E verteta te ben te Lire

Admin

“Nuk mund të ndërtojmë një komunitet politik pa krijuar më parë një komunitet moral”

HEGEL

Ishte një periudhë kaq poliedrike ajo e vitit ’89 e më pas, kur secili jo vetëm shpresoi, por filloi ta përfytyrojë epokën pasardhëse si e donte, si duhet të ishte, sidomos ndaj ëndërrimit për lirinë e lëvizjes e për pak begati kundrejt varfërisë, që në atë kohë arriti një lloj si në momentet e pas Luftës së Dytë Botërore. Kaosi ishte normaliteti i asaj kohe. Veç të mos kishte viktima. Ekstremi i majtë ishte gati për konfrontim luftarak, për çka desh e linçuan R. Alinë në mbledhjen pas rënies së bustit të E. Hoxhës, të ardhur nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, si sekretarë partie apo kryetarë komitetesh ekzekutivë. Dhe kjo do kish ndodhur vërtet, sepse ai ishte përgjegjësi i zhvidhosjes paraprake të statujës për ta bërë sa më të gatshme për t’u tërhequr zvarrë. Por, ishte N. Hoxha që i doli për krah Ramiz Alisë me qëllimin e madh për të mos u derdhur gjak. “Pa gjak, – thoshte ajo,- Ramizi
“Nuk mund të ndërtojmë një komunitet politik pa krijuar më parë një komunitet moral” HEGEL

585

është vazhduesi i Enverit. Ju duhet të kuptoni që ra komunizmi, por jo pushteti ynë. Ne do ta mbajmë atë me çdo kusht duke iu përshtatur kohës. Me dy tre parti më shumë, por të formuara nga ne, domethënë dhe nga ju”. Kështu ajo i hedh hi syve rezistencës, ç’është e vërteta të panevojshme për bustin e E. Hoxhës. Kur turma iu vërsul shtëpisë së Enverit, sërish Nexhmija iku nga shtëpia me alibinë principale se s’dua të derdhet gjak para shtëpisë së E. Hoxhës. Ndaj, Nexhmija iku nga shtëpia zyrtare e E. Hoxhës dhe u strehua prej R. Alisë 4-5 ditë në Dajt, pastaj në ish-rezidencën tjetër të E. Hoxhës, në vilën 4, pranë Pallatit të Brigadave. Në këto kushte dëgjoja Edi Ramën, fillimisht i vetmi protagonist që fliste te “Zëri i Amerikës” aspak kundër komunizmit, por vetëm kundër E. Hoxhës. Ia them këtë N. Hoxhës, pasi kisha vajtur dy herë te R. Alia për këtë qëllim që tranzicioni nuk po zhvillohej ndershëm. Përse ky kaos i stimuluar? Pse çdo gjë fokusohej kundër E. Hoxhës që kishte 5 vjet që kish vdekur , pasi kish lënë amanete historike për hapjen e Shqipërisë?! Nexhmija zijonte (“mbante zi” për Enverin) duke lënë shtëpinë e tij e strehohet fillimisht në “shtëpinë e Ramizit”, në vilën 4. Ndonëse shihja e kuptoja gjithçka, për atë moment në lidhje me këta të dy për lëvizjet historike që duhet të bënin e realisht po i zhbënin, ishte detyra ime t’i thosha çka mendoja: “- Shihe Ramiz Alinë si armik e jo si mik! Tërhiqu në një apartament popullor dhe jeto moshën 70vjeçare e tutje me ne të gjithë bashkë! Mos u mer me politikë! Le të bëjë Ramizi çfarë të dojë. Nuk na takon më ne”. Ajo më përgjigjej: “- Jo e ke gabim, Ramizi na mbron! Ai më ka lejuar të jetoj në këtë vilë”. Kurse kur i fola për Edi Ramën si shoku i

586

ngushtë i nuses së saj dhe mbesës së Ramizit, që shan vetëm Enverin dhe jo komunizmin te “Zëri i Amerikës”, Nexhmija si një kukull e kurdisur, tha: “- E ke gabim, atij ashtu i duhet të flasë, por familjen tonë e ka në patronazh. Ai iu ka thënë studentëve se jemi kundër Enverit, por jo kundër familjes! Prandaj, Edi Rama është “toni””. (një prej “tanët”-ve në rinovim) Unë e Toli kishim dalë me kohë nga shtëpia e Enverit e jetonim te prindërit e mi. Iliri me Pranverën futeshin fshehur si minj në shtëpinë e Enverit, me grila të mbyllura e duke hapur sa më pak drita elektrike. Kjo për aq kohë sa Ramizi t’iu përgatiste një tjetër vilë Blloku, vilën 6. Kur Sali Berisha i çoi te pularia, kjo u bë vila e OSBE-së. Ishte ajo kohë e çuditshme kur mund të dëgjoje të gjitha llojet e komenteve dhe të sharjeve përveç revanshit antikomunist që sundonte mbi gjithçka. Një ditë më takon në rrugë një oficer dhe më thotë: – Ti ke qenë nusja që donte Enveri më shumë, je dhe motra e Fatmirit që nuk do të ta lejonte kurrë. S’të vjen turp që ulesh këmbë mbi këmbë e pi uiski me Edi Ramën te 15 katëshi? – Më vjen keq, – i thashë, – po më ngatërroni me nusen tjetër, se unë jo vetëm nuk e njoh Edi Ramën, por nuk do denjoja të ulesha kurrë me të, e jo më të pi uiski të cilin se vë në gojë. – Më fal! – tha. -Më fal, për gabimin, por problemi mbetet. Po! – i thashë. – Problemi mbetet! Unë kam qenë nga kundërshtarët më të ashpër të Edi Ramës, sikurse R.Alisë e N.Hoxhës, ndonëse jam e majtë. Por, ka qenë një kohë që Rama më hyri në sy si “gjenerator zhvillimi” çka ishte vetëm kohët e para si kryetar bashkie. Filluar si ministër i Kulturës e kam parë si rrezik destruktiviteti, përderisa detyroi të futen në grevë urie artistët, plejadë që konsiderohet nderi i kombit. Me

587

motivimin që jemi kapitalizëm e jo socializëm, ai jo vetëm nuk respektoi kërkesat e tyre, por restriksionet u theksuan. Hyrja në grevë e artistëve nuk i prekte asnjë nerv, nuk kuptonte asnjë domethënie flagrante të këtij fakti, veç delirit të paekuilibruar në funksion të vetos së tij. Sot na premton se do të qeverisë në mënyrë sa më “socialiste”, çka do ta shohim! Ishte fundviti ’89, pra pas rënies së murit të Berlinit. Kisha ende postin e zëvendësdrejtores së ATSH-së dhe po zbrisja për drekë në shtëpi me makinën e punës. Rrija gjithmonë e ulur përpara, krah shoferit, njeri i mrekullushëm ky, që dhe sot nderohemi reciprokisht.Tek kryqëzimi midis Lanës dhe hotel “Dajti-t”, na del përpara një individ si kloshar i stërgjatë, me buzëqeshje të papërgjegjshme në fytyrën e tij pa asnjë lloj transmetimi human. Ky njeri, tejet i gjatë, përkulet gati në gjunjëzim përpara makinës, ndërsa ajo ndaloi duke mbajtur frenat aq sa fërshëllyen rrotat. Përkulja me përpjekje ekstreme, me lëvizje këmbë e duar, për t’i ngjarë veneracionit “mbretëror” ishte sa e papritur, e çuditshme, aq edhe domethënëse si sarkastike e këtij komediani. Përulësia ironike e atij njeriu ishte një reverancë ndaj meje, që praktikisht më bllokoi rrugën. Kundrejt habisë sonë, personi i çuditshëm më pas u hoq mënjanë duke ecur mbrapsh me po atë buzëqeshje reverance, mbetur mbrapa në ajër si buzëqeshja e maces, edhe pasi macja zhdukej te “Liza në botën e çudirave”. Buzëqeshja e mbetur mbrapa kur makina u nis, ishte e Edi Ramës dhe reveranca siç kuptohet ishte e tij. Në informacionet që merrja në çdo çast në ATSH, kryesisht ato të “Zërit të Amerikës”, ky personazh, pjellë politike e N. Hoxhës dhe R.Alisë, i programuar prej tyre

588

për të kapur kreun e PD-së krahas Gramoz Pashkos dhe Arben Imamit, fliste jashtëzakonisht zi për E.Hoxhën, e në të njëjtat ditë shoqëronte deri në rezidencën e E.Hoxhës gruan e djalit të madh të tij, njëkohësisht mbesë e R.Alisë. Suksesori dhe e veja e E. Hoxhës, pas vdekjes së tij, i kishin atribuar mbesës së të parit njëkohësisht nuses së të dytës pozicion të posaçëm zyrtar si drejtoreshë e gjithë muzeve të Shqipërisë, përveçse ndërlidhëse klandestine për fushatën me qëllim antipopullor kundër E.Hoxhës, me Edi Ramën, meqë kishin lidhje të ngushtë. Dhe jo vetëm me të, por edhe me Ardian Klosin e Blendi Gonxhen etj. Disa prej meshkujve të kapur prej saj, kryesisht nëpërmjet orgjive në ’90-n apo më vonë, kanë rrezikuar si dëshmitarë që nuk iu janë përgjigjur në gjithçka rikatimit konstant prej “Tanët”-ve deri sa kanë përfunduar në “aksidente” vdekjeprurëse, si Maks Kroi (ndonëse ishte djali i Haxhi Kroit, sekretarit besnik të E. Hoxhës), apo të varur në litar prej terrorit të saj, si Ardian Klosi, nipi i R. Alisë. Drejtoresha e muzeve nuk ishte në gjendje të thurte vetë as dy fjalë po të mos ishin përmendësh, por rolin e korrierit të manipulimit e kryente shumë mirë, përveçse “privatizimin” e gjithë muzeve shtetërorë nëpërmjet saj nga R. Alia, Nexhmija dhe Rama. Përveç orgjive organizuar në muzetë, këta nxirrnin jashtë kufijve të Shqipërisë vepra arti me vlerë si pasuri shtetërore e kombëtare, filluar nga muzetë e Tiranës, Ardenicës, Korçës, Apollonisë, Butrintit etj. Vetëm “Peshtafi i Gllavenicës” nuk suksesoi. Për të shpëtuar veten e hodhën nga dritarja e shtëpisë ku e kishin fshehur. Pra, Rama i lidhur kaq ngushtësisht me nusen e N. Hoxhës, prej karakterit të tij nuk mund të njihte barriera morale ndaj askujt, e

589

sidomos ndaj nuses tjetër të Enverit, që nuk e kish përfillur kurrë. Ndaj, reveranca karshi meje ishte një gjest karshillëku pa barriera etiko-morale. Ishte ngacmim i qëllimshëm që binte ndesh edhe me të drejtat e njeriut me kuptimin se kush je ti që del kundër nesh. E gjithë kjo pse e dinte mirë që unë isha kundër veprimeve të atij vetë, N. Hoxhës dhe R. Alisë në qëllimin për të qorrollepsur popullin. Përveç habisë e fyerjes, pikërisht kjo më bëri të ndjej fort këtë “reverancë” tallëse. Aq fort, sa ndjeva njëkohësisht se do të vinte një ditë shlyerje. Më vonë, (pasi mbeti me gisht në gojë në tentativat për të kapur kreun e PD-së) ky kloshar i tërhequr prej Nanos nga basifondet e Parisit, uzurpoi Partinë Socialiste, e synoi për kryeministër. Ndërkaq, do të më kishte problem të madh, si kockë në grykë, mua, nusen e djalit tjetër të Enverit, së cilës i bëri reverancë, sepse bënte drejtësisht vetëm jetën dhe punën e saj duke luftuar amoralitetin politik me penë. Për këtë arsye, ndaj meje ka qenë persekutori e ikuizitori sistematik mediatik. Inspiruar prej Koço Kokëdhimës, realisht ky truri i tij dhe imagologu i N. Hoxhës, e të ndjerit R. Alia. Dua të them që me “buzëqeshjen” e reverancës mbetur tej 20 e kusur vjet prapa, ky pretendent për kryeministër ka shumë frikë nga kritikat e mia publike, çka në esencë janë vigjilencë kundër padrejtësisë në çdo rrafsh.

590

Për Tatjanën

Sa familje janë shkatërruar ndoshta dhe pa e marrë vesh kurrë dhe aspak për ideal, por për pushtet të vetë pushtetit?! Ishte viti ‘94 ose ekzaktësisht tetori i atij viti. Ime motër kishte 2 javë që ishte ndarë nga jeta, kurse mua më duhej të dërgoja fëmijët në Danimarkë, për t’i hequr nga rreziku i revanshit antikomunist që rëndonte sidomos mbi vajzën. Pasi hipën fëmijët në avion në Shkup, u ndalëm me tim shoq për të pirë kafenë në Ohër diku në breg të liqenit, ku asfalti shkonte deri në buzë të tij. Nuk kisha qarë aq sa kisha nevojë për Tatin, prej problemeve të shumta, si në pamundësi para sime mëje apo para fëmijëve që kurajon e fitonin nga drita në sytë e mi. Në këto çaste, fizikisht larg problemeve, mbeta vetëm me nevojat e mia, siç kuptohet me dëshpërimin tim. Unë e Tati kishim

579

vetëm një vit diferencë, pra ishim “binjake”, të pandara nga njëratjetra deri sa ajo mbushi 18 vjeç, dua të them moshën madhore, kur im atë nuk donte ta mbante më në shtëpi, se ajo kish vendosur të martohej me nipin e armikut të popullit siç quheshin atëhere, madje ky shumë i madh në moshë. Këtë fakt im atë e kishte me dokument nga linjat përkatëse institucionale të Sigurimit të Shtetit. Në atë kohë kisha 3 vjet që njihesha me “princin tim të kaltër” dhe rrinim bashkë të tre me Tatin. Gjithë djemtë e Bllokun e synuan, si vajza më e bukur e Tiranës. E bardhë, e bardhë, me flokët të zinj, të zinj, me sytë të gjelbër, të gjelbër, por me pikëzime të errëta që populli i quan “sy të shkruar”. Sipas ndriçimit atmosferik, sytë e saj merrnin ngjyrën e shiut. Ishte aq e bukur, sa zëra kundër meje thoshin: “- Të paktën Sokoli të kish zgjedhur motrën e bukur!”. Ndërkaq unë nuk e kam mbajtur dhe as e kam ditur veten për të bukur, por ndjehesha shumë mirë me veten dhe mburresha me bukurinë e Tatit. Ndërsa të shtrenjtës sime motre, si çdo vajze tjetër i kishte rëndësi bukuria e saj. Prandaj, ishte e habitshme se siç thashë e synonin djemtë e Bllokut, por nuk e mori dot kush, se “pazari” ishte bërë në “kovaçanat” që rrihnin hekurin sa ishte i nxehtë. Tatin do ta merrte kunati i kushëririt të parë të Nexhmije Hoxhës. Pra, kushëriri i parë i N. Hoxhës, kishte për grua motrën e të shoqit të Tatit. Familjes sime gazmore iu ul koka. Tek ne nuk këndohej më, nuk qeshej më, nuk ftonim më miq, paçka se na shihnin me sy ziliqarë se unë isha e zgjedhura e Sokolit. Bindja që Tatin e kishin mashtruar dhe martesa e saj nuk ngjante rast dashurie ishte plagë e hapur për ne. Në dasmën farsë nga ana e të shoqit vajta vetëm unë. Nuk mund të pranoja që askush nga

580

familja jonë të mos i rrinte Tatit pranë në ato momente që duhet të ishin më të lumturat e saj e nëse nuk ishin të tilla, aq më tepër unë duhet të isha me të. Dridhesha e tëra se isha vetëm 19 vjeç e ndihesha si në folenë e nëpërkave, kurse Tati nuk ishte nuse prej vërteti, dukej si nuse karnavalesh, kaq keq e kishin sajuar. Në vend të më sensibilizonte siç kam gjithmonë ndjesinë e mallëngjimit deri në lot para dasmave, për Tatin më vinte kaq keq, sa desha t’ia shqyeja atë farë fustani a velloje me të cilin e kishin mbështjellë. Fataliteti që ndieja më kishte mbërthyer dhe fizikisht. Kështu, pranë Tatit ishte vetëm statuja ime, teksa ajo dukej e vetëkënaqur sikur të kish realizuar një qëllim ëndrre, po kurrsesi nuk dukej e lumtur për çastin. Në ato momente, më buçiste në vesh revolta e tim eti kur i thoshte Tatit dhe ne se i shoqi ndërkaq ishte edhe djali ilegal i Zogut. Ajo bënte të mosbesuarën, si dhe unë që kjo gjë më dukej surreale. Irritohesha nga këto “përralla” dhe nuk desha t’i dëgjoja më. Por s’mund të isha e qetë se asgjë në ngjizjen e kësaj martese nuk dukej normale. Im vëlla në dukje më realist mjaftohej vetëm me faktin që motrën tonë e kishin mashtruar. Vetëm kaq i duhej atij për të mos u bërë më kurrë me të shoqin e Tatit. Ndërsa ime më kishte vënë kujën ditë e natë, sepse ishte e qartë që ime motër nuk e deshi as edhe një orë të shoqin. Ndonëse edhe pse këtë të fundit e konsideroj viktimë të regjimit, nuk mund ta zhvesh nga faji në raport me time motër të cilës i mori të ritë e pafajësinë e saj. Megjithatë, më duhet ta respektoj si i ati i fëmijëve të Tatit, nipërve të mi që i dua shumë. Kështu, sipas logjikës së “përrallës” mua më kishte zgjedhur “princi i kuq” kurse Tati realizoi martesën në 1969-n me “princin blu”. Ime më më ishte lutur t’i flisja kohë

