E verteta te ben te Lire

Duket sikur burri me peshë historike Ismail Qemali është një produkt virtual politik, për t’u përdorur më shumë si emër i pazëvendësueshëm në ngritjen e flamurit të pavarësisë në Vlorë në 1912, kundrejt shpurës me burra të shquar shqiptarë që e shoqëronin, të cilët i ka “caktuar” Zogu, i ka zëvendësuar me të tjerë Enveri e i ricakton dhe të tjerë politika e sotme. Vetëm kaq të thuash kuptohet se problemi shqiptar pas Ismail Qemalit, ka qenë i ashtuquajturi problem midis vedi, krahas imponimit të Fuqive të Mëdha. Informacioni që do të japim telegrafikisht është kryesisht krahasimor, që lexuesi të mund të gjykojë menjëherë kundrejt analizave të hollësishme të historianëve përgjatë këtij viti.

***

Ahmet Zogu vetëshpallet mbret duke kthyer në monarki regjimin e post revolucionit demokratiko-borgjez inspiruar në 1912-n, e konkretizuar në 1924-n për Republikë të Pavarur të

137

Shqipërisë. Mbreti Zog hartoi ligjin për fyerjet politike (i barazvlefshëm me atë të agjitacion e propagandës në diktaturë) që dënonte me vdekje ose burgim të përjetshëm, duke përfshirë po ashtu farefisin e rrethin e miqve.
Pretendimi për udhëheqje të stilit perëndimor, mbetet vetëm në imitimin e mënyrës së jetesës nga familja mbretërore, ndërsa qeverisja ishte tejet despotike me fizionomi otomane e korrupsion galopant.
Vetëm rroga e mbretit përfshinte rreth 9% të të ardhurave të shtetit, ndërsa Enver Hoxha merrte 16.000 lekë të asaj kohe në raportin 1 me 2 kundrejt rrogës së lartë shtetërore që ishte 8.000 lekë. Edhe kjo respektivisht në raportin 1 me 2 kundrejt rrogës së punëtorëve që ishte 4.000 lekë.
Është Bernd J. Fischer, madje para tij Edith Durham, që flasin për varfërinë e gjithë Shqipërisë në atë kohë krahasuar me jetën tipike mbretërore të familjes, që binte ndesh me deklaratat e Zogut për rendiment kombëtar perëndimor.
Mbreti Zog nuk bën asnjë përpjekje as profilaksie politike apo diplomatike kundër rrezikut fashist, përkundrazi rrëmbeu arin e shtetit e arratiset familjarisht.

***

Enver Hoxha, në krye të antifashistëve, çliroi jo vetëm Shqipërinë, por çoi trupat e armatosura të ushtrisë shqiptare, organizuar gjatë luftës, për të çliruar Kosovën bashkë me partizanët e saj nga okupimi nazifashist, si dhe mbështet e ndihmon edhe luftën çlirimtare të popullit grek. Gjë që injorohet pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht nga Anglia, në favor të Greqisë për pretendimet e saj ndaj Vorio Epirit. Kjo bëhet

138

thjesht për arsye ideologjike, por edhe se Shqipëria është një vend i vogël por tepër strategjik për kontrollin në Mesdhe. Qëndrimi i Enver Hoxhës në Konferencën e Paqes në 1946-n në Paris nuk siguroi dot trojet e humbura në 1913-n, por nuk lejoi kurrsesi që Greqia t’i marë as edhe një centimetër sipërfaqe Shqipërisë, kushte këto kur për Kosovën e Çamërinë nuk kishte asnjë shans.
Regjimi komunist nuk u vetëshpall në Shqipëri, por u imponua nga Bashkimi Sovjetik si ndaj vendit tonë ashtu dhe ndaj atyre të Europës Qendrore e Lindore (që u përfshinë në luftë kundër nazifashizmit), prej Konferencës së Jaltës në 1945.
Sistemi bolshevik i vendosur në gjithë Europën të ashtuquajtur Lindore, përcaktoi e diktoi llojin e tij: diktaturë të proletariatit, bazuar në parimin marksist-leninist të luftës së klasave, që përligjte indirekt dhe luftën për pushtet. Më i egri apo jo Enver Hoxha, ndoqi modelin stalinist si gjithë të tjerët. Por ideologjia marksiste-leniniste përcakton edhe kujdesin për masat e gjera paralelisht me luftën e klasave si shkak i krimeve komuniste. Enver Hoxha i qëndroi strikt marksizëm-leninizmit, duke qenë më shumë nacionalist. Ideal deri në ekstrem ky, vlerë e tij, por si e tejkaluar solli pasojat e pashmangshme të hermetizimit të Shqipërisë, në ruajtje të sigurtë nga rreziku i jashtëm, pse jo filluar nga ai sovjetik, jugosllav e kinez, që përcaktoi varfërinë në rendimentin bazë ekonomik, sado të sigurtë e të barabartë për të gjithë (“sikur dhe bar të hanim”sipas tij).
Ndërkaq është e pamohueshme që shteti i Enver Hoxhës faktikisht i ka bërë ballë çdo lloj vështirësie. Enver Hoxha, me

