Liliana Hoxha              E vėrteta tė bėn tė lirė

 
 
  Faqja Kryesore     Publicistikė     Dėshmi       Esse-Skica      Publikime       Postime
 

 

 

Autobiografi

Kam lindur nė 9 shkurt 1951 nė Vlorė ( gjithmonė jetuar nė Tiranė) prej dy prindėrve ish partizanė e idealistė komunistė .  Deri nė pension u morėn me punė partie. Jam fėmija e dytė me vėllain 3 vjet mė tė madh oficer madhor artilerie dhe  motrėn njė vit mė tė vogėl studjuar pėr frėngjisht. Tė dy  u shuan nga jeta rreth 40 vjeē. Gjyshi prej babait minatori i Selenicės Sotir Shella ka shoqėruar Ismail Qemalin nė Vlorė nė 28 nėntor 1912 pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Dy nga katėr fėmijėt e tij luftuan pėr ēlirimin nazifashist. Gjyshi nga nėna Mihal Greku ishte Ikonom i kishės ortodokse autoqefale tė rrethit tė Vlorės. Pėrgjatė luftės ishte kryetar i kėshillit nacional-ēlirimtar tė fshatit Aliban (Novoselė). Shtėpia e tij u bė bazė e rėndėsishme partizane e kėshtu vazhdoi pėr autoritetet e larta tė pushtetit popullor, megjithėse gjyshi ishte i hapur kundėr kolektivizimit e natyrisht kundėr ndalimit tė aplikimit tė fesė. Unė qė nė kopėsht e  deri nė gjimnaz shquhem padashur si individualitet: nga mė tė dalluarat me fotografi nė qėndėr tė qytetit tė Tiranės, si dhe e zgjedhur pėr dy vjet “komandante ēete” (e tė gjithė nxėnėsve tė shkollės “Emin Duraku”)  edhe pse njė vit mė poshtė nga viti i fundit. Kjo pa dėshirėn time , ndaj kryeja detyrat duke ja lėnė pėr demostrim publik zėvėndės komandantit. Si pionere ēdo 1 Maj do tė zgjidhesha pėr t’ju dhuruar lule nė tribunė antarėve tė byrosė politike. Gjimnazin e kam kryer tek “Petro Nini Luarasi” ku timiditeti social u shtua prej frekuentimit tė shokėve tė rinj. Si mė e ritur kisha forcė tė mos pranoja asnjė zgjedhje nė organet rinore sado elementare, pėr tė mos u dalluar nga tė tjerėt. Nė moshėn 16-17 vjeē njihem me Sokolin, djalin e E.Hoxhės. Sqima reciproke pėr vite me radhė mė ēon  nė 31 dhjetor 1967 tė takoj pėr herė tė parė Enver Hoxhėn nė shtėpinė e tij. Kėshtu do tė vazhdonte pėr mua ēdo vit i ri me Sokolin.

Sėrish nė gjimnaz shquhem si individualitet por jo sistematike nė studime. Prirja ime natyrale ishte letėrsia, ēka e injorova dhe bėra zgjedhjen e gabuar pėr degėn fizikė bėrdhamore. Degė tė cilėn ma ndėrpret nė mes Nexhmije Hoxha, duke mė kanalizuar nė fizikė tė pėrgjithėshme me destinacion mėsuesinė. Interesi im pėr studimet e larta bie. Tė dy 23 vjeēare Sokoli e unė martohemi nė  24 mars 1974 pasi mbaruam studimet. Ndėrkaq pėr tre vjet kthehem tek “P.N.Luarasi” tashmė si mėsuese. Mėsuesinė e dashuroja dhe pėrkushtimi ndaj nxėnėsve mė bėnte shumė mirė. Pas tre vjetėsh mė zgjedhin pėr tu organizuar nė PPSH. Ndėrkaq lind Valbona me Shpatin. Nexhmije Hoxha mė ndalon ti kthehem mėsuesisė ēka mė lėndoi shumė. Pėr njė vit punova pa dėshirė si fizikante nė ndėrmarjen gjeofizike,  ku sillet njė burim neutronik. Arėsye kjo pėr tė mė larguar sėrish kėtė radhė pėr siguri ndaj E.Hoxhės. Duke njojtur dhuntitė e mia edhe pėr tė shkruar  caktohem kryeredaktore e revistės “Shkenca dhe Jeta” pranė K.Q. Rinisė, ku punoj me kėnaqėsi pėr 7 vjet. Atje bashkėpunoj me akademikė tė shquar tė cilėve ju atribuoj ritjen e nivelit tim intelektual. Ofertat pėr pozicione tė larta partiake apo shtetėrore nuk mungojnė qė nga E.Hoxha, nga K.Q.Rinisė etj. Pėr ēka unė jap pėrgjigje negative. Nė ‘83 filloj punė si nėndrejtore nė Agjensine Telegrafike Shqiptare ēka e pranova me kėnaqėsi se mbetesha nė terenin tim por shtoja ritmin e punės sė pėrditshme. Puna nė ATSH, tė jetuarit pranė Enver Hoxhės pse jo dhe studimet pėr shkencat egzakte profilizuan sensitivitetin tim natyral edhe pėr politikė. Gjė qė nuk mė ka joshur kurrė, por pata intuitėn e domozdoshmėrisė pėr ta ndjekur.

