që kish tejkaluar territorin e kullotës. Ndonëse m’u qesh së brendshmi, i them me keqardhje të madhe zonjës që lopën nuk e kisha parë. Më pas e has prapë gruan e djersitur që i kish rënë kryq e tërthor Kopshtit Botanik duke thirrur lopën ne emër: “Lule, Lule!”. ndërkohë që unë i qaja hallin. Kështu u njohëm. S’kishte gjë më të qashtër se ajo grua. Më shpjegoi që jetonte në po atë shtëpi të qëmotshme përdhese nën hijen e shumëkatëshve. Përditë i duhej të nxirrte lopën të kulloste bar sipas stinës, ndërkaq që rriteshin barëra gjigande më shumë se një bojë njeriu së lëni pas dore në këtë park kaq të bukur. Kur vinte koha, gruaja korrte barin e siguronte kështu ushqimin dimëror. Këto mësova unë prej saj, siç kërkonte dhe ajo të dintese ku banoja, ku punoja, pse “rropatesha” me sport, kur sipas saj nga fiziku s’kisha nevojë e sidomos ç’moshë kisha. Nëse për sportin normalisht i thashë se më duhet për mireqënie e qetësi shpirtërore, çfarë t’i thoja për moshën?! Unë nuk e kam pasur ndonjëherë këtë merak e moshën s’e kam fshehur kurrë, edhe në ambiente të ashtuquajtura të ngritura, ku konsiderohet jo etike të pyetet e jo më ta tregosh vetë atë.

496

Shpesh, si antikomformiste, e kam deklaruar me kënaqësinë e habisë tek mediokrit, kryesisht gra. Vetë kjo zonjë e ngrohtë fshatare-kryeqytetase s’kishte si ta vuante këtë kompleks prej halleve jetike, duke më informuar se sapo kishte mbushur 48 vjeç. Por rasti i saj ishte flagrant. Si shtatvogël, me fytyrë të ëmbël por të vrarë nga dielli, era e lodhja, pamja e saj më sëmboi më shumë kundrejt moshës time gati 15 vjet më të madhe. Për herë të parë jam ndjerë keq për të thënë të vërtetën, se do ta lëndoja pikërisht kur insistonte nëse isha e martuar, kisha lindur fëmijë, më çfarë e trajtoja fytyrën etj. Iu përgjigja për gjithçka. I sugjerova që mjaftonte të vinte pak vaj ulliri në fytyrë kundër erozionit klimaterik. Për moshën iu shmanga. Mendova që ta mbroj nga lëndimi prej realitetit tim (teksa s’kish kuptim t’i flisja asaj për çështje geni etj.), duke u përgjigjur nën zë me shumë turp: “- Jam paksa më e re!”. Kështu, një ditë, zonja-shoqja ime e shëtitjes, kishte stivosur barin e korrur në një deng të stërmadh të mbledhur mirë me litar. Ishte një pasdite e bukur me diellin në perëndim, kur u ndodhëm unë e im shoq aty afër. Befas, tronditem kur shoh shoqen time të shtrihet pa teklif (si gjëja më e natyrshme në botë) me kurriz mbi dengun e barit, duke kaluar krahët në litarët e posaçëm. Megjithë keqardhjen time që qëllova aty të shihja këtë skenë, u përpoqa të mos e jap veten, por kotka në grykë m’u mblodh kur shoqja ime bënte të ngrihej disa herë në këmbë, e s’mundte prej dengut në shpinë. Me vrap i shkova afër, pasuar nga im shoq, që t’i jepnim dorën për ta ngritur. Ajo u ndje keq nga ndihma që i dhashë, sidomos se nuk ishim vetëm si gjithmonë. E shqetësuar, për të mos e

497

fyer, munda vetëm t’i them: “- Është shumë i rëndë për ty!”. (Kjo, në vend të ulërimës që kisha përbrenda: “- Akoma ti e bën dhe këtë punë?”). Shoqja, “padronia” e lopës, siguroi zairenë përgjatë dimrit. Duhej pritur kapërcimi i stinëve për ta parë sërish atë dhe Lulen flegmatike ripërtypëse, sytrishtuar dimër, verë, natë, ditë, në erë, në shi, kur bubullin, kur shkrepëtin, kur ka breshër… ka më?! Po, dhe në dëborë, mjaft të ketë ushqim. Lulja i jep qumësht shoqes sime, por nuk rropatet si ajo. Puna e lopës është vetëm t’i avitet kullotës. Kështu vitet për të nuk ecin shpejt. Për jetëgjatësinë e një lope, Lulja mbetet më e re se shoqja ime, “padronia e saj”.

498

Njëra ditë nuk i ngjante tjetrës në dy takimet ndërkombëtare të të rinjve antifashistë ku asistova në vitet ’82 dhe ’83, pranë Montrealit të Kanadasë e në Roskilde të Danimarkës. Aktivitetet ishin të larmishme, e pjesa e manifestimeve politike të ditës ishte më e vogla në kohë, sado e rëndësishme e saj. Siç ishte maratona prej 10 km, ku duhet të merrnin pjesë të gjithë delegacionet, përfaqësuar nga djemtë e vajzat. Në këto aktivitete kam vënë re që vajzat tona kanë qenë më të përkëdhelura se unë kundrejt përgjegjësisë që të përfaqësojmë sa më mirë vendin tonë. Për shembull, në “Ditën e Shqipërisë” në Roskilde, Parashqevi Simaku po vallzonte “Çika e Malsisë”. Ne të tjerët, të veshur me kostume popullore qëndronim si dekor i skenës dhe duartrokisnim sipas ritmit të muzikës. Befas, Parashi (kështu e thërrisja) ndaloi dhe më tha mua që më kishte më afër se i dhimbte mesi. Nazet e Parashit i njihja mirë, edhe pse e

492

desha shumë, por që do ta zinte dhimbja e mesit kur duhej të performonte numrin e saj, këtë s’e prisja. U futa menjëherë në lojë të improvizoja si të mundesha, ndonëse për të kërcyer s’ia përtoja. Në këtë linjë neglizhence ishte edhe Nazi, e dashura Nazmie Kasmi që e trajtoja si motër. Ajo nuk pranoi të merrte pjesë në maratonë në Montreal. Nga djemtë ishte Q. M. M’u desh mua si e vetmja femër pas Nazit, t’i futesha këtij sporti që më pëlqente shumë, por dyshoja në energjitë e mia. Dita ishte e mrekullueshme. Ishte ora 11-12 e paradites dhe dielli ngrohte e ndriçonte ëmbël, edhe pse ditë korriku, por klimë Kanadaje. Ia nisëm vrapit për të përshkuar trajektoren në formë unaze disa herë, sa të plotësoheshin 10 km. Shpesh, lodhesha dhe vazhdoja në ecje duke dihatur, ndërsa të tjerët më kalonin. Kështu arrita një mesogrua, pjesëmarrëse në kamp (kishte disa të tilla), për pasojë edhe në maratonë. Ajo ishte ndalur e mezi merrte frymë. Ndalova dhe unë për ta ndihmuar. Kur u qetësua, kishte qëllimin t’i shkonte deri në fund. Unë e kapa për krahu dhe eca bashkë me të. Hymë në muhabet. Ishte daneze, një grua simpatike, tip sportiv, me flokë të shkurta bjond, mbi 60 vjeçe. Më lutej të ikja që të mbërrija sa më parë, sepse stimuli i kronometrimit për çdo maratonist i jepte asaj dimensionet e garës. Unë nuk mund ta lija, jo vetëm nga meraku, por edhe pse më dukej vanitet supremacia ime thjesht prej moshës ndaj kësaj gruaje kaq vitale. Kështu buzagaz, arritëm duke shëtitur deri në fund. E dinim që ishim të fundit, por megjithatë na pritën me duartrokitje të fuqishme. Siç na thanë, më shumë për solidaritetin tim, por edhe për një të papritur tepër gazmore, se të dyjave na

493

varën në qafë medaljen e vendit të tretë. Paskëshim zënë vendin e tretë! Gazi ishte i papërmbajtshëm nga të gjithë. Duke qenë trajektorja që përshkruam në formë unaze nuk kishim vënë re kërkënd që të ishte larguar nga gara. E kam treguar gjithmonë me miqtë si anekdodë këtë histori. Sidomos me fëmijët kemi qeshur me formulimin: ” Mami doli e treta, por e fundit”. Kur u kthyem në Shqipëri babai ishte në Pogradec. U mblodhëm të gjithë në Drilon dhe e tregova këtë histori gjithë gaz. Babai më përgëzoi: Doemos që duhej qëndruar, ç’mund të bëje tjetër? Kjo pritej nga ty! Në shtëpi, në tryezë, Nexhmija tha befas pa asnjë lidhje: – Po si more pjesë në maratonë, na ngrive gjakun?! Unë mbeta e habitur. Babai e vuri re tonin e saj dhe habinë time dhe u përgjigj siç do t’i isha përgjigjur unë, me atë habi dhe sëmbim në zemër njëherësh. – Pse? – tha babai – Liliana nuk është invalide! Ju e bëni më të sëmurë se sa është. – O Zot !- thashë me vete. – Sa e sëmurë jam ? Çfarë kam që unë nuk e di, përveç mjekimit të Judës prej të ashtuquajturës “lodhje kronike?!”

494

Është rast që dua ta kaloj lehtësisht dhe në mënyrë gazmore, siç edhe më ka ngelur në kujtesë. Thellësinë e rëndësinë e këtij fakti nuk kam dëshirë ta analizoj, pasi lexuesi do të jetë vetë në gjendje të gjykojë deri ku arrinte mania, përveçse domosdoshmëria e falsifikimit. Ishte viti 1974, kur sapo ishim martuar unë e Sokoli, edhe Iliri me Teutën gati tre-katër muaj më vonë. Celebrimi ynë u zhvillua në shtëpi, në zyrën e vjetër të Enver Hoxhës njëkohësisht ish-zyra e Byrosë Politike, ku ndodhej një tryezë e gjatë e rrethuar me kolltukë lëkure të gjelbër. Dëshmitarët tanë ishin Lumnia, mbesa e Enverit me të shoqin Ksenofon Nushi. Në dasmën tonë u ftua gjithë fisi. Kurse në atë të Ilirit u ftuan vetëm krerët e partisë dhe të shtetit, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, kuptohet Ramiz Alia si xhaxhai i nuses dhe familjet e tyre. Më kujtohet hijerëndësia që mori dasma e tyre prej këtij fakti, por që nuk e arriti dot madhështinë e të parës,

489

domethënë tonës, e cila ishte shtruar në sallonin më të madh, më zyrtar dhe më elegant të shtëpisë së re të Enver Hoxhës, përveçse ishte e para. Për më tepër Enver Hoxha sapo kishte dalë nga një krizë e rëndë e zemrës. Ndërsa martesa e Ilirit pati karakter formal pikërisht prej të ftuarve shtetarë. Në atë kohë unë isha shtatzanë me Valbonën dhe duhej të rrija 9 muaj në shtrat. U mbartëm të gjithë nga Durrësi (ishte verë) për në Tiranë. Meraku i Enverit në atë dasmë sërish isha unë, që rrija bashkë me Tolin në njërin bisht të tryezës në formë U-je, ku na kishte vënë emrin Nexhmija. Në qendër të U-së, në njërin krah të çiftit, besoj në atë të nuses, ishte babai, besoj në krah të Ilirit rrinte M.Shehu. Përveç riteve monotone si të paranjohura, ndodhi një befasi. M.Shehu u çua me gotën në dorë e tha: “- Hajde Liliana të trokasim gotën bashkë!”. E hutuar, se kjo s’kish ndodhur e nuk ndodhi për kërkënd, veç çiftit, shoh Tolin si t’i kërkoja ndihmë. Më duhet të shkoja deri te qendra e U-së, ku rrinte paria e dasmës. Ecja sikur po shkelja në akull nga përqëndrimi i vështrimit të të tjerëve të habitur, me frikën se mos rrëshkisja me fëmijën 2-3 muajshme në bark. Ishte çudi e çudive kjo, besoj vetëm për t’i bërë qejfin E. Hoxhës që merakosej për mua. Ndonëse kujtimet s’kanë fund, ia vlen të ndalesh tek ato që kanë domethënie specifike. Duhet thënë që dëshmitarët në celebrimin e Ilirit e Teutës ishin Fiqirete Shehu e Vito Kapo. Nuk di se çfarë kishte ndodhur, por Nexhmija nuk e kishte të regjistruar me zë këtë fakt. Pra, asaj i mungonte dokumenti i regjistrimit zanor të këtyre dëshmitareve kaq të rëndësishëm. Një ditë, më thërret mua me Teutën, po në atë zyrën e vjetër të Byrosë Politike. Shumë serioze,

490

si gjithmonë xhanëm, me mangnetofon në dorë, na thotë të dyjave: “- Do të regjistrojmë dëshmitaret. Ti do të jesh Vitua (Teuta), kurse ti do të jesh Fiqireti” (unë). Ishim shumë të reja, unë 23-vjeç Teuta pesë vjet më e vogël, por njëlloj dinake si Nexhmija atëherë e sot e kësaj dite. U ndodhëm para një akti të tillë për ta luajtur, por nuk mjaftonte kjo. Emrat që kishim marrë përsipër e shtonin groteskun. Unë nuk e mbaja dot të qeshurën, jo vetëm nga kotësia e këtij veprimi, por edhe për çfarë më duhej të artikuloja. Sado që në të qeshur e sipër vura re menjëherë, që Nexhmija edhe këtu më dalloi me personazhin që kishte më inat, krahasuar me Viton që e kishte shoqe gjoja të dashur. E qeshura ime s’kishte fund. Falsiteti i këtij akti më pengonte të bëhesha serioze. E përsëritëm shumë herë megjithë, nervozitetin e Nexhmijes nga e qeshura ime. Më në fund doli saktë: – Unë jam Vito Kapo, – tha Teuta. – Unë jam Fiqirete Shehu, – thashë unë. Te dera më priste Toli, gjë që më dha mundësinë të shpërtheja me të madhe në gaz për çka kishte ndodhur.