139

arsye paranojak, garantoi të paprekshëm kufijtë shqiptarë, me ushtri drejtuar nga kuadro tepër të specializuar e me armatim të fuqishëm bashkëkohor, në thirrje ndaj gjithë botës (si dhe kundrejt detantës SHBA-BS) kundër armëve të shfarosjes në masë. Bunkerët famëkeqë janë shprehje e egzagjerimit paranojak, por njëkohësisht e idealit të mbrojtjes me çdo kusht të trojeve e popullsisë shqiptare nëpërmjet vendstrehimeve kolektive, të mirëmbajtura e gjithmonë të gatshme në bodrumet e çdo pallati. Edhe me ekzagjerimet që sot janë natyrisht të kritikueshme kundrejt ekonomisë së dobët por të sigurtë shqiptare, nuk mund të mohohet potenciali si burrë shteti në profilin e përgjithshëm të Enver Hoxhës.
Endërrimtar për ndërtimin e socializmit sipas disiplinës marksiste-leniniste, si shtet për masat e gjera punonjëse, Enver Hoxha punoi për të siguruar gjithçka të domosdoshme për ta. Siguroi: arsimim të detyruar pa pagesë; – mjekim të detyruar masiv (nëpërmjet depistimeve foshnjore, shkollore, e në masë të gjerë) pa pagesë; – siguroi elektrifikimin e gjithë vendit dhe industrinë nga zero në zhvillim; – zhvillimin e kulturës e artit kombëtar, vlerat e të cilit edhe pse nëpërmjet realizmit socialist determinojnë në kulturën e sotme.
Ndërtoi Universitetin Shtetëror të Tiranës me të gjitha disiplinat e shkencat ekzakte kontemporane botërore si dhe me specifikë kombëtare (ato socialo-politike). Ndërtoi Konservatorin me aplikim të teatrit, kinematografisë, muzikës klasike e deri te folklori. Enver Hoxha unifikoi të gjithë kombin shqiptar nëpërmjet gjuhës si mjeti thelbësor i njëhsimit të një kombi nëpërmjet Kongresit të Drejtshkrimit në 1972-n, që pasoi me

140

marrëveshjen e famshme të shkëmbimeve kulturore e shkencore midis Shqipërisë e Krahinës Autonome të Kosovës në Republikën Jugosllave. Ishte kjo marrëveshje që ia imponoi Titos hapjen e Universitetit Shtetëror në shqip në Prishtinë.
Gjithçka kundrejt sigurisë së jetës, punësimit konstant të individit, paçka që të drejtat e tij të lirisë personale ishin tejet të kufizuara.
Pra, dua të parashtroj e të theksoj që në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë të mos përfillet profili si shtetar prej 45 vjetësh i Enver Hoxhës kundrejt atij të Zogut prej 20 vjetësh po aq diktator, por që i shiti dhe trojet kombëtare Jugosllavisë për interesa personale pushteti, për t’u bërë mbret, do të thotë që shteti i sotëm me alibi ideologjinë marksiste-leniniste injoron shtetin e fuqishëm shqiptar që iu imponua si i tillë gjithë botës nga personaliteti i Enver Hoxhës si burrë shteti. Është pak të thuash që këta politikanë sot po bëjnë strucin, jo nga injoranca por nga xhelozia.
Sepse shteti i sotëm mund të mburret vetëm me:
– Futjen në NATO për interesa Euroatlantike e jo për meritë të tij.
– Ndërtimin madhështor të Rrugës së Kombit (ndonëse nën korrupsion).
– Liberalizimin e vizave. Ndërkaq që standarti për t’u bërë pjesë e Europës është ende i paarritshëm kundrejt anarkisë kriminale që zotëron jetën e shqiptarëve prej konfliktit permanent PS-PD.

* * *

Kundrejt kësaj rezymeje mbështetur vetëm në teza faktike,

141

kam përgatitur për lexuesin shqiptar panoramën si shihej Enver Hoxha nga bota për sa kohë ishte në krye të shtetit shqiptar. Si zëvendësdrejtoreshë e Agjensisë Telegrafike Shqiptare përgjatë viteve ‘83-‘90, fati më çoi te dokumentat autentike koherente. Përmbledhje kjo precize duke evituar krejtësisht shtypin marksist-leninist, natyrisht euforik ndaj veprës së tij. Ndaj po zbardh pjesë të punimit tim: “Enver Hoxha si burrë shteti” (gjykuar nga opinioni botëror nëpërmjet medias dhe personaliteteve politike apo intelektuale).
Enver Hoxha si burrë shteti

Shtypi i SHBA-së
Gazeta “Washington Post”, më datë 27.11.1979, boton artikullin me titull: “Shqiptarët thonë se miqësia kineze të çonte në qorsokak”, ku thuhet: “Udhëheqësi 70-vjeçar i cili ka drejtuar vendin e vogël ballkanik prej 2.5 milion banorë për 45 vjet, bën të qartë në librin e tij të ri “Shënime për Kinën” se që në fillim ai dyshonte për kinezët. Enver Hoxha erdhi në fuqi në Shqipëri pasi udhëhoqi kryengritjen komuniste gjatë Luftës II Botërore. Ai, për një kohë të shkurtër, e ktheu vendin e tij të prapambetur në një kështjellë të vërtetë të socializmit, duke spostuar besnikërinë e tij politike nga Beogradi, Moska deri në Pekin”.