581

përpara Tatit se sipas saj ajo vetëm mua më dëgjonte (vërtet i kisha prishur një rast me një djalë të thjeshtë e të moshës së saj, për çka jam penduar se ndoshta fati i saj do të kish qenë ndryshe). Tashmë këtë nuk mund ta bëja dot. Do të ishte sikur shqetësohesha për fatin tim, edhe pse isha krejtësisht e ndërgjegjshme që historia e martesës së Tatit kish pasur pikërisht këtë qëllim, pa e kuptuar vetë ajo, pra Tati do të ishte e patundshme. Ndërkaq, në lidhje me veten, kisha një induktim providencial teksa thellë-thellë nuk isha e vendosur të mbyllesha në kullën e fildishtë të “princit të kuq”, sado që e desha atë më shumë se veten. Dhe pse isha shumë e re për të kuptuar, e ndieja se ka raste kur vetja nuk duhet të të ketë rëndësi. Kjo ndjenjë ishte më e fortë se unë dhe para Tatit nuk më kishte asnjë rëndësi realizimi zyrtar me Sokolin, se nuk kisha guxuar kurrë ta kisha ëndërr. Por jo më kot ekzistojnë forcat providenciale që duhet theksuar mirë se u përcollën nëpërmjet vullnetit të E. Hoxhës që unë të bëhesha nusja e djalit të tij, paçka se motra ime mund të ishte nusja e “djalit” të Zogut. Nuk duhet çuditur, në të kundërt merreni thjesht si “përrallë”. Pra, plani i “kovaçit” u prish, ndërsa në fushatën elektorale të partisë së Leka Zogut, vite më vonë, pas ’90-s, zgjidhen si kandidatë për deputet i shoqi i Tatit për Tiranën dhe i vëllai i tij për Shkodrën. Në vitet ‘90 Tati u gëzua me ardhjen e Leka Zogut dhe shprehimisht më tha që tashmë ishte ajo nuse e mbretit kurse unë nuse e humbësit. E çmeritur nuk ija vura veshin, meqenëse në vitet ‘90 askush nuk ishte në vete. Leka Zogu iku përsëri. Deziluzioni i Tatit ishte shkatërrues. Pikërisht në këtë kohë, ajo i vë vizë të fshehtës përvëluese të saj e vendos të shikojë përpara. I

582

vjen në ndihmë dashuria e vërtetë. Tatjana, motra ime, dashurohet me një italian, njeri fisnik. Kjo po, që ishte dashuri, siç do ishte dhe çlirimi i saj nga morsi i të kaluarës. Por, befas sëmuret në mënyrë të pakthyeshme. Do të më duhej të shkoja në Itali t’i transplantonim palcë nga imja. Më priste me padurim, e penduar për qëndrimin e saj siç më tha në telefon, më priste sidomos të më fliste hollësisht se çdo gjë që paskësh thënë babai ynë ishte e vërtetë. Më kërkoi të falur duke qarë me ngashërim, kur i premtova që do ta ndihmoj me palcën time. Kjo e preku shumë, ngaqë nuk kish qenë e sigurtë se mendonte që nuk e meritonte, si fajtore ndaj gjithë familjes e sidomos ndaj meje. Nuk i vajta dot në gjallje, për pamundësi vize në ato vite të vështira. Prisja të më nxirrte vizën i shoqi italian, kur do të më kërkonin mjekët, siç më tha ai i lumtur për gatishmërinë time. Tati “nuk mundi” ta arrijë kondicionin e duhur shëndetësor për këtë ringjallje e na iku përgjithmonë. Ishte vetëm 43 vjeç. Në vitin ’87, po kështu, krejt papritur, më kishte ikur im vëlla në moshën 44 vjeç, ndërkaq që s’ishim dakord me R. Alinë e N. Hoxhën e për këto kishim folur në hotelet “Dajti” e “Tirana”. Kështu më hoqën krahun tim të fortë, ushtarakun e lartë të asaj kohe në nivel gjenerali (gradat nuk ishin rivendosur akoma). Gjithçka që thashë më vinte para syve si film edhe pse e shkretuar fizikisht e sidomos moralisht. Kryesisht për çka vuanin ime më e im atë i sklerotizuar tashmë nga traumat. Të vuaja për motrën, vëllanë apo për prindërit, sidomos për t’i shoqëruar aty ku preheshin fëmijët e tyre?! Nuk duhet injoruar fakti që në të njëjtin vit me Tatin në ’94-n u sëmura edhe unë me një tumor në gjendrën parotite. “Kovaçët”

583

më sorollatën 3 vjet deri sa në ’97-n shkoj në Athinë të operohem. Këto tre vjet pa ditur as vetë në ç’gjendje isha, Nexhmija kish vënë tellallin që isha me kancer të gradës së fundit. Madje, ky fakt më detyroi të shkoj larg saj, në Athinë, ku pata fatin të shërohem. Arsyes pse të tre ne, dy motra e vëllai patëm sëmundje të tilla Nexhmija ju përgjigj: “Çernobili”. Duke përfytyruar çfarë ka hequr ime motër, iludimin, intrigat e presionet pafund që e transformuan krejt, me filxhanin e kafesë përpara qaja më shumë për jetën që pati. E sfilitur nga këto tallaze dhimbjeje befas dëgjoj këngën “Wonderfull live” hit i atij viti, me tone që shkonin mirë me gjendjen time shpirtërore. E pra, ishte ky moment kur i jepem instiktit e ngrihem të vallëzoj zbathur në buzë të liqenit të Ohrit, në asfaltin e ngrohtë se qëlloi të ishte ditë e nxehtë. Lëvizjet ishin origjinale dëshpërimi e në sinkron me muzikën. Gjendja shpirtërore ishte koreografia më e mirë. Në ato momente, nuk ekzistonte asgjë përveç muzikës dhe dëshpërimit tim, çuditërisht shprehur me vallëzim dhe lot. Ishte një çlirim i madh, ndonëse i trishtuar. Kur mbaroi muzika dhe unë mbeta statike, pati duartrokitje të nxehta dhe të përsëritura nga 4-5 klientë, të vetmit në atë kafene verore, sado që ishte vjeshtë. Nuk e di çfarë respektuan ata prej atij çasti tek unë, por padyshim dëshpërimin që nuk e konsumoja dot vetëm me fjalë, mendim apo lot. Aty ku s’më njihte njeri gjeta valvolën e derdhjes së tij që më shtrëngonte fort zemrën e më shtypte fizikisht. Valvola ishte vallëzimi prej dhimbjes.

584

Ishte një man, që e kujtoj si në ëndërr, se i përket moshës nën 5 vjeç. Një man me trung shumë të trashë, për ta rrokur 4 fëmijë bashkë siç e kujtoj unë, shumë i lartë dhe me kurorë madhështore degësh të dendura e shtrirë jashtëzakonisht gjerë, që për pasojë bënin hije të thellë në mes të fushës me lulëkuqe ku mërzente bagëtia. Poshtë tij rrinim dhe hanim mana të bardhë, pse i tillë ishte mani, me kokrra të plota gjithë lëng që binin vetë së pjekuri në mënyrë të posaçme, të pavrara, të panjollosura gjëkundi. Mund të mbushje një kanistër të madhe me to. Pejzazhi që kujtoj është tejet i bukur e ngjan me pikturat e Eduard Manet “Le déjeuner sur l’herbe”. Kjo pemë e lashtë që i përket kujtimeve të mia më të hershme, pra, që përfaqësojnë mua vetë në atë kohë, ndodhej në Aliban, fshati që shtrihet duke u kthyer djathtas krejt drejt, kur kalon Novoselën për shkuar në Vlorë. Gjyshi im, prift, patriark, por nga natyra shumë liberal, jetonte

567

aty në një konak të madh bashkë me familjen e vëllait të tij, pra të xhaxhait të sime mëje. Ishte gjithmonë një gjendje gazmore të kaloje verën mes gjithë atyre njerëzve burra e gra të moshuar që i nderonim, pastaj bijtë e bijat e tyre, brezi i mamasë sime, e në fund në një diapazon të larmishëm moshash e gjinie vinim ne fëmijët e tyre, që të gjithë së bashku sillnim vetëm hare. Një hare feste të përditshme që kurrë më nuk e kam gjetur në një bashkësi aq të madhe (mbi 40 persona), e të ndjeja që i përkas. Më vonë, gjyshi shpërngulet në Novoselë, që po ngrihej si fshat i ri ndanë xhadesë, meqë ia kërkonte hierarkia e fesë ortodokse si Ikonom i rrethit të Vlorës. Nuk marr vesh nga domethënia e titullit të tij, pasi feja u ndalua shumë shpejt, e kësisoj s’pata kurrë kureshtje për të rrëmuar. Gjithçka që shtjellova s’ka asnjë rëndësi para drurit, pemë madhështore e frutit të manit dhe kur e kujtoj (pasi i kam kapur të 60-t) më jep një qetësi e harmoni shpirtërore sa më zgjeron çuditërisht kraharorin së marruri thellë frymë. Ai man ishte pak si unë, se kujtimi i parë i verimit në fshat është ai dhe kujtimet të përfaqësojnë. Unë jam mani ose mani është unë. Çfarë mendjemadhësie perceptimi në pamje të parë! Jo nuk është fare e tillë, por një deduksion ardhur prej dhimbjeve të mëvonshme të shpirtit që nuk krahasohen me dhimbjet fizike. Por shpirti i njeriut mishërohet prej kujtimeve dhe në qoftë se do më jepej mundësia e zgjedhjes për t’u rimishëruar, do të desha të isha ai mani, si gjëja më e bukur që kujtoj që në fillesat e personalitetit tim. Mani si cilado pemë në natyrën që gjallon, e njeh jetën vetëm nëpërmjet vetes së vet, çdo kafshë e egër po ashtu, çdo insekt njëlloj, çdo ujvarë njeh rutinën e saj mrekullisht të bukur nëpërmjet vetes.

568

Vetëm një send mbi tryezë s’ka jetë të vetën, por e kryen atë nëpërmjet nesh. Jemi ne që e zhvendosim si taketuke cigareje apo si vazo porcelani që ia ndërrojmë vendin sipas gustos. Edhe lulja e gjallë në vazo brenda në shtëpi jeton përmes vetes, ndonëse ne e ujisim apo e vendosim nën dritën e diellit. Qeni dhe macja e shtëpisë kanë përkatësisht jetën e tyre, zbukuruar apo prishur nga i zoti, por jetën e kryejnë nëpërmjet vetvetes, sado të varur të jenë nga njerëzit e shtëpisë apo nga shtëpia vetë. Vetëm pemës (pra dhe manit) i mbeten rrënjët, të cilat nuk i shkul dot keqbërja në kohë, edhe sikur ta presësh atë. Kurse njeriu, ah, ai është tjetër, është qenie superiore për hir të mendjes dhe si i tillë, përveçse e njeh jetën përmes vetes, “duhet” të veprojë më shumë për shoqërinë se sa për vete. Po kush e thotë këtë detyrim?! Çfarë ligji e përcakton të tillë apo thjesht mbetet përsiatje e moralistëve që prej shekujsh thonë: “- Duhet kështu e jo ashtu! Duhet, duhet…, ndërsa njerëzimi ka rrugën e vet të evolucionit biologjik, historik e shkencor, social e politik, pavarësisht nga mendimi i njërit apo tjetrit. Ndërkaq, ky mendim i “njërit” apo “tjetrit” thjesht duhet ditur, madje në atë masë sa na përcakton identitetin intelektual, pavarësisht se çfarë rruge zgjedhim për të vepruar. Ndaj, jeta e secilit, veç nevojave fiziologjike është vepra e tij, ekzistenca e secilit është pikërisht çfarë bën në lidhje me ambientin, me shoqërinë, pra thënë ndryshe çfarë pune kryen për vete e për të tjerët. Se vetë jeta jo vetëm njihet nëpërmjet veprimit, por sidomos kryhet nëpërmjet tij. Motivi, “për të tjerët”, në moralin e filozofinë time, ka patur shumë vend, madje kaq sa të mohoja veten për ta. Ndoshta prej ndienjës kristiane në dejet e mia, ndoshta

569

prej venerimit të popullit tim e njëherësh të Enver Hoxhës si prijës shpirtëror i tij, pra të barazvlefshëm reciprokisht siç i shihja unë, pikërisht se fati më destinoi të jem e reja e tij. Ndaj, vendosa të lë mënjanë veten si ekzistencë në vetvete (pra së vepruari në mënyrë të posaçme si Lilianë), përveçse si nuse e denjë e djalit të tij. Tentova të mohoj unin tim tepër të fuqishëm duke e mveshur me një “un” tjetër, rrjedhur prej institucionit suprem E. Hoxha. Ky funksion nuk ishte i papërfillshëm jo vetëm si motiv, por, kryesisht për t’u kryer, sidomos në formë të përkryer siç pretendoja unë. Por kishte shumë pengesa, pengesa dhe asgjë rrethanore, apo rastësi, që në të kundërt ishin diabolikisht të qëllimshme. Paradoksalisht, gruaja e institucionit suprem nuk ishte pjesë e tij, por për absurditetin më të madh, atëherë e përgjithmonë (madje me kohë nëpërmjet kërcënimit konkret) përbënte institucion më vete, të pavarur e sidomos të panjohur nga E. Hoxha, si numër Dy, apo si të duash i dashur lexues, si institucion në hije, por në pritje aktive për t’u bërë Njëshi, sa për t’u dredhur mishtë nga demonstrimi i arrogancës e nënkuptimeve gjithmonë në mungesë të liderit. Ajo sundonte fuqishëm, madje me diktatin e nënkuptuar që këtu jam unë, “Zeusi” është vetëm simbol. Pra, dy institucione nën një çati, që në mënyrë diskrete kontraversoheshin. Si t’ia bëja për të qënë nuse e denjë e Njëshit kur njëherësh s’mund të isha nuse e denjë për të shoqen, shkatërruese kjo e çdo besniku të tij?! Ndërkaq, të gjithë i përuleshin asaj që bënte ligjin real dhe Njëshin e nderonin vetëm formalisht. Ligji simbol nëpërmjet Njëshit kishte egërsinë e vet në themel të sistemit politik me luftën e klasave dhe përcaktimet e tmerrshme: “armiku i popullit”, por ishte doktrinor më shumë, sepse praktikën e bënte

570

Dyshi. Sa më shumë të vigjëloja për Njëshin, aq më shumë “dëmtoja” Dyshin, që përgatiste ngado “njerëzit e saj”, siç shprehej vetë ajo. Çka më tmerronte kur e dëgjoja, çka e kishte realizuar dhe në familje. Ndërkaq, unë s’e kuptoja ende këtë si program të studiuar mirë, por si rrethana jetese njerëzish të përkëdhelur, kur edhe pse askujt s’i mungonte asgjë, pra siç thotë populli “s’kishim gjë për të ndarë”. Por, Dyshi, me strategjinë “përça e sundo”, filluar me fëmijët e saj, kishte një program të kalkuluar mirë, edhe pse i vështirë për t’u deshifruar, konstant e determinues si një përbetim. Ndërsa unë vazhdoja me filozofinë ekzistencialiste pasive të nuses së denjë të Njëshit, të edukimit të rezervuar, në mos skeptik, kur shumica e ngjarjeve përcaktohen nga rastësia se sa nga planifikimi i kujdesshëm. Që në fillimet e njohjes sime me fenomenin Dy, nëpërmjet të kuptuarit tim për planifikimin e tyre, rriteshin njëkohësisht pasiguritë e mia. Ndërkaq, që prej Dyshit ishte një përbetim i përbetuar, ndaj të cilit unë sillesha përjetësisht zonjësisht (siç do të shprehej Joyce). Ndonëse kisha gjithçka, kisha faktin, por ende s’desha të shihja thelbin, përkufizimin e faktit, analizën e tij, etj. Edhe nëse zëri i brendshëm më fliste qartë, unë rebelohesha kundër tij, duke e gjykuar si të pa drejtë, madje të paturp veten time. Vetëgjykimi dhe ecja kundër instiktit ka qenë goditja më e madhe e sistematike që i kam bërë vetes. Sepse ende mendoja se familja e Zeusit s’mund të kishte cene, këto me siguri, e pakuptuar, duhet t’i kisha unë si njeri i zakonshëm, ndonëse s’kisha gabuar kurrë, madje isha një vajzë dhe nxënëse e dalluar nga të gjithë. Prindërit dhe vëllai më i madh se unë më adhuronin. Im atë e im vëlla ishin komunistë shumë të ndershëm, si të tillë shumë

571

guximtarë e që kishin besim absolut tek unë, aq sa po të ishte nevoja ata përballeshin me Zeusin vetë për: “ç’vajzë i kishin dhënë për djalin e tij!”. Unë iu ngjaj krejt atyre, që do t’i thoshin Zeusit po të ishte nevoja: “Ne zbatojmë orientimet tuaja, pra jemi në rregull, por me sa duket ju tjetër thoni e tjetër bëni, pra ju s’jeni në rregull!”. Këtë gjë Dyshi e dinte shumë mirë, ndaj duhej ushtruar presion mbi mamanë time të dashur, natyrë e butë e fleksibël, në mënyrë që vetë ajo nga frika për mua të më mbante nën kontroll. Në ato kohëra, nuk iu hapa kurrë familjes sime, për ta ruajtur nga vuajtjet, siç mendoja se po të rrëfehesha, sidomos për mjekimin e detyruar që e morën vesh vetëm në vitin ‘90, kur për Sokolin e fëmijët e tij e të mitë, ime më u bë shqiponjë. Ndërsa gjatë gjithë kohës më kishte “ruajtur”, siç mendonte, duke më sulmuar e gjykuar që kisha qënë një vajzë e admirueshme, që më kish dashur i madh e i vogël që më kish njohur, pse familjarët e Zeusit nuk më donin? Pse nuk e ulja kokën siç donin ata? Po si ta ulja kokën e për çfarë ta ulja, sidomos kur për çfarëdo orvajtje timen për komunikim familjar, do të përgjigjeshin me kundërveprim idiot bojkoti, së bëri veshin e shurdhër, përveçse së dhunuari e provokuari në dinjitet në mënyrat më çorientuese sa të vije duart në kokë! Pra, siç thashë, këtë përbetim nuk e kuptoja të tillë pa u njohur kurrë, pa u ndeshur kurrë më parë në keqdashje për hir të fëminisë e rinisë time të hershme shumë të lumtur. Bekim për mua ky si vlaga e thelbit të përmbajtjes sime (që do më mundësonte iluminimin e mëpastajmë) edhe në ndryshim e sipër, çka është e pashmangshme përgjatë një jete njeriu, e mirë apo e keqe qoftë, e lehtë apo e vështirë qoftë, mbijetesë apo luks