491

Faqe 489 – Grotesku

Faqe 492 – Maratona

Faqe 495 – Gënjeshtër dhimbsurije

Faqe 499 – Gjinjtë e bulevardit

Faqe 502 – Harmoni

Faqe 514 – Komplimenti

Faqe 527 – Kulti i dashurisë

Faqe 534 – Gruaja me akullore

Faqe 539 – Pesë shokët

Faqe 548 – Neli

Faqe 556 – Kaloshina dhe kali i bardhë

Faqe 560 – Mjekra e gjyshit

Faqe 567 – Mani

Faqe 579 – Vallja e dhimbjes

Faqe 585 – Reveranca

Faqe 591 – Tringëllima e “Bllokut” të ri

Faqe 598 – Dhuratat

Faqe 610 – Pa ditëlindje

Faqe 618 – Kafazi

Faqe 624 – Betimet

Faqe 633 – Histori në foto

Faqe 653 – Dosja e krimit shtetëror

Faqe 663 – Dosja e krimit shtetëror (foto dhe faksimile)

Faqe 685 – Në vend të epilogut

Sërish e them se më vjen keq për veten për çfarë më duhet të shkruaj, për më tepër të zbërthej e t’ia parashtroj lexuesit. Siç më vjen keq edhe për lexuesin, me çka ai duhet të njihet si arsye e nëndheshme e jetës që i është dashur dhe ende i duhet të bëjë, ndonëse situata komplikohet doemos me kohë më gjerësisht, por në thelb punohet me atë logjikë dhe metodë antikombëtare. Titulli përfaqëson një konglomerat shumë të vështirë për t’u zbërthyer, madje nga jashtë kurrsesi i zbërthyeshëm. Pse? Se luhej me maska, pavarësisht karaktereve specifike që dikush kuptohej më shumë diku, e dikush diku tjetër, nëse maska i rrinte mirë, apo keq krahasuar me tjetrin, apo absolutisht mirë, si rasti i Semiramit (gruaja e Ramiz Alisë). Kjo grua, shumë e thjeshtë në sjellje, si jashtë Bllokut por edhe brenda tij, kishte programin e saj të rekrutonte më të mundshmit e Fakultetit të Shkencave të Natyrës duke qenë

466

dekane e tij. Semirami ishte e vetmja grua e një anëtari të Byrosë Politike që shkonte në punë në këmbë. Ky ishte detyrim për familjarët e Bllokut. Për shembull, ne të E.Hoxhës, të gjithë kemi shkuar në këmbë. Personalisht unë, deri në ’77-n, kur vajta në ATSH, ku doemos përdora mjetet e autoparkut të agjencisë, kudo kam shkuar në këmbë, edhe kur ka qenë fjala për të vajtur deri te Rrapi i Treshit, në një seksion të ndërmarrjes gjeofizike ku punoja më parë. Të lëvizurit me makinën e ATSH-së nxiti si gjithmonë ambicien permanente të garës së mbesës së R.Alisë, gruas së Ilirit, në atë kohë zëvendësdrejtore e Muzeut Kombëtar, pa makinë në nomenklaturë. Duke përdorur emrin e Enverit e gjeti mënyrën që të ketë makinë e shofer personal, në atë kohë me mundësira të kufizuara shtetërore. Kishte një fiat polak portokalli qesharak, që ndalonte përpara shtëpisë, siç ndalonte ajo e ATSHsë, një fiat blu, fatmirësisht me pamje dinjitoze. Fëmijët, përfshi dhe të sajët qeshnin me atë makinë portokalli krahasuar me çka kishin parë: Por ambiciozja shprehej hapur: “Mjaft që ka katër rrota dhe është e imja!”. Ndërkaq, djemtë e dhëndrri i Enverit u ngritën me pozitë dhe makinat jua lejonte posti drejtues. Por fjala ishte për Semiramin, gruan më “të mirë e të thjeshtë” të Bllokut. Jam shumë dakord për imazhin e saj që e mbartte si natyrë, por jo për të vërtetat e karakterit si dhe të programit që kishte për detyrë. Nuk ma lejon etika ta injoroj profesionalisht, edhe pse nuk e njoh në këtë lëmë, por s’mund të injoroj që ndërkaq nuk i mungonte intelekti i vetëdijshëm që nëpërmjet thjeshtësisë do të ishte më bindëse për rolin e saj në rekrutim të studentëve,

467

që ndërkaq dhe sidomos nesër do të ishin plejada e nomenklaturës së R.Alisë, madje edhe nën pushtetin e Enver Hoxhës. Nënpushteti “de fakto” nën atë “de jure” kish filluar të funksiononte në sabotim të ekonomisë e të moralit popullor paralelisht me shëndetin e E.Hoxhën para ’72-t. Më pas ishte një ethe epidemike të cilën s’mund ta kuptonte kush, me Enver Hoxhën të izoluar, ndërkaq që këtë epidemi e drejtonte gruaja e tij me Ramiz Alinë, në atë kohë ky pa bosht e krejtësisht servil, sa askujt s’mund t’i shkonte në mend që të kishte ambicie për të dalë në krye, fal gruas së liderit komunist. Kuptohet që çdo fakultet ka pasur “Semiramin” e vet, p,sh. Fakulteti i Histori-Filologjisë kishte dekane Shpresa Ksenon, grua shumë e zgjuar e ambicioze, (anëtare e KQ të PPSH-së) e kështu me radhë. Se R.Alia me Nexhmijen synonte inteligjencën, për t’i pasur të gatshëm si “tanët”, (pra të tyret), po kurrësesi t’ia ofronin Enver Hoxhës për Byronë Politike tejet mediokre. Gjë që ai e shtroi pambarimisht si nevojë imediate, ndryshimin e saj kundrejt intelektit kombëtar për zhvillimin e vendit. Por, ishin këta të dy që e “rinovuan” Byronë Politike me Lenka Çuko, Pali Miska, Besnik Bekteshi, Muho Asllani etj. Semirami, sikur ta dinte mirë lidhjen e të shoqit me Nexhmijen, ishte krejtësisht e tërhequr dhe inekzistente midis tyre, duke i thjeshtuar kësaj të fundit apo këtyre të dyve gjithçka, si kupolë programative në hije e gatshme për nesër në pushtet. Semirami e kishte këtë aftësi tërheqjeje përveçse rol, krahasuar me Vito Kapon e aq më tepër me Fiqirete Shehun kundrejt të cilave Nexhmija qe një shkallë më lart vetëm prej hierarkisë, por jo prej personalitetit vetjak. E kam fjalën që përveç aureolës që

468

i jepte kolltuku si gruaja e parë, ajo personalisht nuk ishte e zonja t’i bënte vend vetes me vlera e merita personale autentike kundrejt një mefshtësie flegmatike ndonëse dinake nën të, që e përfaqësonte në dukje dashur pa dashur. Si e njoh unë Semiramin? Ashtu siç thashë, aparenca ishte ajo që e njihnin të gjithë. Por njeriu njihet në relacione personale. Sado insinjifikative të jenë ato, vlejnë për të rrokur profilin e përgjithshëm të personit. Ndoshta u bë shkak që unë t’i dhuroj Besës,vajzës së dytë të Ramizit një metronom, si pianiste që ishte. Them kështu, se ishte i vetmi gjest personal nga ana ime duke qenë koshiente që nuk më donin. Pas pak kohësh, Semirami më merr personalisht në telefon në apartamentin tim dhe me shumë xhentilesë më kërkon vetëm për një javë, por vetëm për një javë e theksoi violinën e Shpatit tim, kuptohet violinë për fëmijë 4 deri 7 vjeç. Në atë kohë Shpati ishte 5 vjeç dhe urrente të ushtrohej në violinë, për çka unë kisha shumë dëshirë. Ndonëse nuk e mora vesh arsyen pse i duhej kjo violinë Semiramit, që s’kishte fëmijë apo nipër të vegjël, pa asnjë hezitim e prapamendim ia dhashë. Jo vetëm se këtë natyrë kam, por në Bllok këto etika ruheshin reptësisht, madje madje për jetën false e hipokrite në realitet, nëpërmjet elementeve të korrektësisë sipërfaqësore ngrihej e ashtuquajtura jetesa “me klas” e bllokmenët shiheshin si njerëz më të ngritur se të tjerët. Violina nuk po kthehej javë pas jave. Kaluan shumë të tilla dhe violina më mungonte, qoftë dhe si kujtim jete nga fëminia e Shpatit, që e kish filluar që 4 vjeç. Në mënyrën më të natyrshme e marr në telefonin e shërbimit, ku normalisht duhet të dilte

469

personeli. Kërkoj Semiramin e i them se më vinte keq që më duhej t’ia kërkoja, por violina ishte relike kujtimesh jete. Përgjigjja e saj ishte: “- Uaaa, paske mbet keq për një violinë. Pse moj, plasa unë për violinën tënde?!”. Të nesërmen violinën e kishin sjellë tek ushtari, te dera e shtëpisë tonë. Në vitin 1982, kur R. Alia emërohet nga E. Hoxha President i Republikës dhe qartësisht trashëgimtar i pushtetit, pasi kish mbetur i vetëm, (pa H. Kapon e M. Shehun), unë e Toli vajtëm në Helmës, për një përvjetor të Kongresit të Parë të Rinisë Komuniste. Vajta unë me Sokolin në këmbë të Nexhmijes, kur zakonisht nuk linte rast, ndonëse dhe paracaktohej Iliri me Teutën. I vetmi rast ky për ne (madje i padëshiruar nga ne vetë), por arsyeja e paevitushme ishte se unë punoja ende në KQ të Rinisë për revistën “Shkenca dhe Jeta”. Në Helmës, ishin mbledhur veteranë e të rinj nga i gjithë vendi. Festa u zhvillua shumë bukur. Ishte dhe R. Alia me të shoqen, Foto Çami në çift e anëtarë të Komitetit Qendror. Në darkë, u mblodhën të gjithë, të vjetër e të rinj rreth një zjarri të madh “partizan”, e këndonin këngë partizane me shall të kuq lidhur rreth qafës. Midis tyre ishte ulur dhe Toli, të cilin e kishin rrëmbyer dashamirësit. Unë qëndroja në këmbë, jashtë rrethit të ish-partizanëve, jo vetëm gazmore, por qeshja me lot me Tolin që bënte sikur këndonte nga timiditeti. Në atë kohë, se nga del Semirami e më kap prej krahu për të më futur brenda rrethit, pranë zjarrit. E befasuar, unë tërhiqesha duke thënë që nuk vij, nuk vij, nuk dua, mirë jam këtu! Çuditërisht, dhe këtu qëndron problemi, Semirami mbeti tej mase e habitur e hatërmbetur dhe më tha e ngrysur: “- Uaaa si guxon të mos

470

më bindesh mua?!”. Me heshtje vazhdova të mos i bindem. Ja prepotenca e gruas më “të thjeshtë” të Bllokut. Më vonë dëgjova që e përfliste këtë fakt “krimi” prej meje ndaj diktaturës me Ramiz Alinë e Foto Çamin që “ajo Liliana nuk donte të bashkohej me ish-partizanët, madje nuk m’u bind as mua dhe insistova për këtë”. Nga ana ime kjo habi e saj ishte e papritur e madhe. Se nderimi im për partizanët është mallëngjyes qoftë edhe prej prindërve të mij. Im atë ka dalë në mal që në vitin 1941, në moshën 14-vjeçare si partizan i çetës së parë të Vlorës, kurse ime më doli partizane në moshën 16-vjeçare. Por, për gjëra të tilla jo protokollare dhe masive që në esencë nuk prishnin diktatin e përgjithshëm ideologjik, unë nuk i bindesha vetë E. Hoxhës, sidomos edhe vetë Nexhmijes që më kallte tmerr, jo më Semiramit “të shkëlqyer”. Vetëkuptohet kështu si kësaj gruaje, dekane e martuar me R. Alinë i bindej gjithë nomenklatura përkatëse që rridhte prej saj nga Fakulteti i Shkencave në atë kohë deri në trashëgimin e pushtetit sot me politikanët që i kam nominuar te libri “Pushtimi i brendshëm”. Kjo edhe për dhëndurët, njëri fizikan e tjetri kimist që i detyroi të martohen me vajzat e saj. E para Zana, që në moshë të njomë e dashura e Ilirit, në të njëjtën kohë ishte “Vajza e Agamemnonit” e njohur për një dashuri të famshme jashtë Bllokut tejet e përfolur, deri sa R.Alia pa dritën jeshile për të kapur kreun e pushtetit. Menjëherë Zana u shëndrrua me pamjen e sjelljen prej “Shën Marie” jashtë Bllokut. Sa për djalin e R. Alisë, ai ishte aktor shumë influent në funksion të trashëgimisë së pushtetit. Ashtu si rrodhën ngjarjet, është vërtetuar së paku për rolin e transferimit

471

të arit të shtetit shqiptar prej R. Alisë e N. Hoxhës, çështje që e kam zbërthyer te libri “Pushtimi i brendshëm”. Por çka ka interes akoma të dihet vazhdon. Gjithmonë kam vrarë mendjen pse gratë e pushtetit nuk shpëtojnë dot nga komplekset personale meskine, edhe kur këto i zvogëlojnë së tepërmi jo vetëm si njerëz, por mund t’iu vënë në diskutim vetë pushtetin? Sepse i bëjnë të pazonjat për kompromise mbi komplekset e tyre, në interes të programit pushtetar. Nexhmija nuk duronte dot që R.Alia të kishte vëmendje ndaj meje, edhe pse kjo vëmendje ishte prej stilit të tij, me mendimin që mua duhet të më afronin, jo të më largonin. Me Nexhmijen mbi kokë, Alia ka qenë ndaj meje së pari arroganti, por edhe i buti e i kujdesshmi në mungesë së saj. Ndonëse unë nuk i besoja asnjërin profil, e vlerësoja për mundësinë e tij për të qenë më njerëzor me mua, por nuk iludohesha aspak për rolin e tij ndaj interesit të përgjithshëm. Po ashtu, Nexhmija nuk mund të pranonte që Arben Alia, në atë kohë student në Francë, të synonte Valbonën time, gjë që dukej hapur që kur ishte 14-15 -vjeçare. Ndërkaq, duhet thënë që krahasuar me fëmijët e kastës, Arbeni ishte i vetmi që jo vetëm rrinte pa teklif me mua, por përfitonte ose më kërkonte që unë të rrija me të, kudo që të ndodheshim, sikurse edhe në Paris. Kështu edhe më pat thënë: “- Liliana, e di që Valbona është bërë vajza më e bukur e Tiranës?”. Mirëpo, më e egër ndaj këtij fakti ishte Teuta, si xheloze deri në patologji, nuk mund të duronte që vajza ime mund të ishte një ditë më lart se ajo. Pra, kuptohet që ndodhej para një aleance të mundshme në funksion

472

të trashëgimit të përbashkët të pushtetit, por që vinte në diskutim rangun e ardhshëm të saj. Se Iliri, do t’i duhej pushtetit të ardhshëm vetëm si nostalgji popullore ndaj E.Hoxhës, absolutisht jo si kapacitet intelektual krahasuar me Arbenin, djalin e R. Alisë. Pa u ndalur në prapashikimet se si do ta zhvillonin lojën ata, duhet theksuar se çfarë pozicioni kishim ne, Sokoli dhe unë. Duhet thënë që isha e neveritur nga kjo mundësi, jo vetëm se vajzat e R. Alisë mbeteshin sfinks e s’do ta duronin Valbonën time midis tyre. Çështje kjo sidoqoftë e dorës së dytë, se në atë shtëpi ligjin do ta bënte Arbeni, siç edhe e ka bërë. E pra, mundësia mbetej vetëm në dorën time e të Tolit e të askujt tjetër. Pa injoruar Valbonën, që s’do ta pranonte kurrë, por kuptohet që po të donim ta përdornim këtë mundësi, mund t’ja kishim dalë në krye. Por, ne e urrenim edhe si mundësi. Tentativat u bënë me njerëz ndërmjetës për t’i dalë përpara mospranimit tonë rigoroz. Ndërmjetëses që m’u lut të mos e nxirrja te Nexhmija, iu përgjigja: “- Nuk dua të dëgjoj më për këtë çështje! Unë nuk e lidh kurrë Valbonën time, siç kam lidhur veten. Por atyre (R. Alisë dhe Arben Alisë) as duhet t’iu shkojë më në mend, e as të mos përflitet si çështje, se edhe muret kanë veshë. Këtë gjë e neveris aq, sa dhe thashethem nuk do ta duroja dot”. Kështu, brenda Bllokut jeta vazhdonte sipas stilit të mbyllur hermetik midis çifteve të tri familjeve: të Nexhmijes, Ilirit e Pranvera në çift, Kapot e Aliajve. Kudo që ata të shkonin, kudo të ndodheshin, do të luanin në skenën e tyre imorale e konspirative. Nuk do të ndalem në këto tema të neveritshme, por dua të