Gazeta “Los Angelos Examiner” boton artikullin me titull “Mbrojtja shqiptare” shkruar nga Neil Cerkof. Në të thuhet: “Duket se sa herë bëhet fjalë për një burrë shteti marksistleninist, qëllimi i mjeteve të shtypit është që të shkruajnë sa më

142

shumë. Kryeartikulli juaj flet shumë mirë për Enver Hoxhën me rastin e vdekjes së tij. A nuk vutë re ju se armiqësia e Shqipërisë kundrejt BS-s dhe Kinës ka të bëjë me çështje ideore? Këto janë parime ku bazohet plotësisht Shqipëria. Lidhur me problemet e besimit dhe qeverisjes, a nuk duhet admiruar refuzimi i Shqipërisë ndaj mbrojtësve mistikë të së kaluarës feudale? Çfarë gabimi ka sistemi socialist në Shqipëri, ku çdo qytetar ka të drejtën të punojë, të gëzojë kujdesin shëndetësor dhe atë të strehimit? Në Shqipëri nuk ka as taksa. Unë mendoj se Shqipëria duhet lavdëruar se është e pastër nga e ashtuquajtura liri e alkoolizmit, abuzimet në drogat dhe pornografia. Enver Hoxha udhëhoqi partizanët kurajozë shqiptarë, të cilët luftuan për të çliruar tokën e tyre kundër murtajës fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për këtë, Enver Hoxha meriton që të përmendet në mënyrë të veçantë me rastin e 40-vjetorit të shkatërimit të Rajhut III”.

Gazeta “The New York Times” e datës 12 prill 1985, ndër të tjera shkruan: “Brenda vendit objektivi i z. Hoxha ishte modernizimi dhe industrializimi i vendit, që në përgjithësi konsiderohej i mbetur si një nga vendet më të prapambetura në Europë. Qeverisë së Hoxhës i takon merita e zhdukjes së analfabetizmit”.
Gazeta “New York Tribun” e datës 2 maj 1985, boton shkrimin me titull: “Shqipëria në pararojë duket e prapambetur në syrin e Perëndimit”, shkruar nga Hjubert Hujber. Në të thuhet: “Shqipëria është i vetmi vend në botë që e ndërton

143

socializmin duke u mbështetur plotësisht në forcat e veta. Shqipëria është një vend pa taksa, pa inflancion e papunësi, ku arsimi dhe mjekësia janë falas. Në një mesazh drejtuar vendit të tij me rastin e 40-vjetorit të çlirimit, personaliteti i fortë Enver Hoxha e riafirmoi edhe një herë rrugën e tij të socializmit. Shqipëria është i vetmi vend në Europën Lindore që zyrtarisht nuk ka borxhe të huaja nga Perëndimi. Sipas kushtetutës së vitit 1976 ndalohet marrja e huave nga jashtë. Shteti garanton rroga fikse. Shqipëria është vendi i tretë përsa i përket nxjerrjes së mineralit të kromit. Shqipëria plotëson krejtësisht nevojat me energji elektrike, 80% e së cilës prodhohet nga hidrocentralet”.

Paris, 12 prill 1985, Agjensia amerikane UPI
“Presidenti François Miteran i dërgoi të premten një telegram të shkurtër presidentit shqiptar Ramiz Alia me të cilin shpreh ngushëllimet lidhur me vdekjen e udhëheqësit të partisë komuniste Enver Hoxha. Miterani thekson në telegram se “personaliteti i fuqishëm i Hoxhës ka përcaktuar historinë bashkëkohore të vendit tuaj”.

Shtypi gjermano-perëndimor
Gazeta “Frankfurter allegemaine Caitung” e datës 7.6.1979, boton një shkrim të korrespondentit të saj në Vjenë, Viktor Mayer, me titull: “Hoxha u bën thirrje shqiptarëve për të punuar më me intensitet”, në të cilin thuhet: “Vjenë, 6 qershor. Kryetari i partisë shqiptare Hoxha, në një artikull të botuar në gazetën “Bashkimi” me rastin e fillimit të punimeve të Kongresit të Frontit Demokratik, thekson se Shqipëria sulmohet dhe

144

kërcënohet si nga kapitalistët ashtu dhe nga titistët, revizionistët modernë e ata kinezë. Dikush mund të pyesë se nga e merr Shqipëria e vogël forcën për t’u bërë ballë këtyre sulmeve. Këtë forcë Shqipëria nuk e gjen tek mbështetja e ndonjë fuqie tjetër por në vetvete, në forcën e saj patriotike dhe vijën e drejtë marksite-leniniste të partisë. Hoxha theksoi dhe njëherë se Shqipëria nuk merr kredi të huaja edhe pasojat e tërmetit, theksoi Hoxha, Shqipëria do t’i eleminojë vetë. “Populli shqiptar do të derdhë gjakun për mbrojtjen e tokave të tij dhe djersën për begatinë dhe ndërtimin e socializmit”,- theksoi ai”.