572

shëndetngrënës qoftë. Se kështu ndodhi në moshën më të qenësishme të formimit individual, apo e ashtuquajtur e pjekurisë, në jetën time, në 20 deri në 40 vjeç. Pikërisht atëherë kur intelekti im duhet të kapte majat, unë së moskuptuari, sidomos së mosbesuari apo tek e fundit së mospranuari realitetin, vërtitesha si fugë me vorbull trazimesh në shpirt duke vetë evituar konkluzionet, por gjithsesi duke vigjëluar qoftë dhe në boshllëk për Njëshin, duke u kaurdisur kështu drejt “pjekurisë së thellë” kryesisht me dhjamin tim, me çka kisha nxënë në mënyrë intensive dhe seriozisht formuese që me njohjen e alfabetit e pastaj pafund, për aq sa mundej kjo pafundësi. Sepse Dyshi më kishte nxjerrë jashtë orbitës së të nxënit sipas kapacitetit tim natyral, duke më mjekuar kriminalisht pikërisht për çka shquhesha, pikërisht për të më fjetur intelektin, pasojë kjo e mjekimit vrastar. Krejt fshehur numrit Një, që vigjëlonte ndërkaq mbi mua, duke ndjerë që isha mbështetje pa kushte në grackën euthanazi-ke të tij prej Dyshit dhe mjekut Judë, duke e ditur që do të isha mbështetje jo vetëm e tij, por e gjithë familjes në emër të tij. Të sakrifikoja për ta ishte gjëja më e natyrshme për mua, e lindur e tillë, por sidomos për hir të E. Hoxhës. Tek shihja ndërkaq që familja e tij më luftonte, teksa mashtronte e izolonte E. Hoxhën, ndodhesha përpara honit, e pashpresë për t’u kuptuar ndonjëherë nga ata përsa i desha, për çfarë isha në gjendje të bëja për ta. Kjo keqardhje, ekzaktësisht edhe sot mbetet konstante tek unë edhe pse ishte utopi. Ende psherëtij: “Ah sikur të mos kishte qenë kështu!”. Ndërsa nën mjekim vendoste medikamenti për mua. Gjithçka ndodhte njëherazi kur Valbonën time të jashtëzakonshme,

573

pikërisht pse e donte gjyshi më shumë se çdokënd, prej xhelozisë nuk e donin gjyshja e të tjerët. Kurse Shpati e trembi seriozisht Dyshin për inteligjencën që foshnje. Në moshën 4 vjeç fliste italishten shumë mirë veç prej televizorit e midis të tjerash kompozonte foto tejet artistike. Dyshi nxitoi të deklarojë që Shpatin do ta bënte fotograf të “dinastisë”, ndërsa nipërit e tjerë do të ishin ideologë. Më e keqja për të shoqen e Zeusit ishte kur ai më thoshte vazhdimisht: “- Bëj përsëri fëmijë Lilianë se i bën shumë të mirë!”. Ndërkaq, që gruaja e tij, nëna, injoronte të atin e tyre, birin e saj, Sokolin. Sa për mua, ah mua, donin të mos kisha ekzistuar gjëkundi e jo më të ndodhesha midis tyre. Ishte kjo situatë kur mendoja se mungesa ime do të zgjidhte gjithçka. Pra, do të bashkonte familjen e E. Hoxhës ashtu siç duhej, jo vetëm për protokoll para syve të tij e të opinionit publik, por që fëmijët e mi, do të duheshin nga gjyshja, nga xhaxhai e halla e tyre, që Sokoli me një grua tjetër do të kish qenë më i qetë, sepse unë isha shkaku i luftës edhe ndaj tij edhe ndaj fëmijëve të mi, ndonëse nuk e kuptova ndonjëherë arësyen. S’ma thanë kurrë, megjithëse jua kërkova troç se ku gaboja e ç’duhet të bëja që të më donin siç i doja! Ndoshta mani bënte më tepër hije seç duhet, frutat i kishte më të ëmbla nga ç’duheshin dhe ekzistenca e tij vetëm në të mirë të të tjerëve, paradoksalisht nuk ishte e mirë për ta, në të kundërt iu prishte shumë terezinë. Manin e gjorë e kishin dhunuar, duke i prishur kurorën madhështore për të evituar hijen e thellë, duke shkelur kokrrat me këmbë nga tërbimi, por gjithsesi qëndronte në këmbë e për sa kohë qëndronte, do të krijonte reaksion, ndaj duhej prerë, po, po, prerë. Të pritej pema, do të ishte një e mirë e

574

përgjithshmen teksa unë gjithsesi do të lija rrënjët, gjakun tim, për çka isha aq krenare që ishte dhe i Zeusit. Kundrejt demonstrimit të tyre për të më shkelur mua, fëmijët e Sokolin vetë, duhej të shuhesha së qeni, e pashpresë edhe kundrejt E. Hoxhës që ishte gëzimi i venerimit tim. Por ajo mbetje nga unë s’kishte ç’i duhej as atij, në kushtet e ndalimit absolut të të folurit siç desha unë e siç do t’i duhej atij vetë, desha vetëm e vetëm të zhdukesha. Ishte ajo kohë e çuditshme, kur me dëshirë, përveçse ndërgjegje të plotë, çoja një shoqe të përzgjedhur nga të gjitha pikëpamjet në shtëpi te fëmijët e Sokoli. Ishte vajza e autoritetit ruajtës të udhëheqjes, zgjedhur sipas kodit konspirativ të mblesërive që diktonte Dyshi, (jo bijë e komunistëve të thjeshtë si unë), një bjonde e bukur, e ëmbël, për të cilën isha e sigurtë që do të familjarizoheshin mirë me njëri-tjetrin, që kur unë të mos isha më, do ta kishin gati zgjidhjen. Krejt e pëlqyeshme kjo zgjidhje nga gjyshja e tyre e nëna e Sokolit me gjithë “njerëzit e saj”. Dhimbja më e padurueshme si më e pashpjegueshme si çnjerëzore ishte se pasi më linin dy-tri ditë në gjumë, pa lavazh, pra, thjesht në pritje të ndodhte “vullneti” im, kur Sokoli nuk kishte asnjë ide për të trajtuar një njeri që i bën keq vetes, madje në shoqërinë e kujdesin e doktorit “mik”- Judë që informonte Dyshin, (që bënin sehir duke mashtruar E. Hoxhën siç kanë ditur ata), unë befas zgjohesha. Të lumtur, im shoq e fëmijët, më hidheshin mbi shtrat, ndonëse jo koshiente për “rrezikun e gjumit” tim të thellë e të gjatë 3 ditë- netë-orë. Kurse unë, përveç zhgënjimit, por edhe çlirimit të njëkohshëm që isha ende gjallë, tmerrohesha prej qetësisë funebre të Dyshit e të mjekut Judë sikur të mos kish ndodhur asgjë. Madje, për më tepër, me

575

këtë qetësi varri, më dënonin për aktin tim ideologjikisht të dënueshëm. Kjo mosdashje e jetës në çatinë e Dyshit, nën veprimin medikamentoz, është gjëja më e tmerrshme që kam provuar si organizëm i gjallë. Arsyeja e mjekimit? Thjesht ndjeshmëri e delikatesë, çka ishin tipare personaliteti, përveçse problem i dyfishtë endokrin i anashkaluar qëllimisht (siç u vërtetua më vonë), pikërisht fushë specifike e mjekut “mik”- Judë. Ndonëse me avari shëndetësore të tilla, vazhdoja punën me intensitet mëngjesmbasdite në ATSH, për t’u mbushur intelektualisht e për të larguar fokusin nga e keqja e shtëpisë së Dyshit. Për sa mundja, ndiqja orientimet e E. Hoxhës për hapjen e Shqipërisë ndaj Gjermanisë Perëndimore e rebelohesha ndaj gruas e suksesorit të ngarkuar me këtë detyrë, kur ato ngecnin e pse ngecnin. Duhej pikërisht vdekja e E. Hoxhës, që ndonëse ishte arsye shumë e madhe për të më zhytur në depresion, sepse mbeta krejtësisht pa përkrahje, e pikërisht se Sokoli që ndërkaq më llahtariste padashur më shumë tek më thoshte: “Tani më mbete vetëm ti!”. Pikërisht pse Dyshi na pati larguar nga Tirana mua dhe të birin në “befasinë” e vdekjes së Zeusit (në vigjilje të programimit “të ikjes” së Zeusit nga jeta), pikërisht se nën petkun e zisë Dyshi u bë Njësh, së bashku me suksesorin, ende pa e varrosur liderin e popullit. Pikërisht se nën petkun e zisë doli qartë bipolariteti i fshehur i saj, tek ushtronte hapur e me entuziazëm arrogancën e pushtetit të shumëpritur me bijtë e saj, të cilëve iu kishte ikur i ati, por iu kishte ardhur xhaxhai i gruas së djalit të madh siç ishte programuar, që së bashku me të venë e Zeusit, pushteti tashmë ishte plotësisht i garantuar si pushtet dinastik, sipas tyre absolutisht

576

i trashëgueshëm së paku në tre brezat e ardhshëm. Pikërisht se po bëhej e kundërta e amanetit të Zeusit për hapjen e Shqipërisë pa kushte drejt Perëndimit, duke hequr dorë nga rreptësia ideologjike me lejimin e fesë në radhë të parë. Pikërisht tashmë dilte detyrë para vetes të isha, të isha, të isha. Pikërisht për të zbuluar për çka më pat porositur E. Hoxha në ditët e fundit të jetës: “- Ruaju Lilianë!”. Për tim shoq që ndjehej jetim me nënën gjallë, e sidomos për fëmijët e mi të cilëve iluzioni i bashkimit të familjes së E. Hoxhës pa mua s’kishte ç’u duhej, që për ta duhesha unë, unë dhe vetëm unë. Për çka ishte luks e egoizëm, të ikje për t’i shpëtuar jetës, në të kundërt duhej përballuar qoftë edhe duke mos e dashur dot (prej krimit të bluzave të bardha), pra jeta nuk ishte më një dhuratë e bukur ose jo, por një detyrë dhe për fatalitetin tim e të E.Hoxhës ajo detyrë duhej kryer vetëm e vetëm nga unë, se jeta ime nuk ishte për t’u jetuar në limonti, por duhej vepruar e sakrifikuar fort. Asnjëherë s’kisha vegjetuar, ndryshe do të isha pranuar nga familja e Dyshit si një send që e ka një qoshe në atë rezidencë dinastie. Por, kisha ekzistuar duke vepruar me mendim të shprehur, qoftë dhe pasivisht, për çka gjithsesi shkaktoja kundërveprim. E ndërgjegjshme, që tashmë jo vetëm duhej të isha, por të isha tepër e fuqishme, se s’më mbetej asgjë përpara veç të çaja të ardhmen duke përballuar së pari sabotimet ndaj popullit shqiptar (edhe ndaj nesh) prej familjes së Zeusit dhe suksesorit. Deri atëherë e kisha lënë fatin të më tërhiqte osh! Tashmë, më duhej që fatin ta drejtoja vetë dhe për të tjerët. Fund iluzioneve, sepse “asnjë zhbërje e mëpasshme (sensibilizim i familjes së Zeusit – sikur të ndodhte, – shënimi

577

im) s’ka për të zhbërë zhbërjen e parë” (Joyce). Ishte momenti kur kuptova se jeta ime nuk duhej shpërfillur, se ajo në vetvete përbënte histori, si pjesë e dramës së përgjithshme të popullit shqiptar dhe e dramës konkrete të E. Hoxhës, ndonëse ky ishte autori teorik i dramës së përgjithshme. Mani, me tentativa sa të vjetra, aq edhe të dështuara për ta sharruar sa këtu apo aty, mbetet edhe sot, 60 vjet e më i motshëm, por me kurorë të rigjeneruar prej kohës, hijerëndë më tepër se hija e thellë dhe e paqme nën të.

578

Ishin vitet ’60, kur për herë të parë, ndjeva që në jetën time të vogël e të lumtur ndërhyri diçka dhunshëm, për të cilën po kaq dhunshëm nuk isha dakord, ndonëse “dhuna” ime solli si reaksion vetëm lotët që më derdheshin mbi atë letër të rreme që duhej të shkruaja. Për çka turpi por njëkohësisht dhe çlirimi që “turpin” e bëja e detyruar, kanë qenë bashkëshoqëruese e kanë përcaktuar njëherë e përgjithmonë kontradiksionin në natyrën time analitike, që të ndaja mirë shapin nga sheqeri, e sidomos që këtij procesi t’i jap rëndësi vendimtare. Them letër e rreme se e tillë ishte, një farsë. Në jetën time, disa persona kanë luajtur rol të rëndësishëm formimi, jo se ata janë marrë posaçërisht me mua, por isha unë e etur për material selektiv nga e rëndomta e rutina e përditshme. Pa ditur se ç’është “materiali selektiv” dija ndërkaq shumë të ndieja. Isha tej masës sensitive që kur e mbaj mend veten, e gjithçka

560

skalitej në kujtesë nëpërmjet emocioneve. Çuditërisht, shkoja pas tyre me instikt, si të isha një kafshë e egër që kërkon gjahun nëpërmjet nuhatjes. Emocionin e ripërtypja, pra merresha me të, jetoja me të, e përpunoja, duke e ridimensionuar e rijetuar guston që më kishte lënë. Këta persona që thashë, më jepnin pa e ditur ata, këto emocione, pra isha unë që i studioja e merrja prej tyre atë çka më duhej, “prenë” prej të “nuhaturit” tim. Ekzaktësisht këta persona gjatë gjithë jetës sime kanë qenë 45, e bashkë me tim atë, 6. Ishte gjyshi im prift, daja i mamasë sime Sotir Spiro, e një burrë zotëri, ish-pronar para çlirimit që banonte në shkallën tonë. Ndonëse i shpronësuar punonte si inxhinier i shquar ndërtimi i ndërmarrjes “Rruga-ura” e quhej Farudin Nuri. Bëheshim shumë me atë familje të edukuar, kryesisht nëpërmjet sime mëje që kishte shumë shoqe teze Teftën, gruan e xhaxhi Farudinit, ish-bejlereshë shumë e bukur, unë e motra ime bëheshim me binjaket Mira e Seni, shumë të shkathta dhe vëllain e tyre Ronin e dashur. Roni sot është në Kanada inxhinier, po aq i kualifikuar sa i ati për kohën e tij. Më ka mbetur peng se kur erdhi para 3-4 vjetësh për të kërkuar librin tim (pasi më ndiqte në internet), e kishim lënë të takoheshim para se të largohej, por unë nuk munda të shkoj. Problemi më i madh është që ndërkaq nuk i kisha marrë asnjë adresë apo numër telefoni. Ndaj, me këtë rast duke e ditur që ai më ndjek, i kërkoj shumë të falur për moskorrektesën e detyruar. Hidhërimi që nuk munda ta takoj ishte tepër i madh, jo thjesht si çështje etike, po si dëshirë mbetur pezull për t’u çmallur. Nga sa thashë kuptohet që im atë qëndronte paksa larg tyre, si komunist shumë i devotshëm, ndonëse i respektonte si njerëz. Xhaxhi Farudini nuk ishte

561

indiferent ndaj mënyrës sime të pandashme me librin. Ndaj dhe më thoshte: “ – Mos lexo shtrirë Liliana se duhet të ruash sytë!”. Por ajo që është për t’u shënuar siç më ka bërë shumë përshtypje ishte se gjithmonë kur më shihte në shkallë më thoshte të njëjtën gjë: “Mbetsh kështu siç je!”. Ndërkaq, unë pyesja veten “si isha” që të dija të mbetesha ashtu. Një ditë e pyeta: “Po si jam xhaxhi Farudin?”. Më kapi për faqe dhe më tha vetëm: “Ndryshe”. Pas të 16 viteve të mia ishte personalisht Enver Hoxha, që do të më rriste në moshë e kryesisht në intelekt. Pa lënë mënjanë tim atë e tim vëlla që në një dimension shumë më të vogël se ai më ngopnin nevojën për ushqimin tim selektiv. Dua të them që im atë (përveç tim vëllai) më pak i ditur nga këta, si prind, ka arritur të ushqejë ndjenjën e krenarisë tek unë jo si qëllim në vetvete, por që ta masë veten me rezultatet e mia, me të cilat do ta lumturoja tim atë krahasuar me time më, që donte të na shihte mua dhe motrën kryesisht punëtore e të pastra, të bënim punë dore, qëndisje, punë me grep e me shtiza, etj,. e pse jo, pastaj edhe me nota të mira apo më tej në tabelë “të nderit” apo me tituj emulacioni, si “Miku i vogël i librit” etj. Ndërsa im vëlla, tre vjet më i madh se unë, kishte një besim të posaçëm, tek unë që s’e kuptoja nga i vinte (ndoshta si fëmijë që ishim ka lexuar ditarët e mi), çka më bënte shumë përgjegjëse për ta merituar, ndërkaq që ai vetë ishte djali dhe vëllai që do të donin të kishin çdo prind e çdo motër. Si pjesëtar i familjes time, kur u rrit pati karrierën më të lartë. Do të ishte gjeneral po të egzistonin gradat apo kur u rivendosën ato. Pra, me këtë sy shihja tim atë e tim vëlla, që ndërkaq më vlerësonin më shumë se sa më mbanin

562

shpatullat, kur gjyshin prift e dajë Sotirin i idealizoja si njerëz shumë të ditur, nga të cilët veç mund të mësoja. Kishte diçka emancipuese që reflektonin me sjelljen e tyre secili në mënyrën e vet, që unë arrija ta deshifroja madje të mendoja që këta nuk janë krejt njerëz të zakonshëm dhe i studioja me kujdes përveçse i doja fort. Dajë Sotiri, më vonë do të pësonte ulje në pozitë, nga prokuror në Tiranë në kryeprokuror në Vlorë, pse nuk kishte qenë dakord të firmoste për ekzekutimin pa gjyq të intelektualëve të akuzuar për bombën në ambasadën sovjetike. E sjell këtë fakt, që për çastin që jam ndalur, nuk kishte ndodhur akoma, por teksa ndodhi, ka domethënien e vet pse dajë Sotiri ishte i përzgjedhur prej meje për emancipimin tim të asaj moshe, siç isha dhe unë ndoshta për botën time e përzgjedhur prej tij dhe prej gjyshit prift. Sipas tyre, isha fëmijë shumë i matur, me natyrë vëzhguese përçka shpreheshin: “Kjo të qorton me vështrim”. Gjyshi ishte tejet i ditur, njihte mirë latinishten, me të cilën shprehte shërbesat fetare. E rritur nga dy prindër komunistë, ndonëse ime më ishte vajzë prifti, nuk besoja në Zot. Madje, kam qeshur në një moment shërbese kungimi, për çka gjyshi më nxori jashtë nga dhoma mua qytetaren “moderne” prej Tirane, krahasuar me nipërit e tjerë të bindur e të pamendim të vetin. Më vonë, mësova të respektoj ritet si e drejtë e tij, paçka se për mua s’do të kishin ndonjëherë kuptim. Kështu erdhi ai moment për të cilin e kam fjalën, kur gjyshi kishte disa muaj që nuk ishte më prift, se feja ishte ndaluar nga partia-shtet. Nuk kisha pasur ndonjë vuajtje apo të ndalesha së reflektuari në këtë fakt, përderisa babai dhe mamaja ime (vajza e priftit) ishin krejtësisht të qetë për këtë vendim madhor. Por e keqja për mua