473

theksoj se egër apo butë, ëmbël apo hidhur, fshehur apo hapur, në Bllok zotëronte ligji i arrogancës, shprehur ky edhe më tepër sipas rendit të hierarkisë, dhe mungesës absolute të moralit, por “pa krijuar probleme”, apo duke i mbyllur me çdo kusht e me çdo mënyrë ato aty për aty. Jo se prindërit e tyre filluar nga R. Alia, Semirami, H. Kapo, Vito e Nexhmija vetë kanë qenë më të moralshëm. Përkundrazi, kanë qenë ata aplikuesit e farëhedhësit e amoralitetit të fshehur, por në qelizë të sistemit komunist. Madje, paturpësisht, në emër “të dashurisë” për Enver Hoxhën “e mësimeve” të tij. Ndryshe nga N.Hoxha që në pamje të parë luante vetëm “gruan kushtuar të shoqit”, por mbrapa ishte fuqia sado paradoksale e diktaturës, gjithmonë në emër të të shoqit, kur ky vetë së paku në motivimin para popullit ka zbatuar rreptësisht vetëm Kushtetutën. Doemos edhe në ruajtjen e pushtetit, qoftë edhe personal, por me besimin e patundur se ishte kjo rrugë që i duhej popullit e Shqipërisë. Të gjitha ndyrësirat deri në perversitet, përveçse krim kanë qenë jashtë njohjes dhe perceptimit njerëzor të tij. Kështu që Nexhmija luante atë rol në raport me vetë E.Hoxhën, që t’i linte përshtypjen që ajo s’kishte asnjë ambicie vetjake,madje bënte edhe të pazonjën, të pasigurtën për të dalë e diskutuar në publik. Nga ankthi besoj i vërtetë, nga frika apo timiditeti prej E. Hoxhës, i ngecte zëri e nuk fliste dot. Menjëherë pas vdekjes së E.Hoxhës ajo mori funksionin më të lartë zyrtar politiko-masovik si kryetare e Frontit Demokratik në këmbë të të shoqit dhe “cicëronte” pa pushim, si deri sot që është mbi 90 vjeçe.

474

Në të vërtetë paradoksalisht zotëronte artin apo teknikën e luftimit trup më trup, ndoshta prej kohës ’39-’44, për të paralizuar tjetrin fizikisht vetëm me një goditje bërryli të beftë në stomak, aq të beftë sa s’mund ta shihte askush edhe po të ishte në mes të njerëzve, çka e kam pësuar vetë. Këtë trajnim , me siguri e kanë pasur të gjitha këto gra të burrave më të lartë të shtetit. Pra, duhet theksuar që krahasuar me Semiramin, Viton e Fiqiretin që operonin si fshehur ashtu dhe hapur kryesisht nëpërmjet intelektit, Nexhmija operonte me autoritetin që i jepte pushteti vetëm nëpërmjet fshehtësisë absolute, nën pamjen e paevitueshme të një gruaje pa ambicie vetjake, që i përshtatej shumë mirë prej temperamentit. Gjë që e ndihmonte ndërkaq të ruante emocionet para E.Hoxhës, e vetmja shkallë pushteti mbi të. Interesi racional ia donte që Nexhmija të dukej si nënole para këtyre tri grave të tjera shpuzë dhe që kishin fatin të bashkëpunonin hapur me bashkëshortët e tyre. Ndërsa Nexhmijes i duhej ky rol i gruas së heshtur, pa inisiativë e “vetëm në shërbim të E.Hoxhës”, për t’i mbushur mendjen së pari atij për çka ajo “jetonte”, pastaj edhe njerëzve të thjeshtë jashtë “tanët”-ve, që përgatiste nëpërmjet “Semiramis”-eve, gra apo burra, përveç Institutit të Marksizëm-Leninizmit që e ka bërë qilizëm kokë më kokë personalisht ajo . Është për t’u çuditur fakti që kanë folur publikisht, mirë apo keq për të kaluarën shumë e shumë zëra prej infrastrukturës, superstrukturës deri ish-anëtarë Byroje, por kurrsesi pra absolutisht asnjë ish-punonjës i Institutit të Marksizëm-Leninizmit apo familjarët e tyre. Ish-sekretarja personale e Nexhmijes, Jeta Mitrushi, është shprehur shumë

475

keq me mua e time më, por publikisht mbetet shurdhmemece. Ju siguroj që kjo s’bëhet për etikë, por për frikë. E besoj që ata janë më të trembur se të tjerët duke e njohur personalisht Nexhmijen, sado më pak se unë. “Flegmatikja” Nexhmije emetonte nga çdo qelizë e saj rikatim helmi edhe pa folur, apo embëlsi të helmuar nëse do t’i duhej të maskohej më shumë. Paradoksalisht, në vetvete ishte shumë frikacake. Po të ndjente një ushtrim fuqie nga dikush mbi të edhe për ndonjë detaj elementar që kurrsesi nuk arrinte ta demaskonte thelbin e saj, ajo do të tkurrej automatikisht me favore ndaj “sulmuesit”, paçka se si do të vazhdonte më tej. Një shembull sinjifikativ është se ajo nuk pati mundësi të hakmerej me vartësin F. K., që nuk pranoi të martohet me mbesën e saj. Kjo pavarsi e tij, së paku në jetën personale, i dha asaj vetëdijen që të mos e cënonte. (Mbesë, së pari e refuzuar nga djali i dytë i M.Shehut, tentativë kjo për ta lidhur M. Shehun pas saj në vitet ’76-’77, periudhë kur ai ishte në mënyrë evidente fuqi e dytë pas E.Hoxhës. Për çka Nexhmijes dhe Ramizit do t’iu duhej të punonin intensivisht për intriga grackash për ta hequr qafe, siç ndodhi realisht). Por ajo që s’është thënë dhe nuk dihet nga populli, është se ish-punonjësit e Institutit të Marksizëm-Leninizmit jo vetëm nuk kanë pipëtitur pas 23 vjetësh, por mbajnë top sekret një çështje jashtëzakonisht madhore per pushtetin e nëndheshëm, që flinte në një shtrat me Enver Hoxhën. Askush nga ata nuk ka folur që Instituti i Marksizëm-Leninizmit nuk ka punuar intesivisht vetëm veprat e famshme të E. Hoxhës, por paralelisht e në fshehtësi të plotë, me të njëjtin kriter hierarkie e rëndësie, punoheshin

476

veprat e Nexhmijes. Natyrisht, Enveri që s’kishte nga ta dinte, na thoshte dhe ne fëmijëve për “modestinë” e së shoqes që “kjo nuk diskuton dot se e mbysin emocionet”. E pra vetëm emocione nuk ka pasur ndonjëherë ajo grua, përveçse frikë, deri në urrejtje për E. Hoxhën. Ndërkaq, duke nxituar vdekjen e tij, kish përgatitur prapa shpine kolanën e veprave të saj pikë për pikë si të Enverit, me ditare familjare, por kryesisht me ditare politike si të tij. Të përpunuara këto krejtësisht me atë kujdes e kosto si të E. Hoxhës. Pra, përgatiste kultin e saj për të dalë hapur pas vdekjes së tij. Madje, që ishte ajo që e kish drejtuar edhe vetë E. Hoxhën. Ishte ajo truri i tij. Ky ishte perceptimi mbarëpopullor prej albumit që u prodhua pas vdekjes së E. Hoxhës me fotografinë e sëmundjes së thellë e të pakthyeshme të tij, i ulur në karrigen me rrota, mbrapa të cilës qëndronte shqiponja viktimëngrënëse Nexhmije Hoxha. Veprat e saj i pata në shtëpinë time kur ajo ishte në burg. Të vendosura një mbi një për shkak të mungesës së vendit, krahas atyre të Enverit, ato kishin ekzaktësisht të njëjtin nivel. Por duhet thënë që veprat e saj, ndonëse të përfunduara nuk u shtypën dot, se i pengoi “Perestrojka” e Gorbaçovit e më vonë Katovica e tij për rënien e butë të komunizmit. E nëse “Katovica” ala pluRamiziste shqiptare udhëzonte të shahej E. Hoxha, si mund të shtypte veprat e saj ultrakonservatorja Nexhmije Hoxha?! Siç pengoi kjo periudhë trashëgiminë e pushtetit personalisht nga ajo bashkë me Ilirin, nëpërmjet regjentit R. Alia. Unë kam keqardhje për të gjithë punonjësit e këtij instituti që s’folën kurrë, që për 40 vjet krahas veprave të E. Hoxhës, kanë hartuar veprat e Nexhmijes në top sekret, deri sa të jepte

477

verdiktin Nexhmija, së cilës historia i mbylli shtegun zyrtar, por jo fuqinë e nëndheshme. Është fatkeqësi e saj që ato ranë në duart e mia pasi u burgos, kur askush nga familja nuk e kishte mendjen te kriteret konspirative të shpërndarjes e ruajtjes së veprës së saj. Sapo Pranvera shkoi te pularia (sepse disa muaj jetoi tek unë), ia çova duke u shkarkuar nga prova e “krimit” ndaj E. Hoxhës e gjithë popullit shqiptar, që mbaja brenda në shtëpinë time. Sa e paska synuar kjo grua pushtetin e burrit të saj?! Kjo po, që shpjegohet me Frojdin, për njerëzit që duke qënë pranë pushtetit absolut synojnë pushtet vetjak absolut! Vito Kapo ishte më e suksesshmja në luajtjen e rolit prej natyrshmërisë së saj. Si njeri ka qenë shumë e sjellshme, e dinte t’i trajtonte njerëzit, edhe më të thjeshtit në hallet e tyre. Kjo gjë nuk përjashton butësinë e vërtetë të shpirtit të saj, por që doemos pa dëmtuar interesin e misionit. (Personalisht, ajo dhe e gjithë familja e H. Kapos më ka luftuar sistematikisht, se iu mora Sokolin, që e kishin projektuar bashkë me Nexhmijen për ta martuar me mbesën e Vitos). Lufta e hapur e Vitos më bënte përshtypje, se binte ndesh me faktin që ajo ishte shoqe e ngushtë e Nexhmijes. Gjë që do të thoshte që lufta nga ana e tyre ishte e ligjëruar dhe e përbashkët. Xh.Ll. (i afërmi i Hysniut) më thotë një ditë që Vito fliste për mua ku të mundej, që isha mendjemadhe. Përgjigjja ime kishte qëllimin që të përçohej në familjen Kapo: “- Më vjen shumë mirë, se për Viton e familjen e saj, mendjemadhe jam!”.) Vetë H.Kapo, ishte më popullori nga tre burrat kryesorë të shtetit, si më fshatari e më i pashkolluari. Burrë e grua kishin një përputhshmëri gati ideale, jo përbrenda shtëpisë ku vlonte

478

imoraliteti nga vetë kreu i familjes, i biri dhe dhëndrri, çka me inteligjencë të lartë e maskonte Vito, por për jashtë, për të qenë krejtësisht me këmbë në tokë, për të qenë krejtësisht të lidhur me njerëzit, duke njohur mirë fizionominë e filozofinë popullore në mënyrë të përditësuar, siç nuk mundte E. Hoxha e M. Shehu, as prej funksionit të lartë që kishin, por edhe prej personalitetit vetjak, kryesisht kjo për M. Shehun. Ndërsa E. Hoxha ishte jashtëzakonisht popullor prej dashurisë që ushqente, por mundësia e lidhjes me popullin ishte më e kufizuar prej funksionit më të lartë partiak, kjo deri në ’72-n. Ndërsa H. Kapo kishte pikërisht këtë funksion, lidhjen me popullin si shef i kuadrit për gjithë Shqipërinë, nga Vermoshi në Konispol. Vito ishte sekretare e parë për të gjitha gratë e Shqipërisë. Çift udhëheqësish më masovikë se këta të dy prej detyrës, aq më tepër prej natyrës e taktit të tyre për të qenë në dukje të butë, nuk ka pasur Shqipëria. Kuptohet, që duke njohur mirë sensibilitetin popullor, që kryesisht bazohej në instiktet e vetëmbrojtjes, për të pasur krahë e për të qënë të mbuluar nga “rreziku” (qoftë edhe paranojak) nga çdo anë, këta të dy, me zgjuarsi, krijuan tarafet permanente e sa më të thella për pushtetin e tyre personal, me të njëjtën logjikë por në kah të kundërt, në favor të jashtëzakonshëm në raport hierarkik me tarafet e tyre. Nuk ka gjë më të papërçashme prej mbijetesës instiktive se tarafet, të cilëve iu ke premtuar mbijetesën brez pas brezi. Kështu ndonëse gjithmonë (besoj) besnikërisht nën udhëheqjen e E.Hoxhës, këta i kishin gjithë shqiptarët me vete, duke vënë në çdo post kyç njerëzit e tyre. Puna me popullin për interesin personal përgjatë 40 vjetëve s’pati të sharë e mbetet

479

ende sot në këmbë. Hysni Kapo me të shoqen kishin për kompeticion vetëm M. Shehun, i vetmi që s’krijoi tarafe, sikurse E. Hoxha, duke u mbështetur vetëm në shpatullat, mendjen e ndershërinë e tyre. Kjo për aq sa mbetej, se përveç E. Hoxhës të gjithë këta burra e gra që lozën historinë e Shqipërisë ishin të implikuar si agjentë, çka ia dinin njëri-tjetrit, e me luftë jo vetëm të ftohtë në dukje, por shumë të nxehtë nën të, prisnin të vdiste Enveri. Do të ishte normale që pasardhësi të ishte Mehmeti, gjë që po e përgatiste vetë E. Hoxha që ia njihte dhe kritikonte ekstremizmin e tij, por i vlerësonte staturën shtetërore. Kjo nuk i shkonte për shtat H. Kapos, që nën Mehmetin do të pësonte shumë rënie, jo vetëm prestigji, por doemos edhe pozicioni politik. H. Kapo mund të njihej si “besniku” i Enverit dhe mund të qe krahu i majtë i tij, por absolutisht jo në asnjërin nga këto funksione për M. Shehun. Kurse të dyja gratë, Nexhmija dhe Vito nuk e duronin Fiqiretin që demonstronte me arrogancë inteligjencë ndaj tyre për shkollimin e pjesshëm e kryesisht jo akademik si të saj. Pra, fokusi i kastës (pa përjashtuar Alinë në pritje të garantuar prej angazhimit të Nexhmijes) ishte eleminimi i M. Shehut. Ndodhi, që përpara vdiq H. Kapo, me sëmundje të pashërueshme, por vendosmërisht i asgjësuar në spital. Qëllimi: të mos kishte mundësi për të takuar qoftë edhe një çast E. Hoxhën, për t’i konfesuar kryesisht ngjarjet në Paris. Çka ndodhi rrotull vdekjes së tij (me rrëfimin e dëshmitarëve), me R.Alinë të pranishëm e më vonë me N.Hoxhën që kontrollonte Viton të mos fliste kund se”Hysniun e likujduan në spital dhe Ramizi qeshte” vërteton se kjo ishte vdekje e