Gazeta “Frankfurter Algemaine” e datës 3.11.1981 shkruan:
“Shefi i partisë Enver Hoxha ditën e dielë kërkoi përsëri statusin e Republikës për provincën jugosllave të Kosovës. Në hapjen e Kongresit të 8-të partisë shqiptare në Tiranë ai akuzoi jugosllavët se kanë derdhur gjak në Kosovë dhe kanë krijuar një regjim terrori kundër shqiptarëve. Në qoftë se udhëheqja jugosllave do vazhdojë të ndjekë këtë kurs, atëherë opozita e shqiptarëve në vendin e tyre do të bëhet më e fortë, theksoi Hoxha. Hoxha është i mendimit se në Kosovë dhe në pjesët e tjera të Jugosllavisë nuk jeton një minoritet, por këta shqiptarë paraqesin një bashkësi kombëtare, një popull autokton me histori, gjuhë dhe kulturë të vetën, i cili u nda nga vendi mëmë dhe iu dha Jugosllavisë nga fuqitë e mëdha imperialiste”.

Gazeta “Frankfurter allgemaine caitung” e datës 3.11.1981, boton komentin e korrespondentit të saj në Vjenë, Viktor Mayer, me titull: “Hoxha mbron të drejtat legjitime të shqiptarëve të

145

Kosovës” dhe nëntitull: “Le të kuptohet dëshira për marrëdhënie me Bonin” si më poshtë:
Në raportin e tij në Kongresin e 8-të Partisë së Punës në Tiranë, Hoxha kërkoi nga jugosllavët që këta të rishikojnë me gjakftohtësi dhe të aprovojnë kërkesën për kthimin e krahinës autonome të Kosovës në Republikë të pavarur. Kështu Shqipëria – tha Hoxha – nuk ka asnjë pretendim tokësor ndaj Jugosllavisë dhe nuk do të ndërhyjë në punët e saj të brendëshme. Por ajo mbron të drejtat legjitime të vëllezërve të saj matanë kufirit dhe do të bëjë këtë edhe më me forcë në të ardhmen.

Gazeta “Syd Kurrier” dhe 6 gazeta të tjera të datës 18 nëntor 1981, botojnë artikullin e Rajmond Herhager, me titull: “Shqipëria në kursin e Hoxhës”.
“Nuk duhet të jetë rastësi që pikërisht gjatë Kongresit të shkurtër të komunistëve shqiptarë, në Tiranë, në Universitetin e Prishtinës përsëri ndodhën demonstrata të studentëve, në të cilat u kërkua statusi i Republikës për provincën autonome të Kosovës. Një pjesë e konsiderueshme prej 1.5 milion shqiptarëve të Kosovës e dëgjojnë në radio me vëmendje Kongresin e Partisë së Punës në Republikën Popullore të Shqipërisë. Siç duket qartë, solidariteti i kryetarit të partisë dhe të shtetit, Enver Hoxha, me kërkesat e shqiptarëve të Kosovës në të cilat bën pjesë kthimi i kësaj krahine në Republikë të pavarur, u ka dhënë kurajo studentëve në Prishtinë për të protestuar. Kritika e fortë e Enver Hoxhës kundër politikës jugosllave ndaj Kosovës le të kuptohet se Shqipëria do të vazhdojë përkrahjen masive për vëllezërit e saj në vendin fqinj. Lidhur me politikën e jashtme Shqipëria do

146

të qëndrojë në kursin e deritanishëm të pavarësisë. Në mënyrë të qartë Kongresi sqaroi se Shqipëria do të intensifikojë para së gjithash, marrëdhëniet ekonomike me një sërë shtetesh me të cilat ka marrëdhënie diplomatike si: Italia, Franca, Zvicra, Austria dhe Vendet Skandinave. Fakti që Shqipëria nuk ka marrëdhënie diplomatike me Anglinë lidhet me grabitjen e thesarit shqiptar nga anglezët pas Luftës së Dytë Botërore. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me RFGJ-n deri tani është bllokuar nga kërkesat e shqiptarëve për zhdëmtimet. Por fjalimi i Hoxhës në Kongres dha shenja lehtësimi lidhur më këtë çështje.