563

erdhi befas. Një ditë, vjen posaçërisht dajë Sotiri në prani të tim eti e sime mëje e që të tre më kërkojnë t’i shkruaj një letër gjyshit tim. – Ç’letër? – Një letër ku t’i thuash të rruajë mjekrën, se ty ai të dëgjon! – Gjyshi mua më dëgjon?! Po ç’punë kam unë me mjekrën e gjyshit, jo vetëm unë, por ju ç’keni me mjekrën e tij?! Ai nuk është më prift. Ai nuk vishet më si prift. Është mbyllur në shtëpi se ka turp të dalë, nuk ju mjafton kjo? Kujt i prish punë mjekra e tij? Qaja e kundërshtoja, ndërkaq vërtet iu kërkoja të më bindnin, se veç ashtu jetoja unë, e bindur në vete për çdo hap të madh apo rutinor të hedhur, që ishte ai i duhuri. Këtë radhë s’kishte bindje, kishte vetëm urdhër: “se kështu duhet, ndryshe dalim si njerëz antiparti….”. Dakord, po ç’hyn këtu mjekra e gjyshit që s’ka më asnjë lidhje me shoqërinë?! Është gjynah, pak se i hoqën veshjen e unë nuk e shoh dot gjyshin tim të shtrenjtë me rroba të zakonshme fshatari, tani duhet t’i heqim edhe mjekrën?! Jo, unë letrën nuk e shkruaj! E në fakt e shkruajta duke qarë çka ata më diktonin, e sigurtë që gjyshi do ta kuptonte që s’isha unë. Se nuk mund të isha unë, se të ishte për mua mjekra e tij s’do t’i kish prishur punë kurrë askujt! Tashmë ishte vetëm mënyrë e të qenit të tij, minimalisht si e njihte veten në pasqyrë e siç e njihnin të gjithë. Nuk ishte thjesht dhunë për mua diktati i letrës, por një shtypje e fortë personaliteti, veç prej përfytyrimit të gjyshit tim pa mjekër. Përçudnimi apo përdhunimi i personalitetit të tij më shtypte tepër mua. Veç qaja dhe letra u dërgua ashtu me lotët e mia mbi të. Befas, m’u dukën prindërit e dajë Sotiri budallenj. Si s’e kuptonin ata atë që ndieja unë për gjyshin, si s’e kuptonin ata ç’e keqe e madhe do të ishte kjo për të?! Më mirë ta vrisnin me dorën e tyre, se sa të më vinin

564

mua t’i shkruaja një letër të çmendur, ndonëse e dija mirë që ai do ta kuptonte që s’isha unë, apo më mirë që s’ishin jo vetëm mendimet e mia por as edhe vullneti im. E kështu ndodhi. Kur e takova pas kësaj gjyshin, duke mos e parë dot në sy, nuk më tha asnjë fjalë veç më ledhatoi kokën heshturazi. Mjekrën e kishte hequr, e mbante mustaqe të gjata borë të bardha, e flokët që i kishte mbajtur gërshet nga mbrapa i kishte prerë. Kurse babait, mamasë e dajë Sotirit ju tha: “S’ju vjen turp që përdorni një fëmijë?! Nëse duhej bërë, do të bëhej, por të përdorësh vajzën i keni bërë keq asaj”. Kjo ishte në sy tim, teksa u mbyllën veç në dhomë për një kohë të gjatë. Pas kësaj, unë e desha më shumë gjyshin, të cilit shteti i kish rënë në qafë deri te mjekra e tij. Ai ndjehej i depersonalizuar, siç e kuptoja më mirë duke u rritur. Për mua, gjyshi mbeti po aq burrë i pashëm dhe hija e ish-priftit nëpërmjet po atij nderimi të mëparshëm edhe në fshat mbetën njëlloj. Por jo vetëm kaq, ime më përveç vëllait të saj dajë Miços e dajë Sotirit, konsideroheshin për rrethin e Vlorës, pra dhe të Novoselës kuadro të larta dhe vizitat e tyre tek gjyshi përbënin lajm në fshat. Vetë, gjyshi im, prifti Mihal, kishte emër të madh që gjatë Luftës Nacionalçlirimtare si kryetar i Shtabit Antifashist që figuron edhe sot në muzeun e rrethit. Shtëpia e gjyshit mbeti përgjithmonë më hierarkia në fshat, po aq e dashur, e pritur dhe e nderuar nga miqtë që kalonin për në Vlorë, shokët e dajë Miços e dajë Sotirit dhe të prindërve të mi. Gjyshi im, mbeti po aq zemërbardhë, e priste miqtë zyrtarë, por sarkazma nuk iu hoq kurrë kundrejt këtyre figurave partiake, praktikisht filluar prej fëmijëve e dhëndërit (im atë) të tij. Me ta do të kishte vazhdimisht probleme e do të

565

ndaleshin në mënyrë të posaçme për çdo vendim partiak që do të merrej, si drejt kolektivizimit të mëtejshëm, etj. etj., për çka ai s’ishte kurrë dakord. Ndaj halli i fëmijve “kuadro” të gjyshit ishte që kjo padakordësi të mbetej brenda mureve të shtëpisë. Ndërkaq, unë mësova të jem me qëndrimin e prindërve “per forza”, por brenda vetes krijova dhomëza rezervash, mendimesh të fshehta së mos qeni dakord vende-vende me orientimet e partisë, por këto mbeteshin siç thashë vetëm rezerva, krahasuar me besimin e patundur thjesht për hir të idealit të barazisë. Pra, që i përkisja kësaj partie që ishte vetë shteti shqiptar, vetë Shqipëria, atdheu im që e desha tepër. Të gjitha këto, pa njohur Enver Hoxhën. Paradoksalisht njohja me të më hapi horizonte të brëndshme më emancipuese. Madje, lidhur me gjyshin tim prift paradoksi ishte reciprok. Kur u njoha me Sokolin, gjyshi im bashkë me dajë Sotirin thanë: “Siç pritej na nderoi maksimalisht kjo vajzë”. Unë nuk e kisha për “nder” të posaçëm që po njihesha me Sokolin (përkundrazi e shihja të pabesueshme e deri si telash një pozicion të tillë që më ngjallte pasiguri në forcat e mia kundrejt ndienjës së përgjegjësisë) teksa thjesht ishte fakt i pamohueshëm jete, madje pamundësisht i injorueshëm, përsa u bëmë një e jo dy që çastin e parë kur kuptuam që ndjenim për njëri tjetrin. Kësisoj, këtë fakt, askush nuk kishte nga ta dinte, së paku nga familja ime, por ime më kishte gjetur fotot që unë mendoja se i kisha fshehur mirë. Ndaj, në pragun e vdekjes, gjyshi donte ta takonte Sokolin, kur unë thjesht po njihesha me të. Enver Hoxha (që më mbante afër si e përzgjedhura e Sokolit), të cilit ia kërkova këtë gjë si gjënë më legjitime në botë e lejoi të birin t’i shkonte te koka gjyshit tim, ish-priftit, në pragun e vdekjes.

566

Prej Alibanit trashëgoj kujtimet më të hershme, deri si ëndërra, por veçanërisht të ëmbla. Jo pse gjyshi ishte prift e për pasojë çdo nip apo mbesë e tij mund të ndihej i përkëdhelur i fshatit, por se atmosfera atëherë ishte natyralisht dhe organikisht e qetë, sa çdo gjë shkonte mbroth për gjithë komunitetin. Kohë, kur kooperativat s’kishin zënë shtrirjen e rëndësinë vendimtare të mëvonshme, se flas për vitet ‘54-‘56 të fëminisë time fillestare, kur kaloja verën në fshat. Kur shihja se si mbusheshin një pas një kovat me qumësht prej mjeljes së lopëve, ndërkaq që ato mbllaçiteshin së ripërtypuri paqësisht, madje si të përgjumura. Kur qetheshin dhentë e ndahej leshi i papastër nga trupthat e tyre, që dukeshin gollomesh, e mua më vinte për të qarë t’i shihja të shëmtuar. Kur hanim në mëngjes bukën e zezë të bërë vetë me gjalpin, gati ngjyrë rozë të

556

porsanxjerrë nga dybeku, ku rrihte qumështin gjyshja herët në mëngjes. Kur kosi ishte për t’u prerë me thikë dhe djathi i njomë që përgatiste gjyshja përditë, i varur në napë kullonte ngadalë. Kur mblidheshin burrat e fshatit në odën e madhe të konakut të gjyshit, me nga një teke raki rrushi përpara, të zierë vetë e në mes tyre do të ishte gjithmonë gjyshja ime priftëreshë, të cilën të gjithë ata burra e thërrisnin “Teçe”, ndonëse emrin e kishte Gjena. Ishte shumë e gjatë dhe e hollë gjyshja ime, e mbeti e drejtë si selvi deri sa mbylli sytë, nuk u kërrus nga moçmëria. Kësisoj ishte burrneshë mes burrave, por jashtëzakonisht e butë dhe e ëmbël. Kushdo nga ne, por jo vetëm, kur e thërrisnim: “O nëne!”, ajo do të përgjigjej detyrimisht: “- O xhan!”. Këtë jo vetëm s’e harroj, por e trashëguam, si mamaja e tezet e mia, po ashtu edhe unë, jo vetëm për të mitë, por edhe për të njohurit e vjetër, pavarësisht nga mosha e gjinia. Nuk e kam parë ndonjëherë gjyshen të mërzitur, veçse kapedane, por jo autoritare, e buzagaz, që na organizonte të gjithëve rreth vetes me dhimbsuri që i buronte tek rrinte edhe pa folur. E dashuroi deri në pleqëri të thellë gjyshin, pa komplekse inferioriteti si gruaja e tij. Si burrë ai e trajtonte të barabartë me veten edhe në komunitet. Kishin veç privilegjin e intimitetit në çift, çuditërisht aktiv, deri sa gjyshi mbylli sytë. Veç kësaj asgjë tjetër, ishte i barabartë bashkë me gjyshen midis djemve e vajzave të tij (dy djem e katër vajza), dhëndurëve e nuseve, kur mblidheshim të gjithë (se prindërit e mi pas çlirimit mbetën në Tiranë), përveç ne çiliminjve që e rrethonim si të mundnim, kush mbi gjunj kush në mes të këmbëve, kush mbi supin e tij të

557

gjerë, duke jetuar kështu automatikisht kultin e tij, vetëm prej dashurisë dhe vetëdijes që në fshat ishte jo vetëm burri më i mençur, por edhe më i bukur, shtatlartë, natyrisht edhe imponuar nga veshja unikale prej prifti ortodoks, me mjekër të gjatë shumë të bardhë e flokët e mbledhur gërshet nga pas. Kështu, dukej tejet i pashëm e fisnik, por sidomos gazmor me një ironi të hollë, që ia njoha gjatë viteve të para, ndërsa unë rritesha. Përditë do të shkonte (në punë) në kishë, për çka i nxirrnin kaloshinën, ku pasi hipte, i mirëmbajtur si askush tjetër sqimatar andej rrotull, karrocieri nxiste kalin me pasthirmën “yyyhhhaa”, dhe gjyshi largohej nga sytë tanë të mbledhur për ta përcjellë, po ashtu për ta pritur në drekë, të joshur nga e gjithë kjo ceremoni e veçantë që s’na u bë kurrë e zakonshme. Kaloshina ishte ëndrra ime për t’u realizuar me çdo kusht, gjë që do ia kërkoja çdo ditë pasi kthehej e do të më lejonte vetëm mua për marrëdhënien specifike që kishim, ndonëse unë nuk isha nga të mëdhenjtë, por nga të mesmit, jo pse vija nga Tirana, apo isha fëmija e një prej vajzave të tij më të ngritura si kuadër partie menjëherë pas lufte, por për natyrën time të tërhequr, por vëzhguese, sidomos e vetmja që ulej pa rënë në sy në një qoshe, kur mblidheshin të gjithë burrat e fshatit me Teçen në mes. Dhe aty, unë ndjeja nga bisedat, që këto ishin momentet më solemne nga jeta në fshat. Nuk më tërhiqnin lojrat pa kuptim të kompanisë së kushërinjve, megjithëse i desha njëlloj të gjithë, ndërsa tërhiqesha në kuriozitetet e vetmisë sime duke shëtitur, mbledhur manaferra të kuq e të zinj apo duke kapur me shumë kujdes, pa i dëmtuar, flutura pambarim, që i lëshoja në çast, po pambarim. Ndaj, kur unë apo vetëm unë guxoja t’i kërkoja gjyshit

558

kaloshinën, ai s’ma prishte dhe shëtitja me të ishte lumturia ime e përditshme. Nëse kaloshinën e mbaj mend mirë, kalin dhe karrocierin nuk e mbaj mend, siç më kujtohet kali i bardhë kur gjyshi u shpërngul në Novoselë, në fshatin e ri që po ndërtohej në anë të xhadesë. Mosha ime kishte lëvizur nga 5-7 vjeç, kur admiroja kalin e bardhë me një bukuri që vetëm kuajt e zgjedhur e kanë, i fuqishm por i hajthëm, me linja harmonike muskuloze, si për model pikture, skulpture apo kinematografie. Pyesja veten se pse gjyshi s’ka më kaloshinë, por hipën drejt e mbi kalë ndonëse pamja e tij ishte tejet madhështore e kalorsiake me trupin krekosur nën veshjen kishtare?! Retrospektivisht, kam menduar që kishte filluar reforma agrare e doemos ndoshta gjyshi s’kishte më mundësi për të punësuar karrocier. Për çka s’pyeta kurrë, veç bluaja me vete sidomos pse kisha parë që gjyshi debatonte gjithmonë me tim atë, duke mos qenë dakord me “politikat” e mëdha siç unë turbull i perceptoja. Ai i dha luftës dy nga fëmijët e tij në moshë, djalin e madh, Miçon, i cili pas çlirimit ishte një kuadër qendror partiak në Tiranë si dhe mamanë time 16-vjeçare, që si shumë e bukur synohej nga beu i fshatit, për çka më shumë prej kësaj doli në mal se sa nga vokacioni si luftëtare. Por, im atë, pati tërë jetën vokacionin e luftëtarit për idealin që besonte, si i tillë në momente të caktuara të fëmijërisë time do të binte ndesh me gjyshin prift, që gjithsesi i kishte shërbyer me vepra pushtetit të popullit.

559

Dua të flas për mëshirën, sa e dëmshme është ajo kur nuk ushtrohet drejt. Kur isha e vogël, aq sa nuk jam e sigurtë nëse autori i disa tregimeve të mrekullueshme, si: “Një filxhan çaj” apo “Pa duartrokitje”, etj. është Xhovani Verga. Jam prekur aq nga kjo literaturë kaq e vjetër, sa nëse mund të gjendet do të jetë vetëm në bibliotekë. Tregimi “Një filxhan çaj”, fliste për një çift të martuar me jetë të siguruar që shijonin limontinë. Një natë, në shi e në të ftohtë, hasën në rrugë apo në një urë nuk më kujtohet, një grua të re, të rraskapitur e të pangrënë, teksa po i binte të fikët. Gruas së pasur ju ngjall ndienja filantropike e i thotë të shoqit ta merrnin këtë fatkeqe në shtëpi e t’i jepnin ndihmën e duhur. Kështu, iu dha ndihma nëpërmjet banjës së ngrohtë, ndërimit të rrobave dhe më pas të ulurit pranë zjarrit. Ndërkaq, ishte i domosdoshëm çaji i nxehtë për t’u ngrohur sa më shpejt. Gruaja e rrugës tek

548

pinte çaj po e merrte veten. Po i thaheshin flokët. Sytë po i ndizeshin së thirruri energjitë e organizmit që po mobilizohej. Nga një e vobektë për t’u mëshiruar, ajo befas shfaqi një bukuri të pashoqe. E zonja e shtëpisë e humbi toruan dhe me të mbaruar çajin e nxori të vobektën sërish në rrugë. Moralin e këtij tregimi askush s’ka nevojë ta theksojë, teksa është aq i qartë sa s’më është shlyer nga kujtesa, ndërkaq që në raport me të më rëndon më shumë një gabim i imi në rrëfimin në vijim. Dihet, që koha e gjimnazit është më e bukura, si më e shpenguara në jetën e njeriut. Kur ende nuk ndjen e realisht nuk ke përgjegjësi apo vendime të medha për të marë për jetën. Çdo relacion midis gjimnazistëve, së paku në ato kohë (në vitet ‘60), mbetej një kujtim i bukur. Kështu mund të ishte edhe në universitet, ku vetëm impenjimi në studime është më serioz për t’u përfaqësuar denjësisht në profilin e përhershëm. Unë fillova studimet për fizikë bërthamore në vitin arsimor 1969-1970. Në grupin tonë kishte studentë nga e gjithë Shqipëria për fizikë të përgjithshme se seleksionimi për fizikë bërdhamore bëhej në vitin e tretë të universitetit. Nga Tirana, ishim vetëm një grup shoqesh nga gjimnazi “P. N. Luarasi” që e kishim bërë me fjalë për të zgjedhur këtë degë të Fakultetit të Shkencave Ekzakte. Por, më shumë kishte vajza të mrekullueshme si dhe goxha djem konviktorë nga rrethet. Ishte edhe Neli nga Lushnja. Neli përbënte një fenomen. Po të shkoj drejt e në thelb, duhet të pohoj që ishte shumë i shëmtuar. Por shëmtia e tij ishte krejtësisht e papërshkrueshme. Nuk kishte asnjë handikap në vetvete, përveçse ndërtimit krejt normal nga pikëpamja antropologjike e raportit të vendosjes së

549

tipareve, por fatalisht e gjithë kjo e papranueshme për syrin e njeriut. Një normalitet anormal. Nuk ishte as antipatik, kur ndodh që të tillë prej karakterit të duken edhe njerëz të pashëm. Neli nuk vuante apriori nga kjo gjë, madje as e njohu kush ç’karakter kishte. Ishte thjesht për të ardhur keq! E urrej veten që ende flas kështu, por përderisa po rrëfej dua të shpjegohem vërtetësisht. Askush nuk i afrohej. Fatmirësisht, nuk pati kurrë përbuzje të hapur ndaj tij, se Neli kishte instiktin të dinte mirë vendin apo qëndrimin që duhej të mbante për të mos rënë në sy. E kam fjalën që dinte të ishte i pranueshëm, pa krijuar asnjë lloj reaksioni si të ishte apo si të mos ishte. Ndërkaq, çuditërisht, me shumë zgjuarsi zgjidhte bankën e parë për t’u ulur në leksione ku rrinte doemos vetëm. Them çuditërisht, për paradoksin midis instiktit për të qenë i pabezdisur për kërkënd e njëkohësisht për të qëndruar në bankën e parë. Ndërkaq, nuk kishte probleme me shikimin. Strategjia e të sjellurit të tij synonte të ishte i paqenë për të tjerët, domethënë që parashprehte me gjuhën e ekzistencës fizike që unë nuk jam, mos më vini re, pikërisht se e di që nuk do të më vini re. Por, megjithatë, me insistim ulej në bankë të parë, e të gjithë, pa e marrë në konsideratë ekzistencën e tij kalonin të zhurmshëm në bankat më tutje. Kjo gjë më bënte shumë përshtypje. Kaluan muaj e Nelit s’iu afrua kush, nuk i foli kush, nuk e pa kush, e të nesërmen sërish ai ndonëse i padukshëm, do të ulej doemos në të njëjtën bankë të parë, të cilën nuk e synoi kush. Në tërë këtë injorim kolektiv, kishte një kujdes apo nevojë të heshtur që askush të mos ia zinte vendin, duke e kaluar bankën e parë dhe kur ishte bosh. Duhet thënë që askush nuk ulej në