480

stimuluar. Pse? Hysniu ishte më mirë se Mehmeti për Nexhmijen, por kurrsesi më mirë se Ramizi për të. Sepse Hysniu kishte autoritet absolut në popull prej tarafeve dhe Vito ndonëse për inteligjencë bëhej lëpitkë e Nexhmijes, sa kohë që kjo ishte njëshi, nuk do të mbetej e tillë kur të ndërronte hierarkia prej vdekjes së E.Hoxhës. Sepse Hysniu me Viton vetëm do ta nderonin Nexhmijen, por gjithmonë jashtë pushtetit me të cilin sinqerisht sipas tyre e sipas çdo logjike të shëndoshë, ajo s’duhet të kishte lidhje apo së paku të ruante po atë funksion sikur ishte E.Hoxha gjallë. Kjo nuk i mjaftonte Nexhmijes. Pra, kjo dhe ishte arsyeja që rasti i solli eleminimin e më pak të rrezikshmit, për t’u fokusuar bashkë me Alinë si të prodhonin zhdukjen e M.Shehut. Lidhja e saj me Alinë ka qenë e vjetër. Njërin nga Bosnja e tjetrën nga Maqedonia i bashkonte UDB-ja që në vitet ’38-’39, dhe të tillë iu futën si protagonistë kryesorë Luftës Nacionalçlirimtare e pushtetit të ri komunist. Aleanca martesore midis të birit të saj dhe mbesës (meqenëse s’mund të merrte vajzën tij, se nuk i lejonte Enveri martesat midis fëmijëve të anëtarëve të Byrosë, ndaj u gjet kjo prishje rregulli, që në esencë mbetet e njëjta gjë) i duhej Nexhmijes për të vulosur ruajtjen e Ramizit përgjatë spastrimit të luftës “për pushtet” (siç është zakon të thuhet pas ’90-s), që u detyrua të bëjë E. Hoxha, por realisht në ndërgjegje të tij ishte ruajtja me dhunë e pushtetit popullor nga armiqtë e popullit siç ja diktonte epoka. Nëse kjo luftë ka qënë e përgjakshme, jo vetëm që ishte në stilin e sistemit komunist çka lejohej me Kushtetutë, por të tillë janë paraqitur autoritetet e viktimizuara në përplasje e në shitje

481

të njëri-tjetrit, çka përgatisnin mjeshtërisht udhëheqësit kryesorë për kolegët apo vartësit e tyre (rasti tipik: M. Shehu ka denoncuar B.Ballukun) si dhe kasta për t’ia motivuar E. Hoxhës rrezikun “armik i popullit”, gjë që arriti deri te M. Shehu. Pas vdekjes së H. Kapos, kur Nexhmija nëpërmjet Enverit (dëshmitare e drejtpërdrejtë jam unë vetë), ia futi Vitos këmbët në një këpucë, që të mos akuzonte R. Alinë, kjo e fundit diti të luajë rolin jashtëzakonisht mirë duke gëlltitur vuajtjen e pretendimet e saj, për të përfituar çka do t’i mbetej, për shembull ministre e Industrisë së Lehtë. Të rekrutuara nga Zogu, kuptohet UDB, që në institutin “Nëna Mbretëreshë”, të cilin të trija këto gra e kanë frekuentuar njëkohësisht, ia mbajtën këtë fakt si lak në fyt njëra-tjetrës. Vito por dhe Hysniu vetë gjatë vizitave në Francë, janë kapur nga segmente të Deuxieme Buraux, që punonin për ish-kolonitë frankofone apo vendet e pazhvilluara si ato. Shqipëria, ishte një pistë ideale për të kontrolluar në interes të tyre përkrah KGBsë ngjarjet e brendshme si dhe në rajon. Lidhjet frankofone të Vitos dhe fëmijëve të saj u dukën që në vitet ’88-’89. Djali i saj, Besniku dhe dhëndrri M. Bushati, u strehuan në Liban, vend frankofon, në vitin ’92 pasi u arratisën nga urdhri i prokurorisë për arrestimin e tyre. Besniku, për vjedhje në Ndërmarrjen Shtetërore Makinaimport në regjimin komunist dhe M. Bushati i akuzuar për genocid, si punonjës i Ministrisë së Brendshme gjatë komunizmit. Kthehen në Shqipëri vetëm kur fitojnë socialistët me President R. Mejdani (krushku i Vitos dhe i rekrutuari “i parë” i Semiramit). Menjëherë pas ’90-s përveç të arratisurve të familjes realisht për krim shtetëror, nga i cili askush

482

nuk mund t’i mbronte dot, në krahasim me revanshin e përgjithshëm antikomunist, kjo familje nuk është ngacmuar. Djali i M. Bushatit (i të dënuarit në mërgim), Andi Bushati, nipi i H. Kapos, punoi si gazetar në Klan TV, më i njohuri i asaj kohe me pronar francez. Revanshi antikomunist e privilegjoi atë, në kohën kur mbesës së E.Hoxhës gati moshatare me të nuk i jepej e drejta e studimit. Sikurse A.Nesho, djali i motrës së Vitos, e i anëtarit të KQ-së, G.Nesho, emërohet ambasador pranë misionit shqiptar në OKB. Personalisht, kam parë (në restorantin e motrës së gazetarit Bushati, mbesës së Vito Kapos), këtë ambasador t’i diktojë avokatit Ngjela (nëna e Vitos ka qenë motra e gjyshes së Ngjelës), i cili mbante shënime si nxënës. Pas arratisjes, Besniku, u bë menjëherë drejtues kryesor i një firme private libaneze të industrisë së çimentos. M. Bushati u rikthye në strukturat drejtuese të sportit, siç i la para se të arratisej. Kështu, përveç krimit që kanë kryer dhe absolutisht jo shlyer, familja e H. Kapos mbetet më e paprekura nga revanshi antikomunist në kohën përkatëse, dhe më e privilegjuara nga demokracia sot. Në trevat shqiptare, Kosovë, Maqedoni, Vito Kapos i jepet titulli “Gruaja më e shquar shqiptare” në kuadrin e 100 -vjetorit të pavarësisë, me ndihmën e Diana Çulit (me pseudonimin Madona të Sigurimit në komunizëm). Hysni Kapo nuk përmendet kurrë për keq, siç ndodh jo vetëm me E. Hoxhën, por edhe me M. Shehun. Madje, ai bashkë me Viton, janë heronjtë e krenaria e rrethit të Vlorës. Qëllimisht harrohet Manush Myftiu, që la studimet për mjekësi në Itali, iu fut luftës për çlirim dhe i dha shtetit të ri shqiptar gjithë pasurinë si një

483

nga familjet më të pasura të rrethit të Vlorës. I vetmi që u torturua e u keqtrajtua deri në helmim për degradim mendor gjatë burgimit “të kafeve” të-ish Byrosë Politike. Ndërkaq tendenca tribale të karakterit krahinor, për të pasur heroin e tyre, janë shfaqur në Mallakastër për M.Shehun, kryesuar nga djemtë e tij. Vito sot, për çfarë thashë, doemos është më e nderuar se Nexhmija. Ato ruajnë lidhjet dashuri – urrejtje prej sekreteve midis tyre dhe lakut të vjetër UDB-ist rreth qafës për gjithçka kriminale që i bashkon, që para lufte deri në ’90, pse jo dhe sot në underground.

* * *

Kohët e fundit, zonja Kapo, deklaroi në media hollësitë e masakrimit në spital të Hysni Kapos. Ishte ngjethëse dhe në vija të përgjithshme i qëndronte akuzave e të vërtetës që unë kam dëshmuar. Por kishte interpretime subjektive si prej dhimbjes, ashtu dhe prej natyrës njerëzore. Unë e Sokoli kemi qenë dëshmitarë në verën e vitit 1979, kur H. Kapo ishte i sëmurë, nga koliçistiti sipas zonjës Kapo) nga kanceri në pankreas siç ishte informuar E. Hoxha, siç e dinim dhe ne. Ne po pushonim në Pogradec me babanë bashkë me Valbonën e vogël. Ishte vetë E. Hoxha që e fton H. Kapon, të pushojë pranë tij në Pogradec. Zakonisht nuk pushonte kush aty, po të ishte E. Hoxha. Në këtë rast, Enveri, qetësonte H. Kapon në prani të së shoqes së tij: ” – Më vjen shumë keq që pasi kalove aq kohë në Paris për zemrën, do të duhet të shkosh sërish. Po do ta fitosh edhe këtë betejë!”. Realisht, disa muaj më parë, H. Kapo ishte kuruar në Paris për zemrën me praninë e gjithë familjes së tij: të gruas, të

484

vajzës, të djalit, madje dhe të gruas së djalit. Kurimi i zemrës zgjati disa muaj. Ajo që më ra në sy nga zonja Kapo, ishte sipas saj “nguti” i M. Shehut e K. Hazbiut, për ta hipur në avion H. Kapon që ndjehej sipas saj i shëndetshëm. Kur kjo ishte e pashmangshme, pasi H. Kapo e kishte marrë verdiktin e kurimit nga E. Hoxha në Pogradec. Sëmundjen e re (sipas tyre koliçistit të infektuar) e dinin të dy burrë e grua. Hysni Kapo ishte me temperaturë mbi 38 që në Pogradec. Pas drekës që hëngrëm të gjithë së bashku, ata e falenderuan E. Hoxhën e Partinë që po kujdesej kaq shumë për ta. Madje H. Kapo i kërkonte ndjesë E. Hoxhës, që po i hapte kaq telashe shëndetësore, ndonëse pa dashjen e tij, partisë, shtetit e juve shoku Enver!”. Ajo që do të kundërshtoja si sajesë e mirëfilltë nga akuzat e mia, është mbrojtja absurde që Vito Kapo tenton të bëjë për H. Kapon. Fjala është për dialogun intim midis tyre, në avionin e posaçëm, sipas saj “për çështje të rëndësishme shtetërore”. H. Kapo gjen kohën dhe vendin duke udhëtuar drejt Parisit t’i konfesohet të shoqes për propozimin, që i kish bërë E.Hoxhës për ndryshimin e Byrosë aktuale mediokre. Byro kjo, drejtpërsëdrejti e formuar nga ai vetë si shef i kuadrit të partisë-shtet, bashkë me R. Alinë e në hije N. Hoxhën. Më ra në sy që ato që la të kuptonte zonja Kapo ishin më esencialet e më të saktat e dëshmisë së saj. Përgjegjësia që hodhi mbi M. Shehun (ndonëse me logjikë edhe ky ka qenë i interesuar për vdekjen e H. Kapos) nuk është bindëse. Përse deri më sot zonja Kapo ka akuzuar vetëm R. Alinë, përveç Kadri Hazbiut? Përse për herë të parë sot ajo përmend M. Shehun?! Përse V. Kapo nuk flet për fushatën që

485

hapi në vitin ’79 për R. Alinë e reagimin e ashpër të Nexhmije Hoxhës ndaj saj, pas vdekjes së H. Kapos?! Akoma ka frikë V. Kapo nga Nexhmija, teksa R. Alia ka ikur nga kjo jetë?! Shumë “pse?” ngrihen nga dëshmia e zonjës Kapo. Më vendimtarja, sado elementare është: duke qenë personalisht ajo vetë figurë e lartë partiake e shtetërore krahas të shoqit dhe pas vdekjes së tij, përse nuk foli me E. Hoxhën për këtë të “vërtetë” që thotë sot? Pse në kohën përkatëse bëri një tymnajë thashethemesh për vdekjen e të shoqit duke ja faturuar Ramiz Alisë që sipas saj qeshte? Me vdekjen e M. Shehut, E. Hoxha dyshoi për eleminimin e tij, duke mos e çfajësuar aspak atë në veprimtarinë armiqësore. Dy-tri vitet e fundit të jetës dyshonte edhe për veprimtarinë e H. Kapos, kryesisht për tarafet, ndoshta për përshpejtimin e vdekjes, por kurrsesi për diagnozën e sëmundjes së pashërueshme, si kancer në pankreas. Për këtë problem, ka dëshmuar publikisht Sokoli, e zonja Kapo ka heshtur. Ndaj, nuk duhet të sensibilizojmë opinionin publik nisur nga mosha e respektuar e saj, për më tepër me ngjarje makabre, për të ashtuquajtur “heronj”, siç e vendosi në piedestal gruaja e tij Hysni Kapon, më i pari ky i implikuar me UDB-në. Megjithë masakrën mafioze ndaj tij, ky rast klasifikohet me kodin agjenturor: spiunët eleminojnë njëri-tjetrin, kur iu duhet e ju jepet mundësia. Figurat autoritare që mbeten të patundura në rrugën e veprave të tyre, vlerësohen në rastin tonë të ideologjisë komuniste, kryesisht në qëndrimin moral në raport me vetë veprat e tyre.

486

Shkolla ime e jetës – emigrimi në Kanada

Ishin dy motra nga Burreli. I njoha në Kanada, siç kujtoja unë rastësisht, kur ika nga Shqipëria e kërcënuar për jetën gjoja nga “UDB”, siç më thoshin programatorët e syrgjynosjes time. Protagoniste e atij momenti ishte gruaja shkodrane e një ishkomunisti e ish-sigurims shqiptaro-kanadez për diasporën (që e njihja dhe e vlerësoja që në në vitin 1982). Emrat e tyre gjenden te libri “Pushtimi i brendshëm”. Ky çift, ishte pagëzuar me leje të posaçme të suksesorit të Zeusit në vitin 1988, gjë shumë e rrallë për kohën e komunizmit. Kjo grua, interesohet gjoja si enveriste, për të më “shpëtuar” mua duke theksuar shprehimisht që UDB synonte vetëm mua si mbrojtëse e vërtetë e Zeusit dhe aspak gruan dhe fëmijët e tij.