Gazeta “Zydojçe Cajtung” e datës 3.11.1981, boton një artikull me titull: “Hoxha sulmon udhëheqjen jugosllave: në Kosovë regjim terrorist”. Në të thuhet: “Kryetari i partisë shqiptare Enver Hoxha, kërkoi përsëri statusin e Republikës për krahinën e Kosovës në hapjen e Kongresit të 8-të të PPSH-s në Tiranë. Ai akuzoi jugosllavët se kanë derdhur gjak në Kosovë dhe ushtrojnë regjim terrori kundër shqiptarëve. Ai kërkoi dhënien fund të ndjekjes kundër shqiptarëve dhe lirimin e të burgosurve. Jugosllavia mendon se Shqipëria mban një pjesë të fajit për turbullirat. Tirana kundërshton çdo lloj ndërhyrjeje. Njëkohësisht në Kongresin njëjavor Partia Komuniste e Shqipërisë feston edhe 40-vjetorin e themelimit të saj. Kongresi i Partisë me miratimin e planit te ri pesëvjeçar do të përcaktojë piketat e zhvillimit ekonomik orientuar më shumë nga Europa pas prishjes me Kinën dhe prerjes së ndihmës ekonomike nga ana e saj. Populli dhe partia këtë “provë të rëndë e kanë kaluar dhe tjetër herë dhe kanë përballuar të gjitha vështirësitë”, – theksoi Hoxha”.

147

Gazeta “Zydojçe Cajtung” më datën 28 janar 1982, botoi shkrimin ku thuhet:
“Shqipëria në vitin 1945: nga rreth 1.2 milion banorë, 80% ishin analfabetë. Bujqësia sundohej nga çifligarët sipas metodave mesjetare. Deri në vitet ‘60 fejoheshin fëmijët e porsalindur. Diferencat fetare e përçanin vendin. Industri nuk kishte thuajse fare. Shkolla nuk kishte thuajse fare. Në çdo 4 shqiptarë një prekej nga malarja. PPSH i ka dhënë popullit disa gjëra. Çdo njeri e ka të siguruar punën. Ndryshimet në të ardhurat e njerëzve janë të pakta. Secili ka për të ngrënë, për t’u veshur, ka shtëpi, shërbim mjekësor falas. Të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë në mënyrë të detyrueshme 8 vjet, por edhe 12 vjet. Qyteti dhe fshati zhvillohen me përmasa të barabarta. Enver Hoxha qëndron në krye të një shoqërie që mund të quhet monolite, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me kriteret perëndimore, por qëllimit të saj ia arrin, dhe ky është: partia udhëheq regjimin e saj, kërkon që shqiptarët të punojnë, por ama iu garanton jetesën. Konkluzioni: deri tani siç duket të dy palët shkojnë mirë”.

Gazeta “Zydojce Cajtung” e datës 26 shkurt 1982, boton pjesën e fundit të shkrimit të Heiko Flotaut për vendin tonë. Kjo pjesë mban titullin “Ateizmi militant i Enver Hoxhës”. Në të thuhet: “Shkodër, shkurt. Natyrisht një fjalë e Marksit nuk duhet të mungonte, ajo thotë: “Feja është opium për popullin” dhe nuk mund të kalohet pa u vënë re një reminishencë nga e kaluara historike shqiptare: “Vatikani e la pa ndihmë heroin tonë kombëtar Skënderbeun, në një kohë kur ai i vetëm mbronte botën nga turqit”. Megjithatë Shqipëria përpiqet të restaurojë

148

veprat artistike të kultit të një vlere të pallogaritshme. “Ne nuk shkelim pa kujdes mbi trashëgiminë historike” përgjigjen kur vjen puna për të mësuar për fatin e mijëra ikonave. Muzeu Kombëtar në qytetin e Korçës shërben si shembull për të treguar se si në Shqipërinë ateiste kujdesen për artin fetar mesjetar. Në të vërtetë në këtë godinë gjen vepra të Onufrit të famshëm. 3500 ikona ndodhen në fondin e muzeut. Ato do të restaurohen të gjitha dhe më të bukurat do të ekspozohen në këtë muze”.

Shtypi francez
Paris, AFP, 25.05.1959
“Që nga fundi i luftës Shqipëria është nën autoritetin e Enver Hoxhës, i cili organizoi çlirimin e vendit dhe është sekretari i partisë komuniste”.
Radio “France International” më datë 19.02.1982, transmetoi një koment të Zhak Aleksandër për librin “Rreziku angloamerikan për Shqipërinë”. Komenti u dha në lajmet e orës 18.15’ dhe u përsërit në ato të orës 21.00.
Në tekst thuhet: “Libri ka filluar të shkruhet në vitin 1975 nga ai që ka qenë udhëheqësi i rezistencës shqiptare dhe në krye të frontit të çlirimit, para se të bëhej Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Shqiptare. Krijimet e tij botohen sot në shqip dhe në shumë gjuhë të tjera, ku tregohet e gjithë historia e këtij populli që donte të ishte i lirë. Anglezët dhe amerikanët u përpoqën deri në fund që të ishin zotërit e Shqipërisë. Enver Hoxha përshkruan imtësisht planet, përpjekjet dhe manovrat e tyre për të penguar Shqipërinë që të bëhej zonja e vetes. Kështu,

149

me gjak, me djersë e sakrifica, populli shqpitar e ka forcuar Shqipërinë e varfër e të sfilitur nga e kaluara duke e bërë zonjë të vetes në brigjet e Adriatikut”.