Nė 1989, pas rėnies sė murit tė Berlinit jap dorėheqjen edhe si nėndrejtore edhe si sekretare e organizatės bazė tė Agjensisė Telegrafike. Kjo e fundit absolutisht nuk pranohet nga vete organizata bazė. Tashmė isha nje redaktore e thjeshtė qė pėrktheja lajmet shkencore dhe sekretare e organizatės bazė ku refuzoja hapur tė trajtoja ēdo orientim tė Ramiz Alisė. Natyrisht kjo s’mund tė vazhdonte veē deri nė ‘90 kur  do tė mė nxirrnin nė pension politik nė moshėn 39 vjeē.

Nė dhjetor tė 2000 kėrkoj azil politik nė Kanada, pėr atentate dhe kėrcėnime tė hapura pse akuzoja me kohė (vetėm nė rreth tė mbyllur)  Ramiz Alinė pėr manipulime politike e pėr shėndetin e E.Hoxhės. Nga zhvillimet nė Kanada kuptoj qė ishte pikėrisht interesi i tij e ēfarė pėrfshinte e pėrfaqėsonte ai qė unė tė mbetesha nė Kanada. Ndaj braktis gjithēka e ndėrgjegjėshme qė duhet tė pėrballesha me cilindo, sy pėr sy nė Shqipėri. Fatkeqėsisht objekti i akuzės (pėr vetė qėndrimet e saj) do tė behej edhe Nexhmije Hoxha. Qė nga 2002 e kėtej kam bėrė zbėrdhimin analitik nė publik me temė tė pėrgjithėshme :

Privatizimi i komunizmit prej Ramiz Alisė ēka e kam quajtur pluRamizėm (me bazė pushtetin e nėndheshėm antishqiptar sllavo grek sė paku nga ’70 e kėtej) lidh njė kontratė 2004 deri nė 2007 tek “Panorama”. Pas njė viti pezulloj kontratėn jo vetėm pėr ēensurė por pėr qėllime manipulimi ndaj familjes time pėr tu shitur e kontrolluar nga falangat e R.Alisė. Censura e intrigat edhe mediatike pėr tė mė paralizuar deri nė vdekje civile, kanė qėnė pafund dhe vazhdojnė deri sot. Por une ja ku jam. Sot analiste e pavarur , vlerėsuar nga GOOGLE si autori shqiptar mė i klikuar.  Kjo faqe ne internet ėshtė nė falenderim pėr tė gjithė opinionin publik shqiptar kudo qė ndodhen. Pėr tė mė gjetur pa pengesa politiko mediatike. Falenderim pėr vėmėndjen qė mė kanė  kushtuar sė ndėrgjegjsuari tashmė, qė sėbashku duke njohur tė vėrtetėn, do tė jemi dhe forcė vullneti mbarė shqiptar ndaj politikės.

 

 
 

 

 
 

Liliana Hoxha © Copyright 2008  All rights reserved.