454

Madje me fabulën që tre persona shqiptarë ishin ngarkuar të më vrasin brenda apo jashtë Shqipërisë: njëra me pseudonimin “Fshatarja” nga Vraka, – shoqja ime më e afërt D.J., tjetri “Malësori” P.C. nga Amerika me origjinë malazeze që na ftoi në Neë York për dasmën e vajzës, e cila çuditërisht u anullua menjëherë sapo morën vesh që mua nuk mund të më jepej viza. Pastaj, “Sarandjoti” S.Z., që jetonte në Greqi. Ishim të ftuar në shtëpinë e tij si miku e mjeku ynë atje kur plasën ngjarjet e vitit ‘97, për çka befas na la pa fjalë, përveçse të fyer, se ishte nisur urgjentisht gjatë natës për në Tiranë për të ndjekur ngjarjet nga afër e kësisoj na la në baltë. Për të tre, pa iu ditur pseudonimet “zyrtare” kisha shprehur dyshime nga veprimet e tyre si dhe për atentatin që pësuam në Bullgari. Ndaj, për t’u bërë më kredibël, shqiptaro-kanadezja duhej t’i digjte vetë këta persona si karta kriminale të Sigurimit, tashmë të kompromentuara nga unë. Por kryesisht për të më trembur, që pikërisht këta ishin njerëzit e ngarkuar për të më vrarë brenda apo jashtë vendit, e natyrisht nëse nuk e bënë ata se unë i kuptova, do të organizoheshin patjetër të tjerë. Më shumë se kjo tablo më rrinte mbi kokë pikëpyetja për vdekjen e mamasë sime në verën e vitit 1999, prej sëmundjes së kancerit, sëmundje që kishte goditur të tre fëmijët e saj edhe mua, por desh Perëndia të mbetem në jetë, me sa duket jo kot. Tmerri për vdekjen e saj, rasti i katërt, pikërisht kur ajo më ishte rrëfyer për të gjitha presionet e intrigat prej Nexhmijes e Judës, me qëllim që dhe familjen time ta kisha pasur gjithmonë kundër, më bën fobike ndaj kësaj sëmundjeje krejt të beftë, sa s’desha as ta dëgjoja e jo më ta shprehja për të shtrenjtën time më. Me

455

ikjen e nënës time nga jeta, asgjë nuk më mbante para rrezikut që më paraqiste shkodrania. E pyes nga i dinte ajo këto të vërteta bindëse dhe të jetuara katërcipërisht nga unë. Ajo më përgjigjet se ishte i shoqi, miku im i vjetër që donte të më shpëtonte jetën. Funksionet e tij si ish-komunist kanadez dhe si i Sigurimit për diasporën ishin ende kredibël për mua, se jo çdo sigurims ka qenë antishqiptar, aq më tepër ky hiqej si enverist i thekur. E habitur që isha e përzgjedhur nga një armik kaq i madh institucional, por krejtësisht virtual në raporte personale, ndonëse e kisha parë vërtet rrezikun në sy, u shpreha tek pranova të arratisem: “ – Nuk është UDB që rrezikohet nga unë, por suksesori i Zeusit me djalin e madh të vejushës e të shoqen – mbesë kjo e tij. Këta janë “UDB” për mua, këta bllofojnë për të më trembur”. Gruaja që mori përsipër arratisjen time për në Kanada luante në përputhje me mendimet e mia duke u shprehur vetë kundër këtyre personave që unë ti besoja aq sa të vendosja për ndërmarrjen e arratisjes krejt e vetme (se aq më “mundësonte” ajo), për të kërkuar strehim politik në Kanada. Në Toronto, ajo ka si biznes nje agjenci turistike udhëtimi, por “fuqia” e saj qëndron jo vetëm te lidhja me gruan e Zeusit (kishte foto me të), por edhe se realisht punon në zyrat e emigracionit kanadez, ndaj dhe në Shqipëri intervistonte “intelektualë” për t’i emigruar “zyrtarisht” në Kanada. Biografia ime më detyronte të shkoja klandestine, pastaj të deklarohesha për azil politik. Kjo grua e tmerrshme, paralelisht bënte punë ilegale, si në rastin tim, duke iu marrë hallexhinjve nga 10.000 dollarë për kokë për t’i emigruar. Këtë aktivitet e

456

kishte të përbashkët, siç kuptova më vonë, me një nip të Ramiz Alisë. Gruaja në fjalë më dha dokumentin e saj, pra identitetin e saj, çka më mallëngjeu tepër se për mua kur i besoja, ishte sakrifica supreme që mund të bënte, për çka i isha maksimalisht mirënjohëse. Nuk do të ndalem kurrë në hollësirat e vulgut që pësova me breshëri sapo futa këmbët në shtëpinë e tyre e më pas. Nuk do të ndalem jo nga keqardhja për veten, por për të keqen e shpirtit të atyre shqiptarëve që njoha aspak rastësisht, por në proces zinxhir, ku hallkat pasonin njëra-tjetrën si zëvendësues të çdo njeriu të dyshuar e që konsiderohej i kompromentuar nga vetë loja e lëvizjet e mia në verifikim të besueshmërisë së tyre për t’u mbrojtur. Ndërkaq, qëllimisht, për çdo gjë që më ndodhte, unë lidhesha me tim shoq në Tiranë, pra bëja lojën time, e sigurtë që përgjohesha. Por jo vetëm me Sokolin, se kjo do të përbënte rrezik edhe për të. Informoja ndërkaq në doza më të moderuara djalin, që studionte në Torino për juridik dhe vajzën që ishte martuar me një avokat shumë të njohur në Tiranë. Por, sidomos informoja hollësisht nje mik të sigurtë që e urrente të venë, kurse kjo nga ana e saj e kishte shumë frikë atë. Madje kam pasur presione nga “miku im” shqiptaro-kanadez që t’i jepja adresën e djalit në Torino me alibinë se si student do të kishte patjetër nevojë për mbështetje ekonomike. Ky insistim bëhej kur unë ende nuk dyshoja për ta, por nuk më pëlqente figura e tyre morale. Natyrisht që kurrsesi nuk ia dhashë adresën duke e ruajtur vetëm intuitivisht djalin në ato momente të paqarta, përndryshe gjithçka mund të ndodhte me të larg Shqipërisë pa dëshmitarë rrotull. Isha në kurth

457

shqiptarësh, një konglomerat i çuditshëm me “enveristë”, me antienveristë, me zogistë, por “doemos” patriotë e dashamirës si shqiptari ndaj shqiptarit, për më tepër larg dheut të tyre. Shumë të aftë për të mashtruar, shprehnin me “patos patriotizmin”, për më tepër aty në Kanada gjoja s’iu hynte në punë politika, veç shqiptarizmi. Ishte pikërisht kjo situatë, kur dashamirës të vërtetë që më rezultuan të tillë vonë, pasi sita ime seleksionoi keqbërësit nga të bekuarit, më thoshnin: “- Ruaju nga shqiptarët, shoqërohu vetëm me kanadezë!”. Këtë këshillë e urreja, tek më tingëllonte sakrilegj më keq se sarkazma e Konicës: “Sa mirë që Zoti nuk është shqiptar!”. Më dukej sakrilegj prej shqiptarizmit e ndershmërisë time në deje, e vetmja filozofi për mua pas rënies së komunizmit. Viti 2001, kur bëra 50 vjeç, më kapi në Kanada. 50 vjeç, por ende naive, tek nuk kisha njohur keqbërje të këtyre llojeve, veç nga gruaja e Zeusit, e bija dhe mbesa e suksesorit, gruaja e djalit të madh, për pasojë e kisha konsideruar fenomen krejtësisht të izoluar si problem kupole e absolutisht jo problem shqiptarësh. Çka refuzoj ta pranoj si përgjithësim edhe sot, vetëm se kuptova që rrethi do zgjeruar nga problem kupole në problem klanor deri në pushtet agjenturor. Për përvjetorin e ditëlindjes, im shoq e fëmijët më dërgojnë një unazë. Këtë unazë (dhe ç’të kërkonin nga rrobat e trupit) ia dhashë menjëherë motrave nga Burreli që ishin pozicionuar si Promete për të më hequr nga kthetrat e çiftit shqiptaro-kanadez, pasi unë u shpreha se i kisha kuptuar ata. Që të besoja më thellë motrat insistonin që këta ishin madje vegla të vetë vejushës së Zeusit, ndaj rrezikoja të zhdukesha pa lënë asnjë gjurmë, si

458

anonime në Kanada. Sipas tyre, dokumentat e mia të emigracionit nuk mund të ecnin se çifti i kish sabotuar. Madje vetë hallkës zëvendësuese të kurthit, pra motrave, ju duhej të më vertetonin, në zyrat përkatëse të emigracionit kanadez se dokumentat e mia për azil politik ishin krejtësisht të pavlefshme, për të provuar jo vetëm identitetin tim, por krejtësisht të pavlefshme që unë gjalloja si person real zyrtarisht në Kanada. Pra, deri në atë kohë, unë kisha jetuar ilegalisht pa e ditur, ndaj nuk më kishin lënë të dilja, vetëm në Toronto, apo të frekuentoja kurse që ofronte emigrimi, të punoja qoftë si vullnetare për çka priresha së vdekuri për së gjalli nga mërzia, se sipas çiftit “ishin paguar zezakë për të më vrarë”. Në atë kohë frekuentoja një kafe-internet intelektualësh ku lexoja e shkruaja nën vrojtimin e ish-sigurimsit e ish-komunistit, gjoja mikut tim kanadez. Madje, ai si shumë i preokupuar më kishte dhënë një stilolaps-armë për t’u vetëmbrojtur, meqenëse isha kokëfortë e do dilja medoemos. Po t’i shtypje një sustë, stilolapsi kthehej në thikë shumë të hollë çeliku, gati si shtizë. Po të më bëhej ndonjë kontroll befas nga autoritetet, unë inkriminohesha automatikisht. Megjithatë, nuk kishte ardhur ky çast për “rojtarin” tim. E gjitha kjo trysni, që unë të mos kisha njohje jashtë kontrollit të tyre, deri sa të gjenin momentin e përshtatshëm që ju duhej. Motrat “shpëtimtare” ishin në dukje në avantazh ndaj çiftit, se me anë të tyre “zbulova” “misterin” e parë, pasi kisha shprehur dyshime për ta. Pra hallka e parë e pengmarrësve ishte gjithsesi e ekspozuar dhe e kompromentuar, ndaj duhej hallka tjetër e fenomenit zinxhir, që u pozicionuan si motra heroina,

459

ndonëse sipas tyre gjyshi, “vetëm gjyshi” kishte qenë oficer i Zogut. Kështu dukeshin krejtësisht bindëse dhe të sinqerta. Me moton – veç me qenë shqiptar – vazhdova me motrat. Nuk dua tua përmend as inicialet për hir të vajzës së njërës prej tyre, të cilën e desha shumë, viktimë edhe kjo në korruptim e sipër prej të ëmës e tezes. Motrat, ndonëse u befasuan, nuk mund të më ndalonin ndërkaq të bëja denoncim zyrtar për çiftin, kur u sulmua (apo u simulua) makina e tyre me të cilën u largova nga hallka e parë e kurthit. Autoritetet kanadeze të emigracionit fillimisht i dhanë tepër rëndësi rastit tim dhe isha nën ruajtje të tyre. Më vonë, me kërkesën time, për komunikim në frëngjisht më dërguan një oficere emigracioni frëngjishtfolëse që menjëherë ma mori stilolapsin–armë, gjoja si provë për çiftin keqbërës, realisht për ta zhdukur atë, sepse punonte bashkë me protagonisten e syrgjynosjes time, çka e kuptova vonë kur kjo grua (që në Shkodër, shtëpinë prindërore e kishte ngjitur me atë të Ramiz Alisë) më dërgoi përveç kërcënimeve edhe mesazhin: “- Pse s’kam njerëz të mitë në zyrat e emigracionit?!”. I ribëj ndërkaq dokumentat krejt të rregullta katër muaj më vonë me vetëdijen që në shtator 2001, pas pushimeve verore do transferoja procesin në Montreal të Quebecut, ku do të ndiqja gjithçka në diskrecion të plotë në frëngjisht, gjuhë e cila nuk njihej prej askujt nga ata që më kishin rrethuar. Deri atëherë do të mbetesha nën “kujdesin” e “motrave heroina” që në sinkron e sidomos në fshehtësi bashkëpunuan me hallkën e parë të zinxhirit për gracka të reja, por të kota. Prej të gjitha tramundanave nuk rashë kurrë në llum, ndonëse dridhesha si

460

purteka e forcohesha, dridhesha e forcohesha pa pushim. Ishte pikërisht kjo situatë, kur nën “mbrojtjen” e dyshuar të tyre më ndodhnin incidente që s’më kishin ndodhur kurrë, ndonëse pa më përbaltur dot, por insistimi i pabesive ishte traumatik. Ishte kjo kohë kur unë flija me thikë nën jastëk, gjë që madje jua kisha deklaruar, për të mos guxuar kush të më afrohej befasisht. Ndërkaq, kisha shoqen time të mrekullueshme B., që rrezikoi gjithë procesin e saj të emigrimit prej hakmarrjes së këtyre antishqiptarëve, si dëshmitare për çka më ndodhte në autoritetet kanadeze. Nëpërmjet tim shoqi, me kohë u interesova për të kaluarën e motrave nga Burreli. Rezultoi tmerri i tmerreve, e pashmangshmja fatale. Jo vetëm gjyshi i tyre ishte goditur nga regjimi komunist, por babai, babai i tyre kishte vdekur në burg si “armiku i popullit”. Familja e tij, gruaja, vajzat (dy motrat) e djemtë e tij nga Burreli kishin bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, deri aty sa iu duhej të mos e tërhiqnin trupin e të shoqit apo të atit, sepse ishin distancuar me kohë prej tij si të aktivizuar nga Sigurimi i Shtetit. Ata nuk e njihnin më babanë për së gjalli, ndaj nuk mund ta njihnin dhe për së vdekuri. Trupi i kufomës kushedi ku përfundoi. Ky monstruozitet më goditi aq sa s’më vinte më çudi për çka më kishin bërë, si dhe as keq për veten, tek kuptova se në ç’mënyrë katastrofike janë gjymtuar shpirtërisht ata për 40 vjet, si kanë mbijetuar e si kanë mprehur aftësitë deri në fanatike “enveriste”, apo siç do jua diktonte për tërë jetën situata. E rrënuar përbrenda nga ky fakt, unë nuk e dhashë veten, por vazhdoja sjelljen time sikur s’kisha kuptuar që të këqijat më vinin nga ato. Gjë që më duhej për të

461

zbardhur vazhdimësinë e kurtheve, e sigurtë që vinin prej kupolës qendrore. Vazhdova sjelljen time “etike” për t’i lajmëruar edhe kur vendosa të largohem nga Kanadaja, në vëzhgim e sipër se si do reagonin, si u shtangën ato që do të largohesha, çka e bënë misionin e tyre të dështuar, sepse unë e gjallë në Tiranë nuk duhej të kthehesha. Pikërisht në këto momente, në Tiranë, ishte përhapur thashethemi që më kishin gjetur të vdekur në një kanal në Toronto. Bindjen për të lënë benefitet e azilit politik (çka e kisha të garantuar), e të kthehesha në Tiranë, ma detyroi vejusha, nëna e tim shoqi, me kërcënimin në telefon, kur kuptova prej dhunës verbale flagrante të saj, që në linjë personale ishte vetë ajo “fillimi” i “UDB-së” bashkë me suksesorin, mbesën e tij etj…, pastaj çifti që mundësoi aratisjen time, ishin motrat që nuk njihnin babanë se ishte armik i popullit, pra “UDB” ishte gjithçka e keqe që unë kisha njohur në jetën time, e keqe kjo që s’ishte thjesht për mua, por për gjithë shqiptarët. E keqe e madhe e përgjithshme që mbëriti deri tek unë. Për çka më duhej të përballesha publikisht në Tiranë, duhej të më dëgjonte i madh e i vogël për çka e si i ka bashkuar prej 50 vjetësh “dreqin e të birin”, “komunistë e monarkistë” nën një fuqi kultike kontrolluar nga UDB-istët andej e këtej brenda vendit, nën idealin e lartë të barazisë popullore, për çka e kishim dashur socializmin. Çfarë misteri i bashkonte pashmangshmërisht kundërshtarët e viktimat e sistemit, me kryepersekutoren më konservatore të tyre, duke i njehsuar ata parë nga larg në kohë, meqë s’dita t’i shoh në mënyrë koherente, në një mallkim monstruoz shqiptar,