550

banka fikse e me shoqëri fikse. Prandaj, fenomeni Nel në vetvete, e reagimi social sikur ai të mos ekzistonte më lëndonte shumë. Një ditë, nuk iu përmbajta impulsit të altruizmit e në shprehje revolte ndaj të tjerëve ulem krejt normalisht në bankën e tij, duke i thënë vetëm “mirëmëngjes” dhe në fund “mirupafshim”. Duhej të ishte gjëja më normale midis dy studentëve të të njëjtit grup. Neli mbeti shumë i qetë, i sjellshëm e indiferent. Ditët vijuan në këtë mënyrë, me asgjë tjetër në mes, të dy ndiqnim leksionin teksa unë u vendosa për gjithnjë te banka e parë e tij. Pasi u ula në bankën e parë, pedagogët vazhduan të njëjtin raport me mua e po ashtu mosraportin me Nelin. Vetëm kaq ishte “oferta” ime ndaj tij. Nuk mbaj mend asnjë dialog informal apo shaka, sado e zakonshme të rinjsh. Vendimi im për t’u ulur në bankën e Nelit kishte qëllimin e qartë që së paku një student apo studente nuk ishte raciste apo homofobe ndaj tij, se ai sidoqoftë ishte njëlloj si të tjerët! Sepse dhe pedagogët nuk “e vinin re”, pra s’kishin përse ta pyesnin, Neli s’kish kujt t’i përgjigjej, ndaj zëri s’iu dëgjua kurrë. Por nuk ishte krejt dështak. Kalonte vit për vit me stilin e “rehatisë” së tij gjithmonë pa u vënë re. Në fund të vitit të parë, bëmë zborin ushtarak në plazhin e Golemit. Në pushimin e drekës kishim një orë qëndrimi në plazh. Si situatë ushtarake, edhe në pushim (në rërë apo në det) vajzat qëndronin veç e djemtë veç. Por jo thjesht “veç”, por në një distancë shumë të madhe që nuk mund të komunikohej me zë midis të dy grupeve. Gjithsesi, kujt i shkonte në mend të preokupohej për këtë, kundrejt çlirimit nga rrobat ushtarake, nga kambalet e sidomos nga arma. Dilnim me rroba banje e

551

lëkura na përkëdhelej nga rrezet e diellit apo nga uji i kripur, ngrohur në zhegun e fillimit të qershorit. Kështu, lodronim të gjitha vajzat të mbledhura grup se s’mund të largoheshim në det apo në rërë, as larg nga njëra-tjetra, ashtu si dhe djemtë tej. Ishin këto çaste të bukura tek po luanim me top në det, kur në mënyrën më të befasishme midis vajzave, e pranë meje, me not zhyt behu Neli. Behu dhe thjesht notonte ngjitur me mua, në të njëjtën mënyrë formale apo solemne, ta themi siç rrinim në bankë gjatë leksionit. Unë u lemerisa. Se si kishte ardhur pa rënë fare në sy duke u shfaqur papritur, sa vajzat ulëritën e u shpërndanë, këtë e di vetëm Neli. Nuk ishte çështje mundësie, kapërcimi i distancës me not zhyt për një notar shumë të mirë, për më tepër askush nuk e kish mendjen te djemtë sepse dhe ata luanin me top për hesap të tyre. Çështja është çfarë e shtyu Nelin të bënte këtë manifestim flagrant?! Indiferent sa të pëlciste buzën, ai thjesht notonte pranë meje me pamje të pafajshme si të mos kishte shkelur asnjë rregull ushtarak e jo më etik, aq sa nuk ta hante dot logjika. Gazi i shfrenuar i vajzave nuk ishte më për Nelin pse hiçësia e tij edhe pse një mashkull mes femrave, nuk mund të ngacmonte asnjë nerv tek askush, por për mua, prenë e hiçësisë. E neveritur, që Neli pluskonte në ujë pranë meje, në mes të gjitha studenteve të njohura e të panjohura, nuk dija ku të futesha. Qetësia e tij, i jepte sigurinë e pafajësisë që thjesht po lahej në det. Para këtij qëndrimi pikërisht prej “hiçi”, unë s’mund t’i thosha as: “Çdo këtu ti?”, se do ta personalizoja flagrancën me gojën time, kur nga ana e tij dukej krejt normale, si gjëja më e natyrshme në

552

botë. Besoj se ai nuk donte të rrinte atje ku nuk njihte njeri dhe së paku në orën e pushimit kërkonte shoqërimin e zakonshëm, kthyer tashmë në domosdoshmëri, në varësi deri në obsesion. Ndonëse më vuri në pozitë tejet të vështirë, e kuptova shumë mirë e kjo më solli një keqardhje të pafund për të. Por, njëkohësisht reflektimin për faktin që qytetaria ime ishte gjë e rrallë për Nelin, me sa duket mbetur përgjithmonë i vetmuar. Pikërisht kjo përbënte gabimin tim të pakuptuar fillimisht në raport me të. Teksa shoqet qeshnin të vetëkënaqura për pozitën time, e në gajasje e sipër thoshin: “ -Vetë e ke fajin!”, – kuptova që padashur kisha iluduar Nelin. Deri ku shkonte ky iludim?! Mjaft edhe kaq, sa të kapërcente “ylberin” për të ndenjur pranë meje, edhe pse s’do i hidhja as sytë. E vuajta këtë situatë edhe më, pse unë largohesha e ai më vinte mbrapa me shoqërimin e gazit të shfrenuar të vajzave dhe të djemve që vinte nga përtej. Ndoshta, edhe pse të gjithë e dinin lidhjen time tashmë zyrtare me tim shoq. Ndoshta, ndoshta, Neli nuk e dinte, se atij s’i fliste kush. Por edhe po ta dinte, obsedimi i tij nuk ishte i atij lloji, ishte thjesht nevojë e njeriut që s’ka ndjerë kurrë përkrahje njeriu. Ndaj dhe faji im ishte i madh. Mendova të dal në breg, por do të ishte më keq, jo vetëm si thyerje urdhri ushtarak, por se dalja në breg do të shoqërohej doemos me ardhjen e Nelit. Kësisoj, unë e ai në rërë e spektatorët e gajasur në det, natyrisht nuk do të më sillte situatë më të qetë. Nuk e harroj atë ditë, teksa mora një mësim të mirë që e kam përpunuar në abstragim e sipër prej specifikës së rastit. Keqardhja për Nelin ishte kontradiktore, pse pranoja të talleshin me mua,

553

por nuk do desha kurrë të talleshin me Nelin për këtë veprim të tij, përgjegjëse për të cilin isha unë, sado deri në atë çast jo koshiente. Faji im ndërkaq ishte një komplikim i tërë më vete. Ndjenja e qytetarisë time, altruizmi im kish qënë vërtet i tillë apo mëshirë?! Tashmë, e sigurtë që Neli e kish marrë për mëshirë u ndërgjegjësova që pikërisht kjo e ka dëmtuar atë. Ka njerëz që e kërkojnë mëshirën nga të tjerët, madje për arsye të ndryshme zotërohen nga ndjenja e të vetëviktimizuarit. Kjo s’është gjë e bukur, është e dobët, por karaktere të posaçme sidoqoftë arijnë të jenë invadues për të tërhequr vëmëndjen e të tjerëve me hallet e tyre. Neli, megjithë hiçësinë e tij, kishte “dinjitetin” për të mos ushtruar kërkim mëshire. Ndoshta gjithkush e gjithmonë e kish lënë mënjanë si një hedhurinë, e “thirrja” e tij ndaj tjetrit do të binte në vesh të shurdhër, për të mos e dëgjuar qoftë edhe formalisht, pale t’i jepnin një dorë ndihme sado e papërfillëshme të ishte. Pikërisht se Neli nuk e kishte përdorur mekanizmin “të kërkuarit mëshirë” ka nxitur vëmëndjen time për ta vënë re si qënie humane. Por, me sa duket kur iu ofrua prej meje kjo vëmendje minimale humane, situata e drejtpeshimit të tij, mbrojtur nga pamja e indiferentizmit absolut, ndryshoi krejt për mirë dhe për keq. Ai nuk u ndje më vetëm, ai kishte një shoqërim njerëzor tashmë kur guxonte të ulej në bankën e parë e të përballej nëpërmjet “asgjësë” së tij me gjithë grupin. Kjo përqindje vlerësimi nga ana ime kundrejt keqardhjes për të, ishte gjithçka që pati Neli nga unë, pra vetëm edukatë qytetare. Nuk e kisha marrë kurrë me mend se sa shumë paska qenë kjo për të. Pas kësaj ngjarjeje, më duhej t’ia merrja me poshtërsi çka i kisha

554

dhënë me dlirësi. E befasuar nga varësia e tij, nga iludimi i tij i mjerë, unë tashmë s’mund t’i përgjigjesha. Ndjenja ime e qytetarisë ishte shkelur prej tij, qoftë dhe me të drejtë. “Asgjëja” e tij neutrale tashmë ishte bërë invadente për mua, jo thjesht prej figurës sonë qesharake para të tjerëve, por më kishte prishur qetësinë e legjitimitetit për të mos bërë dallime e diferencime te bashkëstudentët. Sado i pafajshëm të ishte Neli, ai demonstroi paaftësinë për të njohur kufij e për të perceptuar në mënyrë racionale raportin e tjetrit ndaj tij. Me shumë dhimbje u largova prej tij, duke mos u ulur në bankën e parë. Sikurse unë nuk i thoshja dot në det se ç’do këtu ti dhe ai duke kuptuar që kish shpërdoruar edhe nëpërmjet pafajsisë nuk e kishte të drejtën të më thoshte: “Pse ndërove vendin?”. Sigurisht që me shumë dhimbje ai e gjeti ekuilibrin e humbur, gjithsesi nuk dha asnjë shenjë. I mistershëm si sfinks, Neli, vazhdoi i vetëm e stoik në bankën e parë. Të gjithë vinim pas tij.

555

Për Luan Dibrën

Kam patur fatin të njoh njerëzit më të shquar bashkëkohës. Disa prej tyre i kam pasur nga miqtë më të vyer. Sidoqoftë, bërthama më e ngushtë dhe e dashur për mua ishin akademikët Aleko Minga, Petrit Skënde e Mina Naqe, ish-pedagogu im shumë i dashur. Por, s’mbetej mbrapa i shtrenjti Luan Dibra. Praktikisht na lidhte redaksia e revistës “Shkenca dhe Jeta”, ku me vlerësimin më të madh për ta, kisha nderin t’i kisha bashkëpunëtorë. Por, kjo qe linja e njohjes. Arsyeja që na bashkonte shumë, duke u bërë 5, bashkë me mua. Ishte dashuria për njëri-tjetrin pa dallime, veç vlerësimit reciprok, ku më pak e vlefshmja isha unë, kurse më i vyeri ishte Leko (Aleko Minga). Nuk besoj të ketë patur gjëkundi tjetër veçse në romane, miqësi si ajo e jona,

539

e thelluar familjarisht, ku sundonte mbi të gjitha humori intelektual, përveç informacioneve më të reja në këtë lëmë, apo të trajtimit të ndonjë teme që hante diskutim përtej ideologjisë. Ishim të imunizuar prej saj, sepse bota jonë ishte ajo e shkencës, por teksa jo çdo gjë në botë ka karakter shkencor, por kryesisht jetik, kjo na hapte horizonte pafund dhënie- marrie opinionesh në këto fusha. Të bisedonim midis nesh me tema të improvizuara, por rreth çështjeve më kardinale të kohës, t’i rrihnim ato duke u hedhur degë më degë secili me intuitën e imagjinatën e vet, ishte sikur të zgjidhje rebyse. Nëse për atë mbasdite mbeteshin ende në ajër do të zgjidheshin herës tjetër kur do të takoheshim sërish. Apo s’ishin të pashëm miqtë e mi! Njëri më shumë se tjetri. Por dhe punonim fort. Këshilli i Bashkëpunëtorëve Shkencorë përbëhej nga 30 autoritete akademike. Secili kryespecialist në fushën e vet. Duhet thënë që një nga bashkëpunëtorët shkencorë ishte Sali Berisha, natyrisht për fushën e mjekësisë. Me këtë, dua të theksoj nivelin e lartë e shumë të përgjegjshëm të Këshillit Shkencor të revistës. E. Hoxha e pëlqente shumë revistën dhe çdo numër do ta diskutonim bashkë. Thashë më parë që ishte e vetmja revistë apolitike, por më vonë kjo mund të thuhet vetëm për 90% të saj. Nuk e di se si e solli rasti, për të ndenjur kokë më kokë me Mehmet Shehun (ndoshta në dasmën e Bashkimit, ku e di që më ka kushtuar kohë dhe vëmendje). Më tha që e vlerësonte revistën. M’u bë qejfi, se e njihja atë si metikuloz. Kjo kishte domethënien e saj, që revista ndonëse kishte karakter divulgativ, esencën shkencore e kishte të saktë. Por, më shumë u hidhërova, se pikërisht

540

M.Shehu më thotë: “- Por revista siç ka titullin përfshin dhe jetën dhe shkencën. Doktrina Marksiste-Leniniste është shkencë, madje nuk e di se sa e di ti, që ajo është shkencë ekzakte. Ndërsa jeta pa marksizëm – leninizmin, këtu te ne nuk zhvillohet. Kjo është një mangësi e theksuar, që duhet ta korrigjosh medoemos. Madje kryeartikulli duhet të jetë me këtë temë”. M.Shehu s’më la mundësi të shpjegohem, duke më prerë vazhdimisht fjalën (ndoshta nuk isha unë ajo që duhet ta dëgjonte e heshtur), por duke qenë edhe kategorik. “- Deri dje mungonte marksizëm – leninizmi në këtë revistë. Sot e tutje nuk duhet të mungojë!”. Përpos që kuptova që vëmendja e tij për revistën ishte rritur me praninë time në të, më vuri këmbët në një këpucë. Nuk ia thashë E. Hoxhës. Nuk më bëhej të ngrija kritika për krahun e tij më të fortë. E. Hoxha, kur pa numrin e parë pas urdhrit të M. Shehut, tashmë të politizuar me kryeartikull mbi socializmin shkencor, ngriti kokën nga artikulli e më pa i habitur: – Po kjo, pse?! – Kështu, kështu… !-më tha M. Shehu. Enveri nuk foli. Më kish dëgjuar me vëmendje pa e dhënë veten as me shprehjen e fytyrës. Unë kisha ruajtur më parë krahun e tij të fortë, tani ai e ruante dhe nga unë çfarë përfaqësonte M. Shehu për të dhe partinë. Interesante ishte se në Këshillin e Bashkëpunëtorëve Shkencorë ishte Petrit Skënde që kundërshtoi me insistim për të mos dalë asnjë numër i revistës me këtë deformim. Petriti theksoi: “- Të mos e politizojmë revistën. Jo thjesht si e vetmja apolitike, por kjo revistë ka qëllim specifik, shumë larg politikës. Ne duhet të trajtojmë sa më cilësisht të rejat e shkencës jashtë e brenda vendit. Ky është qëllimi i revistës!”. Më troç nuk fliste dot. Unë nuk i lashë shteg këtij

541

diskutimi. U përgjigja shumë prerë sado me shumë dhimbje. “- Është orientim nga lart!”. Çuditërisht, as aty në këshill e as Petritit më vete, të cilin e kisha nga miqtë më të vyer, nuk i thashë që ishte detyrim prej M. Shehut, ndërkaq që të gjithë e kishin marrë me mend që kjo vinte prej E. Hoxhës. Unë kisha mendësinë e qytetares së rregullt, ndaj dhe harroja me ç’sy më shikonin të tjerët. Nuk e kam konsideruar kurrë E. Hoxhën si mundësi më vete, pra personale. Ndaj, unë ndoqa “urdhrin shtetëror e partiak”. M. Shehu ishte kryeministër, por partia nuk ndahej nga shteti, shteti nuk ndahej nga partia. Ndërkaq, u ndjeva shumë krenare që Petriti e kundërshtoi këtë urdhër në Këshillin Shkencor, ndonëse shumë e keqardhur që duhej të nënshtroheshim. Për sa i takon Luanit, si ekzekutor apo ndjekës i kryeartikullit, kishte ulur kokën dhe e tundte me nëntekst që lexohej qartë. Ndaj, dua të përqëndrohem tek i shtrenjti Luan, sepse për të ka një histori të posaçme që lidhi miqësinë tonë deri në fund të jetës, ashtu si dhe me të tjerët njëlloj të pandashëm, ndonëse sot dy prej tyre ndodhen në pika të ndryshme të globit. Siç kam thënë, vajta drejtore, e revistës “Shkenca dhe Jeta” në vitin 1977. Redaksia përbëhej nga 4 persona simpatikë: Vasil Melo (që në ’90-n u bë kryetar i Partisë së të Drejtave të Njeriut), redaktor shumë i përgatitur që respektoheshim reciprokisht; nga Bujari që zëvendësohet shpejt nga Gëzimi, piktor i revistës dhe i dashuri Meksi Xhufka, fotografi i saj. Ndodhi që Vasil Melon e largojnë për biografinë. Më duhej urgjent një redaktor, meqë organika përmbante 2 redaktorë. Kisha dëgjuar shumë në redaksi për Luan Dibrën si ish-kryeredaktori më i suksseshëm i revistës, larguar