Paris, 11 prill 1985, AFP
“Vdiq Enver Hoxha 76-vjeçar, numri një shqiptar që prej 40 vjetësh. Enver Hoxha, lindur në 16 tetor 1908 në Gjirokastër, në një familje tregtare myslymane, vazhdoi liceun francez të Korçës dhe më pas shkoi për studime në Francë, në Monpelie dhe Paris, ku u lidh me komunizmin. Pasi u kthye në Shqipëri, në 1936, u bë mësues i frëngjishtes dhe tre vjet më vonë ai u dënua me vdekje në mungesë për kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Shqipërisë nga trupat e Musolinit. Ai organizoi në ilegalitet rezistencën dhe themeloi Partinë Komuniste Shqiptare ilegale, sekretar i përgjithshëm provizor i së cilës, ai u emërua. Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar që krijoi ai u transformua zyrtarisht në qeveri në tetor të vitit 1944, pas çlirimit të vendit, të cilin ai e arriti pa ndihmën nga jashtë. Pas kthimit të Shqipërisë në Republikë Popullore në janar të vitit 1946, Enver Hoxha, u zgjodh në 1948-n Sekretar i Përgjithshëm i partisë dhe më pas Sekretar i Parë më 1954-n. Prishi lidhjet me Jugosllavinë më 1948-n, më vonë largohet nga Moska dhe në 1978-n u ftoh me Kinën”.

Radio “France Internationale” më datë 13 shtator 1985, në orën 19.40’, dha një intervistë me Sekretarin e Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Zhan-Michel Baile, intervistuar nga gazetarët: Alen Lakomb dhe Ralf Pinto, ku thotë: “Para së

150

gjithash, ajo që ra më shumë në sy është se Shqipëria nuk është siç na e kanë paraqitur. Sigurisht nuk dua të them me këtë që ajo është një parajsë e demokracisë që ne e kemi zhvilluar në liri të plotë. Unë isha atje në krye të një delegacioni që numëronte rreth 20 afaristë dhe afro 30 gazetarë. Ata vajtën kudo dhe filmuan e fotografuan çfarë deshën pa as më të voglën pengesë, gjë që nuk bëhet në të gjitha shtetet e kësaj zone. Sidoqoftë, ajo që më ra më shumë në sy në fushën politike është para së gjithash, dëshira e tyre e zjarrtë për pavarësi. Para çlirimit, vendi kishte 90% e më shumë analfabetë. Nuk kishte as strukturën më të vogël ekonomike. Nuk kishte rrugë, nuk kishte elektrifikim. Shqiptarët kanë zhdukur prapambetjen brenda një kohe të shkurtër. Ky vend është i vogël (3 milion banorë) por ka vendosur që në emër të nocionit të pavarsisë të mos marrë kurrë hua dhe të realizojë gjithçka me të ardhurat e veta. Pra, një organizim i veçantë për ideologjinë e këtij vendi për të cilin duhet thënë qartë që është marksist-leninist, por mbi të gjitha shquhet për personalitetin e Enver Hoxhës, i cili vdiq kohët e fundit”.
Kanali I i televizionit francez në emisionin e datës 3 qershor të 1985, transmetoi për kinematografinë shqiptare. Emisioni drejtohej nga Frederic Miteran dhe komentet e filmave u bënë nga Partic Zhed.

Frederic Miteran: “Shqipëria që u farkëtua me revolucion ka krijuar kinematografinë me bindjen e saj marksiste. Këto pamje do t’iu interesojnë sigurisht historianëve dhe amatorëve të filmave. Shqipëria kritikon Ten Hsiao Pinin dhe kultin e Pekinit. Shqipëria, me të vetmin udhëheqës Enver Hoxha, do të luftojë

151

e vetme kundër të gjithë revizionistëve të të gjithë botës. Shqiptarët do të hanë bar në qoftë se do të duhet që Shqipëria të mbetet e pavarur. Një koreografi dinjitoze. Duke luftuar turqit, italianët, gjermanët, fitues ndaj rusëve dhe amerikanëve, artistë të popullit e artistë të merituar, punonjës dhe punonjëse të kinematografisë shqiptare i janë mirënjohës heroit të tyre të pakundërshtueshëm Enver Hoxhës”.