462

përbërë po prej shqiptarësh, prej të njëjtës lëndë pa shpirt e pa moral, ca në zvarritje mbijetese e ca në luksin e kupolës, kapur me thonj e dhëmbë pas njëri-tjetrit, në pritje të pafund të një statusi të ri politik, që sipas tyre do të përbënte pushtetin e përbashkët, ku secili do të kish hapësirat vetjake të parapremtuara në këtë pushtet “ëndrre”, apo dëmshpërblyer sipas ambicieve personale?! E pra, duket si paradoks, por s’është. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë që i bashkonte nën një qëllim e ardhmja çubrilioviçiane e projektuar mistershëm nëpërmjet kodit okult antishqiptar, ushtruar në mbetjet e sistemit monarkik, në gjenezën e sistemit të ri premtues: si progresisti i epokës, të atij komunist, realisht pseudo i tillë, ndërkaq pseudo ishte bërthama e pluralizmit. U largova nga Kanadaja për në Tiranë, e bindur se çdo e keqe në tentativë apo që më kishte ndodhur realisht ishte e të njëjtit lloj, e atij të programimit antishqiptar të shfarosjejs, ndonëse pa sukses në rastin tim. Sepse asnjë mizori humane, ardhur prej meskinitetit, komplekseve e ambicieve të ndryshme, s’mund kurrë të insistonte kaq qartësisht e në mënyrë të paepur që në moshën 16 vjeç që njoha Sokolin, kudo e sido të ndodhesha, në çdo koordinatë të globit. Mund të ndodhin aksidente fataliteti, apo nga skizofreni humane rrethanore, por kurrsesi me insistim të organizuara kolektivisht e me qëllim të tejskajshëm keqdashjeje përgjatë tërë jetës të kujtdo individi të persekutuar siç është faktuar. Pas demaskimit publik të këtij rrjeti zinxhir pafund antishqiptarësh që i kanë marë frymën Shqipërisë, që në kohën e mbretit Zog e më pas me në krye vejushën nga Manastiri të Zeusit e suksesorin e tij boshnjak, asgjë më nuk mund të më

463

ndodhte. Më mallkoi e kërcënoi lënda e kalbur e monstruoze e zinxhirit , më bekoi lënda e ndershme dhe e shëndetshme shqiptare. Por, kjo e fundit s’ka rëndësi. Rëndësi ka që i madh e i vogël u bind për domethënien e çdo të keqeje që kanë kaluar e kalojnë edhe sot, çka e dinin, por kanë pasur frikë ta shprehin. Si çështje tashmë krejtësisht e demaskuar rrihet e risillet nga agresorët vetë, që bëjnë gjoja akuzën për të çmontuar veten nga zinxhiri UDB-ist. Shqiptarë këta, ish-sigurimsat e implikuar vetë, siç është rasti konkret i Luan Pobratit, përgjegjësit për shumë viktima e konkretisht hartues i dosjes time në Sigurimin e Shtetit, e cila sot gjendet në sirtaret e Nexhmije Hoxhës, siç ka deklaruar publikisht në media vetë ajo. Ndaj, pas këtij demaskimi, siç thashë, asgjë nuk mund të më ndodhë. Mund të më bjerë në kokë “tulla e Pirros”, por kurrsesi një e keqe e organizuar, kudo që të gjendem, edhe sikur sërish e vetme në ndonjë pol të globit. Ashtu sikurse gjithë shqiptarët e Shqipërisë e kudo që ndodhen në trojet e tyre apo të emigruar, e dinë historikun e gjenezës e tashmë dhe të vazhdimësisë të së keqes së përgjithshme. Është politika, kapur prej agjenturës antishqiptare, përveç korrupsionit.
Në vend të epilogut Transportimi “i bukur” për në Kanada ishte siguri absolute e N. Hoxhës e R. Alisë, se prej andej nuk do të kthehesha më. Sipas tyre prej pistave të garantuara. 1. Nëpërmjet likuidimit fizik. 2. Vdekje civile, prej intrigave deri në privacion lirie prej penalizimit të ligjit kanadez.

464

3. Joshje martesash marramendëse (madje nën presion) me pasunarë kanadezë me origjinë arvanitas apo çamë nga Pilati, (ndonëse rrethanat sollën edhe raste krejt të pastra). Kjo pistë ishte më qesharakja si programim, që tregon korrupsionin moral të tyre. Familja ka qenë e mbetet mbi jetën time. Gjë, që njerëz si ata nuk e njohin këtë realitet, përveç atij të interesit. Kthimi nuk ishte vetëm shpëtimi im, por qartësia, vetëdija për të vërtetën e ndodhive ndaj familjes sime, madje edhe të E. Hoxhës vetë. Çka gjoja në sinqeritet e sipër, por për të më trembur që të mos kthehesha (deri sa të ma gjenin anën e likuidimit), ato më ishin rëfyer vetë. Kthimi im, tashmë do të ishte denoncimi publik i tyre. Në linjën ajrore Athinë-Tiranë qëllova në avion me R. Alinë, koicidencë fatale për të. Rrethohej nga 3 të rinj e të reja që më përshëndetën pa ditur se çfarë vlonte midis nesh. Ramiz Alia u zverdh e gati sa si ra të fikët. Nuk e hapi gojën gjatë gjithë udhëtimit. Unë u ula paralelisht me të, me dy tre shqiptarë të panjohur e ja shtruam muahabetit për shtatë palë qejfe, aspak për karshillëk. Në Rinas ishin mbledhur familjarët e suksesorit të E.Hoxhës. Të mbledhur grusht nuk m’i ndanin sytë, pa mundur të fshihnin frikën që ju lexohej qartazi. Ndonëse isha në start të demaskimit të tij publik, pamja e tyre më hidhëroi.

465

 

Në jetën time kam shumë e shumë raste kur Enver Hoxha është shqetësuar për mua në mënyrë specifike. Për shembull: pse nuk ke ardhur, si ishe sot, pse mungove mbrëmë, pse i ke duart kaq të nxehta, pse më dukesh e lodhur, a fjete mbrëmë, etj., etj. Përveç vëmendjes së kushtuar apo kënaqësisë ardhur natyrshëm për veshjen apo të krehurit tim, që si njeri me shumë shije, kishte nevojë ta shprehte. Një ditë, kur kisha veshur një fustan gri të ideuar nga unë vetë, i thotë Tolit: “Më bëj një fotografi me Lilianën me këtë fustan, ku të përkushtosh gjithë energjinë tënde artistike”. E pra, është fotoja më e bukur që kam me babanë e dashur. Por kurrë, kurrë s’pata një shenjë kujdesi shpirtëror, përveçse vëmendje inati, xhelozie, karshillëku deri në keqbërje, por me mundësi rrugëdalje prej gruas së tij. Dy-motivimi në çdo veprim ishte metodologjia natyrale, profesionale e rutinore e saj. Domethënë, mundësia për t’u justifikuar për qëllim të mirë, kur

443

qëllimi ishte i keq. Kjo ishte mjeshtëria e saj. Por ndodhte dhe më keq, kur donte të të lëndonte dhe s’kishte shpjegim e rrugëdalje, përgjigjej në mënyrë të tillë që fajin t’ia linte tjetrit, pikërisht atij që i ankohej. Kohët e para i kërkoja shpjegim se pse Iliri e Pranvera kur s’ishte babai, edhe në shtëpi, por çka kishte shumë rëndësi në çdo aktivitet zyrtar jashtë Bllokut, jo vetëm që nuk rrinë me ne, po as na flasin kur shkëmbehemi, sikur të ishim të panjohur. Përgjigjia e saj krejt sfiduese, pa pikë skrupulli ishte: – Nuk e besoj, nuk janë të tillë ata!. – Ju doni të thoni që unë s’them të vërtetën? Ju keni qenë gjithmonë prezent! Vërtik ngrihej nga vendi e largohej me gjestin e dorës lënë nga mbrapa, duke thënë vetëm: – Ouu! Me kohë, kur këtë gjë e bënte vetë ajo në publik ndaj meje dhe Tolit, mësova të mos pres më asnjë zgjidhje nga ajo si vetë burimi i kësaj metodologjie. Por, në vitin ‘78-‘79 kur Toli ishte 6 muaj specializim në Francë, pata probleme të mëdha me strategjinë e familjes për “të luajtur me nervat e mia”, sa rashë në peshë deri në 46 kg nga pesha ime ideale 56 kg. Pse? Ishte një zile e vetme telefoni që binte kohë pas kohe, por shumë shpesh. Përpiqesha ta kapja. Zilja pushonte. Sapo largohesha nga telefoni, binte sërish. Kjo zile ishte një prani suspanse konstante në vetminë time, natë ditë, të shtunë e të dielë, por intensifikohej sidomos kur në apartamentin tim kishte njerëz. Pikërisht atëherë, ky telefon “anonim” ishte triumfator se unë “do të lexohesha keq”, siç ma shpjegoi “miku” i ngushtë, mjeku Judë. Sipas tij, ajo zile telefoni

444

kuptohej si sinjal nga ndonjë “admirues”, i cili kërkonte me insistim që unë ta merja në telefon. Kjo ka qëlluar shumë herë në prani të Pranverës dhe Klemit, të vetmit që mund të pranonin porosinë e Nexhmijes prej merakut të babait: që qëndroini afër Lilianës. Kështu që dhe me ta e kam zbërthyer shqetësimin që më terrorizonte, sidomos kur ishte babai. Klementi më kishte thënë troç “Shiko se cilët ke armiq!”. Cilët kisha armiq?! Asnjë! Absolutisht asnjë. Unë nuk e njihja konceptin “armik”, pale të ekzistonte realisht ky e të më dinte numrin e telefonit për të më ngacmuar vazhdimisht me insistimin e një të sëmuri mendor. Unë nuk njihja në rrethin tim shoqëror njerëz të tillë. Mirë, thoshja unë me vete, që po më vë në pozitë shumë të vështirë, sidomos para babait e Nexhmijes (që kësaj qejfi do i bëhej), por ky i sëmurë nuk lodhet për veten e tij?! Kaq i obseduar është pas meje sa jeta e tij ka kuptim vetëm kur më shqetëson?! Pra, jeta e tij jam unë, qoftë në formën e urrejtjes më të përbindshme?! Babai me Nexhmijen vinin çdo natë para gjumit të fëmijëve, por sërish pas darke, për të mos më lënë vetëm këto 6 muaj të mungesës së Tolit. Çdo herë që ishin ata, zilja binte mbi 3 herë në formën e sinjalit intim apo kospirativ. Unë nuk e desha veten, s’dija ç’të bëja, e shqetësimi rritej sa më kapte ankthi në sy të tyre. Nuk e di se skuqesha a zverdhesha, por e di që strukesha nga terrori, por sidomos nga turpi. Emocionalisht humbisja krejt në gjendje jermi. Nuk isha më as për vete, as për ata. Babai nuk e dha ndonjëherë veten. Por unë nuk është se prisja që ta jepte veten. Fisnikëria e tij ndaj meje ishte e lartë, por si dukesha unë para tij prej perversitetit të

445

të tjerëve?! Kjo ishte çështja. Sa për Nexhmijen, isha e sigurtë që fërkonte barkun nga kënaqësia. Zilja fillonte që në 7 të mëngjesit deri pas mesnate, kur “anonimi” flinte duke më lënë mua tërë natën pa gjumë. Vendosa ta ruaj e ta kap. Ishte një vendim i duhur, po tej mase i vështirë. Se duhej të qëndroje non stop ngjitur me telefonin, e gatshme për ta kapur brenda kohës që zgjat vetëm një zile. Më ikën shumë raste të tilla. Në atë kohë, po ta kapje tjetrin në linjë, e bllokoje në qoftë se nuk e mbyllja unë në rastin tim. Informacione të tilla për numrin përgjegjës ishin të rezervuara nga Telekomi, por oficeri ynë i shërbimit doemos kishte akses për t’u njohur me to. Të ndenjurit tendosur pranë telefonit ishte një sforcim i jashtëzakonshëm nervash, por një domosdoshmëri e vajtueshme për t’i dalë zot dinjitetit tim. Më në fund më shkathtësi mahnitëse, por me kosto stresi të jashtëzakonshëm, e kapa, siç isha e tendosur si tel me dorën te receptori. Ishte ditë e dielë në orën 7 të mëngjesit kur ndoshta vetë ngacmuesi ishte i përgjumur, apo mendonte se unë do isha më pak vigjilente, siç ndodh në gjumin e mëngjesit në fundjavë. E pra e kishte gabim, se pikërisht me këtë logjikë unë isha aty te receptori në orën 7, të dielën, duke menduar nëse do tentojë, ky është rasti më i mirë për t’u kapur në qetësinë e përgjithëshme, kur dhe fëmijet flinin. E kapa, e lashë të hapur receptorin. I them oficerit të shërbimit të më japë informacionin e duhur. Paralelisht pyes vetë shërbimin përkatës, nga një telefon tjetër në sallonin poshtë, që e quanim të Sanos. Çuditërisht, pa asnjë hezitim më dhanë mua personalisht numrin përgjegjës, apo numrin që kisha bllokuar. Ishte ai i Ilir Hoxhës, që ndodhej vetëm një kat më

446

poshtë. Së fundmi kisha filluar të dyshoj që vetëm ata mund të ma bënin këtë të keqe, si çdo të keqe tjetër që më kishin bërë. Ndonëse me kohë unë i quaja “ata”, me gjithë shpirt desha të ndaja Ilirin nga e shoqja. Edhe kësaj radhe e dija që jo gjithmonë ishte kështu, se pa Ilirin ata s’mund të qenë dot “ata”, pra një forcë gati okulte përfshirë R. Alinë. Përpjekja ime për ti mbushur mendjen vetes që Iliri nuk ishte një me të shoqen, vinte vetëm nga dëshpërimi im për E.Hoxhën. Po çfarë fëmijësh kishte edukuar gruaja e tij, ndërkaq që jashtë Bllokut mund t’iu ngrije një përmendore si “qytetarë të denjë”. S’kisha se si mos dyshoja tek “ata”, kur insistimi i provokimit të ziles konspirative ndodhte kryesisht në prani të babait, pra sipas atyre për të ngritur pikëpyetje “morali” për mua. Nga telefoni i sallonit të Sanos provoja herë pas here me ndjenjë çlirimi telefonin e Ilirit, që kish ngelur i bllokuar nga telefoni im. Paralelisht, nga ora 9 zgjoj Klementin, për ta pasur dëshmitar si i përfshirë në çështjen time, i cili vërteton të njëjtën gjë. (Këtu më duhet të bëj një paralajmërim. Shumë vonë, në vitin 1999, e kam kërkuar Klementin për t’u sqaruar sipas meje njëherë e mirë se pse s’më kanë dashur. Klementi e mohon për veten e tij këtë fakt (gjë që s’është e vërtetë) duke ia lënë çiftit Ilir Hoxha dhe Nexhmijes gjithë të keqen ndaj meje. Për të qenë bindës ai më tregon fakte jashtëzakonisht të ulëta të veprimtarisë së këtij çifti. Por, më tha tekstualisht: “ – Po më zbulove, unë do ta mohoj!”. Rreth orës 11, oficeri, madje edhe Klementi, më informojnë që Iliri kur ishte zgjuar nga gjumi i kish kërkuar oficerit: “- Më është prishur telefoni, ma zhblloko!”. (Besoj që nuk dinte ç’kish ndodhur gjatë kohës që flinte. Sepse si megaloman që është,