542

prej biografisë, e në çastin përkatës skenarist dokumentarësh në Kinostudio. Pa u dyzuar asnjë çast vendos ta rimarr në redaksi. Vete në Kinostudio, e takoj dhe i propozoj të vijë me kompleksin tim të shprehur qartë se a do të pranonte ai të vinte në atë redaksi ku kishte qenë kryeredaktor, nga e kishin hequr, për çka do të kishte pësuar dhimbje e poshtërim, në rastin konkret redaktor ai dhe unë kryeredaktore. Luani, që i kishte fjalët e pakta, por tejet të përpikta u përgjigj: “- Jam i lodhur, puna aty është më e ngjeshur dhe e përditshme sesa puna për një skenar dokumentari”. Në mënyrën më të padjallëzuar, vërtetësisht të ndjerë, madje duke besuar absolutisht te vetja i them: “- Të çlodh unë”! Ndonëse i befasuar, Luani s’pati ç’të thotë. Erdhi e gjithmonë më përsëriste këtë frazë unikale për të, jo thjesht në raport me të, por sipas tij unikale që një njeri të kishte vullnetin për të çlodhur tjetrin pa interes. Ky fakt ishte i hatashëm për të. Ndërsa aspak për mua. Unë e thashë se aty më çoi shtegu i muhabetit, por edhe mos ta thosha njëlloj do ta bëja pa e deklaruar. Sepse kjo isha unë. Sepse ishte kjo që bëja me E. Hoxhën. Ishte kjo që bëja me këdo njeri të rëndësishëm apo të parëndësishëm. Ishte kjo që bëja me qen, me mace, me zogj, me lepuj, deri dhe me drenushën time Keti që e ushqeja mbi dorën time, deri sa më lëpinte në mbarim të ushqimit. Ndaj, jam e lumtur që rasti solli t’i shprehem Luanit kështu, sepse kam bërë veten pa asnjë pretendim, vetëm bindje për veten ndaj përkushtimit për tjetrin. I dashuri Luan erdhi, dhe të punuarit me të ishte një çlodhje reciproke si njeriu më komod që njoh. Me grua Valin e mrekullueshme, me djalë të mençurin Alban,

543

artistin në kirurgjinë kardiake që donin ta mbanin në Gjermani, por erdhi për t’iu gjendur prindërve tashmë të moshuar, Luani ka rrezatuar për cilindo komfort shpirtëror. Ndaj, realisht respekti midis meje e Luanit në vitin ‘78 kur realisht ai ishte kryeredaktori im, përveçse redaktor i shkëlqyer, me informacion shkencor me gamë tejet të gjerë e kontemporan, ishte një realitet mbresëlënës. Jashtëzakonisht nostalgjike, kohët e fundit mar Valin në telefon dhe pyes për Luanin, se ai vetë është i rënduar nga shëndeti dhe nga mosha, duke qenë e sigurtë që përqafimet e mia do t’ia transmetojë e dashura Vali. Me këtë insistim kam punuar për të marrë redaktorin tjetër Skënder Shkupi – matematicien në Shkollën e Bashkuar Ushtarake. Mezi e lanë eprorët e tij, por edhe Skënder Shkupin e tërhoqa në zemër të KQ-së të Rinisë, organ i të cilit ishte revista, edhe pse siç ndodhte rëndom në kohën e luftës së klasave edhe ky kishte “difekte” në biografi. Skënderi erdhi vonë në redaksi, kur pak a shumë unë bëhesha gati të shkoja në ATSH. Nuk pata kohë të njihesha mirë më të, por e respektova për profesionalizmin e tij. Por, si Luan Dibra nuk bën kollaj një nënë. Lum ajo nënë që e ka lindur, lum Vali që e ka bashkëshort, lum Albani që e ka baba! Kështu, në punë e sipër, vendosa të shkoj vetë në minierën e Valiasit, gjithmonë e shoqëruar nga Luani. I heshtur, i bindur prej mençurisë, absolutisht jo prej nënshtrimit, kësaj radhe ai kundërshton: – Jo! Ju s’duhet të hyni brenda nëpër tunele. Mjafton të vizitoni sipërfaqen dhe uzinën e përpunimit të qymyrgurit (si inovacion i kohës). Natyrisht unë nuk u ndala. U veshëm si minatorët me çizme të mëdha dhe kapelen me ndriçuesin në ballë. Tek më kujtohej

544

Kronini me “Dhe yjet rrinë e vështrojnë”, shkrihesha gazit duke parë Luanin minator të preokupuar tej mase që më shihte mua minatore. Insistoi deri në fund: – Futemi vetëm unë e Meksi (edhe ai i veshur minator), ju rrini lart, ju lutem kemi përgjegjësi për ju! – Keni përgjegjësi për mua, por nëse ju gjen gjë jo vetëm juve por cilindo minator, le të më gjejë edhe mua. Fotot brenda në llavë, ku minatori gjysmë i shtrirë godiste shtresat e qymyrgurit janë mbresëlënëse. Deri sa u kthyem në redaksi s’pushoja së qeshuri nga fytyra e zbehtë e Luanit, pastaj iu ktheva: “- More mos ke pasur frikë për vete ti të zbrisje nëntokë dhe ma atribuoje mua?”. Luani, më fisniku njeri që njoh, veç tundte kokën me nëntekstin: “- Ç’na ka gjetur me ty!”. Kur dilnim nga puna, çdo ditë do të ecnim ngadalë se muhabetet tona qoftë edhe prej imagjinatës prej punës që dashuronim nuk mbaronin kurrë. Ndaj, do të ndaheshim vetëm kur unë të mbërrija në hyrje të Bllokut, për të notuar në atë oqean të qetë intelektualizmi të nesërmen. Nëse më erdhi keq që ika nga revista për në ATSH, ka qenë veç prej Luanit. E çuditshme ndërkaq që vetëm ai nuk më tha asnjëherë që të mos largohesha. Por s’kish nevojë, se ai e dinte që unë e dija. M. E., shefi im i madh më lutej që të mos largohesha, Leko po ashtu. Bashkëpunëtorë të tjerë po ashtu. Por unë kisha ndërruar vizion për të ardhmen dhe s’mund të mbetesha në vend. Në ’83-në shkoj në ATSH. Një ditë, duke shkuar në punë, në anë të Lanës, dëgjoj që më thërrisnin nga mbrapa së largu: “- Lili, Lili….” Kthej kokën e shoh Luanin. Fluturoj nga gëzimi

545

e i them nga shqetësimi mos ishte lodhur nga nxitimi. – Që kur ke që më ndjek? – Gjatë gjithë jetës, – tha Luani dhe filluam të qeshnim me të madhe prej humorit të tij të hollë. E gjitha kjo që shpalosa është veç mall për Luanin. Apo për kohën e tij në kujtimet e mia. E pse jo, më pas do të ndeshesha me problemet e panjohura për mua të presionit diktatorial në shtresën e thjeshtë. Siç duhet vënë në dukje që Luani nuk u bë dot kryeredaktor, sepse në çast u zëvendësua nga një tjetër bllokmen, djalin e Hekuran Isait. Por, shpejt do të vinte liria e shumëpritur që për ishnomenklaturën, e sidomos për ne të Enverit, do të shprehej me një revansh në dukje të papërmbajtshëm, por krejtësisht të kontrolluar nga suksesori dhe gruaja e E. Hoxhës. Gjithsesi, unë e Sokoli nuk e dinim programimin e fshehtë, por dhe realisht e ndjemë presionin më tepër se pjesa tjetër e familjes që “rinte” te xhaxhi Ramiz në atë kohë ende President i Republikës. Na u largua gjithkush, siç dhe na u ofrua gjithçka që të shiteshim. Kujtimet janë të trazuara edhe sot, pra duheshin vena të forta të ruaje ekuilibrin. Shumë njerëz të mirë kam njohur gjatë jetës, që kanë zenë vendin me historinë e tyre tek unë. Si Nazim Skuqi, ish-anëtar i Komitetit Qendror, me të urtën Bukurie. Nazimi ishte dhe mbetet aq i natyrshëm dhe i vërtetë në miqësinë tonë. Kujtoj se ai vinte gjatë diktaturës në shtëpinë tonë edhe në prani të Nexhmijes. Sa kjo me Ramiz Alinë pas ‘90-ës e kanë persekutuar familjarisht. Pas kthimit nga Kanadaja, përpiqesha të rrëmoja një tunel urithi për të dalë ku të mundja në media që të dëgjohesha nga opinioni publik. Fatmirësisht nuk ishte nevoja deri aty.

546

Ndjeshmëria si njeri e Fahri Balliut më ka prekur që në atë çast e sot e kësaj dite. S’më ka zhgënjyer asnjë moment në raport personal. Si shkrimtar, sa vjen e më i shquar, brenda e jashtë vendit, por objektivi i tij nuk mund të jetë problemi im. Jemi në demokraci apo jo?! E po nuk e kuptuam shumë mirë këtë unë e Fahriu, kush do ta kuptojë?! Por nuk mund të ketë miqësi të mirë dhe të vërtetë midis shokëve dhe shoqeve pa gratë e bashkëshortët e tyre. Në këtë rast roli i bashkëshorteve është vendimtar. Ato janë ndoshta më të plotësuara se burrat e tyre – shokët e mij. Ndaj dua të shpreh mirënjohje për këto gra të emancipuara së brendshmi, e po ashtu me besim të plotë te unë, që i nderoj pa masë. Siç duhet të keni lexuar “Gruaja me akullore” është Beti Skënde. Minai me Betin e vet ndodhen në Kanada. Elsën e Lekos e quajnë halla, se u gjendet të gjithëve. Vali e dhimbsur okupohet 24 orë për 24 me Luanin e dashur. Kurse Jeta e Fahriut rrezaton energji aq pozitive sa të ripërtërin. Një puthje të madhe të gjithave kudo që janë, në tokë apo parajsë.

547

Temë e befasishme kjo, krahasuar me “Gruaja me kone”, “24 orë nga jeta e një gruaje”, “Letra e një të panjohure”, “Amok”, “E fshehta përvëluese”, etj. etj. Jo kjo temë, dhe as gruaja në fjalë s’ka asgjë të veçantë për të bërë letërsi të madhe dhe natyrisht që ky s’mund të jetë qëllimi im. Por e madhe ishte qetësia që rrezatonte ajo grua në orën e zenitit në një ditë vjeshte, në mes të bulevardit bosh, duke ngrënë akullore. Thashë qetësi?! Kjo është shumë pak, se gra që hanë akullore sheh rëndom. Por, ky rast me ngjalli impresione të cilat që atëherë i kam analizuar. Them atëherë, se ishin vitet ’70, siç vetëm në atë kohë bulevardi kryesor te parku “Rinia” mund të mbetej bosh. Ajo grua, kishte një pamje më tepër se të rregullt. Nuk mund të vije re se çfarë kishte veshur, por të kuriozonte për kujdesin me të cilin trajtonte veten. E veshur me kujdes, e krehur me kujdes,

534

me ecje të posaçme të sajën, jo të përpunuar, as pretencioze, ajo grua vetiu nuk të linte indiferente. Përkundrazi, të bënte të ndaleshe te thjeshtësia e studiuar, por më tepër natyrale e paraqitjes së saj, që me sa dukej e kishte domosdoshmëri. Pra, padyshim ishte një grua e kultivuar. Gra që dalloheshin nga paraqitja ka pasur në çdo kohë, por shumë nga ato ishin tepër të vëmendshme për përshtypjen që duhej të linin te të tjerët. Është e natyrshme madje është në llojin e saj, që gruaja të pëlqejë të jetë e vëzhguar. Kjo ka qenë dhe mbetet pika e dobët e gruas, këtij qëllimi i kushton tërë vëmëndjen për t’u mbajtur e ujdisur. Kjo është dobësia normale dhe kaq e dendur, sa mund të thuash dhe e domosdoshme e seksit të bukur (s’më pëlqen shprehja “seksi i dobët”, ndoshta se jam vetë grua). Dhe ka një arsye edhe pse vjen në rrugë instiktive, arësye jetike kjo për një grua. Se në qoftë se nuk kujdeset fare për vete, ajo nuk të ngjall as interes, as respekt. E pra po s’pate respekt për veten, si mund të të respektojnë të tjerët?! Natyrisht çdo gjë me masë, së paku mua, nuk më pëlqejnë njerëzit, në këtë rast gratë që i japin vetes shumë rëndësi. Ndaj, kjo grua me trup të rregullt, me gjatësi normale, me flokë gështenjë të kthyera paksa jashtë në stilin e atyre viteve, me sy po gështenjë, një brune paksa më e theksuar se një grua tjetër me tipare te gështenja, të tërhiqte me pamjen e saj të përkorë, pa qëllimin për të rënë në sy, tek hante akullore. Nuk e di nëse do të më tërhiqte vëmendjen për cilësitë e saj po të mos ishte akullorja. Ashtu sikurse një akullore nuk mund të të bëjë të ndalesh së vëzhguari gruan që e mban në dorë atë. E pra, kjo

535

grua dhe akullorja përbënin një impresion. Një impresion të mrekullueshëm, të shumëfishtë e të vështirë për ta zbërthyer. Sepse impresioni i parë tepër emocional ishte personaliteti i kësaj gruaje që i vinte kaq natyrshëm prej botës së brendshme, për të cilën ajo vetë mund të mos ishte koshiente. Akulloren e duan të gjithë. Fëmijët që gëzojnë grupe grupe apo me prindërit, njerëzit që ulen mbasditeve në lokale për një akullore, përveçse në fund të një dreke apo nje feste ku serviret akullorja. Dua të them që akullorja krijon një situatë gazmore në kolektiva sado të vegjël. Kurse gruaja brune, duke ecur vetëm në mes të bulevardit, përbënte një fenomen moskokëçarës në kohën e “tejçarjes së kokës” prej paragjykimeve, prej mentaliteteve, që sipas tyre kjo grua duhej të ngutej kokulur për problemet familjare. Aq sa ajo nëse nuk të dukej e guximshme, me doemos të dukej e çliruar. E çliruar për nga qetësia e brendshme e admirueshme. Në jetët e vogla e monotone të njerëzve të asaj kohe, ky episod mund të duket krejt i zakonshëm, sidomos sot, por s’është kështu. Duke iu referuar gjithmonë të kaluarës, cilado jetë njerëzore kishte të drejtën të ishte cilësore për aq sa mundej. Në këtë kuptim akullorja nuk është asgjë e veçantë për cilësitë e jetës. Madje, të shikoje me akullore në dorë një grua të parregullt nga mospasja e kohës, e mundësive, e kujdesit dhe gustos vetjake etj. etj., do ta konsideroje thjesht që po i jepej dëshirës gastronomike. Pamja e saj do të ishte pamja më e rëndomtë që mund të hasje kudo. Ndaj, nuk ishte kurrsesi akullorja që më tërhoqi vëmendjen te gruaja e pashme. Ishte mënyra si harmonizohej figura e kësaj gruaje të regullt, duke shijuar krejt e

536

vetme akulloren. Kishte një befasi këtu, diçka që harmonizohej tepër, ashtu siç nuk mund të hasej rëndom. Në fund të fundit, vetë fiksimi si impresion i imi “gruaja me akullore”, nuk mund të ndodhte për cilëndo grua. Kjo grua, me qenien e saj, edhe më tepër prej akullores, të jepte mësim. Një mësim abstrakt siç janë impresionet, që o e kap ose jo. Por po ta kapje, ishte special. Njeriu tenton të evitojë çdo gjë të neveritshme, meskine, materialiste, por do ta kënaqë shpirtin me çdo gëzim të vogël të jetës. Asnjë grua e rregullt si ajo nuk do të hante akullore në atë çast, në atë vend, se do t’i dukej shkujdesje për veten, në rrugë, në mes të bulevardit kryesor, karshi hotel “Dajtit”. Gratë janë tejet të kompleksuara në këtë drejtim dhe e kanë gabim. Kurse duke parë këtë grua të pashme që ecën ngadalë duke shijuar pa çarë kokën akulloren e saj, pra duke shijuar kënaqësinë e saj të çastit, të bënte të mendoheshe se çfarë kishte këtu. Diçka që shkonte shumë apo diçka që nuk shkonte fare? Moskokçarja e saj po prishte rregullin e vendosur nga ajo vetë, me rend të caktuar që reflektonte që në pamje, aq sa të dukej sikur me syrin e mendjes po i shikoje sirtaret e shtëpisë me objekte të sistemuara në mënyre metikuloze. E pra nje grua e tillë, padyshim maksimalisht e rregullt, nuk kishte frikë nga vetja e saj t’i jepej dëshirave fare fare të vogla, krejt krejt të saj, pa prishur regullin e jetës, ndonëse për momentin ishte kthyer në fëmininë e saj. Çka merr njeriu në fëmijëri e mbart si cilësi për tërë jetën. E pra ky turbullim i imi i “prishjes” së një rregulli strikt abstrakt, që rrezatonte kjo grua, njëherësh me ngrënien e akullores, ishte gjëja më e paqme që kisha parë. Ky peizazh ishte

537

i denjë për një etyd pikture, për një mikrolibret operistik. Ishte një temë që fliste shumë, vetëm ta dokumentoje me një shkrepje aparati në celuloid. A do të kish presion maskilizmi në jetën e saj? Apo presion feminizmi si gjëja më e urryer e luftës brenda llojit?! Pa bërë përjashtim nga rrethanat e çdo gruaje tjetër, kjo grua dukej një fitimtare. Kjo grua, thyente gjithë meskinitetet e vogla. Kjo grua nuk i jepte shumë rëndësi vetes edhe pse ishte e pashme. Por, kjo grua i jepte shumë rëndësi jetës së saj.

538

Nuk dashuroja as unë as ti,

por dashuronte dashuria.

Një dashuri, një fshehtësi,

më e fshehtë se fshehtësia.