Shtypi francez, ngushëllime për vdekjen.
Zhan Pier Kot (personalitet e intelektual i shquar) i intervistuar:
“Humbja e Enver Hoxhës bëri të vijnë tek unë kujtime të shkuara. Më kujtohet lufta e vazhdueshme për pavarësinë e Shqipërisë kundër çdo ndërhyrje të huaj, që filloi me çështjen e ngushticës së Korfuzit. Babai im, ishte atëherë i lumtur që mbronte vendin tuaj para Gjykatës Ndërkombëtare. Për atë, Enver Hoxha, ishte simboli i besnikërisë së zjarrtë për pavarësi, i vullnetit për të ndërtuar socializmin me rrugën e vështirë të pavarur, duke refuzuar mbështetjen në ndihmat e jashtme të paqëndrueshme, të dyshimta dhe të kushtëzuara. Kështu, përshëndes kujtimin e atij që ka mishëruar për shumë vite me rradhë këtë vullnet kombëtar”.

Pier Vasal, profesor në universitetin shtetëror të Parisit, dërgon mesazhe ngushëllimi pasqyruar në Francë dhe Shqipëri dedikuar Enver Hoxhës: “Patriotit të madh, udhëheqësit të popullit e të epokës së tij, kryetarit të shtetit që i dha 40 vjet paqe vendit të tij”.

152

Shtypi italian
Gazeta “La Stampa” 3 nëndor 1981, jep njoftimin me titull: “Shqipëria hapet me Italinë” ku thuhet: “Në Kongresin e Partisë Komuniste kishte një hapje të ndrojtur ndaj marrëdhënieve me Italinë dhe me vendet e tjera europiane. Për sa i përket Kosovës, nuk mungoi që të kërkojë kthimin e saj Shqipërisë, duke akuzuar Jugosllavinë për keqbesim “të përkryer”. Hoxha ishte me shëndet të mirë. Kështu do të bien hipotezat për një tërheqje aktuale të tij”.

Gazeta “La Republica” e datës 15 prill 1985, boton artikullin me titull “Shqipëria shqiptare”. “Bashkëpunëtorja jonë Maria Corti sapo është kthyer nga një vizitë kulturore në Shqipëri. Në përshtypjet e saj midis të tjerash thuhet: “Mbas Luftës së Parë Botërore, vendi përsëri u gjymtua nga Fuqitë e Mëdha. Pastaj, në 1924-n, Shqipërisë iu imponua një lloj kukulle e pamëshirëshme siç ishte mbreti Zog. Vetëm nga viti 1941, datë e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare, në qytete e fshatra nisi proçesi i organizuar i çlirimit kombëtar, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, që vdiq para pak ditësh. Në Shqipërinë e re vizitori ndjehet i mrekulluar nga bashkekzistenca e kulturave të ndryshme deri dhe fetare, pothuajse e vetmja e këtij lloji në Europë. Nga njëra anë kemi shenjat e qytetërimit të vjetër rural me folklor shekullor. Nga ana tjetër kemi komplekset moderne zooteknike, minierat që shtohen, industri mekanike e kimike, bashkë me hidrocentralet që e kanë bërë Shqipërinë një vend eksportues të energjisë elektrike krahas kromit, bakrit, hekurit, nikelit etj.”.

153

Vjenë, 15 shkurt 1982, agjensia EFE në lajmet për Shqipërinë thotë: “Enver Hoxha akuzon Britaninë e Madhe për bllokimin dhe moskthimin e arit shqiptar të grabitur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Britania e Madhe bllokoi arin e depozituar në Bankën e Anglisë si zhdëmtim për ngjarjet e Kanalit të Korfuzit. Enver Hoxha vë në dukje se Shqipëria mori një shumë qesharake nga Italia për kompensimet e luftës, ndërsa Gjermania nuk ka paguar absolutisht asgjë. Shqipëria – nënvizon Hoxha,- nuk do të fillojë bisedime për marrëdhënie diplomatike me Anglinë, përderisa ky vend të mos i ketë kthyer pasurinë popullit shqiptar”.

Shtypi suedez Gazeta qendrore suedeze “Dagens Nyheter” që del në 402 mijë kopje, në 12 prill 1985, nëpërmjet Piter Humfrit shkruan midis të tjerash: “Analistët perëndimorë thonë se Shqipëria po i afrohet kufijve të mundshmëm të zhvillimit ekonomik të mundësive të veta, nën udhëheqjen e Hoxhës me kredi të huaja të ndaluara dhe pa taksa. Nga zeroja në 1945, Shqipëria pati rritje ekonomike ekstensive duke u mbështetur vetëm në burimet e veta. Nxjerrja e mineraleve, kryesisht të kromit, për eksportimin e të cilit, Shqipëria mban vendin e tretë në botë. E pasur me bakër, hekur – nikel, boksite dhe fosforite, industria kimike, energjitike dhe ajo mekanike kanë si objektiv kryesor eksportin. Ajo ka një prodhim të naftës që vlerësohet në 3 milion ton në vit, si dhe të qymyrit e gazit”.