447

nuk do ta linte asnjë sekondë telefonin e tij të bllokuar, sidomos prej meje. Ndaj, mbetet të ketë qenë Nexhmija 2- gruaja e tij, që vepronte pa lënë gjurmë. Me sa duket kësaj radhe ruhej edhe nga i shoqi, që siç dua të besoj unë, veprime të tilla kaq të ulëta nuk do t’i lejonte. Kështu për këtë fakt ajo fshihet pas të shoqit). Ishte detyrë e shërbimit të Telekomit për ta zhbllokuar telefonin që nuk punonte nga ora 7 deri në 11, pas kërkesës së tij. Unë ndjehesha fitimtare, ndonëse mbi turpin e perversitetit maniakal të tyre. Sepse për fat të keq ashtu siç më kishte mbërthyer Nexhmija, s’kishte vend për fitore e vepra fisnike shoqërore, përveçse të jepje gjithçka nëpërmjet shembullit tënd. Natyrisht që me “ata” kjo çështje as mund dhe as ia vlente të hapej, por terrori u ndal. Duke më parë shumë të dobët, babai vendosi që Toli të kalojë Vitin e Ri pranë familjes pas dy muajsh mungese. Ndonëse flisnim shpesh në telefon dhe sidomos ajo që është për tu theksuar i shkruaja përnatë, ashtu si dhe babai, dhe i mblidhnim letrat deri sa të kishte korrier për në Paris. Nuk i kisha thënë Tolit asnjë fjalë për çështjen, që të mos e shqetësoja më kot nga larg. Rënia në peshë ishte aq e madhe sa e preokuponte babain tej mase. Sa më shumë më përkëdhelte ai, aq më shumë përlotesha unë. Ishte një rast kur kishin ardhur letrat e Tolit për të atin dhe mua, si dhe një kasetë ku kish regjistruar zërin, ta quajmë në formë dialogu me ne më pyetje natyrisht retorike e shakara të tipit të tij, që e kënaqnin shumë babanë. Ishte sërish e dielë ai mengjez nga këto dy muaj terrori, kur nga ora 10 e mëngjesit më thërret babai i lumturuar për të më surprizuar. Dëgjoj zërin e Tolit nga magnetofoni: “ – Po

448

Lilin si e kam? Lili aty je”, etj. etj. Fytyra rrëzëllitëse e Enverit mbeti e paralizuar nga ikja ime me vrap në ngashërim e sipër, se nuk mund ta përballoja zërin e Tolit, nga nevoja që kisha për ta pasur pranë. Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja që Enveri vendosi që Toli të vinte për Vit të Ri në shtëpi. Dola e prita në Kapshticë me rojet e kryesisht “mikun”“mjekun” Judë që kishte urdhrin të mos më ndahej asnjë çap nën alibinë jo vetëm të mjekut por të “mikut” më konfident për mua dhe Sokolin. Pritja ishte shumë e gjatë. Erdhi vonë, natën, gjithë gëzim, tek binte një llohë dëbore. Më ngriti peshë tek i mbeta në dorë nga emocioni. Atë natë e kaluam në shtëpinë e pritjes në Korçë, ku dhe muret reflektuan dashurinë tonë tejet shpirtërore. Mirëpo Toli u tmerrua kur pa që gati isha përgjysmuar. Nata kaloi me rrëfime, lot, puthje, sërish rrëfime, sërish lot, sërish puthje. Të nesërmen u kthyem në Tiranë, ku i pari kishe zbritur babai deri në trotuarin e hyrjes kryesore. Më shumë se Tolin më përqafonte mua, që tashmë më kish sjellë dashurinë, pa të cilën ai e kuptonte që unë isha e mjerë. Madje, ka detaje të vogla shumë sinjifikative e tepër sensitive për mënyrën si e vuaja mungesën e Tolit. Për shembull nuk kisha patur pallto së paku për ato dy tre vjet. Kështu, vendosa të qepja një copë leshi gri, ngjyra ime më e preferuar për veshje dimërore. – Po pse do ta qepësh tani? – pyeti Nexhmija për kuriozitetet e saj. – Kam shumë ftohtë pa Tolin. Nuk e kaloj dot këtë dimër pa pallto. Enveri ishte aty dhe për takt e la të kalojë në heshtje çka

449

thashë apo sa thellë ndjeja. Nexhmija, si shpeshherë kur s’kishte rrugë tjetër veçse të bënte “të mirën” tha duke qeshur: – Enver, e dëgjon Lilianën? Do të bëjë pallto se ka ftohtë nga mungesa e Tolit. Enveri sërish nuk lëvizi asnjë nerv, sikur të mos e kish dëgjuar as atë. Ndërkaq, pikërisht ai qëndrim i Enverit tregonte që më kuptonte shumë mirë. Ndaj, sa e kam njohur, ishte gjëja më e këndshme të rrija me babanë. Në mes të mirësisë së tij derdhur gjithandej, sado e pakryer në fjalë e në gjeste. Edhe pse nuk dinte asgjë, me vështrimin, qëndrimin e tij që e ndjeje vetiu posaçërisht për ty, do të të shëronte deri në qelizë. E kam fjalën për terrorin që pësoja në çdo qelizë. Një tjetër rast ishte kur Toli i dërgoi të atit nga Parisi një dhuratë magjepsëse, së paku për atë kohë. Një abazhur luksi, më tepër një vepër arti se sa ndriçues. Nëpërmjet fibrave optike që rrotulloheshin, emetohej me radhë gjithë spektri i ngjyrave të ylberit. Të gjithë ishin mbledhur të magjepsur duke thënë: “Ç’bën frëngu!”. Midis tyre isha dhe unë krenare, që Toli i kish bërë babait këtë dhuratë eksepsionale. Në çast babai tha: “- Kjo gjë e bukur nuk bën për mua, bën vetëm për Lilianën!”. Edhe ky gjest ishte eksepsional. Midis ngjyrave të ylberit dhe muzikës së ABBA-ve si moda e kohës, që më kish dërguar Toli, kaloja netët pa gjumë prej telasheve. Abazhuri ishte një mrekulli. Gara prej të tjerëve, jo thjesht për të na aritur, por kryesisht për të na i kaluar edhe në këtë pikë, ishte e pamundur. Sepse ndodh që risitë e përsërisin veten, por me performanca të ndryshme. Ylberin tim që në volum përbënte gjysmën e globit nëpërmjet fibrave optike, nuk

450

e pati dot kush, aq më tepër si dhuratë personale nga babai. E ruaj me xhelozi edhe sot e kësaj dite që nga viti 1979. E kam nxjerrë krahas pemës së Vitit të Ri për të magjepsur fëmijët e nipërit e vegjël sipas rendit, tek fusnin duart e vogla brenda “ylberit”, për ta kuptuar atë magji nëpërmjet shqisave dhe instiktit, ndonëse dhe i kanë këputur fijet e fibrave, ndonjëherë duke shpuar gishtat. Kështu, “ylberi” gjysmë globi është eksploruar në këtë mënyrë nga Shpati në atë kohë dy vjeç, krahas Valbonës që kuptonte. Pastaj nga Ines e Kevin, e tashmë së shpejti do të jetë djali i Shpatit që po presim. Gjysmë globi prej “ylberi” është qethur shumë prej tyre, por qëndron stoik krahas jetës sime. Midis mallit, jermit, ABBA-ve dhe “Ylberit”, prej shpresës, trishtimi në orët e vona bëhej i hidhur dhe i ëmbël njëherësh, i përnatshëm, si të pije një amaro. Teksa fëmijët flinin, ylberi m’u bë nevojë për të përballuar situatën, duke ndjerë thellësisht se sot e për 6 muaj më mungon Toli, por përfytyro lumturinë që më pret kur të vijë ai!!! Edhe sot e kësaj dite nuk e harroj përjetimin e përnatshëm të atij fraksioni lumturie që më priste me ardhjen e tij. E pra, ishte vërtet një ngushëllim lumturues që më priste, më priste. E kisha përpara në kohë. Duke lëmuar majat e fibrave me shumëngjyrat e tyre, mendoja veç për atë lumturi e ky fokus lumturie që më priste një ditë, dalngadalë në orët e vogla të natës arrinte të më bënte të ndjehesha e lumtur. Por, Toli erdhi e u lemeris, ndonëse unë u lumturova. Kërkoi të takojë që të nesërmen të ëmën, për të biseduar shtruar për çfarë më kishte ndodhur. Ishin ulur të dy në studion e saj. I tha që ngacmimi psiqik me telefonata non stop, me domethënie konspirative sidomos në prani të babait e të saj,

451

vinte nga telefoni i Ilirit. Por besonte që kjo ishte vepër e gruas së tij dhe jo e të vëllait. Këtë gjë përveç Lilianës e kishte vërtetuar oficeri dhe Klemi. Ajo u ngrit brof, e la Tolin në studion e saj, e duke ikur foli duke iu drejtuar ajrit me arrogancë: – Në shtëpinë time nuk lejoj ngjarje Hitchcock-u! Toli erdhi shumë i mërzitur. Më shtrëngoi dhe më tha: -Nuk iua dalim dot! Për këtë gjë nuk u fol kurrë më. Ndonëse i kisha kapur me presh në dorë, sërish Nexhmija na e la ne përgjegjësinë, për ngjarjen “ireale” të “fantazisë time”. Rezultati në kushtet që jetonim sidoqoftë ishte maksimalisht i madh. Ata ishin të kompromentuar dhe ju duhej veç të mbroheshin, gjithmonë në rreth të mbyllur, unë e Toli dhe “ata”. Sido që të ishte, unë ende nuk e fusja Nexhmijen në “ata”. Sjelljet e saj i konsideroja vendosmërisht kundër meje, por thjesht në mbrojtje për çka i interesonte asaj. Asgjë më tepër, ndonëse habitesha që si nuk e kuptonte që me gjithçka bënte, ishte për të keqen e përgjithshme. Do isha kurioze të dija çfarë ka menduar babai nga ato telefonata-sinjal për nusen e djalit në mungesë të tij. Telefonata këto madje pas orës 10 të natës, kur ai donte të kalonte një copë herë me mua. Natyrisht që Nexhmija nuk mund t’i thoshte çfarë kishte ndodhur pasi foli me Tolin. Më e keqja është se ne vetë nuk mund t’i thoshim çfarë kishte ndodhur për t’i ruajtur shëndetin. Atëherë po që do të kish ndodhur revolucion në familje, me pasoja vendimtare për gjithë vendin. Kjo është pendesa ime. Duhej me çdo kusht të kishim folur me kohë e për gjithçka me babanë. Por kurthi ishte tepër i studiuar, filluar ndaj tij, ndaj

452

nesh e praktikisht ndaj gjithë shqiptarëve. Sido që të jetë, personalisht për mua s’ka justifikim. Ndjehem përgjegjëse për heshtjen time për çka ka ndodhur, si ndaj E. Hoxhës ashtu edhe ndaj bashkatdhetarëve të mi. Sidoqoftë, më mirë vonë se kurrë. Në rini të duket sikur fati dhe rastësia janë e njëjta gjë. Me eksperiencë e pjekuri njeriu kupton që rrjedha e një jete gati kushtëzohet nga brendia e tij. Duket e çuditshme apo dhe absurde që rruga jonë nuk përputhet në pamje të parë me dëshirat që kemi. Por, në fund të fundit, sado vonë, vetë jeta do të jetë vepra jonë. Apo vetë jeta do të ketë përmbajtjen e brendisë sonë. Në këtë kuptim nuk e di sa e kam shlyer vetveten. Në vuajtje e gëzime e kam përjetuar kohën sipas historisë, apo vetë historinë sipas kohës, domethënë përtej jetës sime të vogël. Edhe pse kjo kohë ka qenë në masë të konsiderueshme e kufizuar prej jermit, prej tmerrit konfuz, e mjekimit keqdashës. Dua të them se nuk jam fshehur brenda vetes apo folesë sime familjare, por kam vepruar kundër gjithçkaje që e shikoja të padrejtë, të parregullt dhe të rrezikshme për vete dhe për të tjerët. Ndoshta nuk ishin çështje madhore, se politika e shtetit dhe partisë nuk bëhej në shtëpi, dhe s’kishe gjasa t’i afroheshe asaj, vetëm po të kisha pranuar pozicionet e larta politike që më ka propozuar E. Hoxha. Por mentaliteti, arroganca, meskiniteti dhe megalomania pushtetare shprehej ndaj të tjerëve nga familja e Nexhmijes që duhet të ishte më e devotshmja ndaj popullit. Dhe ky ishte problem fondamental kundër të cilit kam luftuar. Por kjo nuk është arritur vetiu. M’u deshën shumë sakrifica, deri në tejkalim të mundësive të mia.

453

Jeta është një udhëtim. E tillë është edhe nëse nuk i kalon kurrë kufijtë e vendit tënd, siç ka ndodhur me brezat e mëparshëm, me prindërit e moshës time. Udhëtim ky që jo doemos kryhet në lëvizjen në përshkim të distancave gjeografike, por kryesisht në kohë e hapësirë. Hapësira, edhe duke mos u zhvendosur, i jep mundësi individit të udhëtojë shumë e më shumë. Sepse udhëtimin e jetës e përbën aktiviteti i njeriut apo qëllimi dhe metodologjia e ekzistencës së tij përgjatë udhëtimit. Nga udhëtimet e jetës njeriu vetëm mëson. Si udhëtim i dhuruar nga Zoti njëkohësisht i detyruar, jeta të takon pareshtur me befasira që të vënë në provë. Të vënë në provë me të papritura, pengesa, disheza të frikshme, me gremisje në hone, apo ngjitje të vështira alpinizmi, nëpërmjet gëzimeve, hidhërimeve, lotëve e angushtive, dhe o Zot, pse nëpërmjet kaq pak lumturie! Sikurse gjatë një jete njeriut i duket se ka

433

jetuar shumë të tilla, sipas konditave që i ka caktuar fati edhe në këndvështrimin tonë “të udhëtimit” të jetës, njeriu kryen shumë e shumë të tilla, pjesë-pjesë, e sipas rrethanave sillet aspak njëtrajtshëm, por me hove dashurie, urrejtjeje, lakmie, nënshtrimi, kapitullimi, heroizmi, ngashnjimi etj., sa brenda vetes, bash në pjekurinë e udhëtimit, kanë spikatur disa une të tij, që doemos përfaqësojnë vetëm një, atë vendimtarin, që i ka përcaktuar vetëdija e tij t’i thotë fatit të vet: “Më merr, por edhe do të të marr, kur të kem udhëtuar aq sa të matem me ty!”. Kështu desha të dal te jeta ime që siç thashë është më shumë se një jetë, më shumë se shumë e shumë udhëtime në terren gjeografik, por kryesisht më shumë se një udhëtim për nga kompleksiteti botëkuptimor, social, psikologjik e shumëdimensional shpirtëror. E tmerruar dhe vigjilente për pasojat nga befasitë e këqija kthyer në ligjësi nën çatinë ku jetoja në komunizëm, nuk dija t’i lexoja si kumte fati befasitë iluminuese, edhe pse i çmoja si të tilla. Por nuk i bartja me veten gjatë udhëtimit. I lija aty, në kohën e hapësirën ku kishin lindur, si relike madhështore të lokalizuara, duke marrë me vete vetëm kujtimin e tyre, që lumturisht ishte i imi. Por nëse do të arrija të kapja nëntekstin e kumteve madhështore me po atë vigjilencë që tregoja në vetëmbrojtjen nga e keqja, vetë unë do të isha iluminuar me kohë, e sot do të dija të kuptoja të analizoja shumë më tepër të vërtetat e udhëtimit. Dhe ndoshta do të kisha vepruar me kohë, siç ishte e udhës, duke patur pa dyshim rezultate konkrete e racionale, përtej kufijve të demaskimit të së keqes. Por, instikti i vetëmbrojtjes është shumë më i fuqishëm nga pasionet, pa folur kur je” i