LASGUSH PORADECI

Njeriu nuk rron dot pa dashuri. Në kushtet kur kjo është e pamundur, ai vetëm mbijeton si gjallesë me tru e intelekt të zhvilluar, krahasuar me gjallesat natyrore që domosdoshmërisht riprodhohen sipas ligjit darvinian. Seksi, lidhjet sipërfaqësore, qoftë edhe aktet sporadike dashurore midis burrit dhe gruas janë domosdoshmëri po aq biologjike si ushqimi, si gjumi etj. Por marrin më tepër rëndësi në zbukurimin e jetës, sepse njeriu ka nevojë për ushqim ndjesor siç edhe e prodhon atë për tjetrin. Ai ka nevojë të marrë e t’i japë ato në çfarëdo lloj lidhjeje minimale dashurie, qoftë edhe në intimitetin e një lidhjeje kalimtare. Lidhje të tilla janë të vjetra sa vetë jeta. Madje edhe prostitucioni në nderim të mundësisë për të falur pak dashuri njerëzore të vetmuarve të pashpresë, është konsideruar shoqërisht si institucioni i autorizuar zyrtarisht i dashurisë nga

527

vetë njerëzimi. Por këto i di gjithkush, përveçse i ka provuar gjithkush. Ndaj unë e kam fjalën tek e ashtuquajtura dashuri e vërtetë. Tek ajo, që është esencialisht vetëm ndjenjë, krahas intimitetit fizik. Tek dashuria e painteres, përveç interesit sublim për t’u mos u ndarë nga njëri-tjetri deri në ikjen nga kjo jetë. Është folur, është shkruar, të gjitha zhanret e artit janë shprehur për dashurinë, çka edhe për mua dashuria do të ishte “muza” e jetës. Ndaj, dashuria meriton kultin e saj. Kush mund ta përcaktojë këtë?! Kush ka ndjerë në mënyrë të tillë?! Të gjithë ata që kanë ndjerë të paarritshmen dot, doemos duhet t’i tregojnë botës historitë e tyre. E kështu të kemi pasqyrime prej saj të mbledhura bashkë, që do të përbëjnë almanakun e dashurisë. Sepse askush nuk e merr dot autorësinë e përkufizimit të dashurisë. Si pafundësisht e papërcaktuar, si dhe të ndjerit individual është edhe më i pafundëm. Por, në përpjekje për të folur paksa ndryshe për të, do të përpiqem të konkretizoj ndonjë drejtim, ndonëse shembuj të paharrueshëm kemi nga letërsia klasike dhe kontenporane, të shprehur në formën më sublime të saj. Për shembull, nga letërsia ruse, kur i shoqi që e adhuron gruan e tij, merr mbi shpinë të dashurin e saj të plagosur në luftë, për ta shpëtuar në të mirë të së shoqes. Apo nga ç’na jep Floberi etj. etj. Shembujt që do të sjell nuk kanë qëllim historinë e dashurisë, por moralin e saj, ndaj s’kanë të krahasuar me hyjnoren, ndonëse autorët pretendojnë të kenë patur akte të përtejme dashurie. Rastin më naiv e marr me kënaqësi të pamasë nga jeta ime, si rast tejet i pastër. Sado paradoksale të jetë adoleshenca apo pararinia, ajo në vetvete është e kristaltë, duke u turbulluar

528

doemos aty-këtu në kërkim të vetvetes. Gjithnjë kam menduar që kisha fat, që Toli im të mos ishte në një klasë me mua, përndryshe automatikisht do ta konsideroja vëlla, siç ndodhte me të gjithë djemtë e klasës. Dhe kam pasur pranë djelmosha të pashëm dhe inteligjentë, që vërtetuan veten përgjatë gjithë jetës, si p.sh. V. A. që u bë kryeministër i vendit. Ruaj për të, të njëjtën ndjenjë vllazërore, si në ato vite të gjimnazit, po ashtu kur ishte kryeministër, si edhe sot, me një konstante që nuk ndodh rëndom midis njerëzve të zakonshëm. Mund të isha e adhuruara e tyre, por ata më në fund e kuptuan që unë s’mund t’i përgjigjesha kujt. Më vonë, kur u pa nga të gjithë që Sokoli më kish vënë syrin, ata u ndjenë në “disfatë” e sipër. Është e kotë të shpjegoj më tej këto ndjesira, duke jetuar lumturisht jetën time me botën e madhe brenda. Kështu, një shoku im shumë i dashur, e pati kuptuar, sepse rrinte tërë kohës me mua edhe pse e dinte qëllimin e Tolit. Prindërit e këtij shoku më adhuronin e më shihnin me keqardhjen e hidhur të “mollës së ndalueme”. Mirëpo ditët iknin, gjimnazistët njiheshin me fluksin e vitit të parë, me vajza mrekullisht të bukura. Shoku im i pandarë, pëlqeu një vajzë me fytyrë të zbetë prej ebaniti, e sjellshme, paksa timide siç ishin vajzat e vitit të parë. Për shokun tim puna vajti aq larg e nga që ndante çdo muhabet me mua më tha: “- Unë dua që ta takosh ti! Po nuk e pëlqeve ti, po nuk e aprovove ti, nuk bën për mua”. Jo vetëm u surprizova, por u ndjeva dhe përgjegjëse për misionin që do përcaktonte zgjedhjen e përjetshme të shokut tim, siç nisej e zakonisht jeta në çift në atë kohë. Shqetësimi më i madh i shokut tim kishte të bënte me faktin se vajza ishte

529

çame. Pra kishte të bënte me paragjykimin e rëndomtë të mediokritetit. I them: – E çfarë pastaj? Lëri këto paragjykime. A është shqiptare? Atëherë është si ti e si unë. Mbaroi puna! Kështu, caktuam ditën kur të njihesha nga afër me vajzën yll, dhe ashtu iu shpreha shokut tim: ” – Mos e lër të të ikë këtë yll, e qofshi të lumtur!”. I kam takuar më vonë, të shumuar në familje me dy djem e të mbetur përgjithmonë të dashuruar. Ishte thjesht nostalgji nga e kaluara për pastërtinë e dashurisë së asaj kohe, çka shpreha. Rastet e tjera që dua të prek janë më problematike, siç m’i kanë treguar, për çka më kanë kërkuar dhe ndihmë për t’i zgjidhur. I përkasin periudhës pas viteve ’90, ku liria e shfrenuar e seksit nuk mjaftonte. Siç çdo lloj revolucioni që tejkalon vetveten, shpërthyen prishjet e familjeve, pati tendenca bigamike apo gjithfarësh. Ana me dy vajza të vogla, njëra më e bukur se tjetra, përfshi dhe t’ëmën e tyre, më tregon se burri i saj kishte rënë “marëzisht” në dashuri me një grua të martuar. Fatmirësisht, shemra nuk donte të ndahej nga i shoqi në ruajtje të familjes së saj, ndërkohë që burri i Anës insistonte të martohej me të. I shoqi i Anës i lutej të dashurës, i lutej e i lutej të martoheshin. Kjo grua, pati aq mend, sa të mos abandonojë familjen. Befas, i pashpresë, burri i Anës i ngre problemin të dashurës: “- Mirë, ti s’do të martohesh me mua, kjo është njëra çështje. Por unë e dua një djalë, se Ana s’ma jep dot. (Në fakt Ana kishte bërë disa aborte të rrezikshme, fëmija ishte vajzë). Ndaj, unë djalin do ta bëj me çdo kusht, me cilëndo grua, por dashuria ime je ti! Dhe ti do të mbetesh përgjithnjë e tillë!”. Mëkatarja u tërhoq për

530

interes të saj, por duke i thënë atij troç se të kërkosh djalin tjetërkund, ky do jetë gabimi më i madh i jetës tënde! Fundi i kësaj dashurie jashtëmartesore, i bëri më së fundi Anën me të shoqin me djalë. Një tjetër më rrëfeu e lumtur që kish arritur kulmin e mundësisë së një dashurie. Burri i saj e donte aq shumë sa i kish deklaruar: “Të dua më shumë se fëmijët !”. E pashë me keqardhje për në dukje egoizmin e saj ndaj fëmijëve, por në realitet për boshllëkun e botës së saj shpirtërore. Ajo nuk e kuptonte që ishte e sëmurë në këtë dashuri, por që më i sëmuri në këtë martesë ishte i shoqi. Pse ai e donte gruan në interes së vetes së tij. Madje as në interes të fëmijëve. Ky “burrë i pashoq” nuk mund të ishte as për vete, as për gruan, e sidomos për fëmijët e tij.

* * *

Kam lexuar që e vogël nga letërsia e huaj librin “Dita, bijë njeriu”, emrin e autorit nuk e mbaj mend. Dita ishte fare e re, por sidomos krejt e paditur, aq sa nuk dinte se ç’pasoja sillte t’i jepje trupin një mashkulli. Ajo nuk donte, ishte veç një punëtore e varfër e injorante jo për faj të saj. Ai, djali i padronit, i lutej, i përgjërohej, qante dhe Dita e ngratë pranoi vetëm për ta ngushëlluar, pa përfituar asgjë humane, nga padija, veç ndjenjës altruiste të saj për ta qetësuar atë. Me kohë, Ditës ju rit barku dhe ajo ende nuk kuptonte. E përzunë. Kur lindi, e urrente me tërë qenien atë maskara, që kish përfituar nga padija e saj. Të përfitoje nga padija për pasojat që mund të kishte, ishte më keq se sa ta përdhunoje. Djali ra në dashuri dhe i shkonte mbrapa po duke qarë. Ajo e urreu tërë jetën, prej abuzimit të tij ndaj altruizmit të saj, qoftë

531

edhe rrjedhur prej injorancës. Kështu, desha të dal në hullinë e dashurisë altruiste, në dukje dashuri divine. Rasti në vijim nuk është më i çuditshëm për t’u kuptuar, por më tragjik, duke na treguar se deri ku i çon dëshpërimi njerëzit. Jemi gjithmonë tek dashuria, por a jemi tek ajo e duhura?! Te dashuria e shëndetshme, apo duke qenë të traumatizuar rrëzojnë edhe personin që me altruizëm ju është përgjigjur?! Parë edhe në vetvete, altruizmi mund të jetë vepra dhe ndjenja më e lartë e njeriut, por nuk prodhon dashurinë e kërkuar. Ngjarja në vijim, ka të bëjë me faktin që dashuria nuk ka moshë. Por, duhet patur parasysh që mosha ka kufi. I mbetur i ve, pas të 70-ave, një burrë me diapazon të gjerë përgatitje vetjake përveç profesionale që në të ritë e tij, siç e njihte ajo që ma rrëfeu, i kthehet kësaj miqësie të vjetër, mbetur ndoshta thellë thellë potencialisht dashuri e ndrydhur. Gruaja në fjalë, e mbetur dhe ajo e ve, e ngushëllon dhe doemos vazhdojnë miqësinë e vjetër, duke qënë të dy të lirë. Befas, burrit në moshë i hapet horizonti që e kish pasur të mbyllur. Ndjehet sikur shoqja e nxori nga pusi ku kishte rënë. Kjo grua, paskësh qenë shpëtimi i tij, ndaj ai jetonte kaq intensivisht me këtë dashuri sa kishte frikë se mos e humbiste. I lutej Zotit të mundësonte jetëgjatësinë e shëndetin për të jetuar këtë lumturi, qoftë dhe idealisht për kushtet apo moshën. Shoqja e tij lumturohej tek shikonte shokun e vjetër të ringrihej nga vetërrënimi, madje t’i futej dhe hobeve të vjetra. Nën këtë kënaqësi altruiste të saj për këtë shok të dashuruar “si kurrë ndonjëherë” befas ai i thotë: “- Dua të shkojmë së bashku në një kishë, ku të lutemi për ne të dy. Aty do ta pranoj, po ma

532

dhe lirinë. Madje vetëm po ma dhe me shkrim lejen për të gjetur një grua për të bashkëjetuar, vetëm e vetëm për të siguruar jetesën në këtë moshë. Ndërsa dashuria e jetës sime je ti, dhe midis nesh nuk do të ndryshojë asgjë. Po s’të pashë fytyrën nuk rroj dot!”. – Ç’të bëj?- më tha gruaja e shkretë duke qarë. Teksa ia dha me sinqeritetin më të madh lirinë për t’u lidhur me një tjetër grua, përderisa për kushtet dhe moshën që kishte nuk i përgjigjej dot nevojave të tij. – Epo më vjen keq të të lëndoj, i thashë,- por morali i kësaj fabule është se edhe dashuria altruiste është e gabuar, kur i dedikohet atij burri, që siç thonë shpesh është shoku i qenit. E pra, më e shëndetshmja është pikërisht ajo dashuria pa asnjë lloj interesi material apo kontraktor. Kur në mes është vetëm nevoja sublime e pazëvendësueshme për njëri-tjetrin. Një marrëdhënie e tillë do të shënonte kultin e dashurisë. Po a ndodh shpesh që po kaq e pastër të jetë nga të dy anët? Kjo mbetet çështja! Nëse çdo dashuri e vërtetë ka individualitetin e saj, e njëra nuk i ngjan tjetrës (përveç të sakrifikuarit për njëri-tjetrin), kjo sërish ka karakter subjektiv parë nga të tjerët. Por, ekziston dimensioni i asaj dashurie, që meriton t’i ngresh kultin e përgjithshëm të dashurisë. Personalisht, mendoj se ekziston testi, që përcakton në vlerë kultin e saj. Testi, pra vlera maksimale deri hyjnore e dashurisë, është shumë i thjeshtë për t’u kuptuar. Si i tillë, ngadhënjen mbi çdo analizë. Kulti i dashurisë i takon atij dimensioni kur e do partnerin më shumë se veten tënde. Pra, siç thashë kulti i dashurisë është shumë i thjeshtë për t’u vlerësuar, por shumë i vështirë për tu arritur.

533

Klishetë letraro-psikosociale do të na thoshnin menjëherë: “E kujt nuk i pëlqen komplimenti?!”. Por s’është gjithmonë apo për të gjithë kështu. Në esencë, komplimenti është lavdërim për tjetrin, subjektiv ose jo, e sidomos vullnetar nga një tjetër. Ndaj, nëse je lavdedashës do ta duash madje do të jesh në kërkim të tij. Ka njerëz që nuk janë lavdëdashës, sidomos të pamerituara, madje edhe e matin mirë vlerësimin që iu bëhet. Normalisht, kjo ndodh me “autoritetet” intelektuale, jo me inteligjencën në përgjithësi. Këta, janë ata që nuk i duan lavdet, se nuk ndjehen mirë nën to. Sepse vepra e tyre nuk është për t’u vënë në kandar. Ata veprojnë, pra kryejnë veten dhe kaq! Çdo gjë që ndodh rrotull në vlerësim apo kritikë, nuk është problemi i tyre por i shoqërisë. Po të ndalemi pastaj në performancën e specifikat e komplimentit, ka vend për t’u zgjeruar shumë, çka s’më intereson, si subjekt pa rëndësi për mua. Gjithsesi, nuk

514

dua të sillem sikur jam kundër tyre, që të mos krijoj reaksione te lexuesi, përderisa edhe një qen i bukur të kënaq ta shohësh, ke nevojë t’ia thuash, pak rëndësi ka se s’të kupton, përveçse edhe ta prekësh e përkëdhelësh. Mirëpo ajo që më intrigon ta quajmë “në kulturën e të dhuruarit të një komplimenti” është fabula që duhet të përmbajë drejtpërsëdrejti, por sidomos me nëntekst performanca e tij, çka do të ishte rast ideal. Sepse ka shumë rëndësi nëse komplimenti është thjesht një bërje qejfi për interes, zakon etj., pra i pasinqertë, apo nga ai i sinqerti i gatuar mirë. Kjo ndodh kur ti e ndjen vërtet atë që do të thuash, nuk ke qëllime dytësore dhe sinqeriteti e bën komplimentin një vlerësim real jo fals. Personalisht, jam shumë skrupuloze ndaj komplimentit, sa preferoj t’i evitoj. Natyrisht vlerësoj dëshirën e mirë të tjetrit, po si të thuash, s’kam nevojë për komplimenta, për të mos thënë nuk i dua fare, gjë që mund të konsiderohet jo feminile, sepse nuk është kështu. Për mua, një kompliment i gjetur mirë përbën një gjini të vogël arti. Ndaj dua të shpjegoj rëndësinë e bërthamës ose thelbit të fabulës substanciale, ose që preka më lart, sepse pikërisht kjo, kur trajtohet mirë e bën komplimentin gjini artistike. Dhe vdektë ai që s’ka nevojë t’i derdhet aq sa ta mbulojë krejt pak art, në çastet e ditnatës së tij. Pra, sipas meje ligji i përgjithshëm i të bërit kompliment të gjetur mirë është inteligjenca dhe sidomos humori diskret në deklaratën apo insinuatën ku përfshihet. Nuk kam pretendimin të bëj ese për komplimentin, por më duhej ky shpjegim për si e kuptoj atë, si e dua unë atë, për të më dhënë vërtet kënaqësi, e sidomos për të qënë i paharrueshëm

515

deri deri në kompliment proverbial. Natyrisht, do të përmend siç do të më vijnë ndërmend disa, sepse nuk është se i kam numëruar apo t’i kem radhitur sipas rëndësisë së tyre. Por situatat që më kanë krijuar janë të paharrueshme.

Raste komplimentash me humor të zi

Në festivalin e fundit të Gjirokastrës në monizëm, që përkoi i pari dhe i fundit për të plotfuqishmin Ramiz Alia, për zakonin servil të shqiptarëve fitoi për herë të parë Shkodra si “vendlindje” e liderit boshnjak. Deri në atë kohë, sërish për zakon servil të shqiptarëve kish fituar Gjirokastra si vendlindja e Enver Hoxhës. Por, duhet thënë, se së paku midis performancave të kësaj radhe të Shkodrës dhe atyre të përvitshme të Gjirokastrës kishte një diferencë të madhe për nga cilësia artistike, sidomos ajo polifonike, çka përbën dhe perlën e folklorit shqiptar të gjithë jugut të Shqipërisë, filluar nga Berati, Tepelena, Himara, pa harruar folklorin e Veriut. Ndaj, të mbledhur të gjithë rreth R.Alisë në shtëpinë e partisë filluar nga Nexhmija e familja e saj e ata të Alisë, komplimentonin liderin për fitoren e Shkodrës. Mua, artificat ma bëjnë mishin kokërr, e “sot” fitoi R.Alia pa meritë kurse çdo vit fitonte Gjirokastra gjithmonë me meritë, ndonëse jo gjithmonë mund të ishte njëshi. Natyrisht që kundërshtova. “Uaaaa, pse”, thanë të parët Nexhmija me suksesorin e pastaj kori. – Se së paku kësaj radhe Shkodra fitoi me refrenin: pula bën ka ka ka, gjeli bën ki, ki, ki, – u përgjigja unë. Tallja evidente si tejkalimi i shakasë nuk ishte aspak indirekte, siç do ta donte Frojdi. Ky ishte një rast tipik i lavdedashësit apo

516

kultdashësit, por ndaj kundërshtimit tim krejt të hapur, kërkush nuk mundi të shtonte gjë. Po flas për rastin konkret që ka të bëjë me vlerësime politike, se Shkodra ka muzikë të mrekullueshme prej mjeshtërish të mëdhenj, përveç muzikës së lehtë, të vjetër e të re. Mjaft të përmendim “Lule bore” që nuk lë njeri pa sensibilizuar, shqiptar apo të huaj qofshin. Nuk po shtroj ekuacion për komplimentin, ndaj më lejohen fluturimet përgjatë temës, se kryesisht ato kanë vetëm qëllimin e kujtimeve, por me titullin në fjalë. Rreth vitit ‘97 po udhëtoja me avion në linjën Tiranë-Athinë. Do të shkoja për t’u operuar me diagnozën “kancer në gradë të fundit në gjëndrrën parotite”, pasi dhe lastrat (analizat) me emrin tim përcaktonin këtë diagnozë. Miku ynë, Nuni Theodhosi, që më kish operuar po atë muaj në Tiranë, kundërshtonte kategorikisht diagnozën, duke theksuar që tumori ishte beninj. Nexhmija kishte vënë “kujën” përpara kujtdo që Liliana do të vdesë. Për etikën, sidomos të saj për diskrecion absolut familjar, kjo “keqardhje” përbënte për mua një çudi. Ndërkaq, habitesha me analizat ekstreme që me sa duket kishin përgatitur “tanët” pas operimit në Tiranë. Kjo, me qëllimin që t’i futesha kimioterapisë e rrezatimit. Nexhmija nuk e mendonte që prej këmbënguljes së doktor Nunit unë do të shkoja në Athinë, edhe pse s’i kishim mundësitë ekonomike. Kështu, me ndihmën e miqve, Sokoli ishte nisur një ditë përpara me makinë, edhe se s’ja dilnim dot ekonomikisht, edhe se do të na duhej makina atje. Ishim në këto kushte, kur u ndodha në avion, e mbyllur në vetvete, përveçse e dëshpëruar se cila do të ishte e vërteta e shëndetit.