Gazeta suedeze “Kvellsposten” e datës 20 shtator 1985, shkruan: “40 vjetët e drejtimit të Hoxhës, natyrisht kanë provuar

154

jo vetëm se ai ishte një udhëheqës popullor, por gjithashtu edhe një simbol, sepse Shqipëria u bë pa këneta malarjesh, pa vdekje fëmijësh dhe pa vuajtje urie, një Shqipëri sovrane dhe e pavarur nga fuqitë e mëdha”.

Shtypi turk
Gazeta “Jeni gyn” e datës 18 qershor 1979, boton një artikull me titull: “Enver Hoxha dhe SALT- 2” ku thuhet: “Udhëheqësi i Shqipërisë Enver Hoxha është një udhëheqës i madh. Nën udhëheqjen e tij Shqipëria u çlirua. Sot po bëhet një zhurmë e madhe për SALT- 2. Përfaqësuesit e dy blloqeve janë mbledhur për të diskutuar, por përfundimi i kësaj marrëveshjeje nuk do të thotë çarmatim. Enver Hoxha theksoi në Kongresin e 5 të Frontit Demokratik shqiptar se shumë mbledhje për çarmatimin janë bërë, por asgjë nuk është arritur. Prodhimi dhe gara e armatimeve ka ardhur duke u rritur. Maratona e garës së armatimeve është bërë një çmenduri. Shtetet që janë jashtë blloqeve duhet të mbajnë një qëndrim të përbashkët e të prerë ndaj SALT-it. Ata që duan të jetojnë në paqe e të pavarur duhet ta dënojnë atë, që marrëdhënia midis popujve dhe vendeve të ndryshme të zhvillohet në rrugë paqësore”.

Agjensia “Anadolly Azhans” në 27.10.1980, si dhe gazeta qendrore “Gynajden” e datës 26 tetor 1980, me tirazh 500.000 kopje, japin shkrimin e mëposhtëm: “Lideri shqiptar Enver Hoxha më nëntitullin “Hrushovianët” midis të tjerash vë në dukje se në vitin 1959 Hrushovi i kërkoi të ndërtojë në Shqipëri një bazë të fuqishme ushtarake me rëndësi të madhe për të

155

kontrolluar tërë Mesdheun.
-Jo Nikita, theksoi Enver Hoxha. Kombeve e popujve të tjerë nuk do t’u vijë asnjë e keqe nga Shqipëria dhe për qëllimet e tua nuk do të jap asnjë lloj ndihme ndërhyrjeje në punët e shteteve të tjera, – thotë ai në libër. “Shqipëria njihet sot në botë si vend ku nuk ka papunësi, ku nuk njihet inflacioni, ngritje çmimesh dhe dukuri të tjera të krizës ekonomike”.

Me këtë përmbajtje shkruajnë gazetat turke:
“Gunajden”, “The Milijet” e datës 14 tetor 1983, “Terxhuman” e datës 15 tetor 1983, “Jenigyn”, “Anadoll”, dhe “Bashkent”, të datës 10 tetor 1983. “Tasvir” dhe “Terkish daily NEWS” të datës 15 tetor 1983. “Jeni Instambul”, “Than”, “Ajrentili”, të datës 17 tetor 1983.

Shtypi polak
Gazeta “Argumenti” e Varshavës datë 4.09.1983, boton artikullin me titull: “Konferenca e Paqes, kujtimet e polakut Marian Nashkovski – ish- përfaqësuesi i Polonisë në Konferencën e Paqes në Paris: “Ndërmjet kujtimeve në Pallatin Luksenburg sjell ndërmend fjalimin e përfaqësuesit të Shqipërisë, Enver Hoxha. Shqipëria nuk mori pjesë me të drejtat e anëtarit, megjithëse këtë e meritonte moralisht. Siç dihet, ky vend luftoi me heroizëm pa ndihmë nga jashtë kundër nazifashistëve. Por konferenca u kufizua vetëm me ftesën e Shqipërisë, jo për të folur nga tribuna e saj. Enver Hoxha, atëherë ishte i ri, i pashëm, me uniformë ushtarake të thjeshtë, pa dekorata. Megjithatë foli

156

me një pathos të madh dhe gjallëri, me temperamentin e një jugori të vërtetë. Foli në mënyrë të zjarrtë, gjë që me siguri ishte tipar i karakterit të tij, sepse në mënyrë retorike foli drejt, dënoi krimin e fashistëve italianë dhe kërkoi miratimin e klauzolave të cilat nuk do t’i jepnin mundësi ringjalljes së nazifashizmit”.

Gazeta Shqiptare
30 tetor 2012

Shënimi im:

– Pas këtij botimi zëvendëskryeministri Ilir Meta, njëkohësisht kryetari i LSI-së prononcohet publikisht: “I duhen njohur meritat Enver Hoxhës si burrë shteti, sidomos për luftën çlirimtare”.

– Sali Berishës iu desh gjithsesi të prononcohet që ndonëse ka pozicion qendror shtetari si kryeministër, ai është i detyruar të ndjekë programin e partisë së vet. Si të thuash: “asgjë personale” por qëndrim politik.

157