434

lidhur me zinxhir prej së keqes” . Megjithatë, madje qorrazi, mund të them se Enver Hoxhën e ruaja më shumë se veten, por në mënyrë irracionale, sipas konditave irracionale ku irracionalisht më kish destinuar e keqja. Nuk justifikohem, por i falem Zotit, që sidoqoftë fillimisht ashtu çalë – çalë, mbeta një rrezik permanent për ta, ndonëse e çaktivizuar fizikisht, por kurrsesi mendërisht. Ka qenë një udhëtim kompleks trishtimi, me në thelb lumturinë time të dashurisë e të lindjes së fëmijëve, por që mbetet me bukuri te pashoqe e të papërsëritshme. Në hullinë që kam shpalosur dua të ndalem në një ditë të shkëlqyer të jetës sime. Ditë kjo që në linjën personale, sikur asgjë tjetër e bukur të mos kish ndodhur përveç asaj që thashë më lart, do të kish mjaftuar për ta konsideruar udhëtimin tim fatlum, interesant dhe tepër të rrallë, paçka se nuk kishte pse të krenohesha me veten, madje përkundrazi. Ishte një ditë e diel plot dritë rreth viteve ‘79-‘80, kur dola të shëtis e vetme në lulishten para shtëpisë, ku ndodhet sot “Grand Hotel Tirana” dhe komplekset e tjera. Ishte shëtitorja më e largët nga shtëpia, shumë e dashur dhe intime për mua, sepse përveç Enver Hoxhës në orët përkatëse të tij, aty shkoja unë zakonisht e vetme. Aty pata bërë edhe ecjet e rekomanduara gjatë dy shtatzanive të mia. Rruga e shtruar me asfalt në formë unaze rrethonte një shesh të madh të bleruar. Në mes të tij ndodhej një gaxebo, ku për çudi rrallë rinim, sepse kishte mjaft vende të bukura për t’u ulur më pranë shtëpisë. Largësia prej saj, me dëshirën për të shëtitur, më jepte sadopak ndjenjën e lirisë, sado njëlloj e vëzhguar do të isha, përderisa

435

ndodhesha brenda Bllokut. Më pëlqenin shumë ato momente shëtitje vetmie, kur mund të mendoja e qetë dhe individualisht. Kur shëtisja me Tolin isha krejt ndryshe. E zhurmshme si gjithmonë, duke folur me duar e me këmbë, madje duke i dalë dhe përpara për ta parë në sy e për t’u siguruar që më kish kuptuar ku e kisha fjalën. Kjo ditë ishte më se e bukur si ditë shtatori. Kur shëtis me veten time, shikoj gjithmonë poshtë. Mendoj më mirë kështu. Udha ku ecja ishte vërtet e shtruar, por blerimi një hap më tutje ishte i gjelbër e i gjallë, i gjallë prej tërfili të njomë sa të gëzonte sytë. E pra, e pa besueshme, por e vërtetë. Atë çast, me një befasi mahnitëse, besoj hyjnore, i thashë vetes me siguri absolute, çka se kisha menduar apo kërkuar ndonjëherë: “Tani, tani, këtë çast, unë do të gjej një katërfil !”. Populli thotë që kush gjen katërfilin (mutacionin e tërfilit) ka fat ! Këtë e dija siç e di gjithkush nga përallat apo proverbat popullore që nga fëminija. Çka s’më kish tunduar ndonjëherë si fenomen me probabilitet në kufijtë e pamundësisë. Ndaj shkëndija që pata për inisiativën ishte një tronditje në vetvete, për çka më shtyu tek ajo. Por, garancia që i jepja vetes ishte shokuese. Në çast e pashë. Dukej pikërisht sikur më priste. Si automat u ula në gjunjë para pamjes. Pa hedhur asnjë hap më tutje, pa bredhur sytë në gjelbërim, katërfili ndodhej aty para meje si me magji. Nuk ju besoja syve, nuk besoja ende në shkëndijën që më kish shkrepur në kokë, si e qysh e pata këtë parashikim, por di që u lumturova përtej lumturisë së çastit që më dha këtë mundësi. E këputa me shumë kujdes, e gjunjëzuar gjatë, shumë gjatë para tij, për të ardhur në

436

vete. Pastaj me të qeshura me zë, pa më bërë syri “tërr” nga vëzhgimi, u shtriva mbi tërfil dhe e sodisja , e sodisja, e sodisja mrekullinë time pa besuar ende që ishte e vërtetë. Pa besuar dot që e shtrirë në park isha unë vetë, që kisha në dorë katërfilin e parashikuar paradoksalisht vetëm një çast më parë, aspak të synuar ndonjëherë. Po jetoja ekstazën që të japin mrekullitë mbinatyrore. Në këtë gjendje shkova në apartamentin tim dhe u tregova Tolit e fëmijëve që rrinin të çuditur e instiktivisht mosbesues, veç s’kishin ç’t’i bënin katërfilit që mbaja në duar. Ishte një fakt që na sfidonte të gjithëve. Kështu zbritëm në orën 1.30 në dhomën e bukës. Të folurit tim me Enverin për këtë çështje ishte një melodi që buronte nga entuziazmi. Ndërsa të tjerët ngryseshin papushim, katërfili dominonte gjithçka. Por jo Enver Hoxhën. Më i gëzuar se unë për këtë mrekulli që dhe atij i kishte ofruar kjo ditë e dielë jo njëlloj si të tjerat, më tha: “- Liliana, pikërisht mbrëmë mendova për katërfilin që del gjithmonë në siglat e televizionit, që sipas gojëdhënave kush e gjen ka fat. Si e shpjegon ti, që unë e mendova vetëm mbrëmë këtë gjë dhe ti e gjete pikërisht sot?!”. Kësaj koinçidence tjetër lumturuese prej parashikimit të Enver Hoxhës, që i kish paraprirë lumturisë time për gjetjen e katërfilit, nuk pata më guxim t’i jepem, por t’i iki. Në mënyrën më të pashpjegueshme t’i iki. Nuk i ikja E. Hoxhës, instiktivisht i ikja vetes nga e keqja e të tjerëve. Përgjigjja që dhashë ishte turpi im i vetëdijshëm i atypëratyshëm, por dhe sadopak qetësimi i të tjerëve, që unë vetëkëputa atë fill sado të hollë komunikimi për fenomenin mistik, të cilin E. Hoxha më ftoi ta zbërthejmë e të reflektojmë mbi të aty për aty, siç ndodhte

437

përherë midis nesh. Por ky rast ishte i jashtëzakonshëm. Edhe në kohën që u përgjigja e dija që u pozicionova si më kokëgdhëja në botë. Pasi isha lumturuar aq për gjetjen e katërfilit, biseda që kërkonte babai ishte tepër, por tepër arsye e madhe për të më urryer më shumë pjesa tjetër e familjes. Nuk mund të duroja për një kohë kaq të shkurtër këtë komplikim kundërshtie emocionesh të kësaj ndodhie, përbërë nga misteri i parashikimit tim me parashikimin e E. Hoxhës, për çka ata do të ndjeheshin si macja në bibliotekën e Kantit. Ndaj, paturpësisht, prej budallallëkut të sistemit tim mbrojtës në epokën që kalonim, sfidova vetë E. Hoxhën me dogmat e sistemit të tij, për të qenë sa më e pranueshme për gruan e tij. Përgjigjja ime ishte: “- Ah, këto janë spekulime borgjezo-revizioniste !”. Në tryezë ra heshtja. Heshtje prej E. Hoxhës dhe meje, që i vura kapak ideologjik rastit, se të tjerët “nuk ekzistonin” me fjalë po me arrogancën e fytyrave të murrëtyera. Ndonëse më vinte turp para E. Hoxhës, të cilit duhet t’i kisha thënë së paku që gjëra të tilla, jo kaq flagrante, më kishin ndodhur herë-herë, qoftë për parashikimin e garancinë e seksit të dy fëmijëve të mi (në atë kohë s’kishte ekografi), isha e qetë para Nexhmijes e të tjerëve. Me fajin tim krejtësisht të ndërgjegjshëm “kisha bërë kompromis me ta” duke i ngushëlluar kështu, që mrekullia ime ndonëse e jashtëzakonshme, s’ishte subjekt për të më xhelozuar maksimalisht. Dhe kisha pasur të drejtë, sepse damat e familjes filluan të flasin lart e poshtë absurditetin antishkencor, që “livadhi” ishte mbjellë me katërfil. Por asnjëra nuk këputi një

438

tjetër katërfil, përderisa ishin kaq rëndom të gjetshëm. Mbasdite, babai vjen në kohë jo të zakonshme për të në apartamentin tonë (para orës 6). Në dorë mbante një libër. Thjesht e la mbi skrivaninë time, pa thënë asnjë fjalë. Përkëdheli fëmijët, më pa me keqardhje, por më shumë dukej sikur gjykonte veten. Kështu u largua. Unë nuk e desha veten për të keqen që i kisha bërë. Pyesja veten: “Vërtet nuk e kupton babai që për mua ishte rrugëdalja më pajtuese në atë situatë?”. Sidoqoftë, ishte mësimi që më dha Enver Hoxha. Libri titullohej “Les enfants extrasensoriel”. Është një libër studimor për aftësitë mbinatyrore të njerëzve të veçantë. Shembujt ishin trullosës dhe ngjanin krejt me historinë tonë, domethënë times dhe të babait, pra për fenomenet telepatikoparashikuese, që ndodhnin te persona të vetëm apo nga dy persona në të njëjtin çast edhe pse gjeografikisht shumë larg njëri-tjetrit, kur kanë perceptim shqisor të përafërt midis tyre. Bibliotekën personale e kisha gati krejt në frëngjisht, por me këtë libër simbol, që dënonte aktin tim frikacak, për vetëdënim mbrojta frëngjishten përpara 150 kandidatëve të tjerë si unë. Korraca dogmatike që përdora ishte edhe më e shëmtuar se personalisht kisha pasur ngjarje të tilla sporadike që më kishin shtënë në mendime deri sa të kisha frikë nga vetja, se i afrohen këtyre fenomeneve të mbinatyrshme. Fatmirësisht për qetësinë e jetës sime jo të qetë, nuk kam qenë Kasandra, veç për vdekjen e E. Hoxhës dhe për Ramiz Alinë (kur i thashë në vitin ‘90 në zyrën e tij: “ – Hapu me popullin, mos e qorollepsni më, se sot u godit Enveri, nesër do të goditeni ju! E them këtë se edhe juve ju dua dhe ju ruaj!”. Ai

439

m’u përgjigj me nëntekst fatal: “-Ah, ti ti !”). Rastet në këtë lëmë nuk janë të rralla, ndonëse subjekti në vetvehte nuk ka pasur rëndësi të veçantë. Përgjithësisht jetoj me mundësinë përtej masës së zakonshme të “deja vue-së”. Por, po jap një nga shembujt më sinjifikativë të parashikimit të çuditshëm deri në detaje saktësisht reale, sa të trembte. Toli ishte në Paris në vitin 1979. Një natë para se të vinte shoh në ëndërr që më solli një fund, ta quajmë novacion konfeksioni të kohës. Një fund gjysmë i gatshëm, i prerë sipas masës, por i paqepur anash, për t’u qepur si ta ndieje më mirë. Ishte lejla në vishnje të thellë, me plise të hekurosura fort që nuk mund të prisheshin. Nuk kisha ide që ekzistonin konfeksione të tilla, si material, si stilim, etj. S’kisha nga ta dija, por e kisha parë në ëndërr e aq. Madje edhe e kisha harruar, siç harrohen ëndërrat e parëndësishme. Toli ka zakonin që kur më jep dhuratat më thotë: “- Mbylli sytë, mbylli sytë! (duke e mbajtur dhuratën mbapa) Tani hapi!” Në këtë rast më hodhi fundin që ta kapja në fluturim. Unë ulërita e tmerruar dhe ja hodha mbrapsh sikur më kish djegur duart. – Çke? -tha Toli i habitur, – nuk të pëlqen, është shumë i bukur! -E kam parë në ëndër, tamam këtë fund, me këtë ide, me këtë ngjyrë. Nuk e dua, kam frikë. ! I tillë mbeti ai fund, element i parëndësishëm i një fakti të rëndësishëm të fenomenit “extrasensoriel”. Nuk e desha nga frika prej vetes sime. Kam shumë raste vendimtare që kam pasur frikë nga vetja prej parashikimeve zgjuar apo në ëndërr, por po e lë me kaq sa për të mbyllur këtë udhëtim, pjesërisht kaq lumturisht misterioz, pjesërisht kaq helmësisht misterioz.

440

Siç u pa, misteri i helmët fitoi, se më kishin dhunuar misterijozisht vetëdijën dhe vullnetin. Ku është katërfili im sot?! Nuk desha ta vija te libri që më dhuroi Enveri. Do ishin dy simbole që ndonëse në përforcim të njeri-tjetrit, njëkohësisht do t’i merrnin rëndësinë njëri-tjetrit. E vendosa me kujdes në një libër të Van Gogut. Aty u tha dhe u ruajt si vepër e përkryer mbinatyrore. Në vitet ‘90 kur ikëm nga shtëpia, librat i kisha mbledhur në shtatë arka të mëdha, e bindur që ato do të na linin t’i merrnim. Ishin librat tanë e jo të E. Hoxhës që mbetën në bibliotekë me iluzionin kulturor që aty do të ruheshin. Por as ne nuk na i dhanë librat tanë. Unë s’mund të kisha paraprakisht mendjen te katërfili (fati im), për ta veçuar atë libër ku e ruaja, bashkë me plaçkat e trupit që mora me vete. Ndonëse e kam të qartë kush na pengoi të marrim bibliotekën tonë, kur Iliri me Pranverën morën çka kishin nevojë. Në atë kohë ishte në pushtet PS-ja. Ramiz Alia ishte President i Republikës. Komisioni që merrej me inventarin e shtëpisë së E. Hoxhës përbëhej kryesisht nga anëtarë të PS-së. Por fakti thelbësor është se Iliri pati akses të hyjë e të dalë zyrtarisht në shtëpi, me motivacionin për të mbajtur nën kontroll sendet e E. Hoxhës deri në ’92-n kur në pushtet erdhi PD-ja. Pra, biblioteka jonë është rrëmbyer nga “tanët”. Ndaj katërfili im nëse ka rënë në duar që dinë të vlerësojnë, ka rezistuar si çudi natyrore. Ndryshe është keqtrajtuar me atë barbari siç e njohim ne shqiptarët njëri-tjetrin, sidomos në momente që pjellin agresivitet. Kush e ka ruajtur , besoj se e di që ai është fati im, se në arka kishte shumë detaje personale. Kush e ka keqtrajtuar e

441

ka pasur kot, siç ndodh me simbolet. Katërfili është veç simbol fati. Nëse shpërbëhet simboli, fati im nuk mund të shpërbëhet. Simbolet i ndërtojmë vetë, siç na duhen përkohësisht, pra janë fenomene politiko-sociale, sado gjatë të rezistojnë. Simbolet politiko-sociale mund të përmbysen, ndërsa e vërteta e simbolit është e përjetshme. Sepse përmbajtja, realja e të gjitha simboleve, janë thelbi i udhëtimeve të përbashkëta shqiptare.

442