517

Pranë meje qëlloi një gazetar. Nuk e njihja mirë përveçse si fytyrë. Ishte shumë xhentil e kërkonte muhabet. Unë mbetesha hermetike. Befas filloi furtuna e avioni lëkundej e kërciste për lemeri, çka përsëri nuk e ngacmonte qetësinë time dramatike. Në ato çaste, gazetari tha diçka që më shkundi, jo në raport me të, por në raport me veten, duke vlerësuar së brendshmi sa therës do të ishte ai dialog autoironie që po mendoja, me rezervën nëse do më kuptonte ose jo. Gazetari tha: “- Liliana, me fuqinë tënde ndaloje furtunën!”. Kjo ishte një gjetje nga ai, që s’ke çfarë i thua vërtet për vlerësimin deri në superlativa mistike. Mirëpo mua qejfbërja më hyri në një vesh e më doli nga ana tjetër, me shkulme të qeshurish përbrenda duke u tallur me veten. Ndaj iu përgjigja: “- Unë nuk e ndaloja dot furtunën në “kohën time” (koha e Enverit), jo më tani!”. Nuk e di a mjafton me kaq, por unë ndjej se në qoftë se dikush ka nevojë për shpjegim, do ta prish krejt këtë kompliment me humor të zi që në vetvete ishte akt fare i vogël arti. Gjithmonë në këto rrethana bëra skanerin në Athinë. Flisja frëngjisht e specialistët më rrinin rrotull me komplimenta si të isha ndonjë diva . Këto “kokola” në inflancion vazhduan deri sa u bëra gati për t’iu nënshtruar procedurës. Vetëm pasi u shtriva, përpos ankthit që të japin spitalet e këto lloj aparaturash, specialisti më pyeti në frëngjishte të rrjedhshshme nëse isha franceze. – Jam shqiptare! – ju thashë, madje me zë të fortë ku ndjehej parashikimi i reaksionit të tyre. Çudia nuk ishte çudi, por keqardhje shumë e dhimbshme për racizmin ndaj shqiptarëve në përgjithësi, kur “spektatorët” u zhdukën me vrap, e mbeti

518

vetëm specialisti. M’u desh t’i them në mbrojtje të shqiptarëve: “- Përse përpara një europiani ju mbeteni me gojë hapur, kurse përpara një shqiptari, që përfaqëson veten njëlloj si ai, ju ikni me vrap?! Ta dija do t’jua kisha thënë që në fillim se më bezdisët si grerëzat pas mjaltit”. Duhet dalluar ndërkaq që mjeku kirurg e konsulenti i tij ruajtën një sjellje krejtësisht të qytetëruar. Sërish në këtë periudhë, pas operacionit të suksesshëm, mjekët grekë shpjeguan se tumori ishte i kapsuluar shumë mirë. Të gëzuar më thanë: “ – Me kënaqësi po të themi që dhe kancerin e kishe të bukur!”. Por theksuan troç: “- Lastrat (apo analizat) që solle nga Tirana nuk ishin të tuat, i përkasin dikujt tjetër. Do të jetë bërë ndonjë ngatërresë!!!”. (çka shpjegova më lart). Ishin kohë që m’u theksua pagjumësia, ndaj shkoj në farmaci me tim shoq e mikun (spiun) që kishim me vete R.Z. i cili bënte çuditërisht një jetë shumë luksoze të pakrahasueshme me cilindo shqiptar emigrant, madje edhe me privilegjet tona në shtëpinë e Enverit. I drejtohem farmacistes në frëngjisht. Ajo nuk komunikonte dot, kështu hyn R. në greqisht. Farmacistja e pyet se nga është ky çift. Përgjigjja normale: “- Janë shqiptarë”. Reagimi i saj ishte i furishëm. “- Në asnjë mënyrë këta nuk janë shqiptarë! Nuk ka shqiptarë kaq të bukur!”. Ne qeshnim dhe ngulnim këmbë që ishim shqiptarë. Farmacistja na goditi në pikën e dobët e të fortë, varet si e merr: “- Në se janë shqiptarë këta, janë patjetër fëmijët e Enver Hoxhës!”. Goditja që pësova ishte e tmerrshme dhe e shumëfishtë. Së pari, shija poshtëruese për shqiptarët, e për më keq për ne, që dalloheshim kaq shumë nga ata. Natyrisht që në atë kohë kishte shqiptarë që ishin prezantuar keq, por

519

afirmacioni i saj absolut që shqiptarët dalloheshin nga pamja për çfarë përfaqësonin, kurse ne ishim një lloj tjetër shqiptarësh (nëse ishim vërtet të tillë) sipas saj, kjo ishte e padurueshme për mua. Së pari, ju lutëm R. të mos ia thoshte njeriu, teksa ai qeshte me të madhe, pastaj ndonëse për vete isha e sëmurë m’u shfaqën para syve anijet ku gëlonin njerëz njëri mbi tjetrin si miza. Të tërë këta ishin shqiptarë. Apo gratë që kapërcenin kangjellat për të hyrë në ambasadat e huaja më 2 korrik, apo të ikurit “me leje” të R. Alisë që vriteshin prapa shpine në kufi, etj. etj., dhe kuptova me hidhërim që ajo kishte të drejtë. Ne dalloheshim nga ata, se s’kishim vuajtur për 50 vjet si ata. Ndonëse në këto vite që flas, palltoja që kisha veshur nuk haej, ndonëse kolltukët e televizorët që ende i kisha në shtëpi nuk haheshin, ne nuk kishim vuajtur. Kjo që po pësonim ishte më se e natyrshme. Ndaj duhej vetëm t’ia dilje jetës, të mbijetoje siç kishin mbijetuar këta shqiptarë për 50 vjet, të cilët në kushtet tona do të ishin po aq të bukur sa ne. Ia thashë këtë episod të tmerrshëm Nexhmijes, natyrisht pa komentet e mia, të cilat i servira të nënkuptuara. Jo vetëm nuk e kuptoi sensin tim të të treguarit, por u xhelozua, kur unë prisja të thoshte ashtu siç kisha vendosur vetë: “- Të mos ia themi njeriu se do t’i lëndojmë më tepër”. Ishte një kompliment shqiptarofob dhe vrastar për ndërgjegjen time.

Raste me humor ylberi

Në vitin 1989, bashkë me drejtorin e ATSH-së, Taqo Zoton, burrë babaxhan, shkojmë në Romë, të ftuar nga ANSA, simotra

520

italiane e ATSH-së. Siç nuk e mendonim, na pritën si delegacion i protokollit të lartë deri tek Nilde Joti, kryetare e parlamentit, në Farnesina (Ministria e Jashtme Italiane) përveç se në gazetat kryesore. Darkave na shoqëronte autoriteti më i lartë shtetëror i gazetarisë, si të thuash homologu i Sofo Lazrit që kishte pak a shumë po atë moshë. Komplimentat italiane nuk duhen marrë seriozisht, se këta s’mund të sillen ndryshe. Por, përshtypje më bëri ky aspekt tek po ndaheshim pas darke. Homologu m’u drejtua: “- Kam një dhimbje koke. Si thua, të marr një aspirinë apo të thërras bjonden?”. E befasuar që më kërkoi mendim jo për të kaluar radhën, apo për “qejfbërje” (teksa isha grua do të ishte mungesë takti), ndjeva ndërkaq besimin e tij tek unë, e ndonëse shumë më e re në moshë, ndjeva dhe barazinë që më ofronte. Ndaj, si shoku me shokun iu përgjigja: “- Aspirinë!”. Dhashë e sigurtë këtë përgjigje, edhe se s’do të më kish hije për të prononcuar alternativën tjetër, sepse ato maniera çastesh kalimtare nuk hyjnë në filozofinë time. – Ashtu do të bëj, – tha ai. Nuk e di ende nëse ka më shumë kuptim seç thashë kjo ndodhi, por m’u bë qejfi që siç më kërkoi mendim ashtu dhe pranoi mendimin tim. Mbrëmjen tjetër u ulëm me disa kalabrezë në moshë të thyer që kishin punuar tek ANSA, shoqëruar gjithmonë me z. Lepri, shumë i respektuar prej meje, në atë kohë drejtor i ANSA-s. Biseda rrotullohej nostalgjike me gotën e verës në duar midis të “tashmes” shqiptare e të kaluarës sipas kujtimeve të gjyshërve të tyre kalabrezë. Shqipen e ruanin mirë. Si të moshuar u mallëngjyen shpejt, e tek më shihnin pa m’i ndarë sytë, i thoshin

521

me zë të lartë njëri- tjetrit: “- Shihe mor shihe vajzën, a nuk është krejt Zhuljeta?”. Tjetri ia kthente: “- Po, po krejt, veç flokëve të saj të gjata” (në atë kohë unë i mbaja të shkurtra). Tjetri më thoshte: “- Bukuri si e saj, nuk është parë gjëkundi as atëherë e as sot!”. Mendova se personazhi do të kish qenë ndonjë artiste e vjetër, të cilës nuk ia kisha dëgjuar emrin, megjithëse pretendoja se kulturën italiane e njihja aq. Ndaj, tek më shihnin të përlotur e kokëvarur nga pesha e kujtimeve për të gjetur Zhuljetën e tyre tek unë, i pyeta: “- Çfarë ka qënë Zhuljeta?”. Me tonin sikur të thonin për shembull “Helena e Trojës”, duke psherëtirë u përgjigjën: “- Ah, ah bashkëfshatarja jonë që ka vdekur prej kohësh. Ne ishim të vegjël atëherë, por Zhuljeta ishte hyjni për të madh e të vogël. Ti je krejt si ajo!”. Mezi mbaja gazin për perceptimin ireal të tyre si Zhuljeta e një bote tjetër sado e bukur të ketë qenë. Mosha e tyre e vera i kish çuar në erërat hiperbolike. Është i paharrueshëm për mua emocioni i tyre si çast shumë i ngrohtë. Nderova pafundësisht nostalgjinë e tyre, teksa ata më nderonin duke iu kujtuar Zhuljetën e tyre, sado larg profilit të saj të isha unë si grua e kohës moderne. Në aktivitetet që na u ofruan, unë kërkova të shkoj në “La Scala”. Ishte paradite, ndaj desha ta prekja nga afër qoftë dhe si muze. Por ishte mbyllur dy javë për remont. Më shoqëronte homologu i shtypit. Unë u mërzita shumë. Ndoshta për këtë arsye ai filloi telefonatat. Shëtitëm 1-2 orë në Milano, deri sa na lajmëruan që “La Scala” u hap. Homologu tha: “ – Ta dish që një gjë e tillë është bërë

522

vetëm për Elisabetën e Ingliterrës!”. Ia dita për nder e mirënjohje. Ja një kompliment me fabulë shumë të fortë qoftë vetëm me një rresht. Po të ndalem në vlerësimet e E. Hoxhës do të kishte shumë, por do të përmend ato që kanë krijuar situata të posaçme. Ai ishte në Vlorë, në pushimet dimërore mars-prill, ‘77-‘78. Unë isha 26-27 vjeç. Në fundjavë shkonim dhe ne në Vlorë. Një të dielë në mbrëmje më kërkuan në telefon nga KQ i Rinisë, se të hënën në orën 12 do të mblidhej Pleniumi i Rinisë me temë “Koha e lirë”, ku do të asistonte R. Alia. Meqë isha te “Shkenca dhe Jeta” më takonte të thosha diçka dhe unë. Përgjigjja ime ishte: “- Nuk vij dot!”. E. Hoxha më pyet për çfarë të kërkuan dhe unë i shpjegova pamundësinë time për të vajtur, se më lajmëruan vonë dhe s’kisha kohë të përgatitesha. – Rrugës! – tha ai. E pashë e habitur pa e kuptuar ku e kishte fjalën. Më shpjegoi: – Do të shkosh patjetër! Do të diskutosh patjetër! Unë mbeta e stepur: – Po si, çfarë të them pa u përgatitur?. – Të thashë, do mendoç rrugës se çfarë do të thuash! Nuk e kisha konceptuar ndonjëherë se njeriu mund të përgatitet me mend rrugës, se për të shkruar e kisha të pamundur se më turbullonte makina. E. Hoxha këtë gjë e dinte shumë mirë. Mbeta pa gojë. E ndjeu që u vura në pozitë të vështirë. Në darkë, vonë, duke u ndarë, më kapi për krahu dhe më tha: “- Ke lindur të jesh e para, por ti këtë gjë nuk e di, por kryesorja është që nuk e do!”. Besimi i tij më turbulloi. Sidoqoftë atë natë nuk fjeta, për t’u përgatitur. Rrugës isha tmerrësisht e lodhur. Diskutova me zë të

523

fikur. Kur u ula në vend, R. Alia më tundi kokën në shenjë vlerësimi. Disa ditë më vonë E. Hoxha i thotë së shoqes në sy tim: “- S’më ke thënë ç’tha Ramizi për diskutimin e Lilianës?” Ajo u detyrua të thotë shpejt e shpejt: “- Mirë, mirë, shumë mirë!”. Enveri dukej i kënaqur. Disa vite më vonë, besoj rreth ‘81-‘82 E. Hoxha na ngarkon mua dhe Sokolin detyrën të informohemi te specialistët pranë Institutit të Fizikës Bërthamore e Qendrës Llogaritëse Informatike. Specialistët ishin miqtë tanë, respektivisht Petrit Skënde e Kristian Bukuroshi. Qëllimi ishte që E. Hoxha të sqarohej sado pak paraprakisht se të nesërmen do të merrej në shqyrtim në KQ të PPSH-së tema për zhvillimin shkencor në vend. Madje ishin po këta akademikë që do të spjegonin situatën para E. Hoxhës. Një ditë përpara mbledhjes, shkuam në orën 6 në zyrën e Enverit në shtëpi siç na kish paralajmëruar. Për mua emocioni ishte ekstrem, sepse do isha para E. Hoxhës për punë. Fillova të flas pa më ndalur asnjëherë. Në fund, më bëri 2-3 pyetje, të cilave iu përgjigja me po atë ton sikur të isha në provim. Se ashtu ndjehesha. Dhe, se kisha gabim. E. Hoxha befas tha: “- Dhjetë!”. Në darkë, në tryezë, befas Enveri tha në sy të gjithëve pa dhënë asnjë hollësi: “- Sot dua ta shkel dietën, se më ka kënaqur Liliana! Prandaj më sillni një birrë”. Heshtja ishte mbytëse. Nexhmija s’pipëtiu, kurse unë desha të rrëshqisja nga karrigia e të strukesha nën tryezë. Toli thoshte: “- Pse o babi, po unë nuk të kënaqa?”. E. Hoxha më kërkoi të shkoj edhe kësaj radhe në këtë mbledhje të Sekretariatit. Por unë nuk mundesha si gjithmonë, përveçse

524

s’desha të shihja miqtë tanë akademikë të nderuar “në provim” para E. Hoxhës.

Sublime

Nuk di a e kanë të gjithë për një çast këtë fat. Unë e pata! Ishte viti 1994, kur fillova të sëmurem nga “tumori i bukur” dhe vuaja shumë nga koka. Kështu, u ndodha në breg të detit për të pirë një kafe. Kokën e kisha lidhur fort me shall leshi ndonëse ishte verë. Kisha veshur një fustan ngjyrë gush-rosaku, kurse shalli i lidhur pa kujdes prej dhimbjes së kokës ishte me lule vishnje. Pra, një shkujdesje që në parregullsinë e vet ruante një harmoni fare të vogël, diskrete, sa për të mos “bërtitur” se ky stil detyrohet prej hallit. Pra, për natyrën time, do të thoja shkurt që ndihesha për faqe të zezë. Atë pasdite, në perëndim dielli, takuam piktorin S. A. Nuk e kisha parë kurrë dhe ai po ashtu. Na e sollën në tryezë si njeri me aftësi brendashikuese, pra që depërton e kupton karakterin, por edhe ndodhi apo parashikim. E pranuam shoqërinë e tij me kureshtje e me shumë dashamirësi. Rezultoi antikomunist i tërbuar dhe shante E. Hoxhën si të mundej. Origjinën e kishte nga Kosova. Them kështu se i ndjeri sot nuk jeton. E dëgjoja qetësisht pa e dhënë veten, zakon që e kisha fituar me kohë, për t’i kuptuar vuajtjet e vërteta njerëzore, si dhe falsitetin, që e kundërshtoja, madje me argumentat e tyre. Piktori, pra nuk e kishte idenë se kush isha unë, e aq më tepër me kokë të lidhur prej halli. Megjithatë, depërtimi në brendësi ishte i fortë, deri ekspansiv. Natyrisht që nuk lexonte

525

dot identitetin biografik, por lexonte atë karakterial. Fjalët e tij në adresë time ishin madhështore. Të mbështjella të gjitha si një paketë nuk mbaj mend elemente të caktuar. Di vetëm që iu përgjigja: “ – Përse m’i thoni këto, që të ndihem më keq?!”. – Jo, – tha, – unë po them çfarë shoh te ju dhe jo vetëm shoh, por dëshiroj edhe personalisht që simbolikisht kur të jetë gati “Kosova – Republikë” të ketë portretin tuaj! Emocione?! – No comment! A ka Kosova gra dhe vajza të mrekullueshme për këtë? Padyshim, nuk jam unë e favorizuara. Unë vetëm pata fatin të kem këtë kompliment sublim.

526